Zgjatet viza për shqiptarët në Mbretërinë e Bashkuar: Situata deri me 31 maj

Qytetarëve shqiptarë që kanë mbetur në Mbretërinë e Bashkuar për shkak të “shpërthimit” të coronavirus, do t’ju shtyhet viza.

Sipas Ministrisë së Jashtme, zgjatja e vizës do të zbatohet për secilin qytetar që viza i skadon pas 24 janarit dhe që nuk mund të largohet nga Mbretëria e ashkuar, për shkak të izolimit apo vetë-izolimit.

“Kjo situatë do të zgjasë deri më 31 maj, por do të mbahet nën rishikim në rast se do të nevojitet zgjatje e mëtejshme” shkruan më tej Ministria e Jashtme.

Po ashtu, Ministria e Jashtme i bën thirrje qytetarëve që ndodhen në këtë situatë të vënë në dijeni [email protected], për të njoftuar që vizat e tyre kanë skaduar.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *