Të gjithë duket se po përdorin Zoom në "kohën e koronës". Por sa e sigurt është kjo platformë për përdoruesit?

5 Prill 2020, 09:41Hi-Tech TEMA
Të gjithë duket se po përdorin Zoom në "kohën e

Kur universiteti Georgetown filloi të shpërndajë leksionet për studentët, duke përdorur shërbimin e videove në platformën Zoom , për shkak të gjendjes që krijoi koronavirusi, profesori James Millward nuk mund të mos shqetësohej për privatësinë e tij dhe të studentëve.

Ideja e tij bazohet tek siguria e censurës dhe mbikëqyrjes. Si do të mbrohej intimiteti i studentëve dhe a do të përdoren këto video për qëllime të tjera?

“Nëse do të kishim një aparat fotografik të madh në mur që regjistronte gjithçka që ndodhte në klasat tona normale, do të shqetësoheshim shumë nga kjo. E megjithatë ne tani po i regjistrojmë leksionet në video, duke mos e ditur se çfarë do të ndodh me këto video,” tha ai në një intervistë.

Pasi infeksioni i koronavirusit bllokoi të gjitha institucionet, përfshirë dhe ato arsimore, shumë prej mësuesve kanë gjetur zgjidhje me anë të platformës Zoom, e cila ka shërbim video thirrje për shumë persona njëkohësisht. Shumë njerëz janë bashkuar nëpërmjet kësaj platforme sa që fitimet e saj janë rritur me 35 miliardë dollarë këtë vit. Por në rritjen dramatike të kërkesës për produktin e saj, kompania ka hasur në një krizë, shqetësime për çështje të sigurisë dhe intimitetit. 

Studiuesit e sigurisë që kanë analizuar kodin e programimit të Zoom thonë që softueri i i platformës mbështetet në teknika që mund t’i bëjë kompjuterët e tjerë të hapur ndaj çdo lloj shkelje. Fillimisht platforma Zoom nisi si një bisedë miqësore për biznesin dhe inxhinierët e kompanisë shtynë vendimin për zhvillimin e kësaj platforme edhe për evente të ndryshme, por anashkaluan faktin e privatësisë së njerëzve. Kompania ditët e fundit ka marrë një sur kritikash nga studiuesit e sigurisë, për videot e ndryshme që janë përhapur në internet, të cilat kanë qëllime jo të mira për përdoruesit. Shefi ekzekutiv i Zoom Eric Yuan tha se ndjehej keq, për mungesën e privatësisë së përdoruesve.

“Ne nuk e hartuam produktin duke parashikuar se do të përballeshim me sfida të tilla,” shtoi ai.

Ai tregoi se kompania,do të ngrijë punën dhe do të zhvendosë të gjitha burimet e saj inxhinierike për 90 ditët e ardhshme në mangësitë e saj më të mëdha të sigurisë dhe intimitetit. Kompania po mbledh gjithashtu një ekip ekspertësh të jashtëm për të bërë një “rishikim gjithëpërfshirës” të sistemit dhe të hartojë një plan sigurie. Kompania tha në një deklaratë se e merr seriozisht intimitetin dhe sigurinë e përdoruesve duke punuar për të siguruar privatësinë e përdoruesve. 

Disa i kanë kritikuar cilësimet e paracaktuara të Zoom, të cilat lejojnë njerëz të pa autorizuar të marrin pjesë në konferencë dhe të marrin imazhe të ndryshme nga biseda apo videon e regjistruar. Shërbimi gjithashtu lejon që një përdorues të regjistrojë të gjithë komunikimin pa pëlqimin e qartë të pjesëmarrësve. Pjesëmarrësit në thirrje njoftohen kur regjistrimi fillon dhe u jepet mundësia e largimit, por disa studentë dhe përdorues të tjerë të Zoom thanë që u duhet të qëndrojnë, pasi nuk kanë se si të marrin informacionin ndryshe.

Zoom është bërë një fenomen global brenda natës sepse softueri i tij për thirrje video është relativisht i shpejtë, i besueshëm dhe i lehtë për t’u përdorur. Megjithëse klientët e Zoom paguajnë mijëra dollarë në muaj për shërbimin dhe çdokush mund ta përdorë atë për të kryer thirrje video falas ose takime në grup me kohëzgjatje deri në 40 minuta. Gjatë pandemisë koronavirus, kompania gjithashtu po lejon që shkollar të përdorin falas platformën. Zoom u përdor nga më shumë se 200 milion telefonues muajin e kaluar, nga 10 milion në dhjetor dhe aktualisht përdoret në më shumë se 90,000 shkolla në 20 vende.

Yuan, themeluesi i kompanisë tha që ideja e tij për të krijuar këtë platformë kishte qenë ëndrra e tij kur ishte student dhe dinte të fliste më shumë me të dashurën e tij. Ai tregon se u zhvendos në Silicon Valley në fund të viteve 1990, duke u bashkuar me firmën rivale të videos WebEx, dhe më vonë u largua me një ekip inxhinierësh për të krijuar Zoom në 2011. Kompania me qendër San Jose fitoi rreth 188 milion dollarë gjatë vitit të kaluar. Kjo është pjesë e problemit, disa ekspertë të industrisë thanë: Zoom kurrë nuk ishte dizajnuar për familjet, shkollat dhe grupet shoqërore dhe është i pasigurt për mjediset e përparuara dhe kontrollet teknike. Popullariteti i papritur i shërbimit ishte aq i papritur sa Yuan tha në një samiti virtual të mërkurën se zhvendosja nga një klientelë personale në një audiencë të përgjithshme ishte sfida më e madhe e kompanisë.

Studiuesit e sigurisë këtë javë thanë se dobësitë e softuerit gjithashtu mund të lejojnë hakerat të futen në kamerat dhe mikrofonat e përdoruesve. Përfaqësuesit e Zoom thanë se ata po “hetojnë aktivisht” raportet.

Clay Shirky, një provokues për teknologjitë arsimore në NYU, tha se Zoom ka ndihmuar universitetin të shpëtojë semestrin nga mësimdhënia e shkatërruar. Në çdo moment gjatë ditës së shkollës, më shumë se 250 klasa janë në seancë mësimore në Zoom.

Kompania tha në një deklaratë se “dënon me forcë ngacmimet” dhe po kërkon të heqë videot dhe të identifikojë përdoruesit për “të siguruar që kjo nuk do të ndodhë më. Por disa përdorues të Zoom mendojnë se kompania nuk ka vepruar aq sa duhet. Dennis Johnson, një i diplomuar në universitetin Shtetëror të Kalifornisë në Long Beach, ishte duke mbrojtur disertacionin e doktoraturës javën e kaluar në një telefonatë në Zoom dhe tregon se papritur një përdorues i panjohur u fut në video dhe kishte nxjerre imazhe pornografike, ndërkohë që në diplomimin e tij online ishin të pranishëm të gjithë familjarët e tij./The Washington Post/

2 komente në “Të gjithë duket se po përdorin Zoom në “kohën e koronës”. Por sa e sigurt është kjo platformë për përdoruesit?”

  1. JURISTI says:

    Te shpresosh sot per privct edhe intimitet eshte njesoj sikur te besosh se fluturon gomari . Nuk behet fjale per ne Shqiperi qe ka dale edhe regjistri i gjendjes civile sheshit , hyet ne servera institucionesh te rendesishme ligjzbatuese me lete se ne stadium . Akoma me keq eshte situata ne bote , andej ptopaganda eshte me e madhe ka edhe raste ndershkimore , po mos e haroni te gjithe jemi te pergjuar dhe te pergjushem , mos ne nje menyre ne nje tjeter.

  2. KORÇARI says:

    Këtë programin zoom , mos e instaloni në celular ,sepse është VËRTETUAR ME FAKTE QË TË GJITHA TË DHËNAT TUAJA DËRGOHEN DIKU TJETËR , POR DHE NË FEJSBUK, PRA KY PROGRAM DËRGON TË DHËNA TË HOLLËSISHME TUAJA NË FEJSBUK, PAMVARËSISHT SE KENI APO JO FEJSBUK.
    PRANDAJ QËNDRONI SA MË LARG, NQS JU ËSHTË E NEVOJSHME PËRDORENI NË KOMPIUTER ME ANËN E NJË SHTESE NË CHROME.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje