Karmina shpjegon pse nuk e shtyn dot karantinën tek vila në Lalëz

10 Maj 2020, 19:13Antena TEMA

Shumë nga fansat e mi që më shikojnë të trishtuar, më pyesin pse unë nuk shkoj tek vila luksoze që kemi në Lalëz.

Tani në kohë karantine aty për shumë njerëz është vend relaksi.

Dua të jem e sinqertë me ju.

Ne kemi apartamentin tonë brenda vilës dhe mund të shkoj lirshëm, por problemi është se aty është ngujuar nga 10 marsi babi i Zenit dhe mamaja e tij.

Duke qenë se janë pleq dhe mjekë të frikësuar nga epidemia, ata nuk kanë pranuar që të takohen me ne nga afër.

Për më tepër, meqë ne kemi rreth shoqëror të gjerë, ata refuzojnë të na takojnë.

Babi i Zenit ka dy muaj që rri brenda dhe nuk del as për ajrosje.

Dhe një ditë që erdhi Ilir Meta ta merrte shëtitje, nuk pranoi.

Ja bëri me shenjë nga dritarja dhe i çoi mesazh.

Është shumë i disiplinuar.

Dhe njerëzit e tjerë në vilë nuk i takon.

Kështu që do të më duket e tepërt që unë të rri në vile, të bëj shetitje, të përshëndes fansat në Instagram nga Lalëzi, ndërsa babi i Zenit të rrijë brenda dhe të na shikojë nga dritarja.

Është një lloj torture për të, që nuk duam t’ia bëjmë.

Edhe Qim Peka që ka vilë më vete, nuk vjen dot pa gruan, se që kur i ka ndodh ajo vdekja në makinë, ajo nuk e lë më të udhëtojë me femra të tjera.

Ndaj e kemi vendosur me Zenin që sa të hapen kufijtë, të ikim në Austri, por deri atëhere do rezistojmë këtu.

Siç ka thënë Merlin Monro, “të rezistosh, do të thotë të fitosh mbi dëshirat”.

Dhe unë po rezistoj dhe po fitoj mbi dëshirat e mia.

Ndaj të dashur fansat e mi, nuk u kam postuar foto nga Lalëzi, pasi nuk dua të trazoj qetësinë familjare të familjes së Zenit.

Meqë Zeni tani është i përkushtuar për televizionin dhe merret 24 orë me të, dhe unë jam e detyruar të jem krah tij.

Pasi siç ka thënë Merlin Monro, “një grua që ndihmon burrin të ketë sukses, e ka të sigurtë që nuk dështon”

2 komente në “Karmina shpjegon pse nuk e shtyn dot karantinën tek vila në Lalëz”

  1. Arti says:

    Karmina dhe Xen Li … intelektuhale te shqyer ?????

  2. armir says:

    Nje stil shume i bukur te shkruari, i shoqeruar me nje doze te vecante humori. Pergezime!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje