“Dhimbje, ethe dhe temperaturë”, gazetarja e njohur tregon se është prekur nga koronavirusi

4 Prill 2020, 17:49Lifestyle TEMA

Gazetarja e njohur amerikane e “CNN”, Brooke Baldwin ka rezultuar pozitive me Koronavirus.

Ka qenë vetë gazetarja e “CNN” ajo e cila ka bërë publik këtë lajm, me anë të një postimi në profilin e saj në Insagram.

Brooke Baldwin ka treguar edhe disa nga simptomat që po i jep virusi vdekjeprurës, por fatmirësisht ashtu siç pranon edhe vetë gazetarja shëndeti i saj deri më tani është mirë.

“Kam rezultuar pozitive me Koronavirus. Jam mirë. Gjithçka filloi pasditen e djeshme. Të dridhura, dhimbje, ethe.

Kam mbajtur distancën sociale dhe kam ndjekur çdo këshillë-por prapë më ra.

Jam e shëndetshme, nuk kam probleme të tjera shëndetësore. Ndihem si një ndër njerëzit me fat. Mezi po pres të kthehem në televizion”, ka shkruar ajo mes të tjerash.

1 komente në ““Dhimbje, ethe dhe temperaturë”, gazetarja e njohur tregon se është prekur nga koronavirusi”

  1. Tony says:

    Pse kjo eshte Brook Baldwin? Hahahah.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje