Koronavirusi, inxhinieri shqiptar projekton maskat që do të përdoren në Nju Jork

4 Prill 2020, 19:28Sociale TEMA

Një histori filmash, në kohë koronavirusi, por pa dyshim edhe një motiv mburrje për shqiptarët që banojnë në Amerikë, dhe jo vetëm.

Një nga diskutimet më të mëdha  në Shtetet e Bashkuara dhe në vendet e goditura rëndë nga pandemia e koronavirusit është mungesa e maskave, sidomos pas rekomandimeve të reja të OBSH-së mbi rrezikun e pacientëve asimptomatikë.

Këtu fillon historia e mjekes Bettina Fries, epidemiologe në Universitetin Stony Brooks në Nju Jork, e evidentuar nga një reportazh i televizionit amerikan ABC News. Ajo u kujtua që komshiu i saj në Long Island ishte një inxhinier industrial i specializuar në elemente plastike.

Ai mund të projektonte disa maska të thjeshta, që të mbulonin jo vetëm gojën, por edhe sytë, pa penguar shikimin ose frymëmarrjen. Inxhinieri pranoi sfidën dhe për pak ditë projekti mori formë dhe u realizua.

Inxhinieri në fjalë është shqiptari Agjah Libohova, i lindur në Tiranë dhe që pas studimeve në Politeknikum, në Universitetin e Tiranës dhe një karrierë të gjatë në Itali, prej shumë vitesh banon tashmë në Shtetet e Bashkuara.

Projekti i pëlqeu aq shumë Danny Lax, pronarit të firmës ku Libohova punon, Clear Vu, që ndër të tjerat merret me ndriçimin me LED të metropolitanës së Nju Jorkut, sa që ata kanë filluar të prodhojnë 2000 të tilla në ditë, duke arritur në fund të muajit 100 mijë maskat në ditë.

Nga këto, rreth 1 milion janë të porositura nga shteti i Nju Jorkut, i drejtuar nga guvernatori Cuomo.

Kostoja për momentin shkon tek 2 dollarët, por parashikohet një ulje drastike me prodhimin masiv, i cili do të ndihmojë shumë veçanërisht personelin mjekësor që duhet të ndryshojnë shpesh maskat.

13 komente në “Koronavirusi, inxhinieri shqiptar projekton maskat që do të përdoren në Nju Jork”

  1. o Zot,cfare tjeter do te na shohen site......!? says:

    pas shpikjes se farmako/vaxines[kolonje me lemon] nga birazeret turq m’istmbul tjeter shkencetar nga llagapi i erdoganit kerkon te ”pushtoi” amerki-ne me prodhimin e maskave……………..!

      1. Illyrian says:

        Nuk ka gjak ne venat e tij. Gjaku i është bërë shu..ë.

    1. kasollja e lalzit says:

      Jo site,po syte mo bith q.r …xaxaxa

    2. Edk says:

      Palikari sot qenka dita jote dote te maresh bonus nga janulla se ke gjithe dite qe po mban halene hapur

    3. Astrit says:

      Ne provokimet e gushtit 49 xhaxhai im ka qenë në luftë dhe me tregoi një here se një shiptar gregdashës nga ana tjetër e llogores nxirrte kokën herë pas here dhe i shante rëndë (ja kështu si puna jote).
      Pas dy ditësh, xhaxhai i doli pakëz anash dhe po priste bithëziun që të bënte sharjen e rradhës, dhe nuk vonoi.
      Sapo nxorri kokën kurva, ia numeroi në zigomën e djathtë dhe iku robqiri për lesh.

    4. elton says:

      Foli Greqobytha… doli greqia nga kriza apo i duhen dhe ca ndihma gjermane?

  2. JURISTI says:

    Po kudo ne bote do shkelqejne , vetem ketu nuk ecin dot para se na ka korrupsioni , ketu majat i kapin injorantet dhe bythelepirsit , specie pa shtylle kurizore , lehtesisht te perkulshem.

  3. Katunari says:

    Mos u bon xheloz Jorgo se edhe ju keni shpik dashnin nga mbrapa dhe e ruani me fanatizëm.

  4. Zani says:

    Bravo katunari, tjetrin e ke inat po jepi hakun.
    Tani u ka rën biznesi nga COVID-19 po me shpikjen e maskave do to rritet biznesi prape Jorgos.

  5. Bambi says:

    Pune e mire. Bravo per kontributin dhe adoptimin me nevojat. Po mos na e promovoni sikur shpiku rroten

  6. Sit back and relaks■●▪%^* says:

    Uo llazi,une e kam bere me shtepi per time moter qe punon infermiere ka nje muaj, materialet i ble tek homedepot dhe tek staple, ca shpikje thuaaaa uo llaziiiii se late nam. eshte mbushur youtube me video si te bejme faceshield ne shtepi. uoooo katunar albanie qe e trashet ate popull me injorancen qe tregoni. inxhinieri thote, te tjeret po i printojne ne 3d printers.
    https://youtu.be/6xKjCvQ0du0
    https://youtu.be/HHUrSX2cJyA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje