Këshilltari Henz udhëzon rikthimin e gjithë shqiptarëve në atdhe brenda prillit

30 Mars 2020, 20:44Antena TEMA

Pas treguesve pozitivë që po vërehen në frenimin e epidemisë në Shqipëri, këshilltari Henz sugjeron se rruga e vetme është kthimi urgjent i shqiptarëve nga zonat e epidemisë në Shqipëri, që t’i japin dhe një dorë.

Për këtë, ai i shkruan Jarit sugjerimet e mëposhtme:

“I dashur Jari!

Nga konsultimet që unë kam bërë me kancelaren Merkel dhe disa kryeministra europianë, ata janë dakord ta ndihmojnë opozitën, nëse ajo bën të kundërtën e asaj që bën Rama.

Pra sugjerimi i tyre është që meqë Rama përpiqet të fitojë pikë duke i çuar mjekë Italisë, ju duhet t’i ndihmoni këto vende duke u marrë të sëmurët, me urgjencë.

Vetëm nëse e detyroni qeverinë të bëjë këtë operacion, keni shpëtuar dhe do fitoni simpatinë e Europës.

Pas kësaj, numri i të sëmurëve do të rritet dhe qeveria do shpërqëndrohet, duke mos u marrë me të sëmurët këtu.

Këta pak avionë që kanë ardhur, janë të selektuar nga Edi Rama.

Një agjent i imi që punon për shërbimet sekrete perëndimore, më tregoi se në Zagreb i kishin marrë në pyetje në dhoma speciale dhe u kishin bërë pyetje të tmerrshme.

Përshembull, ka pas pyetje të këtij tipi:

-Çfarë mendon për Bujar Nishanin?

-A të pëlqente më shumë me mustaqe apo pa mustaqe?

-Çfarë mendimi ke për Sali Berishën?

-A të pëlqen Çim Peka ?

-A është më i fortë në ecje në mal Ilir Meta apo Bes Kollaku?

-Zeni me Karminën do martohen në vjeshtë, apo do ta shtyjnë se do ketë zgjedhje?

-Kur nuk të zë gjumi në darkë, dëgjon Tos Lubonjën apo shikon Eni Vasilin?

Pra, pyetjet kanë qenë të tilla, që kanë dashur të seleksionojnë njerëzit, në varësi të preferencave të tyre politike.

Pasi i kanë bërë investigimet, pastaj kanë marë në avion vetëm ata që kanë qenë të bindur që janë me PS.

Ndaj ne duhet të bëjmë presion që tani të kthehet çdo shqiptar në atdhe dhe Edi Rama të mos ketë me se të merret më parë, me këta që ka mbyll brenda, apo ata që i vijnë nga jashtë.

Më hollësi do të tregojë Tritani, se ai e kuoptoi qartë çfarë i thashë.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje