FOTOT: COVID-19 nuk i ndal punimet tek stadiumi i Kukësi, ja si duket

27 Mars 2020, 22:17Sport TEMA
FOTOT: COVID-19 nuk i ndal punimet tek stadiumi i Kukësi, ja si duket

Pavarësisht masave të ashpra kufizuese për të mbrojtur qytetarët prej koronavirusit, punimet për stadiumin e ri të Kukësit vazhdojnë, por me ritme të ngadalta.

Në një njoftim të klubit verilindor bëhet me dije se ritmi i punimeve për stadiumin e ri të nënkampionëve të Shqipërisë po vazhdojnë me staf dhe orar të kufizuar.

Situata e krijuar në vendin tonë për shkak të virusit COVID-19 do të vonojë disi përfundimin e plotë të stadiumit të ri të Kukësit.

Njoftimi i Kukësit:

Punimet në stadiumin e ri të Kukësit vijojnë, megjithëse me ritme më të ngadalta. Po punohet me orare te shkurtuara dhe staf të reduktuar duke respektuar njëkohësisht edhe rregullat për sigurinë në kuadër të masave në luftën kundër COVID-19!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje