Hasi e Shkodra, “kampionë” të prillit

6 Prill 2020, 14:21Blog TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

Deri në 1 prill, ishin konfirmuar 259 raste me COVID-19 në Shqipëri.

Sot kjo shifër është ngjitur në kuotën 377.

Pothuaj 40% e 118 rasteve të reja të prillit janë regjistruar në bashkitë Shkodër dhe Has, popullsia e të cilave (së bashku) është sa 5% e totalit të republikës.

Hasi dhe Shkodra kanë regjistruar në prill rritjen të madhe në përqindje të rasteve të konfirmuara me COVID-19; përkatësisht 500% dhe 450%.

Nga raportimet në media, në Has duket se ka vepruar vetëm transmetimi familjar për shpërndarjen e koronavirusit. Ndërkaq, në Shkodër duket se ka patur një ndërthurje të transmetimit komunitar dhe familjar.

Bashkia Tiranë, e cila pati rritjen më të madhe të rasteve të reja gjatë marsit, duket se e ka ngadalësuar rritjen gjatë prillit (vetëm 26%, ndërkohë që rritja mesatare për republikën është 46% në prill).

Ndërsa bashkitë Korçë, Vlorë, Krujë e Tropojë nuk nuk kanë patur asnjë rast të ri pas 1 prillit.

1 komente në “Hasi e Shkodra, “kampionë” të prillit”

  1. Moisi Golemi says:

    Rebelët antikamunistë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje