Dokumenti i 1880: Ja kush janë dy themeluesit e vërtetë të lidhjes shqiptare të Prizrenit

14 Maj 2020, 10:25Dossier TEMA

“Le Moniteur Universel” ka botuar, të premten e 13 gushtit 1880, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me themeluesit e vërtetë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Nga Aurenc Bebja

Lidhja Shqiptare dhe Pallati qeveritar

Lidhja Shqiptare i detyrohet origjinës së saj dy burrave që zënë sot në kabinet (qeveri) dy postet më të rëndësishme. Abedin Pasha (Abedin pashë Dino ose  Abedin pashë Preveza), ministër i Punëve të Jashtme dhe Hysen Hysni Pasha, ministër i Luftës. Një ambasador më tha së fundmi se kur pa këta dy burra vdekjeprurës të vinin në pushtet, ai ishte dëshpëruar për zgjidhjen paqësore të çështjeve në pritje dhe kishte filluar të frikësohej për ndërlikimet më të rënda.

Dyshimet e tij, pikëpamjet e tij u ushqyen nga marrëdhëniet e ngushta dhe të vazhdueshme të cilat kurrë nuk pushuan së ekzistuari mes pallatit perandorak dhe drejtuesve të Lidhjes, marrëdhënie që u mbajtën të fshehta sa më shumë që qe e mundur, por që nuk u shpëtuan asnjë diplomati largpamës.

Anëtarët e familjes së Abedin Pashës kanë qenë, që nga ardhja e këtij të fundit në pushtet, ndërmjetës të zgjedhur natyrshëm për të bërë të ditur qëllimet, për të kryer udhëzimet sekrete nga pallati tek drejtuesit e Lidhjes Shqiptare.

Babai i Abedin Pashës, lbrahim Aga, vëllai i tij Vesel beu, një vëlla tjetër, emri i të cilit më shpëton, kunati i tij Qazim Beu, u panë disa herë në anijet e Lloyd-it, duke shkuar nga Preveza në Stamboll dhe nga Stambolli në Prevezë. Në këtë qytet jeton nëna e Abedin Pashës, shtëpia e të cilës është bërë vend takimi për pjesëtarët më të rëndësishëm në Epir dhe në Shqipërinë e Epërme të Lidhjes.

Kjo shqiptare patriote ka marrë më parë dhe me siguri akoma merr letrat dhe komunikimet, si nga pallati ashtu edhe nga Porta, të dërguara për pjesëtarët e Lidhjes. Pa dyshim që ajo i komenton dhe i shpërndan ato sipas udhëzimeve gojore që i vijnë prej Stambolli nga burri, djemtë ose dhëndri i saj.

Ky i fundit, Qazim Beu, është një puro shqiptar nga Gjirokastra, i cili ishte zëvendës i ministrit të policisë për disa vjet. Ky i fundit kurrë nuk pati ndoshta ndihmës më energjik, dhe pretendohet se brenda një dite, Qazimi i tmerrshëm bëri që të zhdukeshin rreth 200 fetarë (softas), të cilët kishin guxuar të protestonin me zë të lartë kundër ministrit të Luftës, Redif Pasha.

I shkarkuar më vonë pas komplotit të Ali Suavi-t, ai u rikthye me sukses, pas mbërritjes së kunatit të tij Abedin Pasha në pushtet, dhe që prej disa kohësh, ai është guvernator i qytetit dhe rrethit të Gjirokastrës, nga ku është thërritur shpesh në Stamboll “për punët e Lidhjes”.

Të premten e kaluar, ai u largua këtu me 20.000 lira turke në të holla, dhe 10.000 lira prej letrash krediti, të gjitha për të plotësuar armatimin dhe pajisjen e pjesëtarëve të Lidhjes. Kështu përgatitet Porta për të zbatuar vendimin e konferencës së Berlinit.” Dars

13 komente në “Dokumenti i 1880: Ja kush janë dy themeluesit e vërtetë të lidhjes shqiptare të Prizrenit”

  1. Shaqo says:

    Po pea, e kemi thene sa here, te hiqen frasherllinjte nga lulishtja e atje te vendoset bebja arenc me ata pashallaret e gazetes franceze. C’eshte kjo pune, Frasheri andej e ketej, por s’mjaftuan te paret na sjellin dhe jete tjetrin, Mehdiun.
    Eh ne cfare koherash jetojme.
    Shkruan nje gazete para dy shekujsh dhe bebja, qe s’ka per t’u rritur kurre, na e servir ne se keshtu eshte, hiqeni Avdulin mashtrues, vendosni keta qe thote gazeta franceze. Ore zoteri, qe ka bole e loqe midis nesh; si puna jote, kete e dijme, por qe ta marresh popullin per budalla, kete veten ti dhe ca si puna jote mund ta bejne. Por ka edhe ca faj gazeta qe te le vend ty per te shkruar.

    1. Artur says:

      ore truthare,

      ky personi, ka botuar nje artikull nga nje gazete franceze e kohes kur kane ndodhur ngjarjet, Nuk ka bere asnje koment. Tani, une personalisht nuk e di nese informacionet e gazetes jane te sakta po jo. Mendoj qe as ti nuk e din me siguri.
      I mbetet si gjithmone detyre historianeve qe te bejne verifikimin nese e shohin te arsyeshme. Ama nese historianet nuk kane asnje dyshim per ate qe eshte shrkuar ne librat e historise eshte super ok.

      Nese eshte ky rasti i dyte, ndoshta historanet mund te bejne hulumtime se pse gazetat me ne ze te kohes disinformonin publikun. PEr cfare arsye? Per cfare qellimi?

      Kshuqe “or ti shok” mos u hidh pupthi kot.

      1. Shaqo says:

        O Artur, nuk po te them truthare. Por nje shkrim gazete nuk eshte dokument si thote bebja.
        Nuk me duket se e merr seriozisht cdo gje qe shkruhet sot ne gazeta. Sepse aty shkruaj une, ti, e kushdo qe i pelqen pronarit te gazetes, ka te verteta, por me shume ka shpifje. Keshtu qe bej pak idnjetro. Sa per historine qe thua ti, ka nje vazhdimesi dhe eshte shkruar mbi bazen e dokumentave qe jane update-ar vit pas viti, keshtuqe nuk besoj se eshte shtremberuar historia. Cfare eshte shkruar e firmosur atje ne Prizren, eshte atje ne muze dhe nuk mundet qe te mos i vleresojme ato, jane me autentike se koleksioni i gazetave, kushdo qofshin ato. Flm.

      2. Shaqo says:

        O Artur, nuk te them truthare, s’me lejohet. Por nuk besoj qe nje shkrim gazete te quhet dokument. Duhet te jesh pak naiv qe te besosh nje gje te tille ose me e pakta nuk ke informacion nga historia se ke mbaruar per “fizike”, por edhe keshtu te ishte, ka nje llogjike te thjeshte edhe nga ditet e sotme, ka shume njerez qe shkruajne ne gazeta, keto koleksionohen, dhe mbas nje shekulli do te dale nje bebe tjeter dhe do te thote qe Sali Berisha dhe Ilir Meta themeluan shtetin modern shqiptar, kur dihet cfare kane bere ata per Shqiperine,se kete e ka thene vete Basha e Kryemadhi. Me e pakta, keto jane nonsense ose me shume dashakeqesi.

  2. lato says:

    Ne vend qe te shkruash:Shihni cfare gafash ka botuar shtypi francez per Lidhjen e Prizrenit,,ti mor Bebe na hedh dorashken dhe vendos kush e beri,kush e drejtoi Lidhjken e Prizrenit. Pse?
    Sepse Bebja eshte katundar dhe katundari doo te beje buje.Bebja eshte nje gjys analfabet,qe me gomone,me maune ka perfunduar ne France dhe qe andej na shitet si autoritet i Historise,pa pasur nje liber ne haur,i rritur mes kakerdhive.Pa patur nje informacion minimal historik mbi themelimin,shkaqet dhe pasojat e ketij kuvendi mbareshqiptar.
    Akuzat mbi organizimin dhe financimin e Lidhjes nga turqit u bene nga armiqt historike te shqiptareve,Serbo-malazezet,Ruset dhe Francezet,per t`i bere presion portes qe te vepronte ushtarakisht kunder forcave te Lidhjes,qe shpartalluan ushtrine malazeze,perhere fitimtare kunder Turqise.
    Lidhjen e themeluan Burrat e Malsise,Kosoves dhe Shqiperise per ti bere balle zaptimit te trojeve shqiptare nga Mali i Zi,Serbia dhe Greqia,te cilave Kongresi i Berlinit u fali llokma te Majme. Roli i Abedin pashe Dinos eshte ai i nje funksionari ish kryeminister i Turqise,qe beri pakt me armiqte e Shqiperise per te shpetuar faqen e zeze te perandorise osmane.Djali i Abedin pashe Dinos ne krye te forcave turke,ja dorzoi Ulqinin malaZEzeve dhe arrestoi ne Shengjin, Hodo bej Sokolin,qe ne krye te Shkodraneve u nis te mbroje Ulqinin.
    Kujdes,Bebja,se injoranca e malokut te ben edhe maskara!
    Ne gazetat franceze edhe Esat pashen do ta serviresh patriot.

    1. eeeeeeeeeeeeeeej says:

      Po pse i cirresh Aurenc Bebjas more njeri!? Ai nuk ka shkruar asgje. Ky eshte nje shkrim i nje gazete franceze dhe vetem kaq. Mund te kete te verteta ne te, mund te kete genjeshtra, mund te kete nga te dyja bashke, kjo eshte krejtesisht tjeter ceshtje. Nuk ka marre persiper ky Bebja qe thote dicka per kete, a kupton. eeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeej

  3. lato says:

    Ne vend qe te shkruash:Shihni cfare gafash ka botuar shtypi francez per Lidhjen e Prizrenit,,ti mor Bebe na hedh dorashken dhe vendos kush e beri,kush e drejtoi Lidhjken e Prizrenit. Pse?
    Sepse Bebja eshte katundar dhe katundari doo te beje buje.Bebja eshte nje gjys analfabet,qe me gomone,me maune ka perfunduar ne France dhe qe andej na shitet si autoritet i Historise,pa pasur nje liber ne haur,i rritur mes kakerdhive.Pa patur nje informacion minimal historik mbi themelimin,shkaqet dhe pasojat e ketij kuvendi mbareshqiptar.
    Akuzat mbi organizimin dhe financimin e Lidhjes nga turqit u bene nga armiqt historike te shqiptareve,Serbo-malazezet,Ruset dhe Francezet,per t`i bere presion portes qe te vepronte ushtarakisht kunder forcave te Lidhjes,qe shpartalluan ushtrine malazeze,perhere fitimtare kunder Turqise.
    Edhe dicka do te shtoj.Lexo dicka nga kuvendet mbarekombetare qe jane zhvilluar per Lidhjen e Prizrenit.
    Meqe ke hapur nje gazete franceze,shko hap edhe nje gazete austriake te te njejtes date,pastaj shpall ate vendimin tend idiot prej analfabeti.
    Lidhjen e themeluan Burrat e Malsise,Kosoves dhe Shqiperise per ti bere balle zaptimit te trojeve shqiptare nga Mali i Zi,Serbia dhe Greqia,te cilave Kongresi i Berlinit u fali llokma te Majme. Roli i Abedin pashe Dinos eshte ai i nje funksionari ish kryeminister i Turqise,qe beri pakt me armiqte e Shqiperise per te shpetuar faqen e zeze te perandorise osmane.Djali i Abedin pashe Dinos ne krye te forcave turke,ja dorzoi Ulqinin malaZEzeve dhe arrestoi ne Shengjin, Hodo bej Sokolin,qe ne krye te Shkodraneve u nis te mbroje Ulqinin.
    Kujdes,Bebja,se injoranca e malokut te ben edhe maskara!
    Ne gazetat franceze edhe Esat pashen do ta serviresh patriot.

    1. NAIMI says:

      JE PJESERISHT I SAKTE. NUK DUHET ME PASE DYSHIM QE LIDHJA U KRIJUE PER ME I MBROJTE KRAHET USHTRISE OSMANE, E CILA ISHTE NE LUFTE ME RUSET DHE NUK ESHTE CUDI ME U PAS FURNIZUE ME ARME PREJ OSMANEVE. PAS HUMBJES SE LUFTES SE RRADHES (FATKEQESISHT JANE DISA DHE NE MBARIM TE SECILES PREJ TYRE OSMANET ISHIN TE DETYRUEM ME DOREZUE COPA TOKE SHQIPTARESH NE FAVOR TE MALIT TE ZI DHE SERBEVE), PJESE E PAKTIT TE PAQES ISHTE EDHE SHPERNDARJA E LIDHJES. ME KETE RAST SHQIPTARET KUNDERSHTUEN DHE KERKUEN AUTONOMI…

      1. informacion says:

        Llogjika me e pranueshme eshte se Lidhja u krijua nga shqiptaret, per te mbrojtur interesat shqiptare ne kushte te caktuara historike. Nderkohe dhe Porta e Larte u perpoq te kishte ndikim dhe te perfitonte prej Lidhjes, per interesa te saj! Natyrisht edhe Lidhja krijoi marredhenie me Porten e Larte dhe u perpoq te perfitonte prej kesaj marredhenie. Secili per interesin e vet. Kur interesat perputheshin kishte bashkepunim, kur interesat ishin te kunderta plasi lufta midis tyre. Kjo eshte gjeja me normale ne historine e njerezimit!

  4. Historicus says:

    Po rri o bebush se s jane pune kalamajsh keto

  5. faro says:

    Po pastaj!
    Dmth ç’thoshte shtypi francez ishte e vërteta. A nuk po i shohim e dëgjojmë sot mediat? A nuk është CNN media që Trump e emërton fake news? Apo Jane medat gfranceze me të besueshme?
    Kjo na ka marrë me qafe në shqiptarëve historikisht se besojmë 100% ato që thotë i huaji
    I huaji flet sipas interesave të veta. Madje të çastit

  6. Hystoryan Qynany says:

    Jo mo se e keni gabim.
    Lidhjen e krijun ca serb.
    Ne bashkpunim me greket.
    Se shqiptart ishin proturq.

  7. historiani says:

    Keto jane thashethemet qe gazetat bulevareske i botonin per te terhequr lexues. Ne shqip ne u themi-pordhe me rigon. Ka dokumente origjinale neper arkivat turke e Europiane ku tregohet se kush ishin themeluesit dhe drejtuesit e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje