Ylli Manjani kundër karantinës: Logjika që për një plesht të digjet gjithë jorgani s’ka më kuptim. Shteti duhet të ndihmojë nxjerrjen e njerëzve në punë, të sëmurit të rrinë në shtëpi

26 Mars 2020, 10:18Politika TEMA

Ylli Manjani duket se është kundër masa të marra nga qeveria për izolimin e qytetarëve për shkak të korona virusit.

Në një shënim në facebook ai thotë që qytetarët jo të sëmurë duhet që të shkojnë në punë dhe atë të sëmurët të rrinë në shtëpi.

“Logjika që për një plesht të digjet gjithë jorgani nuk ka më kuptim. Ose me saktë nuk mban gjatë.

Shteti duhet të gjejë mënyrën që të izolojë të infektuarit dhe të lejojë të tjerët të shkojnë në punë.

Në fakt termi Quarantinë është shpikur për ata që e janë të infektuar, jo për ata që potencialisht rrezikohen të infektohen. Këta të fundit udhëzohen të ruhen, por jo të izolohen njësoj si rë semurët!!!

Sido që të shihen shifrat e infeksionit, në çdo rast ata që i shpëtojnë virusit janë shumica dërrmuese e popullsisë. Gjithandej kështu është.

Ata që e kalojnë këtë virus me një paracetomol në shtëpi pa e ndjerë fare janë edhe më shumë se shumica.

Fatalitetet janë pak më të mëdha sesa vdekjet nga virozat e stinës, por jo arsye e fortë për të ekstremizuar e terrorizuar njerzimin.

Ndërkohë, kjo shumicë njerëzish duhet të punojë që të jetojë e të sigurojë veten dhe të ardhmen. Duhet të punojë, pa dyshim duke larë duart me shpesh dhe duke mos i dhënë dorën njëri-tjetrit.

Njerëzit duhet të punojnë edhe për të ndihmuar ata që janë të pamundur. Fjala vjen që të sigurohet që pensionistët të rrinë në shtëpi e të marrin pensionin, do të duhet të paguajmë ne të tjerët sigurimet. Por që ta bëjmë këtë duhet të punojmë. Pa tjetër duke larë duart më shpesh.

Prandaj shteti duhet të ndihmojë nxjerrjen e njerëzve në punë dhe jo të lëshojë ushtrinë për të mbyllur njerëzit shëndosh si kokrra e mollës në shtëpi!!! Po ata që shërohen, pse nuk lejohet të dalin?! A u shëruan?!

Një blind ushtrie nuk vlen sa një tampon që duhet për të testuar. Testimi i menjëhershëm e njerëzve është zgjidhja e të gjitha problemeve!!!

Izolimi total i jetës deri në pritje të largimit të pandemisë, nuk është zgjidhje. Njerzit duan të jetojnë dhe ju duhet të lëvizin të punojnë jo të invalidohen e të jetojnë me lëmoshë!!!

Le që ska asnjë sistem lëmoshe që funksionojë kur gjith populli invalidohet!!!

Duhet ndarë kush është sëmurë të trajtohet si i sëmurë në spitale dhe qendra sanitimi. Të tjerët të lejohen të shkojnë në punë. Ky është funksioni i shtetit!”– shkruan Manjani. (TemA)

19 komente në “Ylli Manjani kundër karantinës: Logjika që për një plesht të digjet gjithë jorgani s’ka më kuptim. Shteti duhet të ndihmojë nxjerrjen e njerëzve në punë, të sëmurit të rrinë në shtëpi”

  1. Arbeni says:

    Po mirë o filozof, po shtetet e tjera të zhvilluara të Europës pse kanë vendosur masa ekstreme? Ti do të japësh gjithmon mend, por ke një veti: po të mos vendosej karantinë do thoshe qeveria nuk ka marrë masat e duhura dhe e kundërta. Ti gjithmon do thuash të kundërtën. Të këshilloj të mos vazhdosh të reagosh më si delirant.

  2. Bobi says:

    Who the fuck is this guy? Kush eshte ky kok bolja?

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Nje gomar dikur qe drejtonte Ministrine e Drejtesise. Dhe nje pjatelepires vet-interesaxhi.. Ben si gjithollog dhe eshte me mire te punoj te privati se eshte I djegur..

  3. daku says:

    Po ik mor car, edhe virolog tani, ku e more diplomen ne resortin e atij drogaxhiut ne Sarande, pleher si e gjithe LSI-ja

  4. petrit vasillaqi says:

    Ti dihet te dalesh pa tjeter ore bythqire bile ne zonen e kuqe
    merre me vehte dhe shpuren tende pd lsi
    sa me pak nga ju sa me shume largohet virusi
    Aman vetem beje mos rri asnje minut brena
    ikja e juaj nga kjo bot vetem lehteson dhimbjet e shqipetareve

  5. vlora says:

    Z Ylli.Cdo dite beni dhe nga nje status.Mire beni,por ne to ka mllef,urejtje,pasaktesira.Zoteri je ish i shkarkuar per paaftesi mos bej teoricienin tani.Me RAMEN ke konflikt interesi se te ka shkarkuar Nga urejtja qe ke je futur ne grupin e LUBONJES,RAKIPIT,BUSHATIT ETJ qe cfardo te bej RAMA ti keq do flasesh

  6. ilir says:

    Kjo kok e madhe , vetem me mut eshte e mbushur!
    Po i jep mesim gjith botes tani!

  7. Ylli lsi says:

    Te qendruarit ne shtepi e ka bere budalla fare

  8. shqip says:

    Kur kupton nga kush jemi qeverisur, padyshim që është për t’ja bërë bam . Tani ne jemi mësuar të shohim në ekrane apo të lexojmë shtypin, e në fund gjithsecili mendon që ky vend është i mbushur me gomerë. Ne si shqiptare gjithnjë kemi qenë vite dritë larg qytetërimit. Dhe kjo nuk është rastësi. Për sa kohë ky vend është drejtuar nga gomerë, rezultati është ky që shohim. Ky harron që kapacitetet spitalore tonat, nuk përballojnë as 500 shtretër ta themi, flas për terapinë intensive. Ky idiot shikon ç’behet në botë, apo flet nën efektin e barit? Po mire mo Ylli , ja po të nxjerrim ty me gjithë familje, Berisha me gjithë kafshët që ka brenda dhe jashtë oborrit, merr dhe Lsi që të bëheni shumë. Sh bukur deri këtu. Tani ato vendet në spitale i kemi të zëna për momentin. Bukur fare! Ty dhe Saliun po ju vëmë në korridor. Po nuk kemi ventilatore se janë të zënë. Ça bëhet? Me se te kurojme ty dhe gjithë të rrjedhurit e kësaj sipërfaqeje toke, që dikush njëherë e një kohe e quante shprehje gjeografike ( Bismark) ? Me një fjalë ti thua le të shkojnë për lesh nja 6-7 mijë, pa do ngelen plotë të të votojnë ty dhe Monika shtremsen. E di çfarë më djeg me shume ? Që si ka mundësi që të tillë defiçente si ky apo Artan Fuga e Lyl-ëzim Basha, e plotë të tjerë mediokër, si ka mundësi që votohen akoma? Po kaq nivel mizerabel kanë shqiptaret që nuk arrijnë të bëjnë diferencën e budallait nga normali.? Kam frikë që është kjo. Kur shikon njerëz të intervistuar në rrugë, që të thonë : jemi malësor na, s’na gje gjo se kina honger hudhra, është ti shtysh si Manja( ku)ni, e ti fusësh në karantinë në Shqup. Ti shërojë Tritani me doktor horror-in.

  9. Aleksander says:

    Ky tregon se çfar injorantash kan qeveris Shqiperin
    Ky eshte nje nga ata. Puro injorant.
    Kti tipit e partise tije me i dhan voten ne?
    Kurren e kurres nuk u jepet vota ketyre.

  10. Panajot Ibro says:

    Dole perseri por mut.Sahanlipers .

  11. Tarasi says:

    Të drejtë ka… Shteti shqiptar nuk ka bythë të paguajë njerëzit që rrinë në shtëpi…

  12. Bujku says:

    Mendoj qe kete here Ylli ka te drejte Duhet menduar qe te filloje puna Psh sektori i bujqesise nuk pret te iki virusi cdo sherbim ne bujqesi do kohen e vet Ajo qe behet ne mars nuk behet ne prill Pse duhet te mbyllen serviset, gomisterit, marangozet sherbimi taksi, etj Sigurisht duke zbatuar rregullat e percaktuara!

  13. Tomi says:

    3% ne 4 milion jane 120000 , e nese 120000 jane pleshti per ty,cte te them une ty tani.

  14. HAKO says:

    Nese mendoni qe e ka gabim,atehere mos u ankoni ne vitet ne vijim ,kur te kete pak investime dhe taksa me te larta.

  15. Ledio says:

    Ne teori eshte e drejte , ne praktike shume e gabuar pasi shume njerez mund te jene mbartes te virusit pa e ditur edhe pa ndiher asnje gje duke u bere rrezik per te tjeret. Kjo pune behej ndryshe per llogjiken time: nje quarantine totale derisa te beje testin + duhet te mbahet distance edhe ne shtepi derisa te dale testi.Per ata qe testi del pozitiv izolimi jo ne shtepi, por ne qendra te caktuara. Me.nje fjale do dilnin ne pune vetem ata qe kishin kaluar testet. Tani e mori ferra urraten. Ishalla ndonje mendje e ndritur me bekimin e zotit nxjerr ndonje vaksine, se ndryshe edhe jo per frike kjo pune do zgjasi edhe do kete viktima, bile shume. Nga ana tjeter jeta duhet te vazhdoje, te semuret jo me Corona duhet te mjekohen, bankat duhet te hapen, toka duhet te punohet e keshtu me rradhe , dmth duhet ecur perpara me hapa te vegjel + shume me teper kujdes. Te gjithe nuk do ose duhet te vdesim edhe vetem.se bashku do ti ja dalim.Vetem qe per arsye te mendje shkurteve qe na udheheqin sakrifica do jete shume me e madhe. Shikoni se sa me mend jemi : qeverite e botes kane bomba edhe plumba per te na vrare te gjitheve edhe jo vetem nje here, por disa here edhe nuk kane alkol per te na disinfektuar 1 here. Perendia per te gjithe edhe beni kujdes.

  16. Gëzimi says:

    Ja pra i dashtun popull kush ka qene minister!
    Ja pra o popull ke keni votu!
    Ja pra o popull, o njerez kush na jep mend.
    O zot o zot per te vene duart ne koke
    Do zoti e na i heq çafe keta horra here me kostum, here me mjekerr te kuruar, here me mustaqe, here me xhinse dhe atlete
    Me dashnore kur jane ne detyre.
    Mos pyet me
    Zoti eshte i madh

  17. durrsak 24 karat says:

    Hipokrizia e LSI-se: zyrtarisht Likja dhe Mona jane per karantine. Pastaj nxjerrin tellallet nenkryetare (Tit Vasili e Luan Rama), Manjanin etj. te thone te kunderten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje