Për “të mbeturit rrugëve”, në kohë karantine

6 Prill 2020, 20:35Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Një çift francezësh ka mbetur në Llogara nga bllokimi i kufirit dhe po qendrojnë ne rulotën e tyre aty, bashkë me dy fëmijë. Nuk shihet asnjë stres në karantinën e tyre. Rrobat e lara i nderin në tela në mes të pyllit dhe kanë ndarë mendjen të qëndrojnë aty sa të mbarojë bllokimi i kufijëve. Nuk qajnë as ata për Francën, as Franca për ata.

Një tjetër çift hollandez ka mbetur në Lezhë dhe janë vendosur tek agroturizmi “Mrizi i Zanave”. Bile kanë filluar dhe të ndihmojnë me ndonjë punë aty. Dhe ata janë të qartë se nuk e kalojnë dot kufirin.

As Aeveria franceze dhe as ajo holandeze, nuk i ka evakuar dot, edhe pse ato janë vende të Bashkimit Europian, që kanë më shumë mundësi dhe fuqi për ta bërë riatdhesimin e çdokujt që mbetet jashtë kufijve.

Një pamje e kundërt shfaqet në Kakavijë dhe Kapshticë, për dy- tri ditë rresht, ku disa emigrantë shqiptarë, të qartë që kufiri është mbyllur prej gati një muaji. Edhe pse u është bërë e qartë nga pala shqiptare publikisht, por dhe policia greke konkretisht në kufi, ata u futen në tokën ndërmjetëse dhe përpiqen të viktimizohen si njerëz të lënë rrugëve.

Kjo papërgjegjësia e atyre qytetarëve, nxit pastaj dhe kafshërira politike si ajo e Sali Berishës, që kërkon “përleshje me policinë” . Në të vërtetë, njeriu që duhet arrestuar për nxitje dhune në kushtet e gjendjes së jashtëzakonëshme është Sali Berisha, i cili shpif duke cituar Konventa ndërkombëtare që të mashtrojë qytetarët. Rasti në fjalë nuk ka lidhje me asnjë detyrim të shtetit shqiptar për evakuim personash.

Shteti shqiptar nuk gjendet para ndonjë problemi evakuimi. Shqipëria në këtë rast, edhe pse rreziku është i vogël, gjendet para një agresioni, nga njerëz që duan të hyjnë në mënyrë të dhunshme në territor, duke thyer ligjin e jashtëzakonshëm të bllokimit të kufijëve. Ata njerëz janë subjekt i shkeljes së ligjit të jashtëzakonshëm, bile një ligji që nëse shkelet, mund të destabilizojë vendin.

Nxitësi i tyre Sali Berisha është 24 orë në gatishmëri të prodhojë skena të tilla. Para një muaji ulëriste pse i lejoni shqiptarët të vijnë nga jashtë në Shqipëri, përse nuk bllokoni fluturimet me Italinë, tani në mes të pandemisë, thotë pse i bllokoni 20 njerëz të mbetur në kufij.

Ata qytetarë nuk janë të braktisur askund, nga askush. Ata janë të arratisur nga shtëpitë e tyre në Greqi drejt Shqipërisë, minimumi me papërgjegjësi.

Edhe francezët që po flenë në Llogara, holandezët në Lezhë dhe dhjetëra italianë të tjerë në Vlorë e Durrës, mund të duan të ikin në vend të tyre, por nuk ikin dot. Nuk ikin dot se thyejnë mes të tjerash ligjin e gjendjes së jashtëzakonshme atje dhe rrezikojnë shumë.

Nëse këta njerëz i ka nxitur dikush për qëllime fitimi, për t’i sjellë deri në Kakavijë dhe tani bën njeriun e dhimbsur, duhet hetuar. Por nëse janë nisur privatisht si njerëz të papërgjegjshëm, duhet të paguajnë për papërgjegjësinë e tyre.

Të gjithë kemi familjarë jashtë Shqipërisë të mbetur aty ku janë dhe nuk është as braktisje dhe as lënie rrugësh. Eshtë fat i keq i pandemisë botërore.

Këta mirë që na rrezikojnë të gjithëve me papërgjegjësinë e tyre, pro duan t’i shikojmë dhe si viktima, meqë u ka dalë zot Sali Berisha, t’i përdorë si ushtarë të revolucionit permanent që ëndërron.

Nk ka asnjë ligj apo moral, që detyron Qeverinë shqiptare, pasi ka mbyllur kufijtë në mes të gjendjes së jashtëzakonshme, të merret me njerëz që mbërrijnë në kufijtë tokësor për qejf të tyre. Karantina me lekët e tyre është më e pakta. Dekurajimi i kësaj papërgjegjësie ndoshta do ndëshkime edhe më të forta.

Vendmi i Qeverisë për t’i mbyllur ata në krantinë me shpenzimet e tyre është ndëshkimi më i vogël që mund t’i bëhet papërgjegjësisë në këtë kohë.

 

38 komente në “Për “të mbeturit rrugëve”, në kohë karantine”

  1. demir says:

    Mero te lumet ajo penr
    shkundeja bojen mbi emerin e ketij kriminelei
    te betuar te shqipetareve sali vrasesi
    bravo

    1. Nini says:

      Shtetasit hollandeze dhe franceze jane ne Shqiper dhe jo ne traun e doganes se Hollandes apo Frances. Qeveria shqiptare mund te mos riatdhesoje askend por ka detyrim ligjor te lere te futen brenda shqiptaret qe po i trokasin tek porta.

      1. Gjergji says:

        E ke vrare mendjen pse nuk jane hollandezet ne traun e Hollandes? Paramendo sikur papritur te te shfaqet te dera e shtepise nje hallexhi e te thote; “vella, dola ketej nga Tirana por iken autobuzat dhe kam ngelur jashte pa buke, pa ilaçe. Me mer dot brenda. Ndoshta te sjell virusin e te vras prindrit, gruan, femijet…por te premtoj qe do rri urte”. Ti sigurisht nuk mund t’i thuash jo, apo jo?
        Per te zgjidhur hallin e madh eshte e veshtire porse eshte e lehte te besh patriotin prej sapuni

        1. Lindi says:

          Ore teveqel ata kane familjet e tyre dhe nuk po kerkojne strehim nga shteti. Duan te kthehen ne shtepite e veta me shpenzimet e tyre jo ne te tenden. Hollandezet nuk jane kthyer se nuk jetojne ne nje shtet kufitar me hollanden. Me qe do krahasim eshte njelloj si te kthehesh ti ne shtepi pas orarit te liridaljes e mos te te hape deren gruaja.

          1. Shqupisti leshedhise says:

            O tyc vicidoli! Kushedi sa vete do helmoj rruges.
            Keta duhet me I marr dhe me I perplas te gjithe te shtepia jote dhe e sales. Pastaj le ta shohim patriotizmin tuaj.

          2. Rezarti says:

            Ah mor koqe, po pse erdhen te “dera e shtepise” kur ishin lajmeruar me kohe qe kufiri eshte mbyllur. Apo tani erdhen ata, çfar, t’i perzem ne? A nuk eshte me e drejte qe per budallalekun e tyre te paguajne hotelin per 14 dite se sa ta paguaj ter populli me jete?

        2. Hajde hajde says:

          Nuk duhet ti kishte lene policia greke te futeshin ne token asnjanese. Keto mendoj duhen lejuar te futen ne Shqiperi (duke zbatuar me korrektesi rregullat e karantinimit, fundja me leket e tyre), por per ne vazhdim te behet nje marreveshje me anen greke qe asnje kembesor te mos lejohet te kaloje kufirin grek.
          Nuk e di por nqs keto shtetas vendosin te rifuten ne Greqi, a i lejojne?
          Nuk eshte normale tw lihen ne mes dy doganeve.

      2. nari says:

        Ti Nino, qe qeke kaq I mencem dhe patriot, pse nuk shkon me marr nja tre o kater nga shqiptaret qe kan ngele ne kufi qe te bojne karantine ke shpija jote. Keshtu mbas ca ditesh te shkosh ne spital ti bashke me familjen tate!
        Hej Zot, keta njerez budallenj Na Kane marre ne qafe!

      3. beni says:

        injorant!
        Kryeari bashkis se Mesines bllokoi gjith italianet qe leviznin me traget nga Kalabria per ne Sicili, vetem se do kalonin tranzit neper qytetin e tije dhe te gjith e aprovuan.Asnje si doli kunder.Kupton ti apo jo?!! Njelloj si te dali Velia dhe te ndaloi ne Maminas te gjith ata qe duan te vin ne Tirane pa pasur nje pune dhe pa mar leje tre dit perpara!

  2. Bela says:

    Pse na diskriminoni ne qe respektojme rregullat por duam buke
    flisni vetem per rrugecet dhe maskarenjte
    skandal si na injorojnw plotesisht !!

    1. Dritan says:

      Ohhh jemi te lodhur!! Pse nuk arrestihet Berisha, pse pse pse!!!!! Edi, ti ke diçka qe e fsheh. Njerzit te votuan dhe te dhane fiqine e plote te futesh Berishen ne burg! Pse..?

  3. Timi says:

    Sakte dhe vendimi i qeverisr eshte shume i drejte. Une nuk kuptoj perse ne kohe lufte nuk arrestohet doktor vdekja qe lufton kundra Shqiperise dhe shqiptareve me shpresen se nuk do denohet nga drejtesia e re…po ajo idiotja e Shkodres perse nuk pushohet nga puna dhe te vihet nj njeri i zoti t drejtoje Shkodren ne kete kohe lufte….

  4. lavdosh says:

    Mero Djali, si gjithmone je i madh
    Karantine me parate e tyre, after kufirit eshte nje zgjidhje normale
    A jemi ne ne gjendje te bejme karantine te rregullt?
    Kina fut ne karantine me shpenzimet e tyre cdo njeri qe udheton ne Kine.
    Nuk ka asnje gje te keqe me ate qe po ben Qeveria Shqiptare
    Qente le te lehin, karvani te eci perpara.
    Qeveria ka per detyre te mbroje qytetaret shqiptare dhe cdokush qe eshte brenda terrritorit kur shpallet pandemija
    Une u bllokava per disa dite ne Europe, kur u ktheva ne Calgary me parate e mija, vajta drejt ne karantine. Asnje shtet nuk ka per detyre te pranoje te tjere ne kohe krize, detyra eshte te mbrojne ata qe jane rezideente dmth qe paguajne taksa.
    Ajo qe beri Qeveria Shqiptare qe i solli pa shpenzime ne Shqiperi nuk eshte normale, Qeveria per ata qytetare/rezidente qe jane bllokuar jashte per shakak te kufizimeve te covid19, ka per detyre te lehtesoje kthimin ne atdhe, por me shpenzimet e individeve

    1. Shqiptar says:

      E paske pèrzierè leshin keq. Nga Kina nè Calgary, tek europa dhe shpenzimet qè paske patur.
      Lodhja e ka fajin qè flet budallallèqe. Kush èshtè kthyer me shpenzimet e veta nè europè more shtegtar?
      Çfarè na qènkèsh “JO NORMALE” tek kthimi qè paska bèrè qeveria shqiptare pèr disa qytetarè tè saj? Detyrim kushtetues ndoshta?
      Qè nè rastin e shqiptarève nè fjalè nè kufirin me Greqinè, nè njè mènyrè skandaloze, nuk po ndodh.
      Lexoni qoftet te daja tè Ymer Bazes, qè e ka mè tè lehtè tè shpiki eshtra grekèrish “tè rènè” nè jug , pèr 2 kacidhe tè Janullès. Tellall e ka bèrè veten. Kush i jep diçka, pèr tè i bie daulles.

  5. Meta shporru! says:

    Pse na diskriminoni ne qe respektojme rregullat por duam buke
    flisni vetem per rrugecet dhe maskarenjte
    skandal si na injorojnw plotesisht !!!
    nuk na le mero as komentin

  6. Meta shporru! says:

    Pse na diskriminoni ne qe respektojme rregullat por duam buke
    flisni vetem per rrugecet dhe maskarenjte
    skandal si na injorojnw plotesisht !!!
    nuk na le mero as komentin
    lere te lutem na ngrenc mutin

  7. Kater snajper dhe une ne dritare do hapnim zjarr says:

    Saliu dergon cecenet ne SIRI te luftojne per allahun,pastaj fajson qeverine pse nuk i sjell….
    Edhe me sheikun e floririt na tregojne kushtetuten….
    Shqiptaret ikin andej ku jetojne me mire,dhe kur ju bije bytha ne uje vijne ne menyre te antiligjeshme…
    Dhe saliu me ilirin na kujton detyrat qe ka qeveria me kushtetute…
    Po ne qe zbatojme ligjet,qe keta plehrat na kane mare pronat,na kane vjedhe ,na kane vrar ,na kane varferuar ,thote ndonje gje kushtetuta….
    Apo kushtetuta na qenka per keta qe kane 30 vjet qe na shfrytezojne dhe na flasin per liri e per te drejta,dhe jane te gjithe ata qe para 90tes vetem duartrokisnin per doktaturen e proletariatit si kulmi i lirise….

    1. Shqiptar says:

      Po bashkèkombas, thotè. Tè jep mundèsinè qè zotrote tu jepni votèbesimin atyre qè premtojnè se nuk kanè mandat pèr tè falur krimet e paraardhèsit.
      Imagjino pèr njè moment çfarè kènaqèsie do ishte sikur nè njè vènd tè vogèl si yni, tè bèheshin 1 milionè vota, pèr vendosjen e drejtèsisè nè vend.

  8. REZI says:

    Si gjithmonë korrekt dhe i qartë. Po ju sjell një shëmbull nga Suedia, se e lakoni shumë në shtyp e në media. Ishin një grup i madh suedezësh në Peru, kishin kaluar afatin nga koha që duhet të ktheheshin me mbi 20 ditë. Ata kishin shkuar për pushime. U ndërprenë fluturimet, nuk kishin asnjë mundësi tjetër. Mbas një marrëveshje, mes shteteve, se ishin jo pak por 280 vetë, u arrit të bëhej lidhja ajrore, por sa paguan e kush pagoi do thoni ju? Vetë, secili nga 11500 korona suedeze për njeri, afësisht 1115 euro. Kishte një grup tjetër të vogël që erdhi me grupin danez, ata kishin udhëtuar rrugë e pa rrugë 21 orë për te aeroporti diku në Peru dhe paguar 20000 euro për individ. Pra nëse je nisur vetë, dili për zot vetë.
    Nga ana tjetër pse nga të huajt respektohet ligji ndërsa nga shqiptarët jo? Shteti, shteti…e pyetën shtetin kur morën rrugën?

  9. SPAK te leviz sa me shpejt Please says:

    Te arrestohen
    Sali. Berisha
    Ilir. Meta
    Lulzim Basha
    Monika Kryemadhi

    kane per ti sjelle probleme te pariparushme
    vendit
    SPAK dhe prokuroria e pergjithshme duhet
    te levizin shpejt, qe mos te behet keq
    sot neser eshte vone
    Paraja ruse eshte me shumic ne dore te ketyre banditeve

  10. gjeramadhi says:

    unë e di që në kohë lufte opozita nuk ekziston dhe kush bën propagandë arrestohet

  11. ppa says:

    Sakte dhe drejt, por ke harruar rolin e mediave ordinere, per menyren si e percjellin kete lajm.

  12. Adi says:

    Ti Mero kujton se po e shpeton Ramen nga dicka qe nuk shpetohet? Ato nje milion shuplakat qe i mori para 7 vjetesh Berisha tani do ti marre Rama. Gjuha prej mishi eshte, dhe shkon nga te doje, por nganjehere rri shtrember e fol drejte se nuk te gjen gje. Me keto qe po ben Rama po futet ne lufte me popullin jo me Berishen.

  13. gogo alb says:

    Te gjitha te kecijat shqiperis ivine vetem nga Sali krimineli, te arrestohet ai dhe shikoni si fillon te shthuret lemshi……kete ta ket mire parasysh S P K.

  14. Une says:

    Qellimi kryesor i “kamikazve” eshte qe te mos paguanin qerane ne greqi dhe duke u kthyer ketu te rrinin me me pak harxhe. Se perbejne rrezik apo mund te ifektojne te tjere…as qe eshte ne botekuptimin e tyre.Kafshet kane me shume botekuptim.
    Nje pyetje jashte temes kam une per redaksine…a eshte shitur “tema tv”?

  15. Trotski says:

    SPAK te beje Detyren.Ta rrasi Mrena kete Delenxhi ,qe Leh parreshtur kundra te gjitheve,qe do vetem rremuje .Dihet pra pse e ben!!! I Trembet Ores qe po vjen -per ta Hapsanosur familisht

  16. leo says:

    Mero
    Perse i kerkoji me ngulm Amerika qe ti dergoje ne Amerike shtetasit e saje nuk kishin letra ishin ne te zeze?
    Ne cillin ligj mbeshtet Rama yt te mos lejoje te shkojne ne shtepite e tyre nenshtetasit e Shqiperise?Perse ti me Ramen nuk i ktheni ne Greqi?Te gjitha shetet i kane marre dhei marrin shtetasit e vet;Francezet ne Llogara me rrolote u duhet nje avion madhrash tu marre rroloten apo kujton ti se Franca ka debila ne qeveri si Ramen e ty qeveri e lepirsa si puna jote. dhe ju thote tretni cte keni . Hollandezet dhe Francezet rrine aty qe te mos infektohet gjate rruges Kur te mbaroje ky virus keta njerez qe i bllokon ti dhe Rama nepermjet gjygjeve deri ne Strasburg tash e shef se si te del ty dhe Rames Por populli tash paguan leket e demshperblimit

  17. ncq says:

    Ata persona qe jane ne dogane,(do shtohen) jane puntore sezonale qee tani kane ngelur rrugeve se s’kane pune,s’kane lek,s’kane strehe,

  18. Shqiptar says:

    Po bashkèkombas, thotè. Tè jep mundèsinè qè zotrote tu jepni votèbesimin atyre qè premtojnè se nuk kanè mandat pèr tè falur krimet e paraardhèsit.
    Imagjino pèr njè moment çfarè kènaqèsie do ishte sikur nè njè vènd tè vogèl si yni, tè bèheshin 1 milionè vota, pèr vendosjen e drejtèsisè nè vend.

  19. Mjeku says:

    Ate qe mundohet ta fshehe Rama, e zbulon Mero. Nje qeveri qe karantinen e sheh si mjet qeverises e jo aspak si mase mbrojtese ndaj Covid-19. Po te kete hallin e ketij te fundit i ben testim njerezve jo dokrra karantine.

  20. Shqiptar says:

    E paske pèrzierè leshin keq. Nga Kina nè Calgary, tek europa dhe shpenzimet qè paske patur.
    Lodhja e ka fajin qè flet budallallèqe. Kush èshtè kthyer me shpenzimet e veta nè europè more shtegtar?
    Çfarè na qènkèsh “JO NORMALE” tek kthimi qè paska bèrè qeveria shqiptare pèr disa qytetarè tè saj? Detyrim kushtetues ndoshta?
    Qè nè rastin e shqiptarève nè fjalè nè kufirin me Greqinè, nè njè mènyrè skandaloze, nuk po ndodh.
    Lexoni qoftet te daja tè Ymer Bazes, qè e ka mè tè lehtè tè shpiki eshtra grekèrish “tè rènè” nè jug , pèr 2 kacidhe tè Janullès. Tellall e ka bèrè veten. Kush i jep diçka, pèr tè i bie daulles.

  21. Lani says:

    Ata qe thone pse nuk i le te futen jane po ata qe para 2 javesh thoshin pse i le te futen. Ndajeni mendjen o komentues. Ne Shqiperi sot jane gati te vijne jo vetem shqiptaret. Po rrine edhe shume jo shqiptare. Thjesht ketu nuk po ben kerdine virusi si tjeterkund. Do vazhdojme keshtu apo ta permbysim kupen?

  22. Babkulla says:

    Artikull me skandaloz s’ma do mendja se do shkruaj Baze . Çuditem si eshte transformu ky njeri .Baze , Une jam asnjenes ,por ti dije se personaliteti jot gazetaresk eshte zero .A , nqs i ke vene qellim vetes qe me taksat e shqiptareve djemt e tu te bejne mastra shkollore ne Britani , vazhdo .

  23. zoga e vodices says:

    NUK e kuptoj se si munden dhe erdhen ne kufi keta njerez duke ditur qe qeveria greke i ka mbyllur kufijte me vendet e treta dhe nuk lejon hyrjen dhe daljen nga greqia.ne nje kohe kur ne nuk mund te dalim nga shtepia pa njeleje se ku do te shkoje se ndryshe gjobitesh deri ne 150euro.

  24. Devolliu says:

    Eureka. Problemin e ka zgjidhur Byroja Politike e Diasporës, e krijuar ga Pandi Majko. Te ngelurit në kufi do te mbeshteten financiarisht me leket e tyre nga Komiteti Koordinues i Diaspores, me kryetar Mark Gjonajn dhe anetare Gaz Kapllanin dhe ca ndricimtare te tjere. Ku qendron veshtiresia ketu? Edhe kjo ceshtje pra u zgjidh. Mbahu neno, mos ki frike, sa te kesh djemte ne Evrop’ dhe Amerike…

  25. Qytetari Tiranes says:

    Z. Mero Baze, jam dakort me shkrimin.
    Por kam nje sugjerim akoma qe ta theksosh:
    Perse kur une si qytetar I Tiranes GJOBITEM po dola per te blere uje jashte orarit, apo gjobitem po vajta ne ndonje varrim, ndersa nje person qe futet ne kapshtice kur ti doje qefi, dhe e merr ne kembe ne Korce a ku di une… Pse ky person NUK GJOBITET ?
    Po nqs ai personi qe hyn me dhune, infekton nje tjeter dhe kjo vertetohet me prove analize, a duhet te denohet personi infektues si “tentative per vrasje”?
    Pyet njehere si eshte denimi ne Gjermani, dhe mos u cudit per cfare kam shkruajtur me siper!

  26. Taci says:

    Ti je nje hale fshatar Peshtani,zagar i komunizmit,bythlepires i Berishes,tani i Rames,ke ber pasuri por ske qetesi,Nena e femijeve tu rri me mu,ndersa ti me qenin e sharrit.
    Ti e disa te tjer jeni pandemia,u qerrofshi nje dit e me par o plera.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje