Veliaj: Pakot ushqimore shpërndahen shtëpi më shtëpi, përfitues te moshuarit dhe familjet me ndihme ekonomike

Kryebashkiaku i Tiranes, Erion Veliaj u bën thirrje te moshuarve te vetmuar apo familjeve qe jane në listat e pritjes së ndihmës ekonomike që të presin në banesat e tyre per pakot ushqimore nga punonjësit e Bashkisë. Në një lidhje telefonike për ABC News, Veliaj theksoi se çdo ditë vijon shëprndarja e ndihmave, ku dhe ai vetë është me gjithë ekipin e bashkisë në terren pranë njerëzve në nevojë. Veliaj theksoi se edhe në njësinë Nr. 1, familjet e komunitetit rom do të duhet të presin pranë banesave të tyre, ku do jenë punonjësit e Bashkisë që do çojnë ushqime, siç kane bere gjate ketyre diteve.

“Jam në zonën e Vaqarrit, ku prioritet kemi familjet që janë në çadër ose kontentier prej situatës së tërmetit, pensionistët e vetmuar dhe familjet që janë në listat e ndihmës ekonomike. Për listat që ju i referoheni, që jane në njësinë nr 1, pranë banesave sociale në Shkozë dhe për komunitetin rom, ne kemi një listë të emrave të gjithë banorëve të komunitetit rom, siç i kemi bërë me shtëpi, siç i kemi dhënë ndihmë ekonomike, siç u kemi gjetur punë një pjese të madhe, siç i kemi ndihmuar në përmbytje, edhe ndihmat u shkojnë njerëzve në shtëpi. Ne nuk duam që shpërndarja e ndihmave të kthehet në një burim infeksioni dhe për sa kohë vetë kryetari i bashkisë është vetë në terren duke shpërndarë ndihma, është një mënyrë për të kuptuar se ndihmat do shkojnë te njerëzit dhe jo njerëzit te ndihma. Nuk shikoj asnjë arsye pse 26 njësi të Tiranës e kanë kuptuar këtë dhe nuk e kupton vetëm njësia 1”, tha Veliaj.

Kreu I Bashkisë u shpreh se shpërndarja e ndihmave në çdo shtëpi është dhe një mënyrë për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve, por dhe të punonjësve të bashkisë. “Unë e njoh shumë mirë atë komunitet. Nuk besoj që në 7 vitet e mia të angazhimit, edhe në ministri, edhe në bashki, ka ndonjëri dyshim se çfarë ka bërë kjo skuadër që unë drejtoj për komunitetin rom. Shkoni në shtëpi do vijnë ndihmat tek ju. Edhe ekspozimi i punonjësve të bashkisë me turma nga 50 -60 vetë te dera për të marrë ndihma, nuk shkon.  Rrezikojmë edhe jetën e tyre. Ndaj mesazhi është, siç po bën kryetari i bashkisë dhe qindra të tjerë që jemi në terren, nuk do ju vijë ndihma duke ndenjur te njësia, kthehuni në shtëpi që tju gjejmë aty kur të sjellim ndihmën”, tha ai.

Veliaj sqaroi se Bashkia ka lista të sakta dhe çdo gjë bëhet duke verifikuar emrin. Deri më tani në gjithë territorin marrin ndihma rreth 6700 familje.

“Ky nuk është një moment për të kapur çfarë të kapësh. Por është dhe një moment për të qenë i logjikshëm, nëse bashkia të ka sjellë atë që tipikisht konsumohet për dy javë, ti nuk mund të thuash më mbaroi dhe të vish nesër për të kapur kolinë tjetër. Bashkia i ka listat, rrini në shtëpi t’ju ndihmojmë. Çdo gjë verifikohet. Nëse një njeri ështe spekulant dhe regjiston emrin për ndihma, më vjen keq, kjo është për njerëzit në nevojë, njerëzit e papunë, pensionistë, nënat me shumë fëmijë. Ta bëjmë këtë punë saktë dhe me verifikim. Momentalisht kemi shkuar në shifrën 6700 familje në gjithë territorin e bashkisë së Tiranës”, u shpreh kreu i Bashkisë teksa sqaroi se paralelisht në terren janë dhe qindra punonjës dhe vullnetarë që kujdesen për ilaçet dhe pazaret e të moshuarve apo atyre të vetmuar.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *