Karmina vendos të lexojë librin për Çurçillin

13 Maj 2020, 19:10Antena TEMA

Pas mesazhit të presidentit Meta, që ka mbetur i mahnitur nga libri për Çurçillin, Karmina ka vendosur të hedhë një hap të dytë të rëndësishëm në jetë.

Pas leximit të librit për jetën e Merlin Monro, ajo mori vendim të lexojë dhe librin për Çurçillin.

Në një mesazh të saj, ajo shkruan:

“Kisha dëgjuar që kush lexon një libër me vlerë në jetë bëhet fanatik i atij libri dhe e shpjegon botën me atë.

Dhe unë kam dash të jem fanatike e Merlin Monros dhe ta shpjegoja botën me të.

Por mesazhi i Ilir Metës më hapi sytë dhe vendosa edhe unë, të lexoj një libër të dytë.

E di që kjo gjë do më ndryshojë jetën dhe do më bëjë më të zgjuar, por jam e vendosur ta hedh këtë hap.

Dhe do lexoj pikërisht jetën e Çurçillit.

Kjo, pasi ai është modeli i politikanit të djathtë që duhet të ndjekë pas dhe Zeni.

Jam e sigurtë që shumë gjëra mund mos t’i kuptoj, por dua të shikoj momente nga jeta e Curçillit, që ngjajnë me jetën e Zenit.

Jam shumë e interesuar për rininë e tij.

Si e e ka njohur gruan? A i ka ndodhur dhe atij si Zenit, ndonjë aksident teknologjik, ku kanë humbur jetën 26 vetë dhe pasaj asaj ai është ringritur, duke gjetur dashurinë e vërtetë?

Siç më kanë thënë shumë vetë që e kanë lexuar atë libër, ai ka drama të mëdha dhe besoj se duhet të ketë ngjashmëri me jetën e Zenit.

Qim Peka, që e ka dëgjuar librin nga Meta, është i vetmi që nuk e pëlqen.

Ndoshta ngaqë Çurçilli ka pas jetë korrekte dhe nuk i ka vdek ndonjë e dashur në makinë.

Në këtë pikë është e çuditshme se si një njeri aq i madh nuk ka drama të tilla në jetë.

Jam pak konfuze dhe për mesazhin që kërkon të shpërndajë Ilir Meta.

Mesazhi që Ilir Meta kërkon të shpërndajë me leximin e këtij libri, është se Çurçilli humbi zgjedhjet pasi fitoi luftën.

Dhe këtu jam pak konfuze. Zeni dhe babi i Zenit thonë që Edi Rama po e humbet luftën, dhe në këtë pikë nuk ngjan me Çurçillin.

Se po qe se pranojmë se ai do humbasë zgjedhjet, duhet të pranojmë që ai po fiton luftën.

E pyeta Zenin dhe i thashë “mos ja vlen gjë të pranojmë që po e fiton luftën”, me qëllim që të shkojmë në zgjedhje?

-Në asnjë mënyrë, tha. Më mirë një vezë sot, se një pulë mot.

Ilir Meta e bën, se do të bëjë koalicion me të.

Ndaj dhe jam e paqartë. Sidoqftë u jap fjalën që librin do ta lexoj.

Deri në zgjedhjet e 2021 duhet ta kem mbaruar.”

1 komente në “Karmina vendos të lexojë librin për Çurçillin”

  1. Blloku me te deklasuarit nuk benin krushqi.... says:

    Ju ka bere vaki ndonjehere te hyni ne boten e memecit?? Ose me njerezore: ne boten e atyre qe zoti (qe une e besoj shume) ju ka marre gojen dhe nuk munde te mbrojne vetveten,? me keq akoma kur e akuzojne me pa te drejte. Per imagjinaten time duhet te jete shume e dhimeshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje