Arrestohet Klodian Duro, ish- futbollisti i Kombëtares kanosi me jetë ish-gruan me urdhër mbrojtje

27 Mars 2020, 11:14Kronika TEMA

Klodian Duro, ish-futbollist i Kombëtares u arrestua nga Policia e Tiranës për shkelje të urdhrit të mbrojtjes dhe për kanosje. 42-vjeçari sipas një burimi të sigurt të policisë u denoncua nga ish-bashkëshortja, e cila kërkoi ndihmën e policisë që të ndërhynte.

Bëhet me dije se ish-futbollisti i njohur ishte divorcuar me partneren dhe për shkak të mosmarrëveshjeve të shumta, ajo kishte marrë edhe urdhër mbrojtjeje nga gjykata që e urdhëron Duron të mos i afrohet ish-bashkëshortes dhe as mos ta telefonojë.

Por në datën 24 mars, policia tregon për gazetën “Si” se ish-futbollisti i njohur ka shkuar në banesën ku jeton ish-partnerja e tij.

Ai i ka rënë derës dhe e ka kanosur për jetën ish-bashkëshorten, e cila ka formuar menjëherë numrin pa pagesë 129 dhe ka kërkuar ndihmë. Më pas, gruaja ka firmosur edhe kallëzimin ndaj futbollistit, i cili gjendet në telashe.

Pritet që për dhunën në familje ish-futbollisti do dalë para gjykatës ditën e shtunë, i dyshuar për dy vepra penale, njëra pasi ka shkelur një verdikt gjykate, e cila pasi i kishte dhënë urdhër mbrojtjeje, e urdhëronte ish-futbollistin mos t’i afrohej ish-bashkëshortes.

Përse dhunë mes ish-bashkëshortëve

Por, nga ana tjetër, teksa pritej që të kishte fluks kërkesash për urdhër mbrojtjeje nga partnerët, po vihet re një trend tjetër. Ndonëse shifrat janë të ulëta dhe të papërfillshme, urdhër mbrojtjeje nga dhuna po kërkojnë ish-partnerët, siç ka ndodhur edhe me rastin e ish-futbollistit, gjithashtu edhe tri çifte të tjera të ndara kanë kërkuar urdhra mbrojtjeje nga njëri-tjetri.

“Ne mendojmë se ata ju kthehen konflikteve të vjetra për çështjen e pronësisë, ashtu siç ka ndodhur me çiftet e tjera të ndara. Të tre rastet jetonin nën të njëjtën çati dhe normalisht që në një situatë karantinimi, ata do të përplasen me njëri-tjetrin”, thotë për gazetën “Si” një gjyqtare e dhomës civile.

Por veç banesës, konfliktet burojnë edhe për fëmijët. Një grua, e cila jeton bashkë me vajzën është ndier e kërcënuar nga ish-partneri, i cili ka kërkuar të kthehet në shtëpi dhe të shikojë të bijën dhe për këtë ka kërkuar urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje. Por, Gjykata nuk ia ka miratuar, pasi pas kërkesës në polici gruaja Z. U . është tërhequr nga padia, duke sjellë pushimin e procesit.

Specialistët e policisë thonë se menjëherë pas karantinimit parashikojnë të ketë një fluks kërkesash me urdhër mbrojtjeje, pasi me shumë gjasë shumë nga familjarët e dhunuar, frenohen nga shumë faktorë. Një ndër to është frika se dhunuesi do të kthehet të qëndrojë në të njëjtën shtëpi.

Gjykata Civile e Tiranës dhe çdo gjykatë tjetër civile, në situatën kur do t’i mbajë mbyllur dyert për padi të ndryshme, të vetmet padi që shqyrton janë kërkesat për urdhër mbrojtjeje dhe masat e sigurisë.

“Por duhet të kemi parasysh që urdhrat e menjëhershëm të mbrojtjes duhet të zhvillohen me praninë e pretenduesve, që gjykata të krijojë bindjen pasi t’i intervistojë se vërtet mes palëve ka tension dhe ka pasur dhunë”, shpjegon gjyqtari, i cili këmbëngul njëkohësisht se ka vënë re që gjatë ditëve të vetizolimit, urdhër mbrojtjeje kanë dorëzuar dhe dy vëllezër kundër njëri-tjetrit pasi jetojnë në të njëjtën pronë.

Historia që vazhdon të mbetet pa zgjidhje, është distancimi i dhunuesit me viktimën, pasi në mjaft raste, edhe pse shpallet vendimi për distancim deri në 500 metra, realisht vendimi mbetet i paaplikueshëm, për çifte që kanë shtëpi as 80 metra katrorë  dhe që jetojnë në ambiente të përbashkëta si tualeti apo kuzhina.

Çështje varfërie…

Karantinimi ka nxjerrë në shesh dhe një problem tjetër siç është ai me fëmijët e rrugës, apo edhe prindërit e tyre kryesisht të komunitetit rom, që shikohen dendur nëpër koshat e plehrave. Por për katër të mitur te njësia administrative numër 1 i është drejtuar me urgjencë Gjykata Civile. Ata janë fëmijët e Zamira B. Që të katërt të mitur. \

Njësia administrative e bashkisë i kërkon gjykatës marrjen e masës së sigurimit urgjente dhe dërgimin e të miturve në qendrën Zyber Hallulli dhe njërin prej tyre në shtëpinë e foshnjës, pasi kushtet ku ata jetojnë janë aspak humane. Grupi që ka kontrolluar banesën ku jeton nëna e tyre, është bindur së fundmi se prania e fëmijëve në rrugë, të cilët po kontrollonin koshat për ushqim që t’i drejtohet gjykatës me kërkesën urgjente.

Më herët siç thuhet në kërkesën që një burim i bashkisë ia tregoi gazetës “Si”, grupi i kontrollit kishte verifikuar disa herë në muaj të ndryshëm shtëpinë e gruas, e cila është e papunë dhe për këtë arsye fëmijët e saj lypin në kryeqytet. Gjykata e ka pranuar kërkesën e njësisë administrative dhe ka dhënë urdhër që katër të miturit të strehohen përkohësisht në qendra sociale.

Por…

Por fëmijët dhe të rriturit nuk mungonin në koshat që mbushen me mbeturina menjëherë sapo mbyllet fasha e qëndrimit në shtëpi. Orilando është zgjuar herët. Është ora 7.30 e mëngjesit dhe ai gërmon sa tek njëri kosh sa tek tjetri. Ka gjetur një copë bukë të tharë.

Dy gjysma frutash gati-gati të kalbura. “U ngrita herët se më vonë jo vetëm që ndalohet, por edhe mund të vijë dikush tjetër te koshat”, tregon fëmija i moshës 10 vjeç. Por Orilando nuk kërkon vetëm pak ushqim, pasi siç thotë prindërit i ka pa punë, por edhe copa hekurishtesh që kur të përfundojë kjo gjendje ai të mund t’i shesë.

“Ne përherë kemi kërkuar në kazanë, por tani edhe kazanët nuk janë më të vakët, njerëzit janë bërë më të kursyer, nuk flakin më ushqime të gatshme, apo copëza ushqimesh. Orilando tregon se do kontrollojë kazanët e gjithë lagjes, dhe nëse nuk gjen asgjë, do vazhdojë të kërkojë edhe pas orës 13.00.

‘Mua s’më thonë gjë, më ndodhi që një burrë kur ishte boshatisur Tirana më pa te kazanët, më thirri dhe më tha 10 mijë lekë”, tregon Orilando, prindërit e të cilit nuk dolën nga shtëpia për të blerë diçka të domosdoshme, por për të lypur.

Pas tij në kazanë do vijnë edhe të tjerë, pse jo edhe vetë pastruesit e rrugëve, disa prej të cilëve kur shohin diçka të vlefshme e heqin mënjanë për ta çuar në shtëpi.

7 komente në “Arrestohet Klodian Duro, ish- futbollisti i Kombëtares kanosi me jetë ish-gruan me urdhër mbrojtje”

  1. ''..........nese gervish sado pak nje muslimon shqipfoles,do te zbulosh arabin qe ai fsheh mes vedi''[thene kjo nga nje myslimon analist] says:

    tjeter turk i shtohet black list-es se suniteve dhunues te femrave………………….

    1. Edk says:

      Palikari sunitet nuk konkurrojne do me perendimint si dhunues te grave ku cdo minute kryet nje perdhunim sipas statistikave

    2. Edk says:

      Palikari sunitet nuk konkurrojne dot me perendimin si dhunues te grave mjafton te permendesh SHBA ku no cdo minute kryet nje perdhunim

    3. Edk says:

      Palikari e ke kap keq me turkun shiko se cfare behet ne shba kristiane cdo ore perdhunin+vrasje

  2. Nderkohe Shkerdhatat e Poltikes e Kriminelet Politikane

    jetojne ne Vila lluksoze mbushur me Miljona e ushqime te shumellojeshme !
    Ju dhifshim Gazearine ju jei plehrat me toksike te shqiperise ,

    se nuk bete njiher ate qe duhet ,
    ti vini perball pergjegjesise kta Krimiele Politikane ,
    qe cuan shoqerie Shqiptare ne kte varferi extreme
    ti kerkoni llogari Prokurorit te Pergjithshem
    perse merr Miljona ga taxapaguesi shqiptare kur nuk punon ,
    nuk ben asgje per detyren qe more ,
    ti kerkohet shtetit llogari ,perse nuk fuxionon Drejtesia ,

    perse nuk japin Llogari Kta Poltikane qe dje pabreke sot
    jetojne si miljardere ne Vila ???????

    Pra c’kuptim ka per ju si medie te derdellisni cdo dite ,
    thjeshte bei konstatime te gjedjes skandaloze ne ate vend ,
    kur vet jeni fajtoret kryesore perse ajo shoqeri ka degjeneruar ne ate fatkeqesi njerezore .
    Jeni te pafytyre ,por mosharroni se ji dite ka me ju trokit secilit nga ju ne dere
    ajo Mizerje por do jet voe.

  3. zhaku i pamposhtur says:

    Booo boo çfarë mizerie. .ky shkrim ka dy tema. .njëra është divorci i Duros pra problemet e divorcit dhe tema e dytë është varfëria e thellë. .po unë kisha dëgjuar që Rama e ka ‘rilindur’ Shqipërinë. .ai madje po del vetë rrugëve për kontroll pasi urdhëroi shqiptaret të mbyllen brënda në shtëpi ..edi u ka plotësuar edhe të gjitha kushtet shqiptarëve..si u tha në fillim? ..shqiptarët do ta luftojnë koronavirusin me një gotë raki e me bërxolla. .opo lëre lëre nuk bëhen njërëz këta gabelet. .u ‘plotëson’ tjetri të gjitha kushtet por ata jooo do dalin e do zihen kush të kapi koshin i pari. .a ta kripsha kokën mor edi…po më parë ja kripsha këtyre militantëve të tu që të bëjnë veri. .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje