Ushtria mbështet shërbimet publike në Francë, ndërsa numri i të infektuarve rritet

Ushtria do të mbështesë shërbimet publike në Francë, pasi kanë hasur vështirësi për shkak të përhapjes së pandemisë Covid-19.

Lajmi është konfirmuar nga presidenti Emmanuel Macron, ndërsa numri i viktimave në vend arriti në 1.300.

Franca, si të gjitha vendet e tjera europiane ka vendosur tashmë një ndalim të udhëtimeve kombëtare dhe ndërkombëtare, gjithashtu ka mbyllur shkollat, bizneset e shërbimeve dhe aktivitetet publike në përpjekje për të parandaluar përhapjen e pandemisë.

Operacioni ushtarak, i emërtuar “Rezistencë”, do të fokusohet në ndihmën dhe mbështetjen e popullatës, gjithashtu edhe në ndihmën e shërbimeve publike që po përballen me epideminë në territorin francez dhe jashtë saj.

Uniteti dhe guximi do të na ndihmojnë t’a kapërcejmë këtë gjëndje, ne jemi në fillim, por do të qëndrojmë”, tha Macron, duke shtuar më tej se Franca tani është në “luftë”.

Këto deklarata erdhën pas një vizite që Macron bëri në një spital ushtarak të ngritur nga ushtria franceze në Mulhouse, në rajonin lindor të vendit, i cili është goditur shumë keq nga virusi Covid-19.

“I gjithë kombi është i mobilizuar në luftën kundër këtij virusi”, tha Presidenti, ndërsa kishte vendosur një maskë në fytyrë. Ai, premtoi se Franca do bënte më shumë investime për spitalet.

Zyrtarët francezë deklaruan të mërkurën se Parisi do të shkurtojë shërbimet e metrosë dhe trenave në minimum për kryeqytetin dhe periferinë e tij, si dhe do të mbyllë dy aeroporte pas vendimit për të zgjeruar masat e bllokimit të udhëtimeve.

Ata thanë se në punë do të mbahet vetëm një numër i caktuar trenash që do mjaftojë për qarkullimin e punonjësve të shëndetit dhe të atyre personave që janë të detyruar për të punuar gjatë kësaj krize.

Policia po kryen kontrolle të shumta në stacione me qëllim parandalimin e udhëtimeve të panevojshme, veçanërisht për ata persona që shpresojnë të shpëtojnë nga izolimi në qytetet e mëdha franceze.

Franca ka raportuar deri tani 1 mijë e 331 viktima që kur rasti i parë u konfirmua në muajin janar, kurse mbi 11 mijë e 500 njerëz kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

Qeveria, gjatë këtyre ditëve, do të njoftojë se për sa kohë do të qëndrojnë në fuqi masat për izolimin e vendit./AFP/

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *