“The New York Times”: Prapaskenat që rrëzuan Albin Kurtin

26 Mars 2020, 08:31Rajoni TEMA

Diplomacia amerikane dhe sjellja prej Ramboje e ambasadorti Grenell patën një rol në mocionin e rrëzimit të Albin Kurtit. Kështu shkruan në një artikull të gjatë gazeta amerikane, “The New York Times”.

Aty thuhet se votimi u mirëprit nga SHBA-ja, diplomatët e së cilës i kanë bërë presion të madh Kurtit, për të pranuar aspektet e një marrëveshje paqeje amerikane në rajon.

Por ky veprim u dënua nga Franca dhe Gjermania, të cilat lëshuan një komunikatë të përbashkët duke kritikuar pakujdesinë e rrëzimit të një qeverie gjatë pandemisë.

Në artikull i kushtohet vëmendje rrolit që Uashingtoni pati në këtë përmbysje. Votimi gjithashtu ka tërhequr vëmendjen e diplomacisë së administratës Trump në Ballkan.Edhe pse koronavirusi ishte një faktor madhor në inicimin e tij, vota e mosbesimit ndaj Kurtit u nxit edhe nga mosmarrëveshje edhe më e thellë rreth asaj se si zgjidhet bllokada dekadëshe mes Kosovës dhe Serbisë.

Debati e vuri Kurtin, aktivist i vjetër, edhe kundër Thaçit, një ish-lider gueril, madje edhe kundër administratës së Trumpit.

“Kjo është dukshëm pasojë e lojës së ashpër që amerikanët po e luajnë tani”, tha Wolfgang Petritsch, ish-emisar i BE-së në Kosovë.

Para se të vine në pushtet Kurti, administrata e Trumpit kishte tentuar t’i jepte fund mosmarrëveshjes duke ndërmjetësuar një marrëveshje mes Thaçit dhe presidentit serb, Alleksandar Vuçic.

Për të ngritur një urë drejt zgjidhjes përfundimtare, Shtetet e Bashkuara e shtynë Kosovën të heqë tarifat si një gjest i vullnetit të mirë për qeverinë serbe. Duke shpresuar të arrijnë një marrëveshje të shpejtë, diplomatët amerikanë madje diskutuan idenë, dikur të pamendueshme, për kthimin e teritoreve të Kosovës në Serbi, duke alarmuar udhëheqësit evropianë që kishin frikë se ky veprim mund të rikthente konfliktin etnik.

Pas formimit të koalicionit të tij në shkurt, Kurti menjëherë punoi për të ngadalësuar procesin, duke e futur veten në një konfrontim me ëashingtonin.

Mes frikës se Thaçi kishte rënë dakord fshehurazi për ndarjen e Kosovës, Kurti mori përsipër të drejtën e tij kushtetuese për t’i drejtuar negociatat në vend të Thaçit, duke.mbajtur njëjohësisht edhe  tarifat, si masë për t’i bërë presion qeverisë serbe.

“Kjo nuk është më çështje e presidentëve, këtij tonit dhe atij të Serbisë”, pati thënë Kurti në një intervistë për “The Times” muajin e kaluar. “Qeveria jonë, me mua si kryeministër, do ta drejtojë dialogun e ardhshëm mes Kosovës dhe Serbisë. Presidenti i Kosovës është pjesë e politikës së jashtme, por ai s’mund të bëjë politikë të jashtme”.

Ky qëndrim e vuri Kurtin në konflikt direkt me Thaçin dhe me Richard Grenellin, i cili shërben i i dërguar special amerikan në këtë çështje.

Për të detyruar zotin Kurti në heqjen e tarifave, Shtetet e Bashkuara ngrinë miliona dollarë ndihmë Kosovës. Edhe Donald Trump Jr., i cili nuk ka asnjë rol zyrtar qeveritar, u pajtua publikisht me një senator amerikan që sugjeroi tërheqjen e paqeruajtësve amerikanë nga vendi. Këto komente i tmerruan kosovarët, të cilët e shohin praninë ushtarake amerikane si një garantues jetik të sigurisë së vendit.

Presioni amerikan u citua posaçërisht nga ish-partnerët e koalicionit të zotit Kurti si një arsye tjetër për t’u tërhequr nga qeveria e tij këtë javë.

“Kjo është njëfarë, si ta them, diplomaci ‘Rambo’”, tha Petritsch, duke e krahasuar qasjen amerikane me atë të protagonistit të famshëm të filmave aksion amerikanë.

“Si dëm kolateral, ata do ta rrëzojnë një qeveri të zgjedhur në mënyrë demokratike”, shtoi Petritsch.

20 komente në ““The New York Times”: Prapaskenat që rrëzuan Albin Kurtin”

  1. diplomati says:

    Le te organizoje perseri gjuajtjen me veze ,me molotov e ku ta di une Kurti,le te marre edhe hua prej tokes ame se kan mbetun akoma ca plehra prej frengjive Berishjane e diçka ka me ba me e djeg Kosoven si Berisha Shqiperin!Politikane te tille nuk i duhen kerkujt kur nuk jane vizionare ne misionin e tyre por mendojne se mund te ndeshen me kedo qi i del perpara e perse jo me i kthye edhe sofren mbrapsh,siç e prezantoi vehten ky manikin i bere prej plasteline e qe nuk i duroi dot temperaturat e larta duke u vetshkrire!Dikush medoemos ka me e perdor per filma vizatimore me legjenda ku ate mud ta perdoresh si figure eshe si Aladin edhe si Mbret !Per mu ai mund te behej nje artist shume i sukseshem sepse plastika e fytyren nuk i mungon e mund te behej me i njofton sidomos per filmat e vendeve nordike qe nje personazh i bete te gjitha rolet!Politika do mendere dhe vizion Al Bin e jo kulisa e plehe gazetaruces ku mund esh me u frye si gjel ne maj te plehut!Nejse Ti ja ke arritun me u futun ne librin Gines si kryeministri me jete shkurter ne historine e trojeve Shqipetare!Edhe ky ashte nje sukses!

    1. pjeter says:

      Mos e merrni kaq pak seriozisht,indiferentizmin e administrates Trump per shqiptaret.Duhet te jemi ne gjendje te dallojme fjalet e mire nga punet e keqija.Nuk mundem ti mos i marr seriozisht fjalet e ish secretarit te jashtem Server,te bere publike.Nuk jam shume i sigurt qe administrata Trump eshte ne sintoni me gjith departimentin e jashtem Amerikan per ceshtjen e Kosoves.Personalisht me ben te mendoj konfliktin e vazhdushem te Trump me departimentin e shtetit.Te gjitha keto me bejne te kuptoj qe Ardhja e Trump ne Shtepine e bardhe,vuri shume ne veshtiresi te gjitha ato ekulibra qe ishin per dhjetra e dhjetea vjet,ku veshtire ndryshonin edhe pse presidentet,mund te jene demokrat apo republikan.Pyetja ime eshte,qendrimet e Granell,jane qendrime Amerikane? Apo thjesht Trumpiane? Dhe ne qofte se eshte e vertet qe lobi Serb ka perparuar shume nen adm.Trump,te jesh me Albinin sot eshte te jesh kunder qendrimeve Amerikane,apo te cinikeve te posacem te Trump?Personalisht Dyshimi me vjen,jam i sigurte qe Albini do bente me mire se te tjeret ne Kosoven e vuajtur.Te vetmen gje qe ja kritikoj Albinit,eshte se nuk shfrytezoi sa dihet zgjuarsine e tij ,por,si ne kete Rast,u dominua nga krenaria e tepert,dhe nga dipllomacia e paket.Si i thone asaj fjales popullore,”mishi te piqet,helli te mos digjet”,Albini e dogji si hellin edhe mishin.

      1. Bujari says:

        Me cdo kusht duhet te ruhet mardhenjet shekullore me USA ! Me cdo cmim !

      2. Lulzim says:

        Mos haroni se zgjedhjen e Trampit si president i SHBA-se e kan festuar serbet dhe ruset sikur te ishte nje fitore e madhe per ta. Ndoshta edhe ishte !! Tramp nuk perfaqson interesat e Amerikes kundrejt shqiptarve sic jemi mesuar me politikat e mehershme te SHBA-se. Kurti eshte i zgjuar i kupton kto politika si asnje politikan shqiptar deri tash! Kurti ka qen ne nje pozicion te papershtatshem. Kunder amerikanve keq per Kosoven, me politikat e administrates Tramp keq per Kosoven! E tash..cfar te bente Z. Kurti ?!?

  2. Beni says:

    KY ESHTE GAZETARI ME LEGEN I FAKE NEWS NY TIMES.ASGJE MOS I BESONI ME KESAJ GAZETE,NUK ESHTE ME AJO E PARA 15-20 VJETEVE.

    1. durrsak 24 karat says:

      Kush je ti qe percaktoke legen gazetarin dhe New York Times.

  3. nju jork tajms vc says:

    politikë kurvë vs demokraci
    populli i kosovës të rrijë si mut tani nga aleati strategjik

  4. Gëzimi says:

    Te kundershtosh USA eshte se pari idiotizem.
    Se dyti eshte mosmirenjohje e skajshme
    Se treti eshte arrogance e pa imagjinueshme
    Se katerti vjen era UDB
    E kam thane dhe sterthene, se te gjithe ata qe kane bere burgun famekeq serb dhe kane dale gjalle prej andej, kane nje pikepyetje te madheeeeee.
    Praktika ka treguar se nje pjese e mire e tyre, ose jane vene ne sherbim te famekeqes UDB ose si rezultat i torturave çnjerezore kane ngele deri ne fund te jetes se tyre gjysem njeri.
    Shtroj pyetjen pse z. Kurti nuk eshte prononcuar asnjehere rreth kesaj qeshtjeje kaq sensible dhe te tregonte si shpetoi ai paç nga burgjet serbeeee.
    Tani per mendimin tim Albin Kurti nuk duhej votuar asnjehere. Pasi ai ka treguar se eshte njeri problematik. Njeri qe kerkon tu imponohet te tjereve jo me ide por me mjetet famekeqe te forces.
    Po qe puna per force drejtuesit dhe pjesemarresit e UÇK s e njohin me mire se kushdo tjeter, pasi e kane treguar veten e tyre perballe fuqise me te madhe ushtarake ne ballkan.
    Ndersa z. Kurti atebote pirdhte ne breke dhe tani tregon forcen me vllezerit e tije te stermedhenj ne fizik por edhe ne personalitet, por edhe ne ate qe ata bene per kosoven dhe gjith kombin shqiptare
    Albin je shume i vockel perpara Muit dhe Halilit dhe kete ti e di mire dhe si rrezultat i inferioritetit tan, ti kalon ne veprime alogjike dhe antikombetare
    Turp per ty dhe per te gjith ata qe te ndjekin me fanatizem.

  5. Andi says:

    Idealet markiste i perkasin shekullit te kaluar . Albini edhte nje shek. me vonesë në mendim dhe kështu dhe populli kosovar por kto gjëra fo zgjidhen me dënimin e Ramushit për shpifje të ulët dhe bashkimi i ballkanit perëndimor në një konfederat. Ndryshe nuk ka kuptim këto palo shtete pa interes për ekonomit e mëdha.

  6. iksi says:

    Ju kosovaret duhet ta dini qe e keqa me e madhe e Kosoves eshte L.D.K. ja me Mustafen ne krye , ajo eshte ne sherbim te serbise me shume dhe te çdokuj qe eshte kunder çeshtjes kosovare . E dyta eshte qe Thaçi ka nje perkrahje te madhe amerikane qysh me sekretaren e shtetit Ollbrajt dhe per tu ndeshur me thaçin duhet me mat forcat shume . E treta eshte qe Albin Kurti eshte njeriu i duhur per kryeminister ne Kosove por duhej me shume te veprote si ushtarak d.m.th te bente te qarte raportin e forcave , kjo nuk ishte ne favorin e tij se kishte kualicjon me nje parti balliste kundershtare e madhe e tij , e keshtu Albini duhej qe ne kete mandat te vepronte si Edi Rama me Ilir Meten terhiq e mos e keput dhe ne mandatin e dyte kur te kishte nje shumice te cilsuar pra te miratonte çdo ligj duke patur vetem deputetet e tij shumic pa ju nenshtruar askujt atehere do shkatrronte L.D.K .ne si shkatrroj Edi Rama P.D ne e L.S.I ne sepse partia demokratike tek ne eshte si motra e partise Mustafes .

    1. Shpetimi Debatik says:

      Thuaje troc or mik, Ldk dhe Pdk jane krijesa agjenturore .

  7. Edlira says:

    Kujt i leverdis ta lere Kosoven pa qeverisje?

    Kujt i leverdisin marionetat dhe b****lepiresit ne qeveri?

    Kush e shiti “per dy aspra” stabilitetin politik te Kosoves?

    Kush e sabotoi kete qeveri te zgjedhur ne rruge demokratike?

    Interesat e kujt mbrohen ne kete menyre?

    I sherben Kosoves kjo percarje? Nese jo,kujt i sherbeu?

    Dallkauke te papare ka Kosova dhe Shqiperia…shesin “nene e babe” per interes e jo me Kosoven dhe Shqiperine ?

  8. Piro says:

    Albini e di se koha kur erdhi kryeminister ishte e veshtire per te. Prandaj e zgjati dhe periudhen e formimit te qeverise. Ai nuk kuptoi se thelbi I marredhenieve mes shteteve kane vazhdimsi. Pra nuk ndryshojne me ndryshimin e kryeministrave. Para Albinit ekzistonin disa raporte midis Kosoves e serbise, apo Amerikes e Evropes per ceshtjen kosovare. Albini ato nuk mund ti injorante dhe te niste te tjera. Per me teper kur dhe partneri I tij politik nuk e mbeshtet. Ishte gabim fatal I tij.

  9. Artan Sejko says:

    T’ u japim pergjigje pyetjeve te Edlires . Kjo eshte rruga.

  10. Konjak says:

    He pra ,a doni me per filozofet e vonuar ; E po nuk i thon kot :Nga konaku i vockel ,del mendia e madhe . Dikush mund te korigjoje ,jo mor jo ,nuk eshte se filozofia anonime ,ka thene pikerisht kete ,ndreqin ata ;por nga ferra e vogel ,del pa prit e pa pandehur ,budallalleku me i madh . A thua se ky milet nuk paska haber se ,kush eshte miku e kush dallaveraxhiu ,apo hipokriti . Po mir , gjithkush , duhet te shqepset e te kuptoje se , kushdo qe ka dalur ne maje te shkalles , i ka aftesite me te forta e te sigurta, se ne qe jemi nga fundi i shkalles . Vertet besoni se , mundet vec te tjerash , edhe te ofendojme pa torua , cilindo qe na del perpara . Pa shiko , e bejme — kopetentin — , me nje mendie te ftohte , te pa perpunuar , me mosperfillie e kapardisie ,sa behemi qesharak e te pa rendesishem .Zoti na ndihmofte , nese mundet . Faleminderit .

  11. Lanabregesi says:

    Albin euforiku me te fituar zgjedhjet vrapoj ne Tirane ku takoj Saliun dhe gjithe kazanin mediatik anti Ram,themeloj degen ww-es ne Tirane me disa plehra islamist si berishisti Ysamedin Ferraj dhe I nderseu kunder qeverise.Ky delirant mendoj se i erdhi dita per tu bere lider I shqiptareve ne Ballkan,kujtoni se vjet takoj jo veetem studentet protestues ne Tirane por dhe Sali Berishen,ku beri thirrje per pranveren Arabe,pra permbysjen e pushtetit me dhune.

    1. S.P. says:

      Albin Kurtin do ta zgjedhe serish populli i Kosoves. Populli i vuajtur e i shtypur por fisnik kosovar qe zgjedh virtytin dhe jo horrin. USA me ate drejtim qe ka ne moment nuk me habit qe mbeshtet horrllikun. Uroj qe ne zgjedhjet e reja Vv te fitoje vende te mjaftueshme per te krijuar nje qeveri stabile. Ne ne Shqiperi duhet te marrim shembull nga zgjedhja e popullit kosovar. Kemi 30 vjet e akoma s’kemi nxjerre qofte nje figure politike te paperlyer. Na duket vetja edhe shume te zgjuar pale. Virtytin e quajme naivitet, vesin e quajme zgjuarsi. Ne fund te fundit qendron shprehja: cdo popull meriton qeverine qe ka.

  12. Zigur Qarri says:

    KUR SKE BYTHE TE CLIROHESH VETE NGA OKUPATORI
    POR TE CLIROJNE TE TJERET DETYRA JOTE ESHTE TE ULESH BREKET DHE TE JESHE GATI O POPULL FRIKACAK QE VETEM PER LUFTE NUK JENI .
    E HARRUAT LUFTEN E DYTE BOTERORE BERLININ
    KUR RUSIA AMERIKA FRANCA ANGLIA MBRITEN NE BERLININ E CLIRUAR VENDOSEN TA NDAJNE NJE PJESE RUSIA NJE PJESE AMERIKA …..

  13. Mashkullori says:

    Pa filozofuar shume,mbasi nuk jam ne dijeni te asgjeje se cfare ka biseduar Thaci me Vucicin,se cfare ka ne koke Albini,se cfare jane zgjidhjet e administrates Amerikane apo te atyre Europiane,kryesisht Gjermani e France,mbetem I dyzuar per situaten e krijuar….
    Vetem per nje gje mbetem shume I qarte per pjesen eBE-se:
    -Franca asnjehere nuk eshte gjendur ne krah te Shqiptareve,eshte nje nga pergjegjeset e coptimit te Sqhiperise dhe dhurimin e Kosoves Serbise….
    -Gjermania nga ana e saj,ndjehet e alarmuar prej sjelljes te Trump-it ndaj NATO-s,duke ju kerkuar fonde te medha vendeve aleate ne kete structure.Nga ana tjeter,ndjehet kercenimi Rus me problemin e furnizimit me gaz,prej ketij gazi Gjermania mund te mbetet e shkateruar.Pra,Gjermania nuk di kujt t’j prishe e kujt t’ja ndreq me Kosoven.Por eshte perseri mbrojtese e flakte e Shqiperise ne BE.
    Perfundimisht dua te theksoj nje thenie te Fan Nolit,drejtuar nje diplomati shqiptar:
    “Mos I vendosni te gjitha vezet ne nje shporte”
    Dhe me tej ka vazhduar:Nje vend I vogel si Shqiperia,ka nevoje per mbeshtetjen e nje fuqie te madhe.Mire vendet e tjera ju kane demtuar,por Amerika vecse ka ndihmuar ceshtjen shqiptare….
    Fan Noli ishte nje njohes shume I mire I politikes boterore dhe asaj Amerikane ne vecanti…
    Mos kujtoni se politika e fuqive te medha ka ndryshuar shume prej asaj kohe.Jane nderuar qeverite,jane nderuar sistemet,por synimet e tyre kane mbetur gjithmone te njejtat por shume me te sofistikuara…

  14. Bedri Berisha says:

    Ajbini e di shume mire kush eshte Sali Berisha. Albini nuk e ka takue vetem Salen, por edhe Meten, Edi Ramen e te tjere. Albinin e tradhtoi komunisti, tradhtari, mashtruesi, injoranti hajni i 3 perqindeshit, Dardania bankes me seli ne Tirane, ku e kalli, por jo edhe markat qo kane qene
    ne kete banke , ky, qe ne qeverine e Serbise ka qene minister i finansave, e ku tonte se me marrjen e autonomise nga Serbia ne nuk humbim kurrgje,ky qe para tre viteve, per gjashte muaj e la vendin pa qeveri, derisa diten e fundit ne mesnate beri koalicion me kuislingun Thaqi, pas disa ditesh edhe e votoj per president

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje