Dëshmia e avokatit të famshëm: Kur Koço Tashko ma prezantoi Enverin tek dyqani “Flora”, e vetmja gjë që binte në sy, ishte paraqitja e jashtme

27 Mars 2020, 10:50Dossier TEMA

Memorie.al publikon historinë e panjohur të familjes së avokatit dhe publicisit të njohur, Vasil Dilo me origjinë nga Gjirokastra, i cili pasi ishte shkolluar e diplomuar për Drejtësi në kryeqëndrën e Perandorisë Osmane në Stamboll, u kthye në atdhe ku hapi gazetën “Omonia” në qytetin e Gjirokastrës dhe më pas gazetën tjetër, “Tirana” ku për vite me rradhë ato organe shtypi u bënë mbrotjëse të flakta të çështjes shqiptare, kundra synimeve të qarqeve greke për të ashtuquajturin problem i Vorio-Epirit.

Zhvendosja e familjes së Vasil Dilos nga Gjirokastra në Tiranë gjatë periudhës së Monarkisë së Zogut, ku Vasili në fillimin e vitit 1939, i nxitur nga i biri i tij, Koço, pranoi që të ishte avokat në gjyqin e famshëm të Qemal Stafës, etj., duke marrë në mbrojtje Zef Malën, kryetarin e Grupit Komunist të Shkodrës, dhe më pas e bija e tij, Melpomeni, në 6 prillin e 1939-ës, ishte e vetmja femër që shkoi në Sheshin “Skënderbej” ku po niseshin vullnetarët për të shkuar dhe luftuar në Durrës ndaj agresionit fashist italian. Dëshmitë e rralla të Koço Dilos lidhur me periudhën e pushtimit të vëndit, ku ai së bashku me katër motrat: Melpomenin, Ksanthipin, Efgjeninë dhe Elenin, si dhe dy vëllezërit e  tjerë, Telemakun dhe Gaqon, u angazhuan me grupet komuniste në qytetin e Tiranës dhe Lëvizjen Antifashiste, si dhe takimi që pati Koço me Enver Hoxhën në vitin 1942, kur miku i tij i ngushtë, Koço Tashko e prezantoi me të tek dyqani “Flora” në fillim të Rrugës së Dibrës.

Zhgënjimi i Koço Dilos nga regjimi komunist që në vitin 1945-së kur ai u caktua me detyrën e Kryetarit të Komisioni Shtetëror për Zbulimin e Kriminelëve të Luftës në qytetin e Shkodrës, pasi ai pa me sytë e tij terrorin e pashëmbullt që ushtronte ai regjim ndaj atyre që i konsideronte si “armiq të popullit”, gjë e cila bëri që atë ta largonin nga ajo detyrë dhe t’i rikthehej profesionit të avokatit dhe të hidhte kandidaturën për deputet, jashtë rradhëve të Frontit Demokratik, çka solli dhe arrestimin e tij dhe të vëllait, Telemakut, të cilët vuajtën për disa kohë në burgjet politike të atij regjimi, pasi më parë kishin provuar torturat çnjerzore në qelitë e hetuesisë. Dalja e Koços nga burgu pas dënimit të Koci Xoxes dhe rikthimi i tij në profesionin e mëparshëm duke marrë pjesë në disa gjyqe të famëshme si avokat  Et’hem Çakos apo i Kundëradmiralit të Flotës Lufatarke Detare, Teme Sejkos, për të ardhur në vitin 1965-së, ku ai do të internohej familjarisht në fshatrat e Lushnjes, pasi më parë Enver Hoxha kishte suprimuar Ministrinë e Drejtësisë, duke thënë se “S’ka ç’na duhen avokatë si Koço Dilo, pasi drejtësinë tek ne e vendos vetë Partia”!

Nga Dashnor Kaloçi

“Shtëpia ime në Rrugën e Dibrës u bë një nga bazat e fuqishme të Luftës, ku vinin dhe strehoeshin shumë nga shokët komunistë. Ja këtu në këtë dhomë ku jemi tani, kemi diskutuar me orë të tëra me Koço Tashkon në lidhje me vrasjen e Qemalit dhe të Vasilit. Një nga miqtë e ngushtë që kam pasur, ka qenë Koço Tashkon, i cili ishte një intelektual i madh dhe demokrat, me kurajo e zëmër shumë të madhe. Në vitin 1942, ishte Koço ai që më prezantoi për herë të parë me Enver Hoxhën, i vetmi gabim dhe faj i madh i tij i madh, ishte se, duke e njohur mirë Enver Hoxhën, si vagabond ordiner që në kohën kur ishin bashke në Korçë, ai shkoi dhe e mori atë në mbledhjen e krijimit të Partisë Komuniste Shqiptare në 8 nëntorin e 1941-i, në një kohë që Enverin nuk e njihte asnjeri për komunist. Kur e kam takuar për herë të parë Enverin tek dyqani “Flora”, pasi ma prezantoi Koço, ai më la përshtypjen e një njeriu të rëndomtë dhe e vetmja anë e mirë e tij ishte, paraqitja e jashtëme”. Kështu e kujtonte avokati i famshëm Koço Dilo, takimin e tij të parë dhe të fundit me Enver Hoxhën. Kush ishte Koço Dilo, dhe cila ishte e kaluara e tij, nga ç’familje rridhte ai, dhe përse Enveri, e mori si shëmbull në atë mbledhje?

Babai, Vasili, avokat dhe publicist

Koço Dilo u lind në qytetin e Gjirokastrës në vitin 1916, në një familje intelektuale, ku babai tij, Vasili, gjyshi dhe një xhaxha, kishin mbaruar studimet e larta për Jurisprudencë, në kryeqytetin e Perandorisë Osmane, Stamboll dhe ata njiheshin si avokatët më të mirë të asaj kohe, jo vetëm në Gjirokastër, por edhe në mbarë vëndin. Babai i tij, Vasili, përveç profesionit të avokatit, asokohe ishte bërë tepër i njohur edhe si publicist e atdhetar i madh, duke shkruar me dhjetra artikuj në shtypin e kohës, ku merrte në mbrojtje të drejtat e shtetit shqiptar nga lakmitë e shovinistëve grekë të asaj kohe. Kështu në vitin 1913-të, pas rënies së qeverisë së Vlorës, Vasili pas shumë përpjekjeve, arriti që të hapte një gazetë në qytetin e tij të Gjirokastrës, të cilën e quajti “Omonia”. Në atë gazetë e cila dilte në dy gjuhë, shqip dhe greqisht, në krye të saj ai vinte në çdo numër shprehjen, “Allahu na bëri të lirë dhe ne duhet të jetojmë të lire”. Edhe pse ajo gazetë që nxirrte Vasil Dilo kishte emrin “Omonia”, ajo nuk kishte ansjë lidhje me grekët, por ishte krejt e kundërta.

Ajo ishte një ndër organet e shtypit shqiptar që i luftonte më shumë qarqet shoviniste greke, të cilët ngrinin pretendimet e tyre për të ashtuquajturin problemin e Voroi-Epirit. Për këtë arsye, autoritetet greke ndërhynë dhe Vasilin e internuan për disa kohë në rrethin e Tepelenës. Në periudhën e Luftës së Vlorës, në 1920-ën, në një shkrim të botuar në gazetën “Omonia”, në mes të tjerash Vasili iu drejtohej grekëve duke iu thënë: “Përse robëtoheni për një pëllëmb vënd që nuk iu përket juve. Rruga për në Athinë kalon nga Vlora. Përse nuk shkoni të luftoni në Vlorë”. Aty nga viti 1920-të, Vasili u shpërngul nga qyteti i tij i Gjirokastrës dhe u vendos në Tiranë, pa hequr dorë nga veprimtaria e tij publicistike ku hapi gazetën tjetër të quajtur “Tirana”, e cila u bë strehë e shumë patriotëve shqiptarë që mbanin krahun e politikës dhe ideve më progresive të asaj kohe. Edhe të gjithë fëmijët e Vasilit (Melpomeni, Gaqo, Ksanthipi, Efgjenia, Telemaku, Eleni dhe Koço) u munduan që t’i ngjanin babait të tyre, si nga ana e shkollimit e formimit intelektual, ashtu dhe ndjenjave atdhetare.

Kështu më 6 prill të vitit 1939, kur në Sheshin “Skënderbej” u mblodhën shumë të rinj vullnetarë, të cilët hipën nëpër kamionë për të shkuar dhe për të luftuar në Durrës, e vetmja vajzë në mes të tyre, ishte Melpomeni Dilo, e cila punonte si infermiere. Pas mbarimit të Luftës, ajo punoi për ngritjen e Shërbimit Gjinekologjik-Obsertik në Shqipëri si infermiere dhe kurrë nuk iu dha vëndi që meritonte për ato që kishte dhënë gjatë, Luftës.

Koço diplomohet në Athinë

Pas vendosjes së tij në Tiranë, Vasili, u përpoq që të shkollonte fëmijët e tij nëpër universitetet e Evropës dhe i pari ndër ta ishte Koço, i cili u shqua në rezultate të larta në mësime. Kështu që në moshë fare të vogël, Vasili e dërgoi Koçon, që të vazhdonte mësimet në një shkollë në ishullin e Korfuzit. Pasi mbaroi gjimnazin në vitet 1932-‘36, ai ndoqi studimet e larta në Univeristetin e Athinës, për Jurisprudencë, duke u diplomuar me rezultate shumë të larta. Pas diplomimit në vitin 1942, Koço u kthye në Tiranë ku punoi për afro gjashtë muaj si avokat. Më herët, që kur kishte qenë në bankat e universitetit të Athinës, i ndikuar nga profesorët e tij, ai kishte rënë në kontakt me idetë komuniste dhe me t’u kthyer në Shqipëri, rivendosi lidhjet me ish-shokët e tij të ngushtë, si: Zef Mala, Qemal Stafa, Vasil Shanto, Nonda Papuli, Lefter Kristo, etj.

Kështu që në vitin 1939-të, kur ky grup doli para gjyqit të Monarkisë së Zogut të akuzuar për veprimtarinë e tij komuniste, Koço ndikoi tek babaj i tij, Vasili, i cili pranoi që të ishte avokat i Zef Malës, kryetar i atij grupi komunist. Duke qënë se në atë kohë, nuk funksiononte shërbimi i avokatisë, Koço u detyrua që të zhvendosej në Tetovë dhe në atë qytet ai u lidh ngushtë me Lëvizjen Antifashiste, duke marrë pjesë aktive në ngritjen e Këshillit të parë Nacionalçlirimtar për Tetovën, së bashku me Qemal Agollin, Osman Tetovën etj. Për aktivitetin e tij antifashist, ai dëbohet nga Tetova dhe detyrohet që të kthehet përsëri në Tiranë, ku vazhdoi të ushtronte profesionin e tij të avokatit.

Takimi me Enver Hoxhën

Nisur nga angazhimi i gjithë familjes Dilo (të katër motrat dhe tre vëllezërit), me grupet komuniste dhe në Lëvizjen Antifashiste, Koço Dilo pati rast që të takohej edhe me Enver Hoxhën dhe lidhur me këtë, ai kujtonte: “Kur u ktheva në Tiranë, hyra në kontakt me shokët e mi komunistë, pasi ishin vrarë Qemal Stafa me Vasil Shanton e shumë të tjerë ishin arrestuar apo internuar. Shtëpia ime në Rrugën e Dibrës u bë një nga bazat e fuqishme të Luftës, ku vinin dhe strehoeshin shumë nga shokët komunistë.

Ja këtu në këtë dhomë ku jemi tani, kemi diskutuar me orë të tëra me Koço Tashkon në lidhje me vrasjen e Qemalit dhe të Vasilit. Një nga miqtë e ngushtë që kam pasur, ka qenë Koço Tashkon, i cili ishte një intelektual i madh dhe demokrat, me kurajo e zëmër shumë të madhe. Në vitin 1942, ishte Koço ai që më prezantoi për herë të parë me Enver Hoxhën. i vetmi gabim dhe faj i madh i tij i madh, ishte se, duke e njohur mirë Enver Hoxhën, si vagabond ordiner që në kohën kur ishin bashke në Korçë, ai shkoi dhe e mori atë në mbledhjen e krijimit të Partisë Komuniste Shqiptare në 8 nëntorin e 1941-i, në një kohë që Enverin nuk e njihte asnjeri për komunist.

Kur e kam takuar për herë të parë Enverin tek dyqani “Flora”, pasi ma prezantoi Koço, ai më la përshtypjen e një njeriu të rëndomtë dhe e vetmja anë e mirë e tij ishte, paraqitja e jashtëme”, kujtonte Koço lidhur me takimin e tij me Enver Hoxhën, që në vitin 1965, ashtu si për gjithë popullin shqiptar, do ishte sjellësi i fatkeqësive për atë dhe gjithë familjen Dilo.

Largimi i Koços nga Shkodra

Pas mbarimit të Luftës, Koço Dilo u caktua që të shkonte në qytetin e Shkodrës, i emëruar si Kryetar i Komisioni Shtetëror për Zbulimin e Kriminelëve të Luftës. Në këtë detyrë ai qëndroi jo më tepër se 6 muaj, sepse u transferua në qytetin e Beratit. Arsyeja e largimit të Koços nga ajo detyrë ishte, sepse ai duke qenë strikt në zbatimin e ligjeve, po bëhej pengesë në terrorin e madh që po ushtrohej kundër rezistencës antikomuniste në atë qytet, ku vepronin disa njësi të Divizionit të Mbrojtjes së Popullit, në një operacion të gjerë që drejtohej nga Mehmet Shehu. Lidhur me këtë, Koço kujtonte: “Gjatë kohës që isha në Shkodër, Forcat e Ndjekjes arrestuan Padër Anton Harapin dhe më sollën në zyrën time. Unë nuk lashë asnjeri që ta prekte me dorë Padër Antonin për sa kohë që ai do të qëndronte aty. Ndonëse kishte qenë anëtar i Regjencës, Padër Antoni ishte një klerik dhe patriot i madh. Gjatë bisedës që pata me të, ai m’u drejtua duke më thënë se: Me goditjen që po bëhej ndaj Klerit Katolik, Shqipëria po humbëte dy nga penat e saj më të forta, Dom Lazër Shantojën dhe Dom Ndre Zadejën”.

Deputet i pavarur, arrestohet

Edhe në qytetin e Beratit, gjatë gjithë atyre viteve të qëndrimit atje, Koço mbajti një qëndrim tepër korrekt, duke mos abuzuar në gjyqet politike. Për këtë qëndrim, ai pushohet nga puna si gjyqtar dhe detyrohet të rithkehet tek familja në Tiranë, për të ushtruar përsëri profesionin e avokatit. Lidhur me këtë, Koço kujtonte “Në ato kohë e kam ndjerë veten tepër të zhgënjyer, sepse nuk ishin ato idealet komuniste për të cilat u ngritëm dhe luftuam ne. Pushteti që po mbahej nga shokët tanë të idealit, po degjeneronte në pushtet terrori”. Kështu në vitin 1947, duke parë situatën e krijuar, Koço mundohet që distancohet nga pushteti komunist dhe vë kandidaturën e tij duke dalë si deputet i pavarur. Pas kësaj ndaj tij dhe familjes gjithashtu nisi një presion i madh dhe terror psikologjik, duke e detyruar atë që ta tërhiqte kandidaturën.

Pas gjashtë muajsh nga dita që tërhoqi kandidaturën, në shtatorin e vitit 1947, Koçon e arrestojnë nën akuzën “për veprimtari armiqësore ndaj pushtetit komunist”. Arsyeja kryesore e arrestimit të tij, ishte vënia e kandidaturës për deputet i pavarur, jashtë “Frontit Demokratik” dhe qëndrimi që kishte mbajtur ai në Shkodër dhe Berat. Mbas një vit e gjysëm në hetuesi, duke iu nënshtruar torturave më çnjerzore, Koço Dilo, mundi që të lirohej nga burgu duke përfituar nga një amnisti që u dha asokohe nga qeveria komuniste e Enver Hoxhës. Kjo gjë u bë e mundur pas eliminimit dhe dënimit me vdekje të Ministrit të Brëndshëm Koci Xoxe, ku ndodhi ajo që në Historinë e Partisë së Punës së Shqipoërisë, njihet si “Kthesa e Partisë”, ku u liruan rreth 160 intelektualë të ndryshëm që kishin mbaruar universitetet e Perëndimit dhe mbaheshin të arrestuar si “armiq të popullit” dhe Enver Hoxha për të gjithë atë gjëndje bëri fajtor Koci Xoxen.

Por ndërsa Koço Dilo u lirua nga burgu, vëllai i tij, Telemaku, një intelektual gjithashtu tepër i njohur në atë kohë që ishte diplomuar jashtë për Histori-Gjeografi, dhe që ishte arrestuar që në vitin 1946-të (si shenjë presioni ndaj Koços që kishte dalë si kandidat për deputet jashtë Frontit Demokratik), vazhdonte të vuantë dënimin si i burgosur politik në Kampin e tmerrshëm të Vloçishtit në fushën e Devollit të Korçës.

Avokat i Teme Sejkos

Pas vitit 1949, me lirimin nga burgu, Koço e ushtroi profesionin e tij të avokatit deri në vitin 1966, kur regjimi komunist e suprimoi Ministrinë e Drejtësisë. Gjatë atyre viteve, ai morri përsipër mbrojtjen në disa gjyqe të shumë kundërshtarëve politikë apo viktimave të regjimit komunist të Enver Hoxhës. Kështu në fillimin e viteve ’50-të, ai morri përsipër mbrojtjen e Et’hem Çakos dhe dy bashkëpunëtorëve të tij, që ishin hedhur me parashutë në Shqipëri nga ana e Zbulimit Amerikan. Po kështu në vitin 1961, Koço Dilo u caktua dhe pranoi të ishte avokat në gjyqin e famshëm të “Komplotistëve çamë” ku ai mbrojti kundër-admiralin e Flotës Luftarake Detare, gjeneral-major Teme Sejkon. Në atë gjyq politik të montuar, me anë të pyetjeve që i bëri dëshmitarit Kosta Fili, Koço Dilo, indirekt e demaskoi jo vetëm atë si një mashtrues ordiner, por edhe gjithë atë proces farsë dhe të montuar.

Lidhur me këtë ai kujtonte: “Kosta Fili u soll në gjyq që të dëshmonte gjoja si ndërlidhës i Teme Sejkos me zbulimet e huaja, kryesisht ato greke. Por në fakt ai ishte një njeri me probleme mendore që kishte jetuar në Greqi, dhe një afendiko grek, pranë të cilit ai punonte në Janinë, për ta përzënë, e gënjeu duke i thënë se kishte fshur një qyp me flori diku në një vënd në Qafën e Muzinës dhe e nisi për në shqipëri duke i dhënë edhe një hartë me vete. Kosta si I lehtë që ishte, e besoi vërtet atë gjë dhe gjatë ardhjes në Shqipëri, ai u kap nga forcat e reparteve të Kufirit dhe u detyrua që të bashkëpunonte me organet e Sigurimit të Shtetit të cilat e përdorën si deshën duke e sjellë në atë gjyq. Për ato shërbime që bëri, Kostës ia kursyen jetën dhe nuk e pushkatuan si pjesa më e madhe e atij të ashtuquajtur “Grup komplotist çam”, por u dënuam me 25 vjet, sa ç’ishte dënimi maksimal asokohe dhe kur doli, vetë shteti komunist e nisi për në Greqi duke e riatdhesuar, pasi po ta mbante këtu, do habiteshin njerzit se ai paskësh qenë ndërlidhësi i Teme Sejkos me agjenturat greke”.

Enver Hoxha, s’na duhet më Koço Dilo

Gjatë atyre viteve që Koço punonte si avokat, ai kishte një miqësi të ngushtë me Ministrin e Drejtësisë, Bilbil Klosin, për të cilin shprehej: “Bilbili ishte një njeri i drejtë dhe me të bisedonim fare lirshëm për probleme delikate. Më kujtohet kur bisedonim për problemin e Prokurorisë. Gjatë viteve të fundit, avokatia shqiptare nuk ishte gjë tjetër veçse një fasadë dhe maskë nën të cilën regjimi komunist fshihnte fytyrën e vërtetë të tij, kundra disidencës së vërtetë antikomuniste”. Në vitin 1965, gjatë një vizite që bëri në Republikën Popullore të Kinës, një delegacion qeveritar shqiptare me në krye ministrin e Brëndshëm, Kadri Hazbiu dhe Prokurorin e Përgjithshëm, Aranit Çela, Enver Hoxha, menjëherë thirri në një mbledhje urgjente, Sekretariatin e Komitetit Qendror të PPSH-së, dhe Byronë Politike. Sipas sugjerimeve të “shokëve kinezë”, që në fillimin e fjalës së tij, Enver Hoxha iu bëri të ditur dhe shpallii suprimimin e Ministrisë së Drejtësisë, sepse drejtësinë në Shqipëri e vendoste vetë Partia.

Në mes të tjerash në fjalën e tij para Byrosë Politike dhe Komitetit Qendror të PPSH-së, Enver Hoxha u shpreh: “S’ka ç,na duhen avokatë si Koço Dilo dhe Suat Asllani”. Vetëm pak ditë pas asaj mbledhje, Koço Dilo u akuzua si “borgjez dhe mbrojtës i armiqëve të Shqipërisë” dhe së bashku me familjen e tij u internuan në fashtin Grabjan të Lushnjes. Pas internimit, të dy vëllezërit e tij, që ishin intelektualë të njohur në qytetin e Tiranës, u pushuan nga puna. Në atë kamp internimi, familja Dilo qëndroi për tetë vite dhe Koço u detyrua të punonte në punë të rënda në bujqësi, deri në vitin 1973-in kur i mbaroi afati I dënimit q ëishte dhënë nga Komisioni Qëndror i Internim Dëbimëve me në krye Manush Myftiun.

Ndërron jetë në Tiranë në 1996-ën

Pas mbarimit të internimit, në vitin 1973, Koço së bashku me familjen e tij u rikthye në Tiranë ku u la pa punë dhe në një gjëndje tëepër të vështirë ekonomike, pasi e gjithë familja e tij, jetonte vetëm me një pension prej 3.600 lekë të vjetra në muaj. Bashkëshortja e tij, u dërgua të lante makinat në Parkun Automobilistik, duke qenë e vetmja grua në Shqipëri që punonte si lavazhiere dhe aty ajo morri një sëmundje të rëndë, nga kushtet e vështira në në të cilat punonte. Pas rënies së regjimit komunist, Koço Dilo, ndonëse në një moshë të thyer, iu rikthye edhe njëherë profesionit të avokatit, më shumë për pasion sesa për përfitime financiare. Ai duke qënë një njohës i mirë i disa gjuhëve të huaja, gjithashtu u mor shumë edhe me studime dhe me përkthime të ndryshme për fushën e Jurisprudencës, të cilat i botoi në shtypin e kohës. Avokati i famshëm Koço Dilo, u nda nga jeta në vitin 1996, pasi arriti që të shijonte në liri, edhe njiherë profesionin e tij, që i solli aq shumë peripecira gjatë gjithë jetës.

18 komente në “Dëshmia e avokatit të famshëm: Kur Koço Tashko ma prezantoi Enverin tek dyqani “Flora”, e vetmja gjë që binte në sy, ishte paraqitja e jashtme”

  1. Lala says:

    Sa më shumë thellohet ekonomia e lirë e tregut dhe sa më shumë na spërkasin me viruse nga lart , kaq më lart ngrihet figura dhe lavdia e ENVER HOTXËS.

    1. Soilidar says:

      TE BERI NENA KOMANDANT E KOMISAR………qofsh I perjetshem ne historine E KOMBIT TONE

      1. ben says:

        Per Lala dhe Soilidar-Prandaj regjimi kriminal i Enver Hoxhes rrojti per 50 vjet se kemi patur aq shume gomere te nivelit tuaj qe jeni mesuar ti sherbeni “udheheqesve te lavdishem”, njesoj si koreanoverioret qe i falen tre breza te mbreterve te familjes Kim Jong

        1. uhahahaaaaaa says:

          Jetoi (jo rrojti o fshatar) sepse kishte mbeshtetjen e popullit!
          Kur do e kuptoni me ne fund kete, o koktrashe ?

      2. Zhzh says:

        NA ÇATE TRAPIN ME KETO SHKRIME IDIOTE. SA QE GJALLE U SHKERDHEU NGA PARA DHE NGA PRAPA, I BETE DUART GJAK DUKE DUARTROKITUR, U BETE TE GJITHE SPIUNA.
        TANI PIRDHNI SE LIROHENI.

    2. Alo alo says:

      Paska qenë pak “pusht” ky avokati, e paska pëlqyer Enverin nga pamja e jashtme…

  2. Prof.Sp.5 says:

    Nje intelektual me vlera qe u sakrifikua si shume te tjere nga njerzit pavlere.Avokat Dilo
    per formimin e tij, gezonte nje respekt te larte ndermjet intektualeve te brezit te tij.

  3. elton says:

    Ca donte me i pa Enverit me sy ky? Pamjen e brendshme?

  4. Pro says:

    E kujt i plasi!!!

  5. the american says:

    lol!
    o dashnor, këto budallallëqe që na nxjerr, në vend që të bindin dynjanë, thjesht po bëjnë të kundërtën…
    pse nuk jep dorëheqjen & lër dikë më me mend të bëj dallimin midis spiunave & tradhëtarëve të shqiptarizmës që u dënuan me të drejtë & atyre njerëzve të gjorë që u dënuan me pa të drejtë…

  6. e,eee says:

    Mero, Dashnor Kaloçi nuk pyet per CORONAVIRUSIN se i tille eshte vete ai, prandaj duhet ruajtur, eshte i padukshem qe penetron ne filtrat e porcelanit; ja pyet ndonje microbiolog per kete.

  7. Popull dele says:

    Diktatori Kriminel hoxha,,mire jua ka bere te gjithve,, perse kaqe krime ne Popull ,dhe askush nga ky Popull nuk doli TA zhdukin me mijnte te gjithe fisin e ketyre ! Askush nuk doli nga te gjithe pjesa me e madhe,,qe Ju Jane vrare Baballare Nena Motra Femije ….Beni shuren,mire jua ka bere..
    Se Si Ramizi apo Nexhmijen dhe ato kelysha te tjere,qe vdiqen APO nje pjese qe Jane gjalle…Po jetojne Si Bosa pa Ju prekur fija e flokut ..
    Race m***** u vrate njeri me tjetrin,, por ketyre krimineleve sishit ne gjendje TI zhduknit…

    1. Tanush says:

      Ata qe vuajten drejtperdrejt nga Enveri ishin pak.. disa mijra qe nuk shkonin as 30,000 gjithesej.

      Kerkoju atyre kete llogari.

      Vrasja e famijes se komunisteve nuk zgjidh gje.

      U vra Caushksu ne Rumani dhe cfare ndodhi?

      Ku eshte Rumania sot?

      Nje bordello masive.

    2. ec aty says:

      Kush ju ka genjyer more torrollake se “jane bere kaq e kaq krime ne popull”!? O Budallenj, eshte PROPOGANDE “antikomuniste” qe dmth antishqiptare!!! Sipas statistikave zyrtare dhe te dhenave te vete Shoqates se ish te Perndjekurve Politike, ne 45 vjet, jane denuar me denime te ndryshme, duke pershire edhe ata qe vetem u internuan, rreth 25.000 persona, nga keta 2 mije persona me denim me vdekje (nga viti ne vit keta “ish te perndjekurit” perpiqen te shtojne sa me shume numrin dhe sot e kane rritur deri ne 40 mije, duke perfshire dhe shume e shume keqberes ordinere e halabake te rendomte, qe jane denuar ne ato vite). Rreth 80% e denimeve me vdekje jane bere menjehere pas lufte, deri ne vitet 1948 dhe personat jane ish kolaboracioniste te fashizmit, kriminele lufte, bandite e vrases te bandave reaksionare.
      Ne nje popullsi 3 milion banore, 25 mije veta te denuar dhe internuar, ne 45 vjet, i bie rreth 0.7% e popullsise se vendit.
      Pra vijeni vath ne vesh,qe te mund te kuptoni dhe te llogjikoni se perfundimisht : NE 45 VJET TE PUSHTETIT KOMUNIST, JANE DENUAR SIPAS LIGJEVE NE FUQI VETEM 0.7% E POPULLSISE!!! Me shume se 99% e popullit nuk kane pasur fare te benin me organet e drejtesise ne ate periudhe.
      Kush nuk kupton eshte GOMAR!!!

  8. Gruda says:

    Po mire more kjomentues te mesiperm,sikur te ngjallej sot Enver Hoxha,si thoni ju cfare do bente me te gjithe keta politikanet e ketyre 30 viteve qe nga Berisha,Nano,Meta,Rama,Basha etj?
    A e meritojne keta te VAREN NE LITAR per kete gjendjen qe e katandisen kete vend?
    Le te behet nje referendum popullor per kete pune dhe do shihni se cfare mendon populli!

    1. ec aty says:

      Ate e dime, populli thote : Enveri eshte Hero Kombetar.

  9. plaku says:

    Mendoj se Dashnori ka rene ne dashuri me veten e vet dhe ka marre persiper te habise dynjane e ti mbushe mendjen se eshte ashtu si thote ai. Po mire, qe te mesojme te verteten a duhet te degjojme te dy palet? Ne keta artikuj qe Dashnori i dergon dhe Merua i boton degjojme vetem nje pale. Po palen tjeter? Pse duhet te marrim te vertete ate qe thote vetem njera pale? A nuk eshte paragjykim, ose anesi? A ka dokumente te tjera mbi kete personazh te sotshem? Mendoj se po. Atehere botojini te gjitha dhe lerini njerzit te gjykojne, mos jepni ju gjykimin bashke me artikullin. A jeni duke bere analize dhe dhene gjykim apo si? Pra mos shisni gjysmen per te plote. Duhet te jeni me shume se duhet budallenj qe mendoni se te tjeret jane budallenj. Kujdes dhe punoni pak per te zgjeruar horizontin tuaj profesional e kulturor. Lexoni me shume se sa borderone. Edhe ne gjyq, qe te denoshesh duhet te degjohen te dy palet, akuzuesi dhe i akuzuari. Ne se keni mafre persiper te beni kete rol lejoni qe lexuesi te lexoje te dy anet e historise.Ose ndryshe jeni duke genjyer veten, se ne jo. Mero shpresoj se nuk te pelqen te biesh kaq poshte, pavaresisht te pelqen te ngrihesh me lart ose jo. Ne se vetem kjo eshte rruga e mbijetes tende vazhdo, mire e ke…

  10. Dauti says:

    Kaloc…po meso a i vrare! Mos thuaj gjera qe zhvlersojne ato qe shkruan. Nese Koco Dilo u internua me me 1965, qenka internuar duke qene avokat, sepse Ministria e Drejtesise eshte prishur ne 1966. Datat jane nje nga elementet e historise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje