Dr.Luli, ky dishepull i heshtur i Hipokratit

4 Prill 2020, 18:39Blog TEMA

Nga Ilir Çumani

Shërimi i Dr. Lulit nga virusi i padukshëm e tinzar Covid – 19, sot ishte një lajm i mirë dhe i mezipritur që më ngazëlleu pafundësisht mua dhe familjen time.

Jam i bindur se, ashtu si unë, të gjithë miqtë dhe kolegët e tij, të njohur dhe të panjohur, studentë dhe ish studentë të shumtë të profesorit, të gjithë shqiptarët, janë lumturuar pa masë për këtë lajm të gëzuar.

Kur mora vesh lajmin përmes medias se Dr. Luli ishte prekur nga Covid – 19, nuk u befasova aq shumë. Duke e njohur prej 30 vjetësh këtë burrë fisnik, këtë NJERI të rrallë që gjithë jetën e Tij ka punuar dhe jetuar për të tjerët, mendova se, nuk ka dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe.

Fakti, se, pas një investimi gjysëm shekullor si mjek infeksionist Ai ishte në pension, dhe pas përhapjes së pandemisë i’u bashkua vullnetarisht sërish kolegëve me bluza të bardha në betejën për tu përballë me këtë armik të rrezikshëm e të padukshëm që kërcënon në masë jetët njerëzore, tregon se ç’farë përfaqëson dhe mishëron në vetvete ky NJERI….!

Prof. Dr. Dhimitër Kraja, (Dr. Luli) siç e njohin të gjithë, nuk është vetëm një aset i vyer i medicinës shqiptare, një shkencëtar mirëfilli në fushën e epidemiollogjisë që i kushtoi gjithë energjitë, mëndjen, shpirtin këtij profesioni në dobi të shëndetit të shqiptarëve.

Ai, si rrallë kush, pa e ekzagjeruar, mund te them se është dhe mbetet një MISIONAR i zellshëm i JETËS, modest deri në përulësinë kristiane, besnik fanatik i parimeve humane.

E nëse do të jetonte në kohën e Hipokratit, (i cili njihet si themelues i mjekësisë klinike ne Greqinë e Vjetër, në shek. 460 p.e.s), padyshim, Dr. Luli, do të ishte i përzedhuri kryesor mes nxënësve të tij, një Dishepull i mençur, i heshtur dhe i urtë i rangut të parë i babait të Mjekësisë….

Krenar për TY Mik i shtrejntë, Dr. Luli! Më vien mirë që nga sot, të njohin edhe shumë e më shumë shqiptarë, sepse asnjëherë nuk të ka pëlqyer protagonizmi dhe publiciteti, edhe pse kontributi, lodhja, sakrificat, modestia dhe puna jote është e pa çmuar, e pangjashme, e pashembullt…

Ti je HEROI i heshtur i dhimbjes dhe i sakrificave sublime NJERËZORE!

Zoti qoftë gjithmonë me Ty dhe familjen tënde të mrekullueshme!

5 komente në “Dr.Luli, ky dishepull i heshtur i Hipokratit”

  1. Artan Hysi says:

    Hallall tu befte gjithcka o doktor qofsh perhere prane atyre qe kane nevoje tu befte dita 1000 .

  2. Roberto says:

    Respekte Dr.Lulit.King ka qene gjithmone.

  3. vera says:

    U gezuam per sherimineDr Lulit dhe u perlotem nga artikulli qe ka pershkruar DR Lulin aq bukur ashtu sic eshte ne te vertet.I urojme shendet atij dhe gjithe familes.Me shume respekt.

  4. Jimi says:

    Te gjithe mjeket sote meritojne shum e shum me teper se sa ne kemi mundur tu japim atyre. Por mbi te gjitha, te gjitha ata mjeke qe ne moshe pensioni, ne menyre vullnetare ju bashkangjiten detashmentit te heronjve te bluzave te bardha, koshient se rrezikoheshin shum me teper se mjeket me moshe relativisht me te re. Mirenjohje e pa fund , meritoni kuroren e dafines, ne luften kunder kunder kurores se virusit.

  5. Aferdita Bala says:

    Nje shkrim I mrekullushem per Doktor Dhimiter Kraja (Luli) qe e therrasin te gjithe. Lule qe shendriste mbi te tjeret cilesit e tia kane qene gjithmon te rralla shume idashur me cdo pacient nuk ka bere kurre diferencim por indiqte me cdo ore i palodhur nuk donte kurre qe ta bene publik punen e tij te palodhur si mjek Ne vitet e para te karjeres se tij Ai shkelqente per respekin per cdo pacient dhe aftesit e tij profesionale. Me kujtohet kam shkruajtur ne gazeten (Bashkiml) me titul (Ndjej e Lart Detyres) Dhe kerkohesh Fotografia e tij per ta ilustruar shkrimin Ai nuk pranoj dhe u merzit shume (une nuk punoj per te dale ne gazet une jame per te sherbyer njerzeve qe kan probeleme shendetesore ) kjo ishte pergjigje tij e prer E admiroj jashte mase gjithmon I dashur dhe i rrespektuar per te gjithe Keshtu e Kishin edikuar prindrit e tij te mrekullushen I uroj shendet dhe i lunrtur me familjen tuaj te mrekullushme Luli eshte hero per mua dhe per shume e shume te tjere rrespekt te vecant heroit tone Dhimiter Kraja(Luli) Aferdita Muca Bala

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje