Rama jep lajmin e papritur: Qeveria po përgatitet të ligjërojë kanabisin mjekësor

Kryeministri Edi Rama ka dhënë sonte një lajm interesant. Shqipëria po shikon mundësinë e legalizimit të kanabisit për arsye mjekësore.

“Po e studiojmë këtë mundësi. Jemi shumë të avancuar, por ende nuk jemi në kapitullin e fundit. E kam fjalën për ligjërimin e prodhimit të kanabisit për arsye mjekësore”, tha kryeministri në emisionin “Zonë e Lirë”.

Në Europë ka shumë vende që e kanë legalizuar prodhimin e kanabisit për arsye mjekësore. Vendi ynë fqinjë Maqedonia e Veriut ka bër të njëjtën gjë para paka kohësh.

REMOTE_ADDR:[]

13 komente në “Rama jep lajmin e papritur: Qeveria po përgatitet të ligjërojë kanabisin mjekësor”

  1. Buda says:

    Nje lajm i vonuar.

  2. Tani says:

    Epo shyqyr qe u kujtuat. Vendet rrotull po gjenerojne miliona ne vit nga ky treg, ne rrime hame mut kot behemi me katolik se papa. Si gjithmone te fundit per cdo gje.

  3. Aleks says:

    Bravo i qofte. Definitivisht i Madh! Vetem se shqiperia eshte shume vone ne kete aspekt dhe ka avantazh dijen kolektive. Duhet fituar koha duke e legalizuar krejtesisht. Te behet nje kuader ligjor i plote. Do kemi rritje ekonomike dhe mireqenie te gjithanshme! Sa me shpejt aq me mire!

    1. Dea says:

      I nderuar, fjala “legalizim i substancave narkotike” dhe fjala “kuader ligjor” kane nje diference te paimagjinueshme me njera tjetren e qe keto fjale te sinkronizohen bashke nuk hyn fare fjala “kuader ligjor” por nje sere faktoresh social, arsimor dhe ekonmik dhe fjala “kuader ligjor eshte e fundit”. Dhe e fundit por jo nga rendesia, pasojat e konsumit te substancave narkotike dhe psikotrope. Psikiatret referojne pasoja te frikshme qe peson truri i njeriu nga konsumi i kanabisit qe ne adoleshence e sidomos te nje shoqeri e brishte si e jona ku sot lufta me e madhe per shoqerine eshte qe te rinjte te orientohen drejt arsimit, punes, aktivitetit fizik dhe larg veseve. Kjo qe po thoni ju eshte “vetevrasje sociale kolektive” dhe neser mund zgjohemi ne nje realitet Zombiesh te prirur drejt degradimit, dhunes ne famije, papunesise dhe krimit. Ndaj konceptet e liberalizim per qellime mjekesore dhe liberalizim per konsum vetjak jane dy gjera thelbesist te ndryshme dhe shume te ndryshme nga njera tjetra ne te gjitha drejtimet.

      1. Aleks says:

        Krejtesisht gabim i mbushur me argumenta prohibicionist pa asnje sens keto qe thoni me lart. Legalizimi dhe kuadri ligjor social, financiar dhe ekonomik jane i vetmi mjet I heqjes nga kontrolli i ketij aseti natyror nga duart e mafias dhe krimit të organizuar. Kuadri lejon pikerisht kontrollin dhe kufizimin e impaktit negativ minimal e potencial! Ndaj e dashur Dea, menyra juaj e argumentimit duket se çon uje ne tubacionet e bidonat e krimit të lidhur me politiken prohibicioniste!

  4. Bravo dhe bejeni sa me shpejt qe te fitoje Shqiperia dhe njerezit e saj says:

    Bravo z. Rama! Bejeni sa me shpejte. Mesoni nga Izraeli qe e perdor ne spitale. Ne Kanada ka klinika speciale me mjeke qe vizitojne njerezit e semure dhe ju rekomandojne se cfare te perdorin. Ka vajra te ndryshme qe merren nga goja. Por mundet te merret edhe ne forme tymosje. Me te mirat per shendetin jane vajrat me CBD te larte. THC perdoret me teper per te stimuluar personat qe jane me plogeshti. Me se fundmi qeveria e kuptojn qe kanabisi eshte nje bime mjekesore e shkelqyer! Te gjithe ata qe kane punuar per tja bindur mendjen qeverise qe te mbylle prodhimin e kanabisit ne Shqiperi kane punuar per interesat e tyre kombetare dhe financiare. Tani kanabisi duhet te prodhihet ne menyre te drejtuar dhe te organizuar qe te sjelle fitime si per pacientet, per fermeret si edhe per kompanite dhe shtetin (me taksat). Gjithcka te jete e kontrolluar nga shteti dhe me ligjesite perkatese.

  5. Aprovoje sa me pare... says:

    Asnjehere nuk eshte vone. Bravo Zoti Rama do shpetosh jete njerezish duke bere kete hap dhe do marresh urime nga njerezit qe do jua ndryshosh jeten e do jua besh semundjen me te lehte ta kalojne.Vazhdo me shpejtesi aprovoje se ju nuk e dini sa njerez te semure do te perfitojne dhe do tu lehtesohet jeta.Eshte nje gje shume shume e mire qe me ne fund po shikon driten jeshile ne jete. Faleminderit.

    1. Lipe Shtogu says:

      Bravo Rama apo Koço Kokëdhima? Sepse Koço ka nja 10 vjet që i ra goja për këtë. Sikur ta thoshte sot Koçua këtë, ju do i hidheshit të gjithë në kokë me sharje e fyerje, e thotë Komandanti dhe juve sizakonisht amin pa më të voglin kundërshtim. Por mos harroni, e thotë për të larguar vëmëndjen nga problemet e kohës. Dhe sizakonisht për tu dhënë shpresë përkrahësve, se ekonominë në çdo rast Timonieri i madh ka për ta nxjerrë nga balta ku mund ta fusi koronavirusi.

  6. Alban Dega says:

    ASNJEHERE NUK ESHTE VONE PER TE BERE PUNE TE MIRA!

    Vone! Por me mire vone se kurre !
    Asnjehere nuk eshte vone per te bere pune te mira!
    Pse?
    Kam lexuar komente te shumta te mediave me ne ze te Botes te cilat e vleresonin Kanabisin shqiptar si me cilesorin dhe te pastrin ne Bote duke ia kaluar edhe Meksikes, Marokut e me radhe.
    Legalizimi i Kanabisit Mjekesor cilesor dhe organik, qe mund te rritet ne cdo cep te Shqiperise, qe ka nje klime e toke teper te favorshme e pjellore do te ishte nje burim te ardhurash dhe fitimesh te medha ne dobi te popullit e shtetit shqiptar e jo te Mafias se narkotrafikut !
    Natyrisht pa demtuar pyjet dhe bujqesine shqiptare dhe me syceltesi shqiponjash per te mos lejuar shperdorimet dhe Mafian e tij.
    Hap i duhur ne kohen e duhur !

  7. 👍🏻 says:

    Hë pra, më në fund.
    Kot e keni humbur gjith kët kohë.

  8. Gramozi says:

    Xhest pèr tu pèrshèndetur! Èshté mè se e domosdoshme !

  9. emigranti says:

    Megjithese vone si gjithnji, te pakten e pasket kuptuar.

  10. Tahiri says:

    Po ti more zoti Rama sikur nuk na njeh ne si popull! mbylle kazinot se u rrit ne mase krimi e tani do me legalizu kanabisin, po lene se nuk oshte muhabet per ne ajo, policat tone nuk mund tja dalin atyne qe rrumllohen me raki, e jo te meren vesht me ato qe pijne hashash, normale qe ndimon ekonomine, do ishte gje emire legalizimi po si tja bojme atyne 20 vjecareve qe skane punu as nje dit e bredhin me porsh kajen, ej meqi jemi ne ket teme futi i te legalizume prostitucionit, hap lagje luci rosse si i kan ca vende te europes te kenoqen njerzit, ndimon turismin te na vijne italiont apo anglezet se lan lesht tu shku ne tajlande, fuqi puntore ke me u dhi, lene hashashin se nuk eshte muhabet per ne,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *