“Në ’79-ën të kamufluar si tregtarë, Mehmet Shehu na dërgoi me mision sekret në Vietnam, për raketën SAM-7, që s’na e jepnin kinezët dhe …”: Dëshmia e ish-drejtorit

28 Mars 2020, 18:41Dossier TEMA
“Në ’79-ën të kamufluar si tregtarë, Mehmet

Memorie.al publikon historinë e panjohur të ndodhur në fundin e vitit 1979, kur kryeministri Mehmet Shehu që njëkohësisht mbante dhe funksionin e Ministrit të Mbrotjes Popullore, urdhëroi dërgimin me misionin sekret në Vietnam të një grupi prej shtatë ushtarakësh të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes me në krye shefin e Armatimit të Ushtrisë Shqiptare, Gaqo I. të cilët kishin si detyrë specifike që t’ju kërkonin kolegëve të tyre vietnamezo-veriorë, rraketën e famëshme SAM -7 të prodhimit sovjetik, e cila kur ishte testuar për herë të parë kishte çuditur Perëndimin, aq sa amerikanët kishin deklaruar se tashmë “tanku nuk mund të quhej më armë luftarake”?! 

Dëshmia e rrallë e Memush Habilajt, ish-pjestar i atij misioni sekret dhe më pas me detyrën e Drejtorit të Laboratorit Qëndror të Kërkimeve Kimike pranë Ministrisë së Mbrojtjes, lidhur me porositë e veçanta që iu dhanë atij grupi nga kryeministri Mehmet Shehu dhe ministri i Punëve të Jashtëme, Nesti Nase, që ai mision të mbëhej në sekretin më të madh, itinerari i udhëtimit me shumë peripecira dhe ndërhyrja e ambasadorit Sokrat Plaka në Beograd,  pritja që i’u bë nga homologët e tyre vietnamezo-verior dhe si u dekonspirua ai mision, aq sa për to kishin shkruar disa revista franceze dhe serbe, të cilat Mehmet Shehu ua tregoi pas kthimit të grupit nga Vietnami!

Nga Dashnor Kaloçi

Dëshmia e inxhinierit ushtarak Memush Habilaj:”Në tetorin e vitit 1979 së bashku me shtatë koleg të tjerë nga Ministria e Mbrojtjes shkuan në Vietnamin e Jugut me një mision tepër sekret. Mehmet Shehu na kishte porositur që duhet të merrnin me çdo kusht kundrejt çdo lloj çmimi me dollar në dorë, raketën e famshme SAM–7, që kishte çuditur Perëndimin, të cilën kinezët na e kishin refuzuar”

“Misioni ynë ushtarak në Vietnam zgjati rreth dy muaj dhe në  dhjetorin e vitit 1979 kur ne u kthyem në Shqipëri, kryeministri dhe ministri i Mbrojtjes, Mehmet Shehu, thirri shefin tonë Gaqo I. të cilit i bëri të ditur se megjithë masat e shumta që ishin marrë për kamuflim, misioni ynë ishte dekonspiruar dhe për t’ja vërtetuar, i tregoi dy gazeta të huaja (serbe e franceze) që kishin publikuar të gjithë emrat e anëtarëve të grupit tonë dhe qëllimin se përse ne kishim shkuar në Vietnam. Kështu e kujton ish-ushtaraku i lartë i Ministrisë së Mbrojtjes, Memush Habilaj, në intervistën e tij ekskluzive për Memorie.al, të fshehtat e atij misioni sekret të ushtarakëve shqiptar që në tetorin e vitit 1979 shkuan në Vietnamin e largët, pas urdhërit të Mehmet Shehut.

Çfarë ishte ai mision, kush ishin anëtarët e tjerë të grupit dhe përse ai u mbajt sekret? Cilat ishin porositë që iu dha para nisjes zv/ministri i Mbrojtjes, Nazar Berberi dhe kryeministri Mehmet Shehu? Cila ishte arma e famshme që kishte çuditur Perëndimin, të cilën kinezët kishin refuzuar t’ja jepnin Shqipërisë, dhe përse Mehmet Shehu u dha porosi të prera dhe i kërkoi misionit të ushtarakëve shqiptar që ta merrnin me çdo kusht në Vietnam, qoftë dhe duke e paguar me dollar në dorë me çfardo shume që t’u kërkohej?! Çfarë ndihme u kishte dhënë Ushtria Shqiptare asaj të Vietnamit të Veriut kur ata luftonin me Vietnamin e Jugut dhe çfarë kërkonte prej tyre me anë të atij misioni që po dërgonte?

Ç’farë u tha atyre para nisjes ministri i Punëve të Jashtëme Nesi Nase, dhe si u kamuflua misioni i ushtarakëve shqiptarë në atë udhëtim të largët ku ishin porositur të gjithë ambasadorët e Shqipërisë në shtetet ku ata do të kalonin tranzit, për të dalë në aerporte dhe të merrnin masat që të mos dështonte udhëtimi i “delegacionit tregtar”? Si u realizua udhëtimi dhe si u shmang në Beograd nga Sokrat Plaka dështimi i mundshëm i atij misioni nga greva e punonjësve të aeroporteve? Si mbërritën ata në aeroportin e Saigonit dhe përse udhëtarët e asaj linje u çuditën kur “delegacioni tregtar shqiptar” u prit me “Benz”-a luksoz të cilët u afruan deri tek shkallët e avionit?!

Kush e priti misionin e ushtarkëve shqiptarë në Hanoi, përse u dërguan ata në pallatin që kishin ndërtuar amerikanët, si ndiqeshin në çdo hap nga agjenturat sovjetike dhe përse ata shkuan deri në Kamboxhia?! Ç’farë të dhënash dhe çfarë armësh arriti të merrte misioni i inxhinierëve ushtarakë të Ministrisë së Mbrotjes dhe përse vietnamezët nguronin dhe nuk u’a dhanë shumë nga armët dhe teknikën lufarake që ata kërkuan?! Lidhur me këto dhe të tjera anë të fshehta dhe të panjohura të atij misioni ushtarak që shkuan në Vietnam 41 vite më parë, na njeh me intervistën e tij ekskluzive për Memorie.al, ish-ushtaraku dhe inxhineri kimist, Memush Habilaj, ish Drejtor i Laboratorit Qëndror të Kërkimeve Kimike të Ministrisë së Mbrojtjes.

Zoti Habilaj, ç’farë detyre kishit ju në atë kohë që shkuat me mision në Vietnam?

Në vitin 1979-të, kur u morr vendimi që një delegacion ushtarakësh do të shkonte në një mision sekret në Vietnam, unë isha inxhinjer kimist pranë Laboratorit Qëndror të Kërkimeve Kimike pranë Ministrisë së Mbrojtjes.

Në çfarë rrethanash dhe përse u vendos që të shkonte në Vietnam ai mision?

Ushtria Shqiptare të paktën që nga fillimi i viteve ’60-të ishte furnizuar rregullisht me armatime dhe teknikë lufarake nga Republika Popullore e Kinës, ndërsa për periudhën për të cilën bëjmë fjalë, pra në vitin 1979, po bëheshin gati dy vjet që Shqipëria i kishte prishur marrëdhëniet me Kinën, dhe Ushtria Shqiptare u vu në vështirësi për njohjen dhe disponimin e armëve kimike të cilat ajo i kishte marrë më parë prej saj. Në atë kohë pasi u prish me Kinën, Shqipëria nuk kishte asnjë lidhje tjetër ku të drejtohej për furnizimin me armatimet e kohës dhe në ato kushte as që bëhej fjalë që të lidhej me ndonjë vënd tjetër, sepse ne ishim deklaruar si i vetmi vënd komunist në botë. Nisur nga kjo situatë ku ndodheshim, e vetmja mundësi që na kishte mbetur e hapur për të parë botën dhe armët që na duheshin, mbetej Vietnami. Kjo ishte dhe arsyeja që u vendos për të shkuar misioni ynë në Vietnam.

Me konkretisht cili ishte qëllimi i vërtetë i vajtjes suaj në Vietnam?

Mbas përfundimit të Luftës që u bë në Indokinë, në duart e këtyre vëndeve kishin mbetur një sasi e madhe armatimi dhe teknike lufarake, me të cilat ato ishin furnizuar nga Amerika, Bashkimi Sovjetik dhe disa vënde të tjera që u kishin shitur palëve ndërluftuese këto armë. Në atë kohë vëndet e Indokinës njëkohësisht ishin kthyer në një vënd eksperimental ku bëheshin provat e të gjitha armatimeve të reja. Në vitin 1979-të kur u vendos vajtja e misionit tonë në Vietnam, aty kishte katër pesë vite që kishte përfunduar lufta që vietnamezët kishin bërë me amerikanët, dhe situata ishte e stabilizuar. Gjatë asaj lufte që zgjati shumë vite, ishin përdorur shumë nga këto armatime të reja dhe teknika luftarake e fundit që dispononin si amerikanët që kishin furnizuar Vietnamin e Jugut, ashtu dhe sovjetikët që kishin furnizuar Vietnamin e Veriut. Nisur nga kjo, u mendua që një delegacion ushtarak i ynë të shkonte me mision atje dhe të shihte këto armë të cilat i dispononin ata, që në atë kohë konsideroheshin si armiqtë tanë. Ne na duhej jo vetëm që t’i shihnim këto armë, por dhe të furnizoheshim me to, në mënyrë që ato armatime t’i dispononte dhe Ushtria Shqiptare.

A kishit dijeni ju për ato armë që ishin përdorur në Luftën e Vietnamit?

Në parantezë desha të theksoj se në atë kohë, nuk ishim ne delegacioni i parë që do të shkonte në Vietnam. Nga Shqipëria kishin shkuar që në periudhën e Luftës, disa misione me oficerë të Ministrisë së Mbrojtjes, të cilët ishin njohur me armatimet e ndryshme që ishin përdorur aty. Po kështu pas mbarimit të luftës, qeveria shqiptare me atë vietnameze lidhi një marrëveshje dypalëshe, dhe si rezultat i saj në Vietnam shkuan disa ekipe me oficerë shqiptarë. Ne kishim dijeni për armët që ishin përdorur dhe vazhdonin të përdoreshin aty dhe nga lidhjet e vazhdueshme që kishim pasur me Kinën. Përveç kësaj, në lidhje me armët që ishin përdorur në Vietnam, ne kishim njohje dhe të dhëna edhe nga shtypi i huaj si dhe ai ushtarak i specializuar me literaturën e nevojëshme të këtyre vëndeve, të cilat ne i kishim siguruar nëpërmjet kanaleve tona të “Zbulimit të Ushtrisë”, sipas porosive që u jepnim. Kështu nga këto të dhëna që dispononim ne, kishim njëfarë njohje mbi armatimet që ishin përdorur në Vietnam.

Cilat ishin në atë kohë marrëdheniet e Ushtrisë Shqiptare me atë vietnameze dhe a kishit marrë më përpara armatime nga Vietnami?

Që gjatë Luftës së Vietnamit, qeveria shqiptare i kishte përkrahur vietnamezo-veriorët si në aspektin poltik me propagandën që bënte në shtyp dhe në arenën ndërkombëtare, ashtu dhe materialisht, duke u dërguar ndihma të ndryshme si: naftë, bitum, lëndë të para mineralesh, cigare etj., që shkonin me vapor deri në Kinë dhe prej andej në Vietnam. Po kështu në këtë kuadër, edhe Ushtria Shqiptare e kishte ndihmuar Ushtrinë Vietnameze, duke i dërguar medikamente mjeksore, ilaçe, ushqime, veshmëbathje, kundragazë, etj. Natyrisht këto ishin ndihma modeset dhe simbolike, të cilat nuk luajtën ndonjë rol të madh në atë luftë.

Kur u njoftuat se do të niseshit me mision në Vietnam?

Në tetorin e vitit 1979, u njoftuam se një delegacion nga Ministria e Mbrojtjes do të shkonte në Vietnam dhe në përbërje të atij delegacioni do të ishim shtatë inxhinierë të profesioneve të ndryshme, duke filluar nga degët e Kimisë, Xhenjos, Ndërlidhjes, Armatimit, etj. Në këtë delegacion u njoftova se do të isha edhe unë pjesë e tij.

Kush ishte kryetar i delegaciionit tuaj dhe personat e tjerë në përbërje të tij?

Si kryetar i delegacionit u caktua Drejtori i Armatimit të Ushtrisë, Gaqo I. dhe në përbërje të tij, isha unë si përfaqësues i Drejtorisë së Kimisë, Johan Furxhi nga Ndërlidhja, Nuro Brato nga Xhenjo, si dhe tre shokë të tjerë.

Si u’a komunikuan dhe kush u thirri për t’u dhënë detyrat përkatëse që do të kryenit gjithsecili nga ju në Vietnam?

Ekipi ynë që përbëhej prej shatë vetësh u thirr i gjithi në një nga zyrat e Ministrisë së Mbrojtjes dhe kryetari i misionit, Gaqo I., na njohu me të gjitha detyrat që do të kryente gjithsecili nga ne anëtarët e grupit gjatë gjithë misionit tonë. Këto detyra Gaqo I., kishte marrë personalisht nga kryeministri Mehmet Shehu, i cili e kishte thirrur atë në zyrë dhe ja kishte dhënë me shkrim për çdo veprim që ne do të bënim në Vietnam.

Cila ishte detyra kryesore që Mehmet Shehu, i dha para nisjes, kryetarit të misionit tuaj Gaqo I.?

Nga shumë detyra që iu ngarkuan misionit tonë për të kryer në Vietnam, ajo më kryesorja për të cilën ministri i Mbrojtjes, Mehmet Shehu, kishte insistuar më shumë tek shefi i misionit tonë, duke ia dhënë si porosi të veçantë, ishte ajo që ne duhet të merrnin me çdo kusht, kundrejt çdo lloj çmimi, qoftë duke paguar edhe me dollar në dorë, rraketën e famshme SAM-7. Ajo rraketë, ishte prodhuar nga amerikanët e sovjetikët, dhe kur u testua për herë të parë, për efikasitetin që ajo dha, kishte çuditur Perëndimin, aq sa amerikanët u detyruan të thoshnin se pas kësaj, “tanku, nuk mund të quhej më armë luftarake”. Këtë rraketë, (prodhimin sovjetik) ne ua kishim kërkuar kinezëve dhe ata na e kishin refuzuar e nuk na e kishin dhënë.

Ç’farë ishte ajo rraketë, që insistohej të merrej me çdo kusht, dhe përse i nevojitej ajo Ushtrisë Shqiptare?

Rraketa SAM-7, ishte një armë e vogël e cila, përdorej për të goditur tanket, dhe objektivi i saj asgjësues ishte deri në 2.800 metra. Ajo mund të përdorej fare lehtë, edhe kundër avionëve dhe helikopterëve, që fluturonin deri në lartësinë 1000 metra. Kjo armë e cila mund të përdoret nga një ushtar, nëpërmjet telekomandës, e ndjek vetë objektivin derisa ta asgjësojë. Për herë të parë, ajo u përdor në Luftën Arabo-Izraelite të vitit 1973, ku gjeti përdorim të gjerë, dhe shkatërroi qindra tanke të ushtrisë izraelite.

Sipas porsisë, që na ishte dhënë, ne duhet të insistonim me çdo kusht, në marrjen e modelit të kësaj arme, të cilën më pas duhet ta prodhonim në Shqipëri, me industrinë ushtarake që dispononim. Kjo armë, i duhej Ushtrisë Shqiptare, sepse nisur nga strategjia e mbrojtjes së vëndit, e cila ishte miratuar nga Këshilli i Lartë i Mbrojtjes, presupozohej që një sulm eventual ndaj vëndit tonë do të bëhej me tanke, dhe për këtë gjë insistohej që rraketa SAF-7, duhej të disponohej me çdo kusht nga forcat tona të armatosura.

Cila ishte detyra që i’u ngarkua juve personalisht në atë mision?

Detyra që do të kryeja unë në përbërje të atij misioni, m’i komunikoi vetë Drejtori i Kimisë së Ministrisë së Mbrojtjes, Enver Lagji. Ai më bëri të ditur të gjitha problemet që kishte arma jonë e Kimisë, dhe detyra e parë e imja, ishte që të interesohesha për mjetet dhe teknikat e reja të mbrojtjes kimike, si kundragazet, etj. Së dyti unë, duhet të interesohesha për aparaturat që sinjalizonin për rrezikun kimik, dhe së treti, duhet të mblidhja një informacion sa më të plotë, lidhur me të gjitha llojet e armëve kimike që ishin përdorur në Luftën e Vietnamit. Këto teknika të reja, ne duhet t’i merrnin në mënyrë që Ushtria Shqiptare, të ishte në të njëjtin nivel me ushtritë e tjera. Këto ishin detyrat e vetme që më dha mua shefi im, Enver Lagji, dhe çdonjëri nga pjestarët e misionit, kishte marrë udhëzimet përkatëse nga shefi i tij.

Përveç detyrave specifike profesionale që iu dhanë çdonjërit nga ju, a ju dhanë udhëzime të tjera se si duhet të veproni në atë mision?

Po, përveç detyrave që na i dhanë të preçizuara për gjithësecilin nga ne, para nisjes, na thirri në zyrën e tij zv/ ministri i Mbrojtjes, Nazar Berberi, dhe na dha të gjitha udhëzimet e veçanta sesi duhet të silleshim dhe vepronim gjatë ditëve që do të qëndronim në Vietnam. Këto detyra, na i dhanë në mënyrë të hollësishme, dhe ne nuk kishim të drejtë që të bënim asnjëlloj veprimi përveç atyre që na ishin thënë. Të gjitha këto ishin dhënë me shkrim nga Mehmet Shehu. Pas dhënies së detyrave, pak para nisjes, zv/ministri i Mbrojtjes, Maliq Sadushi, erdhi dhe na përshëndeti. Pasi u larguam nga Ministria e Mbrojtjes, shkuam në Ministrinë e Jashtme, ku morëm udhëzime të tjera, në lidhje me misionin që do të kryenim në Vietnam.

Çfarë ishin këto udhëzime dhe kush ua dha ato në Ministrinë e Jashtme?

Në Ministrinë e Jashtme, delegacionin tonë e priti, vetë minsitri, Nesti Nase dhe zëvëndësi i tij Reiz Malile. Gjatë asaj pritjeje, ata na dhanë instruksione të reja që preknin sferën e Minsitrisë së Jashtme, dhe ministri Nase na njohu me situatën politike që kishte vëndi ynë, si dhe marrdhëniet që kishte Shqipëria me Vietnamin dhe Kamboxhian, e gjithashtu dhe marrdhëniet midis vetë këtyre dy vëndeve. Në atë kohë, Vietnami, kishte sulmuar dhe pushtuar Kamboxhian, duke rrëzuar klikën e Pol Potit. Ministri Nase, na tha që në atë kohë, Vietnami, konsiderohej si agressor në sytë e botës, dhe misioni ynë duhej që të mbahej në sekretin më të madh. Ai gjithashtu na njohu me situatën në të cilën ndodhej Kamboxhia, duke na thënë se: “Shqipëria po mban atje në ambasadë, një personel prej pesë vetësh, dhe ne po i sakrifikojmë ata, të cilët ndodhen në një shtëpi të rrethuar në mes të luftës, dhe ku ushqimi i vetëm që ekziston, orizi, ua çojnë me gavetë ushtarësh. Po nuk kemi ç’të bëjmë, ne duhet të bashkëpunojmë me ta”. Gjithashtu ai na njohu me situatën aktuale në të cilën ndodhej Vietnami, i cili zhvillonte luftime me Kamboxhian që e kishte pushtuar nga shkurti i atij viti. Ndërsa Kina, kishte sulmuar Vietnamin në pjesën veriore të tij, dhe megjithëse ishte vendosur një armëpushim, në të gjithë vëndin mbizotëronte akoma gjëndja e luftës. Në fund të fjalës së tij, minsitri Nesti Nase na tha: “Duhet të bëni kujdes, se për t’i kuptuar, vietnamezët nuk keni për t’i kuptuar kurrë, sepse Partia Komuniste e Vietnamit, e kryesuar nga Ho Shi Min, pretendon që të bëhet udhëheqësja e të gjitha partive komuniste të Indokinës, duke marrë rolin e liderit kryesor. Por ne duhet të bashkëpunojmë me ta, ndonëse ata janë jashtë llogjikës sonë”. Pas bisedës me ministrin Nase, neve na priti dhe ambasadori vietnamez i akredituar në vëndin tonë.

vijon nesër

 Kush është Memush Habilaj?

Memush Habilaj ka lindur në qytetin e Vlorës më 14 janar të vitit 1949 dhe origjina e familjes së tij është nga fshati Vërmik. Në vitin 1967, pasi përfundoi mësimet e shkollës së mesme në gjimnazin “Halim Xhelo” të qytetit të Vlorës, ai fitoi të drejtën e studimit për në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Universitetin e Tiranës, në degën Kimi-Industriale. Në vitin 1972, Memushi përfundoi studimet në këtë fakultet dhe u diplomua si Inxhinier Kimist. Ndonëse që në vitin e fundit të studimeve ai u emërua që të punonte si pedagog në atë fakultet, pas diplomimit, ai u caktua që të specializohej në disa kurse për oficer, pasi e kishin emëruar në Ministrinë e Mbrojtjes. Pas specializimi në këto kurse, në vitin 1973 ai u emërua si  si specialist pranë Laboratorit Qëndror të Kërkimeve Kimike të Ushtrisë pranë Ministrisë së Mbrojtjes.

Në atë laborator ai punoi në detyra të ndryshme dhe nga viti 1990-1993 ishte në postin e drejtorit të atij laboratori. Në vitin 1993 ai u nxuarr në lirim të parakohëshëm, si rezultat i reformave që u bënë në Ushtrinë Shqiptare pas ndryshimeve politike të vendit.

Krahas kësaj detyre, Memushi ka punuar dhe si pedagog në Akademinë Ushtarake ”Mehmet Shehu” dhe në Fakultetin e Shkencave të Natyrës të Universitetit të Tiranës. Po kështu deri në vitin 1997, ai ka qenë antar i Komisjonit Qeveritar për problemet e Industrisë Ushtarake. Memush Habilaj është njohës i disa gjuhëve të huaja si: rusisht, italisht e frengjisht dhe aktualisht vazhdon punën si pedagog në disa universitete. Gjatë atyre viteve që Memushi punoi në Laboratorin Qëndror të Kërkimeve Kimike, ai kreu disa specializime të ndryshme brenda dhe jashtë vendit dhe në vitin 1979 ai u dërgua me një mision sekret ushtarak në Vietnam, për të cilin bëhet fjalë në këtë intervistë që fillon nga ky numër.(Memorie.al)

12 komente në ““Në ’79-ën të kamufluar si tregtarë, Mehmet Shehu na dërgoi me mision sekret në Vietnam, për raketën SAM-7, që s’na e jepnin kinezët dhe …”: Dëshmia e ish-drejtorit”

  1. Currusha Zderr says:

    Kercinjkuqi turko-shqiptar i Currushes, se Mallastres zdërr-zderr-zderr ,terroristi, analfabeti, vrasesi i pabes,fundinentalisti islamik, spiuni I UDB , KGB , Asfalise Mehmet Hismail Shehleristi i donte raketat tja jepte Beogradit.
    Ai duhej te ishte në burg qysh ne clirimin e vendit per qindra vrasje neper Shqiperi dhe për eleminimin fizik te Sokrat Bufit, ushtarakut te lart Pali Spiro Toska e qindra te tjere.

  2. Fredi says:

    Ne at koh sakrifikonin njerzit per vendin e vet , se na udhehiqnin patriotet qe kishin luftu me arm ne dor per lirin e kti vendi, sot zihen kush ta shesi per nji euro , esht koha zorraxhive e llumit komtar. V.K

  3. G.N. says:

    Misioni i vajtjes ne Vietmam ishte dekonspiruar.Gazetat serbe dhe franceze kishin nxjerre emrat e 7 anetareve te misionit.Shume e besueshme sepse spiunazhi francez dhe ai jugosllav me qender Beogradin kishin rekrutuar mjaft persona te ne.Dhe Sali Berisha ka qene rekrutuar nga keto dy sherbime sekrete.Flitet se dhe Kadareja ka qene i afruar nga spiunazhi francez.Keto dy agjentura kishin filluar te punonin kunder Shqiperise shume heret.Jugosllavet ne fillim kishin spiuna njerez te nje rangu jo te larte por ishin prezent qe ne vitet e para te clirimit.Kurse francezet filluan me vone ne fillim te viteve70 -te dhe kombinimi i tyre me jugosllavet arriten te afronin dhe rekrutonin njerez te nje profili me te larte.Ata interesoheshin shume per shendetin e anetareve te Byrose dhe vecanerisht per shendetin e Enverit.

  4. Kacaku says:

    Ky delegacin i posacem para se te nisej paska takuar gjithe kapetrat dhe oficerat e Ministrise se Mbrojtjes , dhe ky quhej mision sekret ??
    Po ate barsoleten : une , ti dhe gjithe Shqiperia a e dini ? ? Ose : Mos u merzit , nuk ja them njeriut , une ti dhe zoti ne qiell …….
    Merni shembull nga agjentet e famshem te Mosad. Ose M-16, Cia , KGB , ku askush nuk njef asnje ….jo po takuam filanin , pastaj takuam fistekun , shkuam andej e shkuam ketej , po ce pyat shqipo hesapi , pune amatoresh, dekonspiracioni ne kulmin e tij. Pastaj , sipas burimeve dhe botimeve ku qendron sekreti ?? Kur dihet qe gjysma e qeverise ishin vegla te sherbimeve te huaja , keta kujtonin se udb-ja flinte gjume , ajo na kish ne mbikqyerje ajo interesohej direkt . O laneter , i bete parate e popullit fukara , armatime , bunkere dhe tunele , ne vend ti jepnit atj nje shtepi te fuste koken dhe qe pergjirohej , mereshit me armatme. Njerez te pagdhendur deri ne var , keta te paudhe dhe Kryeministrit bavarez Shtrsus i kerkuan arme ne 1983-shin , ai erdhi per bizna , per zhvillim ekonomik , kopuket kerkonin arme , keshtu eshte kur Kryeministri yne , nje kokshkrepur dhe cakmak ne sjellje gjithmone deklaronte se : shqiptari do tre gjera , buk , brek , dhe fishek …tani paguajme vendimet e famshme ,dhe peripecite ku sipas agjensive te huaja dhe asaj amerikane , cia, ishte dhene ultimatumi prej tyre , qe shqiptaret nuk do preken ne asnje menyre nga askush , dhe shqipteret ate gezonin , gezonin nje balance te fuqive te medha , ato komandonin dhe gjitonet tane …….me pak fjale Shqiperise nuk i vinte e keqia nga askushi , nga askushi qe ne trembeshim ……tani dilni e bridhni neper europe si endacake , ne vend qe te ishim partnere te devotshem jemi lypes…….cte thuash , kjo eshte jata , ku parimi baze i saj eshte , cdo hedhesh , do presesh ……..

  5. Defrim Shkupi says:

    Po pse o Z.Kaloci nuk e thua emrin e plote te kryetarit te Grupit?.Kryetari i Grupit ka qene Shefi i Armatimit Kolonel Gaqo Pojani.A po Jo Z.Memush????

  6. mir says:

    keto eshin Çmendurite e skizofrenit enver,ne punonim per 40 ,80 ose maksimum 150 leke , e ai Çonte nima ne Vietnam , ose kur ndihmonte gjoja partite marksiste leniniste , turp sa poshte na pati ule si popull …………,

  7. ilir says:

    Memushi paska rjedhur kur pretendon se paska takuar Nesti Nasen si minister te jashtem te Shqiperise ne vitin 1979!

    1. Luku says:

      Kur thua ti ka qene minister Nesti?

      Gogopja thote 66-82. Dakort o lope?

  8. Bazarhesap says:

    Jeni me te vertete Kazan,SAM7 jane raketa toke-ajer https://airandspace.si.edu/collection-objects/sam-7-missile-and-launch-tube-strela-a/nasm_A19930358000,kurse raketat anti tank qe juve po shkruani jane 9M 311 Konkurs https://en.m.wikipedia.org/wiki/9M113_Konkurs

  9. sapa says:

    Ne nje kohe qe fshataret hanin buke misri Mehmet Shehu ju thonte atyre :paguani me dollare sa tju kerkojne.Ska rendesi a eshte i vertet ky lajm ama dihej se keta njerez valuten e perdornin per interesat e tyre gjoja per te mbrojtur popullin dhe partine,Njerez te cmendur.Cdo vit keta maskarenj jepnin nje miljon dollare ndihme per vendet komuniste te botes!Dhe dihej cfare force kishte dollari ne ate kohe.Pa llogaritur investimet ne bunkeret e famshem qe do na mbronin nga keta kapitaliste ku shqiptaret jetojne sot.

  10. Nik says:

    I kishte marr lumi çfar sekreti kur e marrin vesh tre ministri tè ndryshme pastaj agjentura franceze dhe sidomos ajo jugosllave kishte kohè qè punonte nèn rrogoz siç janè disa raste ku ministria e jashtme kishte ndonjè ambasador ose sekretar tè vendosur nga drejtori i drejtoris sè jashtme dibrani me emèr e mbiemèr i cili i mbulonte kèta njerèz qè kishin mardhnie me ambasador dhe atashe jugosllav .Ka patur raporte denoncime kundrejt kètyre mardhènieve shoqèrore me jugosllavèt nga ana e pesonelit tè ndonjè ambasade dhe miku jonè dibranè hiqte nga ambasada ata qè denonconin pra agjentura jugosllave punonte me ritèm tè kènaqshèm dhe nuk mund tè pretendohet kur kèta paguheshin shumè pak nga ana financiare.Ju shikoni pèr kuriozitet Ministri jon i jashtèm mbrèmè mbriti nè Romè me njè pallto treçerekshe sikur tè ishte tregètar lèkurèsh dhe pa maskerin nè gojè njè injoranc qè u ndjeva i ofenduar nga kjo mèndjelehtèsi por janè gafa qè i kushtojn shumè diplomacis sepse edhe nè mènyrèn sesi komunikonte dukej si njè kamarjer dhe jo diplomat.Mènyra e tè veshurit,tè folurit,janè esenciale dhe tè parat nè diplomaci.

  11. Fredi says:

    O sapa sot fshatari nuk ka as buke misri po kemi liken saliun dhe deputetet qe hane mishra te pjekur dhe torta.Nuk po flasim per femijte e tyre qe kane makina 100 mije evro dhe shetisin neper bote.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje