Ambasada e SHBA: Sistemi i drejtësisë s'duhet të ndalojë së punuari, drejtësia e vërtetë s'ndalet kurrë

2 Prill 2020, 11:03Kronika TEMA
Ambasada e SHBA: Sistemi i drejtësisë s'duhet të

Ambasada Amerikane në Tiranë nxit me forcë distancimin social por kjo sipas saj  nuk do të thotë se sistemi i drejtësisë duhet të ndalojë së punuari.

“Ambasada Amerikane në Tiranë nxit me forcë distancimin social por kjo nuk do të thotë se sistemi i drejtësisë duhet të ndalojë së punuari.

Ne kemi mbështetur reformën në drejtësi prej fillimit dhe vazhdojmë të mbështesim zbatimin e saj, jo vetëm në ekspertizë ligjore por edhe në mbështetje logjistike.

Gjatë këtyre ditëve të vështira, jemi të kënaqur të shohim anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë teksa punojnë nga shtëpia. 

Kompjuterët e tyre portativë ishin pjesë e një dhurimi nga zyra e OPDAT e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara për Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Drejtësia e vërtetë nuk ndalet kurrë”- shkruan Ambasada amerikane teksa poston fotot më poshtë. (TemA)

4 komente në “Ambasada e SHBA: Sistemi i drejtësisë s’duhet të ndalojë së punuari, drejtësia e vërtetë s’ndalet kurrë”

  1. Teuta says:

    jam dakord por pasi të mbahet populli me bukë
    sepse përndryshe quhet shashkë dhe diversion
    nuk ngopet barku me lajm të bujshëm

  2. Teuta says:

    jam dakord por pasi të mbahet populli me bukë
    sepse përndryshe quhet shashkë dhe diversion
    nuk ngopet barku me lajm të bujshëm

  3. Fito says:

    Po mos beni deklarata te tilla se kush i duron hienat pastaj. Po fole per drejtesi nuk dine cfar nxjerin nga goja pastaj5

  4. L says:

    Mos flisni per drejtesi se i prishni qetesine Likes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje