Duhej të luhej Angli-Itali: Wembley ndriçohet Tringjyrësh

28 Mars 2020, 13:13Sport TEMA

Emergjenca koronavirus ka detyruar anullimin e miqësores Angli-Itali në program mbrëmjen e djeshme, por Federata angleze ka dashur të tregojë gjithë solidarietin ndaj Italisë, që po kalon situatën më të vështirë nga infektimet.

Një gjest i thjeshtë, por shumë kuptimplotë që i dha ngjyrat e flamurit italian stadiumit Wembley, ku duhej të luhej ndeshja.

Në të njëjtën kohë, ekrani gjigant përballë Olympic Way ka pasqyruar mesazhin: “Jemi të ndarë, por jemi bashkë. Forca Italia #distantëportëbashkuar”.

“Falë futbollit Italia e Anglia janë më afër: e kam falenderuar personalisht presidentin e federatës angleze Greg Clarke për inisiativën e bukur të mbrëmjes së djeshme, veshur nga një ndjenjë e sinqertë afërsie në një moment kaq të vështirë për gjithë Europën.

Sapo të kthehemi në fushë, si në Itali ashtu dhe në vendet e tjera, duhet të vazhdojmë ti japim vlerë solidarietetit e miqësisë të përforcuar nga kjo emergjencë” ka thënë presidenti i Federatës italiane Gabriele Gravina.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje