VIDEO/ Thirrja urgjente e OKB-së për vendet e prekura nga Covid-19: Shqyrtoni mundësinë për lirimin alternativ të të dënuarve, burgimi duhet të jetë masë e zgjedhjes së fundit

“Të burgosurit” duket se kanë qenë fokus i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për shkak të situatës së shkaktuar nga Covid-19.

Përmes Komisioneres së Lartë Znj. Michelle Bachelet, OKB ka udhëzuar shtetet për të shqyrtuar urgjentisht masa alternative për lirimin e të dënuarve nga burgu, duke theksuar se “në këtë situatë burgimi duhet të jetë një masë e zgjedhjes së fundit”.

Ky mesazh emergjent i është përcjellë edhe Shqipërisë, si një nga vendet anëtare të Kombeve të Bashkuara, të anëtarësuar që më 14 dhjetor 1955.

“Në shumë vende, institutet peniteciare janë të mbipopulluara, në disa raste në mënyrë të rrezikshme. Distanca fizike dhe vetëizolimi në kushte të tilla është praktikisht i pamundur. Kështu që unë u bëj thirrje qeverive të ndërmarrin veprime urgjente për të mbrojtur shëndetin dhe sigurinë e njerëzve në burgje. Unë e di se qeveritë po përballen në këtë krizë me kërkesa të mëdha burimore dhe duhet të marrin shumë vendime të vështira. Por unë i nxis ata të mos harrojnë ata që ndodhen prapa hekurave”, shprehet Bachelet duke vijuar se:

“Autoritetet duhet të shqyrtojnë mënyrat për të liruar ata që janë veçanërisht vulnerabël ndaj Covid-19. Për të ulur në mënyrë drastike popullsinë në burgje, në mënyrë që distanca fizike të bëhet e mundur, ata gjithashtu duhet të konsiderojnë lirimin e shkelësve të rrezikut të ulët. Disa vende kanë filluar ta bëjnë këtë. Tani më shumë se kurrë qeveritë duhet të lirojnë çdo person, pa bazë të mjaftueshme ligjore, përfshirë të burgosurit politikë dhe të tjerët të arrestuar thjesht për shprehjen e pikëpamjeve kritike ose kundërshtuese”,
theksoi më tej Komisionerja e i Lartë e Kombeve të Bashkuara.

OKB u bëri thirrje qeverive dhe autoriteteve përkatëse që të punojnë shpejt për të zvogëluar numrin e njerëzve në paraburgim, duke përmendur se disa vende kanë ndërmarrë tashmë disa veprime pozitive.

Nisur nga ky udhëzim dhe duke marrë parasysh praktikat e vendeve të tjera, ky model është ndjekur edhe në Shqipëri, ku Ministria e Drejtësisë përmes një akti normative do të lirojë përkohësisht nga burgu rreth 600 të dënuar për vepra penale të lehta.

Një praktikë e tillë, është ndjekur edhe nga shteti fqinj Italia, e cila ka liruar mjaft të dënuar për të lehtësuar sistemin penitenciar nga popullimi në mënyrë që masat e vendosura të jenë më efektive. Ashtu si dhe shumë vende të tjera po shohin mundësinë e aplikimit të masave të tilla alternative.

Po ashtu më herët pas kërkesës nga Ministrja Gjonaj drejtuar PP dhe gjyqësorit për aplikimin e dënimeve dhe masave alternative, Prokurori i Përgjithshëm nxorri udhëzimin drejtuar prokurorëve për masa të tilla.
Thirrja e OKB-së vjen në një kohë kur po hasen një sërë vështirësish përsa i përket trajtimit të coranavirusit duke përfshirë edhe sistemin e burgjeve ku trajtimi është shumë kompleks.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “VIDEO/ Thirrja urgjente e OKB-së për vendet e prekura nga Covid-19: Shqyrtoni mundësinë për lirimin alternativ të të dënuarve, burgimi duhet të jetë masë e zgjedhjes së fundit”

  1. e,eee says:

    Dmth Edi rama paska pase te drejte dhe Ylli Manjani te haj nje m…. te madh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *