"Trajtimi i Covid-19 në Afrikë si mentalitet kolonial”, OBSH liston arsyet pse dënoi propozimin e mjekëve francezë

7 Prill 2020, 18:31Bota TEMA

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus ka dënuar komentet e diskutueshme të bëra nga mjekët francezë në lidhje me testimin e një trajtimi të mundshëm për Covid-19 në Afrikë, duke i quajtur vërejtjet një “varësi nga një mentalitet kolonial”.

“Për të qenë i sinqertë, unë isha aq i mërzitur. Dhe ishte një kohë kur thashë se kemi nevojë për solidaritet – kjo lloj vërejtjeje raciste në të vërtetë nuk do të ndihmonte, ajo shkon kundër solidaritetit,” tha Tedros gjatë një konference për media të OBSH-së në Gjenevë të hënën.

Ai ishte duke iu referuar vërejtjeve të bëra javën e kaluar nga Dr. Jean-Paul Mira, drejtues i shërbimeve të Gjendjes Kritike në Spitalin Cochin në Paris, dhe Camille Locht, drejtore kërkimore për Institutin Kombëtar të Shëndetit dhe Kërkimit Mjekësor (Inserm) të Francës.

Të dy mjekët u shfaqën të Mërkurën e kaluar në rrjetin televiziv francez në LCI, ku diskutuan nëse vaksina e tuberkulozit BCG mund të ishte një trajtim i mundshëm për Covid-19. Ilaçi po kalon prova klinike për këtë qëllim në Hollandë dhe Australi.

Ky ishte moment është kur Mira sugjeroi që Afrika mund të ishte vendi ideal për të kryer një provë klinike.

“Nëse unë mund të isha provokues,” Parashtroi Mira pyetjen, para se të shtonte, “A nuk duhet ta bëjmë këtë studim në Afrikë, ku nuk ka maska ​​[fytyrë], asnjë trajtim dhe asnjë pacient në gjendje kritike?”

“Pak a shumë siç është bërë për disa studime mbi SIDA-n, ku me prostituta, ne provojmë gjëra sepse ne e dimë që ato janë shumë të ekspozuar dhe nuk e mbrojnë veten e tyre,” shtoi ai gjatë një bisede.

“Ju keni të drejtë,” u përgjigj Loch. “Dhe ne jemi në proces të të menduarit për një studim në Afrikë paralelisht për të kryer të njëjtin lloj qasjeje me BCG, një placebo …”

Sapo biseda mes mjekëve u shfaq në mediat sociale, reagimi ishte i shpejtë dhe i zemëruar.

Mira kërkoi falje në një deklaratë të lëshuar nga Spitali Cochin të Premten, duke thënë: “Dua të paraqes të gjitha faljet e mia për ata që u goditën, u tronditën dhe u ndjenë të fyer nga vërejtjet që unë shpreha në mënyrë të ngathët për LCI këtë javë, pasi këto vërejtje nuk pasqyrojnë fare se çfarë jam, dhe çfarë bëj çdo ditë, për gati 30 vjet tashmë”.

Inserm mbroi Locht në një deklaratë për shtyp, duke thënë se shkëmbimi u prish nga një bisedë shumë më e gjatë dhe “është subjekt i interpretimeve të gabuara në mediat sociale”. CNN

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje