Ata nuk janë 30!

28 Mars 2020, 21:25Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Udhëtimi i 30 mjekëve dhe infermierëve shqiptarë në Itali ka ngjallur një ndjenjë krenarie tek shqiptarët. Përveç ndonjë politikani idiot, që mendon se ata janë 30 të dërguarit e Edi Ramës, shqiptarët pa diskutim ndjehen krenarë që mundën t’i ofrojnë diçķa Italisë, në këto momente.

Por ata nuk janë 30. Në spitalet e Italisë, ka qindra mjekë dhe infermierë shqiptarë, që tashmë jetojnë në Itali dhe janë pjesë e sistemit shëndetësor të Italisë. Falë Italisë, që na priti më 1991, ashtu të uritur, të paveshur dhe të pashpresë, ne kemi sot qindra mjekë dhe infermierë të tjerë, që janë po ashtu në vijën e parë të luftës me këtë epidemi, si italinë të devotshëm. Dhe kjo është arsyeja kryesore pse ne sot ndjehemi të gjithë mirë. Se Italia na ka bërë pjesë të shoqërisë së saj këto 30 vite.

Ndoshta 30 të dërguarit e sotëm nuk janë shpëtim për Italinë, por ata janë sot pasaporta jonë krenare, në vendin që na është gjendur pranë më shumë se çdo vend tjetër në ditët tona të vështira.

Ata më shumë se Italinë dhe italianët, ndihmojnë imazhin tonë, por dhe mjekësinë tonë. Pas një muaji ne do të kemi 30 luftëtarë të sprovuar në vijën e parë të zjarrit, për të vazhduar betejën në Shqipëri. Do të kemi 30 luftëtarë që dinë të luftojnë dhe dinë të mbrohen nga ky armik tinzar.

Arsyeja pse ata kanë ngjallur krenari në Shqipëri, lidhet me atë çfarë Italia ka bërë për ne më 1991, më 1997 dhe më 2020, pas tërmetit shkatërrimtar.

Por përtej viteve tona të vështira, kjo ndjenjë është e lidhur me mënyrën se si shqiptarët janë integruar në Itali, me mungesën e racizmit ndaj tyre dhe me natyralizimin e tyre me jetën dhe shoqërinë italiane.

Italia është vendi me të cilin çdo shqiptar identifikon Perëndimin, vlerat europiane, jetën e bukur, suksesin e munguar në atdhe. Eshtë atdheu rezervë, në mendjen e çdo shqiptari. Atdheu i dytë, i cili vetëm na ka dhënë.

Do të mjaftonte vetëm krenaria që qindra mijëra shqiptarë emigrantë në Itali, ndjejnë në këto momente përballë fqinjëve të tyre italianë, që ky gjest të hyjë në histori për mirë.

Ata nuk janë “Supermenët” që do ndalin të keqen në Itali, por ata janë “dallandyshet” që mund të çojnë shpresë tek një vend që ndjehet i braktisur, në kulmin e një traume të madhe.

Ata 30 bluza të bardha janë sa dhjetëra batalione ushtarësh që mund të dërgonim në Irak, Afganistan apo vende të tjera, ku popujt përballen me vdekjen nga lufta. Janë shumë herë më tepër se gjithçka mund të bëjmë, për një botë më të mirë.

Ne jemi vet një vend në luftë. Jemi vetë, një vend pa spitale të mjaftueshme, pa aspiratorë të mjaftueshëm, pa maska dhe tamponë të mjaftueshëm, si shumë vende të tjera. Mungesat janë arma më e fortë që epidemia prodhon në betejën e saj kundër njerëzimit, pasi shumëfishon nevojat e shëndetësisë normale. Solidariteti është e kundërta e saj. Ideja se në këtë luftë mund të mos jemi vetëm, e bën më shpresdhënëse këtë betejë.

Ndaj ka rëndësi të kuptohet, se në çdo vend tjetër, nëse nisim mjekë dhe infermierë, askund tjetër nuk do të bëjmë kaq shqiptarë të lumtur, se sa kur i nisim në Itali. Kjo lidhet me faktin se ai është vendi që nuk na ka lënë të vdesim dhe duhet t’ia kujtonim një ditë këtë. Duhet që ata emigrantë që janë aty, të ndjehen një ditë krenarë, që atdheu i tyre po bën diçka për vendin që u dhuroi një jetë të dytë.

Ndaj ata nuk janë 30 mjekë e infermierë. Janë 30 misionarë për t’i kujtuar Italisë, se nuk ia kemi harruar atë që ka bërë për ne.

Ngjan pak si udhëtimi i Skëndërbeut për t’iu gjendur pranë Dukës së Napolit. Por është më e rëndësishme për shqiptarët, se sa për Italinë. I bën ata sot, të ndjehen italianë .

87 komente në “Ata nuk janë 30!”

  1. Zenelaj pas kodres says:

    PERGEZIME i madhi Mero Baze.

    1. askush nuk urrehet me shume se ai qe thote perhere te verteten......[PLATO] says:

      ”…..tu tregojme taloneve se u jemi prane edhe sot, ashtu si i indihmuam ne kohen e Duces se bashku kunder popullit grek”!!

      1. Agron Dajci says:

        Je ballkanasi steriotip. I gatshëm për idiotësira.
        Kush mbjell urejtje korr … shkatërim.

        1. bujari says:

          Eshte grek i qelbur… Pse vetem Italia e duces ju ka sulmuar???? Po Otomanet (prej nga vin pjesa me e madhe,pervec shqiptareve qe jane vendas me minjra vite…) Po gjermanet naziste…. O majmun , ishte lufte botrore !

        2. bujari says:

          Eshte grek i qelbur..(perralla femijesh dine) jo ballkanas-te ardhur nga anadoll siria. Pse vetem Italia e duces ju ka sulmuar???? Po Otomanet (prej nga vin pjesa me e madhe,pervec shqiptareve qe jane vendas me minjra vite…) Po gjermanet naziste…. O majmun , ishte lufte botrore !

      2. ca ca says:

        Ore shko vizitohu, oi semure psiqik. Akoma me fashizmin ti.FASHIZMI eshte denuar ne histori nga vete italianet,prandaj mbylle gojen. Vetem fashistet italiane na vrane,i harruam te tjeret

      3. Greku me i mire eshte greku i vdekur says:

        Rruje bythen o grek i peshtire.
        Vazhdo e shkruaj se e tregon vehten fiks ashtu sic jane te gjithe greket: njerez te qelbur qe nuk dihet cfare rrace arabesh bythzinj jane. Boll te shohesh kryeministrin kara… qe zgjodhen koqet: bythzi anadolli 100% i paster ? ?

    2. Gruda says:

      Eshte propagande,Mero e jo ndihme!
      Para se te ndihmoje Italine me mjeke,Rama te me bjere mua pensionistit ushqime dhe ilace,ndryshe te mos mburret me mashtrime!

      1. Adeci says:

        Këmbës ti biesh, qelbanik që vetëm të qahesh di. Plehrë.

    3. Ilir says:

      Me bere te lotoj Mero! I ke thene te gjitha. Italia eshte vertete atdheu yne I dyte… Sfidoj kedo qe me gjen nje shqiptar ne Itali qe te flase keq per Italine. Ashtu si nuk lejojme askend te na shaje Shqiperine tone. Imagjinoni kur te kete kaluar e gjithe kjo qe po ndodh! Shqiperia ka fituar jo thjeshte simpatine, ka investuar per te ardhmen, ka fituar zemren e nje miku te madh, e nje vellai te madh qe eshte Italia per ne.

    4. #varijanullen says:

      Diten e 23 vjetorit,Te Katertit Te Rades prisnim nje artikull ndryshe Mero. Po je ulur ne gjunje. Te pakten zjidh njerin o Edvinin o Erionin.

    5. KUTE KEPUTE says:

      BRAVO RAMA BURE SHTETI
      Strateg Lufte
      Ju hape Syt SHQIPERIS

  2. Ladi says:

    Po paloqes çfar ti besh ,Ska faj ate detyr ka mar nga doktor Vdekja.

  3. Arjan says:

    Sapo me kane ardhur mesazhe falenderimi nga shume fqinje italiane te pallatit ku jetoj , ne lombardi ….

  4. apostol says:

    BRAVO BRAVO BRAVO

    1. enver isufi says:

      Çfar komenti ti bësh artikujve të Meros.
      Ato thjeshtë janë guida sociale, politike,patriotike, pse jo edhe etike.
      Gazetar kalibri.
      Po të kavdroi Mero, ec përpara
      Po të kritikoi Mero, ke kujdes, analizo veten, korigjohu.
      e.isufi

      1. Albert says:

        Eshte me te vertet krenari per neve qe jetoj e ne Itali

        1. Lirie Celaj says:

          Kur je i mbytur edhe nje got uji eshte miresi.
          30 mjeket nuk i sherbejne vetem shtetit si emer por do lehtesojne ato mjek qe punojne neper spitale 12-16 ore dhe do jene me efikas per ata paciente te shkrete qe ndoshta me pak kujdes e kalojne kete furtune.
          Ky staf mjeksor po shkon drejt rrezikut me ndergjegje te plote. Zoti i sjellte shendosh e mire.
          Per mua jane me shume se heronj. Ju admiroj.

        2. Arber says:

          Nuk ka komentet.Ne shqiptarëve në Itali na bën krenare.Jane Heronj në ballë të luftës.Urimet më të mira për ta dhe Familjet e tyre
          në përmbushjen e këtij misioni fisnik.Mero Baze ndjesia e shqiptarëve kudo ndodhen.I ke thënë të gjitha.

  5. ???PËR BLUZAT E BARDHA ??? says:

    ??????????

  6. Jimi says:

    Po Mero shum e vertete!

    1. Raul says:

      O Mero artikujt tuaj dhe te Frrok Cupit duhet te ruhen ne panteonin e letrave shqipe. Je njesh. Exelent, sinqerisht ju admiroj per kthjelltesine e mendimit. Bravo. Krejt e kunderta me Alibeaj , me paloqen , Muli Gangsterin duan te bejne politike me salivirusin, jane te mjere,te mbaruar, te braktisur, te neveritur, te urryer, te detyruar te shohin vetem zi zi zi ne jeten e tyre,,

  7. Jimi says:

    Po Mero shum e vertete! Ftkeqsite i bashkojne njerzit, popujt.

  8. Fadil Begaj says:

    Ne ka moment me te arsyeshem per te treguar vlerat e popullit tone si mirenjohes,besnik dhe te kulturuar,eshte sot o kure te dashur shqiptar,cdo koment tjeter do jete jo vlere per ju,por jo per kombin. Me respekt fadili.

  9. Timi says:

    Nje falenderim special per z. Edi Rama i cili ne mes te luftes me coronavirusin dhe ne idiotet kriminele partise babale tregon superioritetin e tij si politikan klasi dhe nderon gjithe Shqiperine dhd shqiptaret kudo ku jabd dhe ven partine babale dhe kryetarin babal basha te lehin edhe ne fort si qente e terbuar.

  10. Shqiptari says:

    30 BLUZA TE BARDHA QE NA BENE KRENARE ASHTU SI E MERITOJME!
    RESPEKT E BEKIM PER JU !

    1. Goni says:

      K.ministri Rama nje bure i fisem, inteligjent. Na ka ndryshuar vertet per mire.
      Nuk ndihemi si nje popull qe mban nje dore shtrire per te lypur e tjetren me kthetra per te zhvatur.
      Ngadale por me siguri po shkulen
      rrenjet e qenerise qe mbolli Berisha.
      Ata qe na turperojne dhe i kemi akoma neper kembe, politikane, analiste dhe kriminele behen cdo dite e me pak.

      1. Ilir says:

        Bravo, sakte fare!

      2. Tetovari says:

        Me rspekt i nderuar eke me vend, se ne dit te veshtira tregohet miqesia, edhe se ka nevoj edhe vet Shqiperia ata jan ma nezort se na, a sa iperket qeverive te s berishes e repi popullin shqiptar edhe shwiptaret jash kufijve i tradhtoi ua nguli thiken mbas shpine, roft populli shqipetar posht tradhtarve, psh.

  11. meri says:

    Krenari per gjith kombin shqiptar shkuarja e 30 doktorve e infermierve ne ndihme te popullit italian.
    Je nje gazetar i madh Mero Baze.

  12. Shqiptar says:

    Doni vèrtetè tè bèni shqiptarèt qè jetojnè jashtè tè ndjehen “tè lumtur”?
    Pa dashur tè minimoj aspak kontributin e kètij grupi ndihme nga Shqipèria nè Itali, desha tè sjell nè kujtesè sadopak realitetin shqiptar nè sistemin e shèndetèsisè, pèr tè kuptuar mè mirè nèse kemi veshur parzmoren e kalorèsit tè bamirèsisè apo atè tè klounit dritèshkurtèr, vegèl e politikès sè simboleve pa substancè?
    Nè spitalet shqiptare, paguajmè edhe pastrueset, pèr njè shtupè nè çimenton e ftohtè, infermierèt dhe mjekèt po e po. Ka prej tyre qè pranojnè vetèm valutè tè huaj. Leku nuk u mjafton mè.
    Ata qè nuk kanè tè paguajnè, shkojnè pèr lesh.
    Nga ky realitet, shkojnè 30 vetè, pèr tè treguar se çfarè shqiponjash qènkemi.
    Si quhen ata shqiptarè qè bèjnè ndihmuesin e italianève dhe grabitèsin e shqiptarève?
    Si ti quash ata qè nuk janè tè zotè tè rregullojnè punèt nè shtèpinè e tyre por bèjnè nè tè njèjtèn kohè sikur janè nè gjèndje tè ndihmojnè dikè, diku tjetèr?
    Mbase duhen pyetur psikiatèr dhe psikologè, tè na ndihmonin. Fatkeqèsisht, nuk jam vetè i kèsaj fushe.

    1. durrsak 24 karat says:

      “Shqiptar”? Komentues serb!

    2. Bekim says:

      Kërkoi ndhimē doktor vdekjes se aty e le

    1. Vladkllapi says:

      zhejoti ky gjest i lartë solidari kaqenë përherë tek shyptaret kudo ku kanë qenë në mesdheun e lashte. harrohet vjersha e çajupit për djemte e arbnisë qe u vranë per të tjerët gjithë djemtë që ke qarë e mban zi për morenë janë vrarë për turqi.dhe me italian po ashtu trimat e garibaldit ishin arbëneshë.pra shkyptari e ka per mburrje të vritet për tjetrin.në luften e dyte shqyptari mbajti qindra italianë në shtepit e vet dhe i shptoi nga vdekja uria.por pat edhe shkyptar të ligj që u moren ushtarve italian tvrarë rrobet e trupit e të tjerë. Por shumica e popllit ton eshte zemer butë e dashur.dhe dalin këto shembuj qe i bani tealitet edi ramë finoku qe eshte pikant në keto gjeste emocionante por dhe reale të popullit tonë.në këto dit duket miku dhe i ligu o poppull shqyptar !

  13. Bote te pa punesh says:

    Koronavirusi u gjeti pune shume njerzve, te parit Edit tone qe shtyn „qeverisjen“ me termete dhe fatkeqesi te tjera se vete prodhon…nje kakardhi ne kohe normale. Halli eshte se si do ti kene punet ata qe punojne, pas koronavirusit!? Te na rrojne Edi me kalamajt ministra pa ci q…

    1. TIRONS HESAPI says:

      Po kush je ti mor Kapedan qe kerkon pergjigje qe as Trampi, as Merkeli e askush ne kete Bote nuk e di ?????
      Or Lum Miku……..trunin ta boni perenia jo vetem me pi raki e me honger udhra t njoma….or Lum Miku…vrite icik at mut truni……KORONAVIRUSI mund te iki mas 6 mujsh…….tashi ca pergjigje do ti ?????? Or Lum Miku…….futi i caj kinez a noi caj moli tashi ene shkeputu pak nga Interneti se vallaj bilaj terdha te shpia e tshqep ndru……..A more vesh a jo……

      1. Shqip says:

        Ca ti rrafesh atij?! Nuk e shef qe e ka rraf perenija… me ate menje qe ka?

    2. Bekim says:

      Se si do venē punēt mē vonē vetēm qëntē
      e Babales merakosen se atje s vete
      coronavirusi por ata kanë nevojē për vaksinēn
      kundër tërbimit më me urgjencē

  14. Zjarri 6 says:

    Vetem mos tu kerkojne ndonje lek te semureve se u eshte bere zakon dreqi

    1. Lipe Shtogu says:

      Shqetësim me vënd. Kjo do të thosh që ne shkojmë atje për të luftuar koronavirusin, por ndërkohë bëjmë një zarar më të madh, përhapim ryshfetovirusin, një virus ky, e provuar që nuk i bënë derman asnjë ilaç.

    2. Ceni says:

      Or “shqiptar”, qe s’je shqiptar, mbill pak miresi ne shpirtin tend te keq.

      1. Tetovari says:

        Po i nderur Ceni edhe un i shkrujta ashtu por me siguri nuk asht shqipetar esht shqip foles tfl.

  15. Nje akt i madh, i jadhtezakonshem. Bravo shkolles shqiptare te mjekesise. Jemi krenare me personelin mjekesor tonin. Shendet dhe faqebardhe ne misionin tuaj.

  16. Remarku says:

    Nje gjest qe na ben krenar ,kemi shume detyrime ndaj italis.bravo

  17. No comment says:

    Një Shqipëri më e fortë.
    Artikull vërtet i ndjerë

  18. Mira says:

    Bravo Mero,I vetmi gazetar qe lexoj me kenaqsi!

  19. Albert says:

    Eshte me te vertet krenari per neve qe jetoj e ne Itali

  20. Mi says:

    Ashtu eshte! Pa asnje dyshim!

    1. Veshi says:

      Kurre nuk e kam thene, Qenkeni censure antishqiptare, e kam vet fajin qe shprehem drejt.
      Po e shuaj dhe po flas si e doni ju Italia ishte pushtuese.

  21. Eri says:

    Ate qe ndiejme,mendojme,e lexova ketu!
    Bravo Shqiperi,bravo Tema!

  22. Shijak says:

    Ata shkuan per te vdekur…

    1. Arber says:

      O Shijak-Nuk vdesin ata se ben duva ti.Race muti.Kane bekimin tone kudo gjenden dite e nate.Plerat si puna juj kane prblem veten.

    2. KRISTI says:

      ptuj rac muti
      rac e qelbur
      rac kerme
      rac e peshtir
      mbeturinat e races Shqiptare
      jashtqitje te mutit Sali
      nuk di a ka me fjal per kte urejtje rac felliqesire

      1. Tetovari says:

        Per fat tekeq ju qenkeni anti shqiptari ma imadh qe kam lexie deri tash turp.

  23. Igi?? says:

    …si nje kolane e bukur zanore qe shoqeron bukur e hijshem nje akt burreror,miqesor e te ngrohte te qeverise shqiptare,vertet qe ishte e rastit te theksoj “tingujt”e bukur te kesaj melodie te bukur mes keti dramaciteti njerezor,qe tregon doren e ngrohte qe perkedhel sado pak zemrat italiane,por qe shqiptareve u jep krenarine qe aq per zemer e kane ta paguajne me çdo cmim….bravo e madhe per kete kompozim perfekt…i dashur per pjesen me te madhe te shqiptareve…PA DISKUTIM…!!!!???

  24. gogo alb says:

    Shqiptaret ne gjurmet e skender beut ne ndihme te dukes.Miqesija e krenrija vazhdoine…zagaret lete bejne gam gam.

  25. Emigranti says:

    Mirenjohja eshte fisnikeri, Po eshte edhe detyrim. Bravo 30 vullnetareve dhe Edi Rames.

  26. Floriri says:

    Te bekuara e te nderuara qofshin 30 dallendyshet shqiptare qe lartesojne atdheun e mbushin me krenari zemrat e cod shqiptari Nje gjest shume human qe behet ne keto momente kaq te veshtira qe po kalon bota Vertet vendit ne keto situata do I duhen shume e shume mjeke e infermiere , por kini parasysh se edhe vendet me te pasura nuk po arrine ti bejne balle kesaj te keqe te madhe qe po merr shume jete Gjeja me e bukur qe beri qeveria shqiptare Bravo

  27. Pokeristi says:

    “30-te bluza te bardha,jo tridhjete supermene,30-te dallandyshe shprese”.
    Shprehje me mjaft ngarkese emocionale me mjaft sharm e elegance artistike,me mjaft ngjyre nacionale.
    Mirnjohja ,solidariteti,dashurija,sakrifica dhe respekti per te tjeret duhet te jene tipare kombetare,jane shenje civilizing.
    Te lumte Mero!…..

  28. Tirona says:

    Mbas ketij shkrimi ka sy e faqe krimineli Lubonja ti dali perpara syve shoqerise shqiptare. Do ishte mire qe ky njeri te shkoje te mbyllet ne cmendi me kembet e veta.

    1. Tetovari says:

      Shum e vertet elexove edhe komentin apo terbimin ndaj qeveris sikur i kisht hi covid 19 nzemer fatosit, per dallendyshet shqiptare mirnjohje dhe per qeverin shqiptare insha allah kthehen shnosh e mir te famj eveta, psh.

  29. Veshi says:

    Mbi te gjitha, Italia eshte i vetmi vend nder vendet qe na rrethojne, qe historikisht pakicat Shqiptare atje, i ka stimuluar te jetojne te lire dhe te zhvillojne gjuhen shqipe dhe shqiptarine.

  30. Veshi says:

    Kurre nuk e kam thene, Qenkeni censure antishqiptare, e kam vet fajin qe shprehem drejt.Mbi te gjitha, Italia eshte i vetmi vend nder vendet qe na rrethojne, qe historikisht pakicat Shqiptare atje, i ka stimuluar te jetojne te lire dhe te zhvillojne gjuhen shqipe dhe shqiptarine.

  31. Bryli says:

    Po si u ndje lubonja, paloqja dhe paliqet e tjere te pd-es ?. Pse I terboi ky akt njerezor o Z. Mero?.

  32. Bardhyl says:

    Bravo Mero.Keta mjeke na bene krenare ne keto dite shume te veshtira.Italia eshte atdheu yne i dyte.

  33. Pelioni says:

    Ekselent Mero.
    Bravo Edi
    Mirënjohje deri në pafundësi mjekve dhe infermierve.
    ltalia atdheu i dytë i shqiptarve.

  34. Albani says:

    Shqiperia me ate popull te mrekullushem nuk mund te bente me shume se kaq per Italine si nje atdhe te dyte te mijra shqiptareve.
    Historikishte shqiptari e ka treguare dinjitetin dhe zemerbujarine per mikun e vertete per njerzit qe ne kohe te veshtira per mbi jetese i hapen deren dhe ju tha urdheroni dhe jetoni me ne .Italia per ne shqiptaret eshte shume dhe xhesti modest human qe ka bere shqiperia flete shume per çka jane shqiptaret ne te vertete.
    Nuk mund te le pa nenvizuare se kjo arritje e shqiperise ne kete kohe i dedikohet edhe qeverise shqiptare te drejtuare nga Edi Rama qe ka bere dhe po ben te pamunduren per integrimin e shqiperise ne Europe,dhe ky qendrim nuk eshte pak por shume domethenes.
    Bluzat e bardha shqiptare nuk jane thjeshte mjeke dhe infermjere shqiptare qe po japin ndihmesen modeste ne Itali por jane 30 flamur shqiptare qe valviten krenare dhe me nje dinjitet ziliqar ne Italine qe ne jetojme dhe punojme.
    Bravo shqiperi Bravo mjekeve dhe infermjereve shqiptare qe si gjithmone kini zgjedhur vijen e zjarrit per te sherbyere me dinjitet dhe krenari BRAVO.

  35. H.Bregu says:

    Bravo,bravo….miku i mire duket ne dite te keqe,

  36. dhembeli says:

    Ndjenja e solidaritetit forcon shpirtin njerezor ,ngjall shpresen , shumefishon optimizmin tek njerzit.
    Nje mendje si kjo e Edi Rames, prodhon kete fryme, ne keto kohe deshperimi e coroditje ne boten mbare.
    Dhe kjo fryme , eshte si nje trompete qe heth ne sulm kunder armikut,forca te fresketa shtese… qe vijne nga aleatet…
    E si te mos ndihen mire c’do Shiptar ne Itali ? Po ne vendet e tjera , si do ndihen ? Po ne ketu si ndihemi sot nga dje?
    Si shpjegohet qe 30 vete marrin vdekjen ne sy dhe nisen te rrezikojne?
    Vec admirim per keta mjeke e infermiere dhe nje urim : Te kthehen shendoshe, e me flamurin e humanizmit shqiptar ne dore ,..shpirt i trasheguar!
    Ndersa Per artikullin : Ne se gazetaria shqiptare duhet te dije te orientohet , t’i ktheje shqisat nga Mero Baze .
    Faleminderit Mero!

  37. Arber says:

    Nuk ka komentet.Ne shqiptarëve në Itali na bën krenare.Jane Heronj në ballë të luftës.Urimet më të mira për ta dhe Familjet e tyre
    në përmbushjen e këtij misioni fisnik.Mero Baze ndjesia e shqiptarëve kudo ndodhen.I ke thënë të gjitha.

  38. Tori says:

    Tani ti drejtohemi Kines e Turqise te na sjellin ca mjeke e materjale mbrojtese.

  39. vespa says:

    Bravo,,shume falemiderit Mero Baze !

  40. Eduart says:

    MERO BAZE
    FALEMINDERIT PER FJALET ME TE BUKURA QE KE GJETUR
    KJO NUK ESHT GJE TJETER VECSE KURAJO
    MERO
    F A L E M I N D E R I T

  41. hajrie says:

    Gazeta me idjote jo profesionale jo gazete qe ekziston ne univers!

  42. Elba says:

    Me mire vone se kurre.Vertet,kane shkuar 30 te Mjeke,ne Itali? A nuk duhet te gezohemi per kete?Vitet e para te Demokracise,shkuan te shkathtit ne Itali,Greqi,apo……Prezantimi me I keq I Shqiptareve,ne kontakt me te huajt.Kriminele,vrases dhe hajdute ne pergjithesi.Me kalimin e kohes Popujt Fqinje po binden,se Shqiptaret jane punetore,qe e duan jeten dhe qe jane paqesore.Mos harrojme,keto 30 Mjeke jane brezi I ri kuadrosh,rritur pa komplekse cmirash dhe urrejtjeje.Tek ta shohim,dashurine pa interes midis tyre.Me nje culture,qe vlen te cmohet.Pse jo te mos krenohemi.Surprizat e Z.Rama,verbojne Anti Shqiptaret.Dallkauket Megallomane.Parazitet e cdo ngjyre.

  43. respekt says:

    do ta krahasoja me flamurin shqiptar ku keta te 30 jan flamuri kurse ai qe mbeshtet flamuri eshte edi rama sot si asnje here shqiponja me dy krena ndihet krenare

  44. Rei says:

    Mos harro zoti Mero qe ketu ne Itali jane vetem keta 30 vete por jemi me shume se 5000 mjeke e infermiere qe po punojme me paziente Covid 19.Nje nder ta jam edhe une prej 20 vjetesh punoj si infermier ne spital Milano. Prandaj Shqiperia po ndihmon shume me teper.

    1. Alban Dega says:

      MERO E KA THENE SHUME QARTE KETE QE E PERSERIT
      ZOTI REÍ

      Jo vetem nuk e ka harruar ate fakt , por ajo eshte shtylla krrizore e analizes se shkelqyer te tij.
      Jemi krenare per ju dhe per gjithe vellezerit e motrat tane jo vetem te kesaj fushe ketu ne SHBA, Kanadane fqinje, Britaninee Madhe, Gjermani, France… e kudo ne Bote deri ne Australi e Zelanden e Re apo Argjentine!
      Rilexoje dhe do te bindesh plotesisht!
      Vellzerisht!

  45. Leka says:

    30 dallendyshe qe fluturuan pertej Adriatikut ne kete pranvere kaq te zymte jane heronjt e mjekesise shqiptare Zoti I ndihmofte ata e Italine qe eshte goditur keq Ky gjest na ka perlitur edhe na shton forcat per te perballuar situaten ?????

  46. Tomori USA. says:

    Ky gjest i qeveris shqiptare dhe personalisht i kryeministrit Z. Rama na beri krenare edhe ne qindra e mijra shqiptaro amerikaneve, qe jetojme ne Amerik.

  47. Qif Qinonat says:

    Kur i jep ndihm tjetrit qe esht n veshtirsi,mos ja permend,se duket pordhnim.
    A e mbani mend historin e plehrave qe do vinin n shqipni?
    Gjithato demonstrata anti…
    Italia i mori dhe pa zhurm i manaxhoi…
    Prandah,mos u hiqni aq humanista o shwiptare se ju jeni ata qe i nxirrni syr njeri tjetrit kot..
    Kjo qe po ndodh me mjeket esht thjesht merit personale e Edit. Sepse Edi ka sens. A e mbani mend trikolorin francez me lapsa ke xhepi i xhaketes pran zemres,n Paris kur Edi vajti ne perkrahje te frances kundra terroristve myslyma?
    Esht i njejti mentalitet qytetar qe Edi e ka vetem n shqipni.s e ka asnji politikan tjeter.osht sportisto artist ai prandaj…
    S vje prej shpelle vicidoli apo prej guve skrapari…
    O le e rrit n mes t tirones me aq urbanistik,shkollim,tv italjon,libra e topa basketbolli sa si ka pa gjith trapoja e skrapari bashk.
    Kshtuqe kur vje momenti reflekto kulturen e marr qysh fmi…nga familja e shoqnija…
    Po t ishte Sala,me e shumta do kishte ble nanji helikopter nga Berluskoni me paret e fukarenjve..
    Kurse Ai Like skrapari osht komplet loqe cari..

  48. Lani says:

    Vetem se nuk duhet te harrojme mjeket qe po rrezikojne per ne ketu ne Shqiperi! Nuk po marrin as rrogat dhe as vemendjen e atyre qe shkojne ne Itali.

  49. Vladkllapi says:

    zhejoti ky gjest i lartë solidari kaqenë përherë tek shyptaret kudo ku kanë qenë në mesdheun e lashte. harrohet vjersha e çajupit për djemte e arbnisë qe u vranë per të tjerët gjithë djemtë që ke qarë e mban zi për morenë janë vrarë për turqi.dhe me italian po ashtu trimat e garibaldit ishin arbëneshë.pra shkyptari e ka per mburrje të vritet për tjetrin.në luften e dyte shqyptari mbajti qindra italianë në shtepit e vet dhe i shptoi nga vdekja uria.por pat edhe shkyptar të ligj që u moren ushtarve italian tvrarë rrobet e trupit e të tjerë. Por shumica e popllit ton eshte zemer butë e dashur.dhe dalin këto shembuj qe i bani tealitet edi ramë finoku qe eshte pikant në keto gjeste emocionante por dhe reale të popullit tonë.në këto dit duket miku dhe i ligu o poppull shqyptar !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje