“Do të mbyllim kampionatet”! Presidenti i Bajernit të Mynihut: UEFA bëri mirë qe e kritikoi Belgjikën

4 Prill 2020, 16:05Sport TEMA

Belgjika është kampionati i parë në Europë që ka nxituar të mbyll fatet e sezonit, duke shpallur edhe kampionin e parakohshëm Club Brugge, që gjendej në vendin e parë aktualisht dhe e shkëputur nga të tjerat.

Por këtë model nuk do e ndjekin edhe shumë vende të tjera, pasi UEFA u shpreh se kush e përsërit një gjë të tillë, rrezikon të futet në Europë.

Mesazhi u dha dhe presidenti i Bajernit, Karl-Hainz  Rummennige e kuptoi qartë.

Në deklaratën e tij u shpreh që misioni është për të mbyllur kampionatin.

“UEFA bëri mirë që e kritikoi Belgjikën, se ishte vendim i nxituar. Ne në Gjermani jemi në një mendje që kampionati të përfundojë, madje edhe në korrik po të vazhdojë”, tha Rummenigge.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje