Karmina e shqetësuar për gjobën ndaj Zhejit

15 Maj 2020, 20:34Antena TEMA

Jam shumë e shqetësuar sot, se më njoftuan që emisionin e Zhejit e kanë gjobitur se ka pasur katër të ftuar në studio.

Ndërkohë që po bëhesha gati të reagoja për Zhejin, dëgjoj se të gjithë po reagojnë për Sonilën.

Nuk di a e kanë gjobitur dhe Sonilën, por për Zhejin e di vetë, se dëgjova Zenin që i tha Qim Pekës, që kanë gjobitur Zhejin.

Po Qim Peka i tha nuk kemi punë me Zhejin, po duhet mbrojtur Sonila.

Në këtë rast unë mendova të reagoj ndryshe, pra të mbroj Zhejin.

Siç ka thënë Merlin Monro, njeriu e tregon fuqinë e tij kur mbron të dobëtit dhe ata që nuk i mbron njeri.

Në këtë rast mendoj se sulmi ndaj Zhejit është i padrejtë, pasi ai i ka respektuar rregullat gjatë pandemisë.

Biles ai ka raportuar nga Saranda online sikur ishte në studio.

Argumenti që katër të ftuarit e Zhejit mund të ngjisin COVID-19 nuk qëndron, pasi ata janë katër persona që nuk e besojnë fare COVID dhe kanë teoritë e tyre për këtë çështje.

Njëri ka teorinë që këtë e ka sjellë Sorosi për të shkatërruar demokracitë dhe për të vendosur diktaturat.

Një tjetër mendon që e kanë sjellë çifutët, të cilët kanë një plan për pakësimin e popullsisë në botë.

Tjetri mendon se është lojë e SHBA kundër Kinës.

I katërti mendon se e ka shpikur Bill Geci.

Pra si mund të infektojnë njerëz me virus, persona të cilët nuk e njohin fare për virus COVID-19.

Gjithçka është e padrejtë.

Ndaj mendoj se duhet të ngrihet zëri për Zhejin, jo për Sonilën.

Ka mundësi që Sonilës nuk i ka shkuar fare gjobë, por ajo është bërë keq pse kanë persekutuar Zhejin dhe jo atë.

Sic ka thënë Merlin Monro, fuqia e një femre qëndron tek aftësia për të qenë rrufepritëse e zemërimit të burrave.

Ndaj mendoj se Sonila e ka shpikur këtë gjobën, kurse Zheji e ka reale dhe s’po e mbron askush, pasi siç ka thënë Qim Peka, ai lufton për pjatën e supës së Ramës.

Por unë i dua nejrëzit e varfër.

2 komente në “Karmina e shqetësuar për gjobën ndaj Zhejit”

  1. ...njeriu i varfer me dinjitet.. says:

    Keni te drejte ti doni njerezit e varfer. Ne shumicen e rasteve njerezit e varfer kane dinjitet dhe si zorr shiten……

  2. Doktor Mortja says:

    Karmina, i Qimi i Pekajve, Xeni, Lek Plepi, Taulant Balla jane e tashmja dhe e ardhmja e Shqiperise!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje