Këshilltari Henz propozon marrjen borxh të tepsive nga Prishtina për Doktorin

4 Prill 2020, 19:03Antena TEMA

Pas nismës së Doktorit, që qytetarët çdo mbrëmje në Tiranë t’u bien tepsive, për të rrëzuar Qeverinë e Edi Ramës, këshilltari Henz u bë shumë entuziast.

Në letrën e tij drejtuar Jarit, këshilltari Henz shkruan:

“I dashur Jari!

Ideja e Doktorit është gjeniale. Edhe pse duket e kopjuar nga ideja e Albin Kurtit në Prishitnë, para se ta rrëzonin, mbetet origjinale, pasi Doktori ka thënë t’u biem vetëm tepsive, jo tenxhereve.

Nga ana tjetër ka ndryshim, pasi Kurti e ndërmori këtë nismë për të ndalur rrëzimin e Qeverisë, kurse Doktori e ka për rrëzimin e Qeverisë.

Dhe këtu besoj do ketë sukses.

Pamvarësisht kësaj, ne e dimë që nisma në Prishtinë nuk pati rezultat.

Por ne nuk duhet ta lëmë të humbas si nismë, pasi është shumë e thjeshtë dhe origjinale.

Ndaj propozoj që të dërgojmë disa maune në Prishtinë, të importojmë tepsitë që ata kanë përdorur për këtë protestë, se ndoshta ato nuk bëjnë më për të gatuar dhe t’i përdorim ne.

Ne na mjafton një njeri në çdo pallat.

Pasi të nisë aksioni, ne do bëjmë disa filmime, pastaj zhurmën e improvizojmë tek studioja e Kunatit.

Të jesh i sigurtë se do jetë diçka madhështore.

Kjo inicitavë na sjell disa të mira.

E para, shumë njerëz vrasin kohën gjysëm ore çdo mbrëmje dhe i bashkohen protestës pa të keq.

E dyta, është se në këtë histori do angazhohen amvisat, gratë e shtëpisë, pasi burrat nuk mund të përdorin tepsitë pa lejet e tyre.

Dhe po fituam amvisat, kemi fituar pushtetin.

E treat, që më duket dhe më e rëndësishme, policia nuk ka çfarë të na bëjë, pasi nuk ndërhyn dot se është ndalim qarkullimi dhe nuk ja hapim njeriu derën.

Meqë Luli është zhvendosur tek vilat në Farkë, mendoj që të vëmë dikë tek shtëpia e vjetër e Lulit t’u bjerë tenxhereve, se ai atje tek vila bën zhurmë dhe futet në sherr me fqinjët.”

1 komente në “Këshilltari Henz propozon marrjen borxh të tepsive nga Prishtina për Doktorin”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje