Jozefina Topalli, nga karantina “thumbon” opozitën: Sot s’është koha për politikë, por për t’u bashkuar të gjithë

4 Prill 2020, 22:14Sociale TEMA

Ish- Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, gjatë një interviste për “TV1-CHANNEL” në edicionin qëndror të lajmeve të orës 20.00, i bëri thirrje Qeverisë që të marrë borxhe për të përballuar pasojat e situatës me pandemine e koronavirusit.

Vërtetë borxhi do të rritet, por nuk ka rrugë tjeter në rrethanat e krijuara, theksoi Topalli !

Ajo tha se sot nuk është koha për politikë, por për t’u bashkuar të gjithë në përballimin e kësaj gjëndje të paprecedentë!

Jozefina Topalli u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të Shkodres e mbarë Shqipërisë që të vazhdojnë të respektojnë këshillat e mjekëve, distancimin social dhe qëndrimin në shtepi!

Ajo kujtoi se nëse nuk jemi të vemendshëm në këtë drejtim, atëherë për pak orë mund të rrezikojmë gjithë sakrificat e bëra për t’u mbrojtur deri sot nga koronavirusi !

12 komente në “Jozefina Topalli, nga karantina “thumbon” opozitën: Sot s’është koha për politikë, por për t’u bashkuar të gjithë”

    1. Nilda says:

      Aman vetem ti mos fol,se po te ishe deputete e pd do flisje ndryshe,te besoj ty jozefin deputete e pd qe sle gje pa ber e pa then e pa shajt e pa….tani armiku eshte opozita se nuk beni pjes ju,

  1. vjeshta says:

    Hera e parë që ke folë si burrneshë Kelmendit!
    Hera e parë që po më pëlqen!

    1. Vera .. says:

      ah cfar burrneshe o kjo amon
      zeljsa o thjetsh nji tarallake me brir

  2. Shkodra says:

    Bravo Bravo Josi

  3. Nilda says:

    Aman vetem ti mos fol,se po te ishe deputete e pd do flisje ndryshe,te besoj ty jozefin deputete e pd qe sle gje pa ber e pa then e pa shajt e pa….tani armiku eshte opozita se nuk beni pjes ju,

  4. Krio says:

    a gjen ndokush sa e zgjuar esht Zhozi?

  5. S- New York says:

    Josefina,nuk kam ndonje respekt te vechant per ty,qe kur u shpehe ne parlament”kape per zheleshe the nxirrje per jashta”.Nuk e kupton sa e ke ul vehten aqe shume sa ka per te ndjeke mrapa gjithe jeten.Ju jeni intelektuale dhe e paraqitshme nuk te shkojme kjo menyre sjelljeje. Por sic duket ju te PD-se e keni ne norme sharjet e ofendimet.Zakonishte shajne e ofendojne ato qe skane edukate dhe skane argument.Mendoj duhet te ndryshosh menyren e te komunikuarit.Dhe pse mos te jeshe dhe Presidente e vendit ne te ardhmen.

  6. Deshmitari. says:

    Kur i rri ca kohe larg karrikes te vijne mendt! Edhe kesaj zonje i jane kthyer ca pafillo!

  7. gjergj says:

    te lumte. Ju duhet te ishit ne vendin e lulit.

  8. petro says:

    Covid 19 erdhi te te mesoje ty (zonja e madhe qe karshilleqet qe beje kur shetisnje boten me parate e taksapaguseve shqiptare) qe te visheshe me e thjeshte dhe jo me kapella 60cm diameter sikur te perfaqsoje popullin me te kamur ne bote.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje