Trockisti Albin Kurti dhe deliri për pushtet

26 Mars 2020, 11:01Blog TEMA

Nga Denis Dyrnjaja

Albin Kurti është një politikan i kompletuar, por ka një defekt të vogël por me kosto të madhe. Është DELIRANT. I pëlqen vetja dhe vetja e rrëzoi si kryeministër.

Për koincidencë ka një ngjashmëri të karakterit politik me Trockin, njeriu që frymoi dhe udhëhoqi revolucionin bolshevik në fillimshekullin e kaluar në Rusi. Edhe Trocki, ishte brilant në publik, masat e donin, ishte i zgjuar deri në stazhinim të rrafinimit, por ishte dhe prepotent dhe intrigant i fshehur, adhurues i vetvetes. Ai bëri revolucionin por ustallarët e tjerë korrën frytet (Lenini me Stalinin). Sepse Trocki mbështetur në delirin e tij i sfidoi, ata e nxorën nga loja.

Historia i përsërit personazhet dhe tipologjitë e saj pavarësisht përmasave, rrethanave dhe kontekstit të ngjarjeve. Shumë vetë e adhurojnë Albin Kurtin për fjalimet dhe qëndrimet publike. I ka me mesazhe të forta në fakt, fjali të goditura e të qarta. Ka karizmë natyrale. Është politikan dinak, që i thotë popullit atë që populli do të dëgjojë e ndërmerr aksione dhe akte që populli dëshiron t’i shikojë. Pra është tipik politikani populist revolucionar, që krijon impakt të menjëhershëm e të fortë.

Në fakt brenda vetes ai nuk është politikani që ne shohim dhe dëshirojmë ose adhurojmë që të jetë. Është dikush tjetër që megjithë, kamuflimin e zgjuar, nuk ka arritur ta fshehë plotësisht. Ai është prepotenti i maskuar si njëri prej të gjithëve dhe këtë pjesë nuk ka arritur dot ta fshehë, ndoshta se dhe nuk do ta fshehë pasi e mendon si pjesë të plotësimit të figurës dhe karizmës politike.

Dallim i madh ky me një tjetër protagoniste të politikës kosovare, Vjosa Osmanin. Ajo flet si Albin Kurti, me gjuhën dhe idealizmin e tij politik, por nuk ka të njëjtën filozofi politike dhe në brendi duket se nuk është si ai. Ajo shfaqet dhe të lë ndjesinë se është realiste dhe idealiste, por nuk është populiste. Vjosa Osmani duket se nuk kërkon delirin, por idealin dhe rend drejt tij. Kurse Albin Kurti promovon idealin dhe idealizmin për të ushqyer delirin. Kaq e thjeshtë është diferenca.

Për pjesën tjetër se çfarë është Thaçi me kompani, Haradinaj me kompani e Mustafa me kompani s’ka nevojë me harxhu kohë, se ata vetë e kanë konsumuar kohën e tyre në funksion të pasurimit vetjak e klanor. Në çdo rast ashtu sikurse Shqipëria edhe Kosova vështirë do ta ketë te gjejë e të ketë lidership të besueshëm. Kushdo qoftë emri që do t’i qeverisë dy shtetet shqiptare nuk do dalë nga prototipi i politikanit 600 vjeçar që prej kohës së Turqisë. Ai do të jetë ose tradhëtar ose delirant. Fatkeqësisht koha na ka provuar se gjithnjë kështu ka ndodhur.

7 komente në “Trockisti Albin Kurti dhe deliri për pushtet”

  1. NNP says:

    O DERNIS MUNDOHU TA KUPTOSH SE NUK KE BYTHE TI TE VLERSOSH NJE TRIBUN SI Albin Kurti
    LERE KOHEN TE FLAS

  2. Adeci says:

    Ky Dyrnjaja padyshim është djalë i mençur fort.

  3. leli says:

    Vetem nje karabush si tu or Durnjaja mund e duhet ta krahasoje Al Bnin nje nacionalist si dhe Vuçiçi ,ndonese ky eshte nacionalist-fondamentalist,me Trockin!Me siguri pas kesaj paralele jam i bindur qe ti ose ke lexuar kapakun ose je i perngjashem me Al Binin dhe kerkon qe te njesosh vlerat e tua sepse ka gjasa qe edhe ty nuk te kuptoje sepse je finok si Al Bini ose je Delirant qe te pelqen vehtje ku dy keto cilesi nuk i perkasin Trockit !
    Fatkeqesi qe Al Bin (Trocki) kishte rreth vehtes Saliun,Meten,Qim Peken,Andi Bushatin,Andi Bejten,Fatos Lubonjen ,Tak Ngjelen qe vertet i ngjajne Trokizmit!
    Humor po bene ne kohen e virusit or Denis Dyrnjaja,ku ne fakt ky eshte trockizem (bashkimi i ketij emri Denis me mbiemrin Dyrrrnjaja)

  4. Xeni pa qime says:

    NUK JAM SIMPATIZANT I ASNJE FORCE POLITIKE NE KOSOVE POR RREZIMI I MITHOMANIT ,BOLSHEVIKUT , ISLAMISTIT, MASHTRUESIT KURTI ISHE GJE SHUME E MIRE .
    KY MASHTRUES E NDERTOJE KAUZEN E TIJE DUKE PREDIKUAR MBI BASHKIMIN KOMBATARE DHE FLAMURIN KY MASHTRUES MBASE FITORES 25 % PER 24 ORE NDEROJE VERSIONE DEKLAROJE DY SHTETE DY FLAMURE KY MASHTRUES QE MASHTROJE RININE KOSOVARE DUKE I SHITUR BASHKIM , FLAMURE KY DELIRANT EXTRÉMISTE I MAJTE PRETENDONTE TE JETE SOCIAL -DEMOKRAT DHE KISHTE SI KESHILLTARE BERRISHEN , BUSHATIN KUNDERSHTARE I LEGJENDES RAMA KY PISE NJERI QE NUK NJEHE TJETER GJE VETEM TE KONFRONTOHET DHE TE MASHTROJE .
    DJE NA SHITI TEORRINE E GOMARIT RAMBUSHE PLANIN PER NDARJE TE KOSOVES KY MYTHOMANE KUR E DI QE KA NJE PLANE PSE NUK E DENONCONE .

  5. Genova says:

    si muhabet kafeneje…
    Vetem analize nuk eshte…
    Te gjithe shkruajne broçkulla por askush nuk analizon.

  6. Cun i lagjes says:

    Edhe ti e ke nje difekt te vogel je Rrk

  7. Labi says:

    Jeni të ashpër me Albinin, miq të mi, shqiptarë kudo që ndodheni. Kultura mbart me vete si virus edhe etjen për pushtet. Ajo bëhet e përsour me logjikën. Sa përputhet kultura ime me mesataren e mendimit të njerëzve të mi, ( shtetit, kombit), me ëndërrimet e mia? Albin Kurti mund të jetë një kosovar i mir;ë me ide dhe pikpamje interesante, por harron se Kosova e pavarur sot është produkt i kombinacioneve të politikës botërore. Ky person nuk mund të jetë aq naiv. Dje, dje, para mocionit të mosbesimit, ambasadori amerika në Prishtinë i tha Albinit se duhen zbatuar rregullat demokratike. Pra mocioni i mosbesimit duhet të kryhet në parlament. Disa liderë europian sugjeruan që kjo gjë të mos bëhet për shkak të rrethanave. Në Kosovën tonë politikën e sugjeron tjetërkush. Kaq. Albini nuk e kuptoi këtë kur nuk hoqi taksin ndaj Serbisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje