Franca është vatra më e nxehtë e COVID-19 në Europë, 987 të vdekur sot

Franca po shndërrohet në vatrën më të nxehtë të pandemisë së koronavirusit , me shifra që po rriten dita ditës.

Sot autoritetet kanë konfirmuar 987 viktima të reja, ku 554 kanë ndërruar jetë në spitale, të tjerët në shtëpi ose në azilet për të moshuarit. Të prekurit e rinj janë më shumëse 7 mijë, ndërkohë që totali i të infektuarve nga COVID-19 ka arritur në 125 mijë persona.

Ndërkohë, Qeveria franceze deklaroi zyrtarisht që shteti do të jetë në recesion këtë vit, me GDP që pritet të bjerë me 6% përgjatë 2020-ës. Sipas qeverisë franceze, “rimëkëmbja ekonomike do të jetë e gjatë, e vështirë dhe e kushtueshme”.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *