Koronavirusi po kërcënon shitjet e ardhshme të telefonave inteligjentë

6 Prill 2020, 10:01Hi-Tech TEMA

Çdo vjeshtë, Mazen Kourouche shkon në dyqanin më të madh të Apple në Sidnei, Australi dhe pret në radhë për orë të tëra për të blerë iPhonin më të fundit që ka nxjerrë kompania.

“Që kur doli iPhone 7 unë qëndrova në rresht për të blerë telefonin, për disa arsye: fillimisht për çmimin e përballueshëm që ka në këtë dyqan, së dyti sepse Australia është vendi i parë ku importohen telefonat,” thotë ai.
Sipas Z. Kourouche, i cili zhvillon softuer për sistemin operativ iPhone (iOS), shumë njerëz udhëtonin nga jashtë për të qëndruar me orë të tëra në radhë në Australi.

Por ky vit mund të jetë ndryshe pasi shumica e shitësve me pakicë, Apple ka mbyllur dyqanet e saj në të gjithë botën për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Është akoma shumë herët për të thënë nëse dyqanet do të hapen përsëri gjatë vjeshtës, por në disa vende pamja nuk duket aspak inkurajuese.

Në rastin e kompanisë Apple është iPhone 12 që pritet të dalë në shitje. Sipas ekspertëve të teknologjisë, është një telefon shumë i rëndësishëm, pasi është i pari që përfshin teknologjinë 5G. E njëjta gjë mund të jetë e vërtetë për pajisjet e prodhuara nga Samsung dhe rivalët e tjerë që përdorin sistemin operativ Android.

Prodhimi i telefonave tashmë është ndërprerë.

“Përafërsisht 70% e telefonave inteligjentë janë prodhuar në Kinë, kështu që pasi pandemia nisi në Kinë, ka pasur një ndërprerje të konsiderueshme në furnizimin e pajisjeve ekzistuese”, thotë Razat Gaurav, shefi ekzekutiv i Llamasoft, një kompani analitike e zinxhirit të furnizimit.

Shumë prodhues të smartphone mbështeten në komponentët që janë bërë në Kinë dhe Korenë e Jugut, dy kombe që janë prekur më shumë nga infeksioni.

Qyteti Daegu i Koresë së Jugut, ku është vendi me më shumë të prekur, është vetëm 20 minuta larg nga zona ku prodhohen shumë prej telefonave. Dhe nuk është problemi vetëm tek furnizimi, por kërkesa ka rënën ndjeshëm. Kompania sugjeron që konsumatorët kinezë do të blejnë 33 milion më pak telefona në tre muajt e parë të vitit.
“Ne mund të shohim rënie të konsiderueshme edhe në Europën Perëndimore dhe SHBA,” shton Gaurav.
Kjo gjendje është një shqetësim për prodhuesit e pajisjeve, pasi sipas tyre kjo do të ndikojë edhe tek pajisjet e reja, veçanërisht pasi blerësit e pajisjeve Apple dhe Android janë mësuar në periudha specifike të vitit, kur ata mund të blejnë një pajisje e re, ndërsa prodhuesit e konsiderojnë këtë periudhë si një nga flukset më të mëdha të të ardhurave çdo vit.

Pjesë të ndryshme të procesit të prodhimit do të preken në mënyra të ndryshme.

“Pjesa më e madhe e punës së projektimit nuk kërkon kontakt të rëndësishëm shoqëror, do të thotë që nuk duhet të jesh në afërsi fizike me njerëzit. Por mund të ketë disa punë kërkimore dhe zhvillimore të cilat kërkojnë pajisje të specializuara që punonjësit nuk mund t’i marrin në shtëpi,” thotë Frank Gillett, një analist në firmën kërkimore Forrester.

Sipas Emile Naus, partner në kompaninë konsulente BearingPoint, pjesa më e rëndësishme e telefonit nuk është pajisja, është softueri dhe kjo mund të zhvillohet nga distanca. Sidoqoftë, testimi i pajisjes mund të jetë më i vështirë për t’u realizuar.

Çështja tjetër ka të bëjë me transportin, me shumë linja ajrore që pezullojnë fluturimet dhe vonesat me transportin dhe ekziston mundësia që materialet dhe komponentët të mos i arrijnë kostot e fitimit.

Kërkesa për pajisjet e reja gjithashtu mund të përkeqësohet, pasi shpenzimi i shumave të mëdha të parave për modelin e fundit, mund të mos jetë një mundësi për të zotët e shtëpive që kalojnë vështirësi financiare./BBC/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje