DOKUMENTI: Autoriteti i Konkurencës zbulon shkeljet e rënda të FSHF-së dhe konfliktet e interesit të Armand Dukës me shitjen e së drejtës televizive tek DIGITALB

15 Maj 2020, 16:40Sport TEMA

Autoriteti i Konkurencës në vendin tonë prej disa muajsh ka kryer një hetim të thelluar rreth veprimtarisë me pozitën dominuese që Federata Shqiptare e Futbollit ka në lidhje me aktivitetin ekonomik që zhvillon, dhe dhënien e kushteve dhe detyrimeve.

Komisioni i Konkurrencës, pas shqyrtimit të raportit të hetimit të thelluar ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit në lidhje me aktivitetin ekonomik që zhvillon, ka vërejtur një numër mjaft të madh shkeljes dhe konfliktesh të pastra interesi që ka presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

Gazeta TemA ka siguruar dokumentin e plotë të Autoritetit të Konkurencës ku janë argumentuar të gjitha shkeljet skandaloze që ka kryer Institucioni i Futbollit Shqiptar.

Një nga shkeljet e rënda që përbën konfliktin e pastër të interesit është ajo e shitjes së të drejtës së transmetimit tek DIGITALB.

Në konstatimin e kryer nga Autoriteti Konkurecës thuhet se:

“Sipas faqes së saj zyrtare, sponsor i FSHF është AMA Caffe (emri zyrtar – Neë Century). Në këtë shoqëri, Z. A.Z. (Agim Zeqo) zotëron 55% të kuotës së kapitalit, i cili në të njëjtën kohë është edhe aksionar i DIGITALB.

Union Bank. Kjo shoqëri sponsorizuese ka lidhje me subjekte te cilët janë aksionarë të DIGITALB.

Në shoqërinë Union Bank SHA, Z. E.L. (Edmond Leka) dhe Z. N.L., zotërojnë respektivisht 1.77% të aksioneve, ndërkohë që këta dy individë janë zotërues në mënyrë të drejtpërdrejtë të 35% të aksioneve secili tek shoqëria Union Grup SHA, dhe janë zotërues 42.5% të kuotës së kapitalit secili tek shoqëria Arch Investor SHPK dhe zotërojnë në mënyre indirekte, nëpërmjet shoqërisë Union NET, nga 35% të kapitalit secili të shoqërisë Union Distribution Servis Albania SHPK.

Në menyrë direkte dhe indirekte, Z. E.L. dhe Z. N.L., zotërojnë aksione në shoqërinë DIGITALB SHA dhe UNION BANK SHA.

Nga materiali administruar rezulton se ka një ndërlidhje të interesave pasurore të përfaqësuesve ligjore të FSHF me pjesëmarrjen e tyre në aksionet e shoqërisë DIGITALB.

Nga extratet e QKB9, rezulton se shoqëria A.I.B.A. Kompani, me aksionar të vetëm Z. A.D., (Armand Duka) zotëron 9.23% të aksioneve në shoqërinë DIGITALB.

Po ashtu, Z. A.D., (Armand Duka) në shoqërinë sponsorizuese AMA Caffee (Neë Century), zotëron 22.5% të kuotës së kapitalit, i cili në të njëtën kohë është edhe përfaqësuesi ligjor”, theksohet në shkeljen e gjetur nga Autoriteti Konkurencës.

Gjithashtu, në dokumentin e mëposhtëm do të lexoni shkeljet e kryera me Krijimin e Ligës Profesioniste e cila nuk ekziston, por duhet të ketë një rol aktiv në çdo vendimmarrje, që ka të bëje me “shitjen e përbashkët të së drejtë televizive”, si dhe të drejtave të tjera që burojnë prej saj.

Abzuzimet me shitjen e biletave nga ana e FSHF-së, shpërndarja me fondet nga UEFA dhe FIFA që nuk kane qenë aspak transparente, etj, janë disa prej shkeljeve të kryera nga FSHF dhe Komisioni i Konkurencës ka vendosur:

“1.Konstatimin e abuzimit me pozitën dominuese të FSHF si entiteti i vetëm të cilit shteti i ka deleguar të drejtën e organizimit dhe zhvillimit të veprimtarive sportive, kombëtare e ndërkombëtare në sportin e futbollit, në lidhje me aktivitetin ekonomik që zhvillon, në drejtim të shitjes së të drejtave të transmetimit televiziv; shitjes së biletave të ndeshjeve të ekipeve kombëtare; sponsorizime dhe reklama.

2.Dhënien e kushteve dhe detyrimeve për të ndaluar abuzimin me pozitën dominuese të FSHF:

a.Detyrimin e FSHF që shitja e përbashkët e së drejtës televizive, si një e drejtë ekskluzive në të ardhmen të reduktohet në fushëveprim dhe kohëzgjatjen e ekskluzivitetit, në një periudhe jo më shumë se 3 (tre) vjet, ku të drejtat të jenë të ndara dhe t’u shiten operatorëve të ndryshëm.

b.Detyrimin e FSHF në të ardhmen të ndajë prokurimin e dy kategorive “Kategorinë Superiore” dhe “Kupën e Shqipërisë”, me dallimin në ofertë me paketën A (ndeshjet kryesore, të rëndësishme) dhe B (ndeshjet e tjera), në mënyrë që ato të mos i përkasin një operatori të vetëm, duke siguruar një pjesëmarrje sa më të madhe të operatorëve audioviziv.

c.Heqjen e ekskluzivitetit në të ardhmen në kontratat e shitjes së të drejtave audiovizive “Highlighte” dhe krijimin e mundësisë për pjesëmarrje sa më të gjerë për operatorët audioviziv.

3.Përfshirjen e Ligës Profesioniste duke i dhënë asaj një rol aktiv në çdo vendimmarrje, që ka të bëje me “shitjen e përbashkët të së drejtë televizive”, si dhe të drejtave të tjera që burojnë prej saj.

4.Detyrimin e FSHF për shpërndarjen e fondeve të ardhura me destinacion të përcaktuar nga UEFA, FIFA etj., në një procedurë transparentë dhe korrekte, në prani të Ligës Profesioniste, në mënyrë që të ruhet konkurrenca e ndershme dhe efektive në treg. Kjo procedurë të bëhet publik në faqen zyrtare të FSHF – www.fshf.org.

5.Detyrimin për zbatimin e një procedure transparente për zgjedhjen e sponsorit kryesor dhe sponsorëve të tjerë, duke mundësuar pjesëmarrje më të gjerë të ndërmarrjeve në treg. Kjo procedurë të bëhet publik në faqen zyrtare të FSHF – www.fshf.org.

6.Detyrimin e FSHF për shmangien e çdo lloj lidhje të drejtpërdrejtë apo të tërthortë pasurore, midis sponsorizuesve të saj dhe përfaqësimit pasuror pranë shoqërisë DIGITALB, lidhje të cilat ndikojnë në kufizimin apo shtrembërimin e konkurrencës, të krijuar për shkak të pozitës së saj dominuese.

7.Detyrimin e FSHF për shmangien e çdo lloj lidhje të drejtpërdrejtë apo të tërthortë pasurore, midis përfaqësuesve ligjore të saj dhe përfaqësimit pasuror pranë shoqërisë DIGITALB, lidhje të cilat ndikojnë në kufizimin apo shtrembërimin e konkurrencës, të krijuar për shkak të pozitës së saj dominuese.

8.Detyrimin e FSHF në të ardhmen për lidhjen e çdo kontrate që vendos të drejta ekskluzive ose të drejta të veçanta në territorin e Republikës së Shqipërisë, për ndërmarrje ose produkte të caktuara, të realizojë procedura prokurimi transparente, jo diskriminuese duke mos vendosur kritere kufizuese dhe përjashtuese në tregun përkatës. Këto kontrata të sillen për vlerësim paraprak pranë Autoritetit të Konkurrencës.

9.Detyrimin e FSHF të hartojë një metodologji për përcaktimin e çmimeve të biletave, me qëllim orientimin drejt kostos të shërbimit dhe çmimit të biletave. Sjelljen për vlerësim paraprak të metodologjisë pranë Autoritetit të Konkurrencës.

10.Detyrimet e përcaktuara në pikat 3, 4, 5, 6, 7, 9 duhet të përmbushen brenda afatit 120 ditor nga dita që ky vendim i është njoftuar.

11.Në rast të mos përmbushjes së kushteve dhe detyrimeve të përcaktuara në dispozitivin e këtij vendimi, FSHF ndëshkohet me gjobë deri në 5 % të xhiros mesatare ditore për shkelje të rëndë të konkurrencës në zbatim të nenit 76, pika 1, germa (a) të ligjit nr. 9121/2003.

12.Monitorimin e zbatimit të këtij vendimi, për një periudhë 2 vjeçare.

13.Ngarkohet Sekretari i Përgjithshëm për njoftimin e këtij vendimi të gjitha palëve të interesuara.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, thekson Autoriteti i Konkurencës.

Më poshtë dokumenti që vërteton shkeljet e rënda nga ana e FSHF-së të gjetura nga Autoriteti i Konkurencës. (TemA)

file:///C:/Users/User%20Three/Downloads/Vendim_nr._693_dat_14.05.2020.pdf

4 komente në “DOKUMENTI: Autoriteti i Konkurencës zbulon shkeljet e rënda të FSHF-së dhe konfliktet e interesit të Armand Dukës me shitjen e së drejtës televizive tek DIGITALB”

  1. Duka krimit says:

    Bravo Tema,, nder te pakta media qe sulmoni nje hajdut si duka,,,, ky njeri e ka shkaterruar futbollin

  2. Fshf mafia says:

    Se di pse nuk futet ne burg ky njeri

    1. Revizori says:

      Faleminderit FSHF Mafia,
      Pyetja më me vend. E çfare vlere ka ky hetim atehere? Ne Shqiperi institucioni i doreheqjes nuk konceptohet fare, sepse opinioni publik eshte kaq i kompromentuar politikisht sa nuk ka force fare.
      Ketu eshte edhe kyçi i deshtimeve tona si shoqeri. Eshte e tera e politizuar, dhe sikur Edi Rama apo Sali Berisha te bejne gjera kunder stokes morale, me nder askush nuk e çan bythen fare.
      Merre me mend, kur merr vota edhe LSI, shoqërinë tone civile e ka marre lumi. Prandaj kur permendet shoqeria civile na hapet barku te gjithëve.
      Edhe ky raport do futet ne sirtar, sepse Duka eshte shume i fuqishem per ta prekur.
      Nuk ka ardhur akoma dita kur te mos ketë te paprekshem ne Shqiperi.
      Psh, Gjin Gjoni vazhdon i paprekur dhe i palekundur nga reforma.

      1. pjeter says:

        Uroj qe kjo drejtesia e shumepritur te armatosi ndonje prokuror me kurajo e ment ne koke, dhe te hapi zyrtarish hetime e mundesisht,ta rrasi ne kafaz kete mafiozin e pa ngopour.Uroj gjithashtu qe kjo drejtesia e re, te te zhgenjeje sa do pak ne parashikimn tend,por kam edhe frike qe mund te vertetohet pike per pike ajo qe ke shkruar pak me lart,pikerisht, sepse jemi vendi dhe shoqeria perfekte, per mafioze si Duka e Organizata mafioze si LSI-ja..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje