Karmina e gëzuar që Doktori theu izolimin në Lalëz

12 Maj 2020, 19:45Antena TEMA

Sot jam tejet e gëzuar. Pas më shumë se dy muaj, sot babi i Zenit doli nga vila në Lalëz dhe shëtiti buzë detit.

Mori me vete dhe Abin. Kur mungon Zeni, atë e ka në vend të Zenit.

Shëtitën bashkë të dy deri afër Shën Pjetrit dhe u kthyen përsëri.

Ishte një ngjarje që i gëzoi të gjithë.

Njerëzit e shikonin dhe nuk u besonin syve.

Nuk e kanë ditur që për dy muaj e kanë pasur aty të mbyllur në vilë.

Për mua është një ngjarje me rëndësi, pasi më hap rrugën që tani të shkoj lirshëm në Lalëz tek vila dhe të konsumoj fundjavat deri më 15 qershor, sa të hapet udhëtimi në vendet e Shengenit.

Pra këtë muaj mund ta shtyj në fundjava në Lalëz.

Zeni thotë se puna në TV po ecën mirë.

Pas Edi Ramës erdhi Erioni dhe do vijnë të gjithë me radhë.

Kjo e ka bërë të jetë më i qetë.

Problemi që nuk shkoja dot tani në Lalëz ishte se babi i Zenit rrinte i izoluar në dhomë nga frika e virusit dhe nëse ndodhte gjë, nuk doja të isha unë fajtore.

Nuk është puna tek shëndeti i  tij, por tek kauza e opozitës.

Si mund të bëhesha unë shkak që opozita të humbiste frymëzuesin e saj!

Atë që kundërshtarët nuk e bënë dot më ‘97, më ‘98 e për vite me radhë, duke kërkuar eleminimin fizik të tij, mund ta bënim ne fare thjeshtë nga pakujdesia.

Kjo ishte arsyeja që më mbante larg tij.

Sot kur ai doli në buzë të detit shëtitje, kur pashë gëzimin e njerëzve që përshëndesnin nga ballkonet, që i kishte filmuar Abi, dhe mbi të gjitha kur pashë fytyrën e tij të qetë dhe të sigurtë, u ndjeva shumë mirë.

Tani mund ta shijojmë me kohë të plotë vilën në Lalëz.

Së paku rreziku që babi i Zenit të merrte ndonjë virus prej nesh ka kaluar.

2 komente në “Karmina e gëzuar që Doktori theu izolimin në Lalëz”

  1. Kush eshte ky mjeri me emrin Sali Berisha ? ?????????????????????????????

  2. Fshatari korcar says:

    Nje lajm i mire per fluturimet, flitej per ne shtator.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje