Aktori i njohur Mevlan Shanaj ka reaguar lidhur me ndarjen nga jeta të kolegut të tij, Rikard Ljarjas.
Me anë të një statusi në Facebook, Shanaj shpreh dhimbjen e tij për humbjen e mikut të afërt, duke risjellë batutën e një prej roleve të tij më të njohura, atë të fillrojtësit Dedë.
“Rikardi mbeti Rikard ashtu si e doni ju, si e do Shqipëria, Ded! Ku je?! Kjo pyetje vjen në çdo familje për një minutë heshtje. Le te kumbojnë këmbanat e zemrave për të. Lamtumirë miku im! Që mbete mik i shtrenjtë!,”-shkruan ndër të tjera Shanaj.
POSTIMI I PLOTË:
“Ej sot iku Rikard Ljarja ! Ej shqiptare dhimbja ka nje emer sot neser do quhet Rikard , emocioni ka emrin e tij , buzeqeshja eshte per te , liria ka dashurine ne zemren e tij, ne shoket lotet i kemi te syte e tij te qeshur , zemra e tij eshte ne ju qe e deshet po kthehet ne Shkodren e jetes se tij.
Mik na helmove na shkretove fisnikerine. Faleminderit dashurise tende , ne tashme dime te vdesin te ndershem. Dhuraten e ruajtur zemres tende sot e hodhe ne driten e arit per te pushtuar gjithesine?
Drite paste emri vepra e shpirtit tend te bukur, me duar te dridhura ju them; Rikardi mbeti Rikard ashtu si e doni ju , si e do Shqiperia, Ded! Ku. Je! Kjo pyetje vjen ne cdo familje per mje minutë heshtje. Le te kumbojne kembanat e zemrave per te. Lamtumire miku im! Qe mbete mik i shtrenjte!”
Ngushellime familjes
Aktor dhe njeri i madh , edhe pse nuk besonte majtas dhe nuk kish ndonje simpati te vecante per sistemin komunist , prap se prapi nuk e hodhi poshte dhe nuk e mohoi kohen dhe sistemin e kaluar, qe i ndershem dhe jo bukshkele , ky qe” Deda” , madheshtor …….do mungoje shume , do mungoje vecanerisht brezave qe u riten me te …..rip
Bravo Mevlan djali, vdiq i ndershëm, nuk i
” shëtiti,, bythët si shumë të tjerë nuk e shiti shpirtin e dorzoi të bardhë si dëbora.
Dheu i lete i qofte STARIT TE MADHE