“Francez në zemër dhe parizian në shpirt”, kur u botua në Francë “Bardha e Temalit” e Pashko Vasës më 10 dhjetor 1889

Nga Aurenc Bebja, Francë

“Le Soir” ka botuar, të martën e 10 dhjetorit 1889, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me promovimin asokohe të romanit në gjuhën frënge të Pashko Vasës, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Bardha e Temalit, nga Albanus Albano, vol. 1 in-18 jesus, tek Albert Savine : 3.5 franga

— Studim shumë i sinqertë dhe gjithashtu shumë i detajuar i zakoneve të Shqipërisë. Dashuritë e fuqishme, urrejtjet e forta të këtyre fiseve luftëtare janë vënë në pah në një mënyrë shumë interesante dhe mbi të gjitha të përjetuara nga autori.

Ne i urojmë, veçanërisht në këtë kohë ku ekzotika është në modë, një mirëseardhje të merituar këtij romani të shkruar në mënyrë të kujdesshme.

Pseudonimi i “Albanus Albano” fsheh, nëse nuk gabojmë, personalitetin simpatik të një shqiptari që qëndroi në vendin e tij, duke qenë njëkohësisht francez në zemër dhe parizian në shpirt.

Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania

1 komente në ““Francez në zemër dhe parizian në shpirt”, kur u botua në Francë “Bardha e Temalit” e Pashko Vasës më 10 dhjetor 1889”

  1. Baliu says:

    Po ato dhjetera dekorata ne gjoks ia kan dhene turqit per adhurimin ndaj francezve, apo per sherbime ndaj turqve?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *