Dëshmia e ish-Drejtorit të Kimisë: Shqipëria abstenoi në ’66-ën në OKB, për armët kimike dhe bakteorologjike, por Mehmeti urdhëroi prodhimin te ‘Objekti 100 plus 300’, pas Dajtit

30 Mars 2020, 17:28Dossier TEMA
Dëshmia e ish-Drejtorit të Kimisë: Shqipëria abstenoi

Memorie.al publikon disa dokumenta të panjohura të bëra publike vite më parë nga ana e Institutit Ndërkombëtar të Studimeve për Paqen me qendër në Stokholm të Suedisë (SIPRI), ku jepeshin dokumentet me protokollet dhe rezolutat e konventat të mbledhjeve të zhvilluara nga ana e Asamblesë së Përgjithëshme të Organizatës së  Kombeve të Bashkuara me qendër në New York, ku diskutohej problemi i ndalimit të prodhimit dhe përdorimit të armëve kimike e bakteorologjike të dëmitimit në masë, ku merrte pjesë dhe Republika Popullore e Shqipërisë, e cila abstenonte apo nuk merrte pjesë fare në ato mbledhje.

Ashtu si të gjitha armatimet e tjera, edhe ajo e Kimisë (e cila më vonë u quajt: Arma e Mbrojtjes nga Armët e Dëmtimit në Masë A.D.M.), deri në vitin 1960, Shqipërisë i vinin nga Bashkimi Sovjetik dhe, pas prishjes me Moskën, ato i vinin nga Kina, sipas porosive që bëheshin nga Ministria e Mbrojtjes. Ato armë vinin nga Kina me vaporë trans-oqeanik dhe transportimi i tyre bëhej duke i fshehur nën hambarët e mbushur me grurë, pasi, në bazë të ligjeve ndërkombëtare, nuk lejohej prodhimi, transportimi, shitja dhe magazinimi i tyre. Për këtë gjë, në kanalin e Suezit, kishte kontrolle të forta.

Dëshmia e ish-ushtarakut Memush Habilaj, me profesion inxhinier kimist, i cili për disa vite ka shëbyer në detyrën e Drejtorit të Laboratorit Qëndror të Sudimeve dhe Kërkimeve të Kimike pranë Ministrisë së Mbrojtjes, lidhur me urdhërin e Mehmet Shehut në fundin e viteve ’70-të, ku me porosi të tij, u krye studimi dhe projektimi i një linje për prodhimin e Ipritit, ku parashikohej projektimi i impjanteve për prodhimin e LHL-ve (Lëndëve Helmuese Luftarake) të tjera. Në projektin gjigant, tepër sekret, të kodifikuar “Objekti 100 plus 300”, që u projektua të ndërtohej pas malit të Dajtit, ishte llogaritur ndër të tjera edhe prodhimi i municioneve Kimike për armët e Artilerisë dhe të Aviacionit.  Pas elimimimit të së ashtuquajturës, “Banda e Xhevdet Mustafës”, në shtator të vitit 1982, në Laboratorin Qendror të Ushtrisë, u prodhuan sasi të konsiderueshme të LHL (Lëndë Helmuese Luftarake) psiqike të tipit “BZ” (që të vinin në gjumë), me qëllim për t’u përdorur kundër elementëve dhe grupeve terroriste.

Nga Dashnor Kaloçi

Problemi i armëve kimike të dëmtimit në masë që u trashëguan nga regjimi komunist i para viteve ’90-të dhe që mbetën stoqe në depot dhe tunelet e Ushtrisë Shqiptare kudo anë e mbanë vëndit nga Jugu në Verit, disa vite më parë u bënë objekt dhe zunë faqet e para të gazetës presitigjoze amerikane “Washington Post”. Lidhur me këtë fakt, përveç dëshmisë Memush Habilaj, njërit prej ish-ushtarakëve të lartë të Shtabit të Përgjithshëm pranë Ministrisë së Mbrojtjes në Tiranë, i cili gjatë viteve të regjimit komunist të Enver Hoxhës ka shërbyer si inxhinier kimist dhe Drejtor i Laboratorit Qëndror për Kërkimet Kimike pranë asaj ministrie, ajo gjë, pra problemi i atyre i armëve, bëhet i ditur edhe nga disa dokumente të Institutit Ndërkombëtar të Studimeve për Paqen (SIPRI) me qendër në Stokholm të Suedisë. Ai institut që është themeluar që në Luftën e Parë Botërore, ka botuar rregullisht të gjitha mbledhjet që janë bërë nga Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ku merrte pjesë dhe Shqipëria, në të cilat janë diskutuar problemet e ndalimit të armëve të dëmtimit në masë (Biologjike, Kimike e Bërthamore) dhe rezolutat përkatëse që janë miratuar aty për ato armë. Por çfarë thuhet në dokumentet e botuara nga ai institut, për qëndrimin e Shqipërisë ndaj armëve të dëmtimit në masë në mbledhjet e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe çfarë dëshmon ish-ushtaraku i lartë i Ministrisë së Mbrojtjes në lidhje me ato armë?

Shqipëria abstenon Rezolutën më 1966-ën

 Një nga mbledhjet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku është diskutuar problemi i ndalimit të armëve të dëmtimit në masë, është edhe ajo e vitit 1966, ku është miratuar edhe një rezolutë e veçantë për ndalimin e tyre. Ajo rezolutë u miratua me votat pro të 91 shteteve të botës dhe me katër abstenime. Ndër katër vendet që abstenuan, Shqipëria ishte e para dhe pas saj vinte Kuba, Franca dhe Gaboni. Në atë rezolutë, midis të tjerash, thuhet:

“Asambleja e Përgjithshme, e udhëhequr nga Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe ligjet ndërkombëtare në fuqi, duke i konsideruar armët e dëmtimit në masë një rrezik të papajtueshëm me normat e qytetërimit dhe duke afirmuar një vëzhgim të rreptë të ligjeve e rregullave ndërkombëtare të zhvillimit të luftërave, është e interesuar në ruajtjen e standardeve të qytetërimit. Duke iu referuar Protokollit të Gjenevës, për ndalimin e përdorimit në luftë të gazrave mbytëse helmuese dhe metodave të Luftës Bakteriollogjike, fton të gjitha shtetet të miratojnë Protokollin e Gjenevës të vitit 1925”.

Justifikimi i Shqipërisë për abstenimet

Sipas dokumenteve të botuara nga Instituti Ndërkombëtar për Paqen, me qendër në Stokholm të Suedisë, bëhet e ditur se një mbledhje tjetër, për ndalimin e armëve të dëmtimit në masë, është zhvilluar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në 10 prill të vitit 1972, ku është miratuar edhe një konventë e veçantë për ndalimin e prodhimit e përdorimit të atyre armëve. Në listën e gjatë të atyre shteteve që e kanë miratuar dhe firmosur atë konventë, dhe atyre që kanë abstenuar, Shqipëria nuk figuron fare, gjë e cila nënkupton se ajo nuk ka marrë pjesë  në atë mbledhje të OKB-së. Disa muaj më pas, në gushtin e vitit 1972, është zhvilluar një mbledhje tjetër, ku ka marrë pjesë edhe Shqipëria. Në atë mbledhje, në përshtatje me Protokollin e Gjenevës, u miratua edhe një konventë e veçantë për ndalimin e Armëve Biologjike, por, ashtu si më 1966-ën, edhe në atë mbledhje Shqipëria nuk e dha votën pro miratimit të rezolutës, por si zakonisht ajo abstenoi.

Një nga arsyet kryesore që qeveria shqiptare e asaj kohe e gjente si argument për të mos votuar pro miratimit të atyre rezolutave, sipas saj, ishte fakti që ato rezoluta nuk i respektonte asnjë nga shtetet që i miratonin. Kështu, Shqipëria nuk i firmoste  ato rezoluta, duke nxjerrë si argument faktin se edhe Bashkimi Sovjetik e SHBA-ja nuk po çarmatoseshin. Në shtypin shqiptar të asaj kohe ajo konventë e miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në gushtin e vitit 1972 u konsiderua si: “Fryt i bashkëpunimit të imperialistëve amerikanë e revizionistëve sovjetikë, për të çoroditur opinionin publik botëror e për të krijuar përshtypjen se po bëhet diçka në fushën e çarmatimeve”. Po kështu, sipas dokumenteve të botuara nga Instituti Ndërkombëtar i Studimeve për Paqen (SIPRI), thuhet se krahas Shqipërisë edhe Franca nuk e miratoi atë rezolutë të vitit 1972.

Dëshmia e ish-ushtarakut: “Mehmet Shehu urdhëroi prodhimin industrial të Ipritit në Dajt”

Po cilat kanë qenë armët kimike të dëmtimit në masë që ka disponuar shteti shqiptar gjatë periudhës së regjimit komunist të Enver Hoxhës, nga ishin importuar ato armë, ku ruheshin dhe cila ishte rrezikshmëria e tyre? Lidhur me këtë, ish-ushtaraku i lartë, Memush Habilaj, i cili për disa vjet ka shërbyer edhe si Drejtor i Laboratorit Qëndror të Studimeve dhe Kërkimeve Kimike të Ushtrisë Shqiptare, midis të tjerash në dëshminë e tij ekskluzive për Memorie.al, shprehet: “Ashtu si të gjitha armatimet e tjera, edhe ajo e Kimisë (e cila më vonë u quajt: Arma e Mbrojtjes nga Armët e Dëmtimit në Masë A.D.M.), deri në vitin 1960, ne na vinin nga Bashkimi Sovjetik dhe, pas prishjes me Moskën, ato na vinin nga Kina, sipas porosive që bëheshin nga Ministria jonë e Mbrojtjes. Ato armë vinin nga Kina me vaporë dhe transportimi i tyre bëhej duke i fshehur nën hambarët e mbushur me grurë, pasi, në bazë të ligjeve ndërkombëtare, nuk lejohej prodhimi, transportimi, shitja dhe magazinimi i tyre.

Për këtë gjë, në kanalin e Suezit, kishte kontrolle të forta. Në periudhën kur Mehmet Shehu ishte kryeministër dhe ministër i Mbrojtjes, me porosi të tij, u krye studimi dhe projektimi i një linje për prodhimin e Ipritit, ku parashikohej projektimi i impjanteve për prodhimin e LHL-ve të tjera. Në projektin gjigant, tepër sekret, të kodifikuar “Objekti 100 plus 300”, ishte llogaritur ndër të tjera edhe prodhimi i municioneve Kimike për armët e Artilerisë dhe të Aviacionit. Pas elimimimit të së ashtuquajturës, “Banda e Xhevdet Mustafës, në shtator të vitit 1982, në Laboratorin Qendror të Ushtrisë, u prodhuan sasi të konsiderueshme të LHL (Lëndë Helmuese Luftarake) psiqike të tipit “BZ” (që të vinin në gjumë), me qëllim për t’u përdorur kundër elementëve dhe grupeve terroriste. Deri në fillimin e viteve ’90-të këto armë ndodheshin në arsenalin e Ushtrisë Shqiptare, më pas fati i tyre nuk dihet.

Në armët e dëmtimit në masë, sipas përkufizimeve tashmë të njohura, futen ato Biologjike, Bërthamore dhe Kimike. Nga këto tre lloj armësh të dëmtimit në masë, Shqipëria ka pasur vetëm Lëndë Helmuese Luftarake, apo siç njihen ndryshe LHL, pasi ato ishin armë të destinuara vetëm për mbrojtje. Të tilla armë, në mos më të sofistikuara, kanë pasur edhe shtetet e tjera fqinje me ne. Asnjëherë Shqipëria nuk ka pasur armë Bërthamore apo Biologjike, pasi shteti ynë mendonte vetëm për mbrojtje. Për magazinimin e këtyre armëve, (LHL), që para porositjes së tyre janë ndërtuar edhe vendet përkatëse.

Për ato armë që bëhet fjalë edhe në artikullin e gazetës amerikane “Washington Post”, të disa viteve më parë dhe vendi i magazinimit është një objekt në një bazë ushtarake prapa malit të Dajtit. Ato armë kanë rregullat e tyre strikte të kontrollit e ruajtjes dhe, po nuk u zbatuan, paraqesin probleme tepër serioze dhe rrezikshmëri të madhe. Ato mund të rrjedhin dhe të bëjnë dëme, pasi rrezja e tyre është rreth 50 km. Një rrjedhje apo shpërthim i tyre, do të sillte efekte dhe pasoja të paparishikueshme për të gjithë qytetin e Tiranës e rrethinat e saj”, e mbyll dëshminë e tij, ish-ushtaraku i lartë, Memush Habilaj, që për viteme  ka sherbyer si Drejtor i Laboratorit Qendror të Studimeve dhe Kerkimeve Kimike pranë Ministrisë Mbrojtjes.

4 komente në “Dëshmia e ish-Drejtorit të Kimisë: Shqipëria abstenoi në ’66-ën në OKB, për armët kimike dhe bakteorologjike, por Mehmeti urdhëroi prodhimin te ‘Objekti 100 plus 300’, pas Dajtit”

  1. Na myten says:

    Mire e ka bo shoku Enver. Firmos letra kot nderkohe qe te medhenjte i kishin plot “hambaret” me arme te cdo lloji.

  2. kimiSti says:

    Nuk e kuptoj qëllimin e këtij Shkrimi. Nuk e beSoj. që ai uShtarak (i lart) të ketë deklaruar Se, Shqipëria ka patur armë kimie. Në Shqipëri ka patur vetëm lëndë helmuSe luftarake (lhl) për qëllime Stërvitjeje(mëSimore). Armë kimie quhen lhl dhe mjetet e përdorimit të tyre (predha artileria, bomba aviacioni, rraketa, fugaSe etj), të cilat nuk i kanë patur Shqipëria. Po këShtu, nuk ëhtë e vërtet Se janë prodhuar SaSi të mëdha lëndë pSiqike. Nga ato u prodhuan SaSi minimale, për mbuhjen e diSa copë granata dore, për njerrjen e tij (Xh. MuStafëS ) nga ndërteSa ku iShte futur, por edhe ato nuk u përdorën, paSi u vra pa mbritur granatat në vëndngarje. Këto janë Shkrime Sharlatanëh.

  3. Shef Ndreka says:

    Reparti i Kimise ne fshatin Bardhaj te Shkodres ne 1997 perfundoi ne duart e Bandes se Gjekajve!!

  4. Dani says:

    Ky qe shpif esht nje legen je njeri pa dinjitet e moral qe terheq vemendje per noj kacidhe , siç kan shpikur lloj lloj palaçosh ka 30 vjet neper gazeta . Ushtria SHQIPTARE ishte ushtri mbrojtese , jo ushtri sulmuse agresore , per kto shteti SHQIPTAR i kohes PPSHs i abandononte kto mbledhje ne OKBse , se kto lloj armesh te zhdukjes ne mas i mbanin fuqit e mdha dhe perendimi , ne kishim ushtri mbrojtese dhe kur lufton ne mbrojtie nuk ke kujt ja hedh armet kimike , se esht nje soj sikur te beshtysh lart dhe beshtyma jote te bjer ne surrat , ushtria e fuqishme SHQIPTARE e asaj kohe kishte kimistet e vet dhe esht e vertet kishte rreparte kimistesh , por qe benin lend helmuse luftarake , jo arm te shfarosjes ne mas siç i disponon amerika rusia dhe shum vende te perendimit , kto lloj armesh i mbajn ushtrit agresore qe pushtojn te tjeret , o gazekar a ke llogjik apo boll te shash te shkuaren se te kan qir tet em se çoç ka ber noj zullum ne at koh dhe mer sot hak shan e shpif e boton çte mundesh trap.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje