Kurti i përgjigjet Thaçit nga Gjilani: S’kemi kohë për ping pong politik, po merremi me koronavirusin

7 Prill 2020, 11:43Rajoni TEMA

Kryeministri në detyrë i Kosoves Albin Kurti ka dhene pergjigje te prere per presidentin Thaci, teksa ka vizituar sot Gjilanin dhe është takuar me kryetarin e kësaj komune, Lutfi Hazirin.

Kryeministri Kurti në një prononcim të përbashkët pas takimit, ku ishte edhe ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se u fol kryekëput për masat që janë marrë dhe duhet marrë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Ai tha se Qeveria që udhëheq nuk ka kohë të merret me tema tjera, apo siç e quajti ai “pingpongun politik”.

Kurti i pyetur pas takimit në lidhje me emrin e mandatarit për formimin e Qeverisë së re, i kërkuar nga presidenti Hashim Thaçi, tha se ai dhe Qeveria nuk bën të shpërqendrohen nga lufta me pandeminë.

“Ne tash jemi të angazhuar maksimalisht për luftimin dhe parandalimin e pandemisë, nëse do të shpërqendrohemi nga kjo çështje do ta dobësojmë veten në këtë front jetik për qytetarët”, tha Kurti.

Ai paralajmëroi për sot një mbledhje online të kabinetit qeveritar ku do të diskutohen masat e ardhshme sa i përket mbrojtjes nga koronavirusi.

Ditë më parë, Gjykata Kushtetuese shpalli antikushtetues vendimin e Qeverisë për kufizim të lëvizjes së qytetarëve dhe ky vendim do të hyjë në fuqi më 13 prill.

Kurti njoftoi se në mbledhje do të diskutohet për masat e reja, por shtoi se Covid-19 mbetet problem i madh.

“Lëvizja e njerëzve është lëvizje për virusin”, tha ai.

Kurti u shpreh se duhet të gjetur mënyra të reja, jo vetëm për njerëzit, por edhe për lëvizjen e bizneseve.

”Të krijojmë hapësirë dhe për bizneset tona, krahas shëndetit publik duhet të mendojmë edhe për shëndetin ekonomik”, shtoi ai./Express

3 komente në “Kurti i përgjigjet Thaçit nga Gjilani: S’kemi kohë për ping pong politik, po merremi me koronavirusin”

  1. dani says:

    Ky na doli trap krejte.Done te qeveris me 20% te votave.Sillet dhe mendon se eshte Zoti…..

  2. Fatosi-kosove says:

    Ksaj i thone laj m…..t me shu……rre,ne kohen kur n’a duhet bashkim mendjesh dhe kokash siq thoshte vet Albini, ai luan kso vizita blic si dikur paniqi i millosheviqit qe i shkonte sali berishes kinse i pa ftuar por per ti zgjidhur problemet e albancit te kosmetit i thoshte sali berishes dhe ai zgerdhihej, dallimi i vetem sot ne gilan me luten dhe dje ne rtk i Albinit ishte maska ne goje, prandaj Albini ne vend se te luaj loje femijesh duhet te mendoje te ofroje njerez te deshmuar moralisht e kombetarisht e jo fmijaq si konjufca e ahmak si abazi e poashtu ngritjen ne qiell vjosa osmanit vetem se i bashkon ajobqe vjosen e bashkon me vuqiqin, lufta spéciale kunder uçk-s asgje tjerer kurse Albini e kemi futur se ishte pro uçk-s e kunder vuqiqeve dhe pjelles se tij ne kosove.

  3. Apo jo? says:

    Kurt burgaxhiu nga burgjet serbe, nuk heq dore nga rrumpalla. Ne te gjithe boten luftohet koronavirusi, por deri e sot nuk kemi degjuar ndonje Kryeminister te mos kryeje detyrat e tjera shteterore, sepse po lufton koronavirusin. Sigurisht qe koronavirusi eshte primar, por Kosova nuk ka lluksin e pergjigjeve diletante e Kurtit qe gjasme eshte i zene me koronavirusin dhe nuk po mendon per kandidatin per kryeminister. Ma merr mendja nuk egziston ndonje nen ne Kushtetuten kosovare qe Kryeministri nuk I pergjigjet Presidentit, kur eshte i zene me pune te rendesishme. Po te mos ishte rrumpallist ky Trim I burgjeve serbe, do kish gjetur menyren per tu pergjigjur per kandidatin, ose te pakten per te bere te ditur planin e tij. Ti besh ne kete forme karshllek Presidentit eshte karrllek. Kurti me stoicizem po ecen ne rrugen e rrumpalles, sepse keshtu e kane urdheruar. Prandaj ai here hiqet si politikan, here si lojtar pinpongu dhe here si anarshist. Ne fund te fundit ai ndihmon Srbin per te shtyre bisedimet pafund. Alabin Kurtic u kujtua e vonese per koronavirusin. Ai nuk u terhoq nga “reciprociteti” dhe lufta kunder Ises, per hir te luftes kunder koronavirusit. Kurtici vazhdon rrugen e tij te mbajtjes se pushtetit me zor, qofte edhe duke hedhur Kosoven ne ere. Perfundimisht ai do hedhi veten ne ere dhe mbeshtetesit e tij do I mbledhin mutin e tij qe do mbetet mbas perplasjes se tij me trenin e histories. Kurtici nuk ka faj sot. Gabimi I tij eshte i hershem qe pranoi te punoje per Serbin per te shpetuar koken. Sidoqofte gabimi I tij eshte qe e ben kete pune me zell…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje