Shmangia e debatit për sistemin, po krijon një mit për të

Nga Mero Baze

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës u ka dërguar një e-mail përfaqësuesve politikë në Komisionin e Reformës Zgjedhore, ku u rekomandon se nëse duan të marrin në konsideratë ndryshimin e sistemit, mund të adaptojnë ligjin kanadez, i cili respekton sistemin propocional rajonal, por ka një formulë të korrektimit kombëtar dhe i ka listat e hapura.

Propozimi vjen në një kohë, kur dy partitë e mëdha PS dhe PD, e kanë shmangur debatin për ndryshimin e sistemit dhe listave të hapura, dhe kanë injoruar në këtë pikë kërkesat që vijnë nga faktorët e tretë të skenës politike, që është opozita parlamentare dhe partitë e reja të krijuara.

Ndërkohë, në opinion publik është ngritur miti i ndryshimit të sistemit, përtej vlerës reale që ai ka për ndryshimet politike në vend.

Injorimi i kërkesave për ndryshim sistemi nga PS dhe PD, ka ngulitur në kokë idenë në opinionin publik, se kjo bëhet për të ruajtur një monopol politik mbi sistemin dhe është kthyer në një obsesion kombëtar.

Realisht fuqia e sistemit të ri nuk është se mund të bëjë magjira dhe se në finale çdo sistem, nëse votat nuk vidhen dhe procesi është transparent, mund të prodhojë zgjedhje të lira.

Ky sistem kështu si është, fuqizon shumë kryetarin e partisë dhe për t’u kompensuar duhet që partitë tona të ishin demokratike dhe ta kishin detyrim ligjor transparencën e vendimeve partiake.

Kjo është një ëndërr që do kërkojë dekada të realizohet. Si PD, ashtu dhe PS, operojnë në një sistem vlerash politike të emëruara nga kryetarët, dhe jo nga imponimi i karrierës politike të ndonjë individi, dhe si rrjedhim, ky sistem në këtë pikë bëhet një lloj karburanti për autoritarizëm dhe klientelizëm politik.

Fakti që dy partitë e mëdha PD e PS, e injoruan kërkesën e ndryshimit të sistemit, në fakt mund të jetë humbja e tyre më e madhe politike, pasi po u japin kauzë reale partive të reja t’i sulmojnë si dy parti që po tentojnë të ruajnë monopolin përmes sistemit, çka nuk është realisht e vërteta, por është e vërteta e besueshme.

Ndërhyrja e Ambasadës së SHBA në këtë pikë, tregon se atë që nuk e bëri PS e PD, po e bëjnë të huajt. Ata po i dëgjojnë këto zëra.

Ndaj PS dhe PD e kanë detyrim tashmë të shprehen për sistemin dhe të hyjnë në këtë debat me guxim, jo si gardianë të tij, por si reformues të tij.

Fjala vjen, një sistem me korrektim propocional kombëtar i ndihmon shumë partitë e vogla, por duhet të heqë kushtin e koalicionit që ka sistemi aktual. Pra meqë çdo parti mund të mbledhë votat që ka në rang kombëtar, duhet të bjerë kushti i garimit në koalicion, pasi koalicionet kanë qenë kusht për të funksionalizuar votat e partive të vogla që humbisnin.

Hyrja në këto debate, është një shenjë që PS dhe PD nuk e kanë frikë ndryshimin e sistemit dhe nuk e sigurojnë monopolin e tyre në politikë përmes tij. Sa më shpejt të hyjnë në këtë debat, aq më mirë është për to. Sa më shumë të vonohen, aq më shumë do t’ua mbushin mendjen shqiptarëve se ato fitojnë nga sistemi, dhe jo nga fuqia e tyre, çka në të vërtetë nuk është aq e vërtetë.

REMOTE_ADDR:[]

13 komente në “Shmangia e debatit për sistemin, po krijon një mit për të”

  1. Votuesi says:

    Me vjen keq Mero qe ben nje aludim te kote!se pari dua te theksoj se n.q.se duam demokraci te vertete dy forca duhet te jene ne gare ajo e majte dhe ajo e djathte te gjithe partiçkat e tjera sa hane e bejne pazare duke deformuar voten e popullit per nje buthe karikeje e per nje shume parash qe ne vend te shkojne tek populli shkojne ne xhepat e ketyre horrave qe pas zgjedhjeve behen te gjithe “qafe trashe” si nje here ne nje kohe kryetaret e kooperativave!Ndaj lereni sistemin jo Kanadez e jo Maltez,jo Polonez e jo Holandez!
    E mira per mua eshte:Komisioni zgjedhor i pavarur dhe komisioneret e zgjedhur me mandat fuqiplote e te pergjegjeshem para ligjit ,ku nese konstatohen shkelje te proçedurave te votimit akoma me keq nese luhet me voten e qytetarit te shkohet deri ne proçedim penal nga ana e Komisionit Zgjedhor! Per mua spektri i djathte duhet perfaqesuar nga PD dhe i majti nga PS si forca kryesore e me nje elektorat te qendrueshem ku sejcili le te gjeje vetvehten ku i takon!
    Kjo eshte demokratike dhe demokraci e kulluar ,ku nuk e kuptoj perse Ambasadorja e Ameriken nuk sugjeron sistemin Amerikan por ate Kanadez ,pavaresisht se ata jane Presidenciale e ne Parlamentare!Ma do mendja qe nuk cenohet asgje e le te qendrojme me sistemin Parlamentar duke rritur kriteret ne perzgjedhjen e kandidateve dhe me lista te hapura e jo me allishverishe kryetaresh partie,ku kandidati te dale nga zgjedhjet brenda grupimeve politike qofte me fushate individuale duke paraqitur programe ,qofte edhe duke u zgjedhur brenda nje Asambleje dy apo tre kandidate duke u votuar nga anetaret e kesaj force!
    Hiqni dore nga partiçkat e vogla sepse perveç gjullurdise e pazareve nuk sjellin asgje tjeter!Ato ne te tilla raste jane si ata qente e uritur te cilet perfitojne e jane te gezuar kur u hedhin ndonje kocke kushdo qofte!
    A ka ndokush te me thote se sa para nga taksapaguesit perfitojne keto partiçka qe se bashku me partiçken e Beut te Lushnjes sot behen 126,perjashtuar ketu dy partite e medha kryesore PS dhe PD!

  2. Pato says:

    Mero, analiza eshte e sakte por duhet theksuar qe nuk ka asnje sistem zgjedhor perfekt. Nese sistemi i sotem zgjedhor fuqizon kryetarin e partive a nuk eshte me mire qe fokusi te jete rreth reformimit te Partive dhe rolin e kryetarit? Partit e vogla qahen per sistemin por kryetaret e tyre jane te gatshem te rreshtohen me kryetaret e partive te medha per interesat e tyre teresisht personale.

    Me shqiperi nuk kane parti te vogla sot, dikur ka patur, por pak nga babezia e pak inatet personale roli i tyre ne popull eshte i paperfillshem. Jane thjesht aty per te plotsuar voten e partive te medha dhe thjesht ne sherbim te tyre.

    Problemi nuk eshte sistemi zgjedhor por degjenerimi total i LSI dhe PDs dhe bishtave te tyre. Tashme do dalin edhe parti te reja por jane edhe me te vjetra ne ide se partit e vjetra. Nuk ka me asnje shprese, PD mban peng ngritjen e nje opozite te re. PD duhet te shkrihet si LSI e te varrosen njeher e mire. Vetem ateher mund te kete nje fare shprese.

  3. Sa me shpejt aq me mire says:

    Sistemin duhet ndryshuar patjeter..d

  4. lavdosh says:

    Mero, Kanadaja ka sistem pur mazhoritar me nje tur, pa balotazh.
    Kandidati me nje vote me shume fiton zonen zgjedhore .
    Sistemi nuk eshte problemi, ligjet qe lidhen me administrimin e zgjedhjeve, reduktimin e vjedhjes se votes dhe financimin e Partive jane me te rendesishme

  5. NjeQytetarOptimist says:

    Une them se ku sistem eshte me I mire.. Fuqizon zgjedhjen e grave me mire se sa ne terren. I dime mire zakonet tona… Nuk krijohen seksjone ne parti qe po sju mbush mendja sepse ai smorri sa i takonte per zonen e vet dhe te bllokon me vote. Jane te interesit, su kerkon llogari kush.. Depolitizo numurimin ose beje elektronike. Ti mund te debatosh me Kryeministrin tend. Edhe publikisht. Shume mire ben Bushati qe debaton.. Pse eshte ajo ndjenja qe do ndeshkohet ?!?! Socjalistet debatojn sepse komunikojn me njeri tjetrin. Rama ka bere gabime, por listat jane me figura te mira te PS-se.. Megjithate, asnje model sdo jete aq perfect sa tjetri..

  6. Vlasimir Dushniku says:

    Reformat : Shprese apo mashtrim?

    Kemi 30 vjet rresht,qe nga te gjitha mazhorancat fituese te zgjedhjeve degjojme me shume se cdo per gje fjalen “Reforme”!
    Ne se do ishin bere te gjitha reformat sipas pervojave me te mira boterore te pershtatura me realitetin shqiptar,me siguri,qe sot nuk do degjonim me justifikime pas cdo deshtimi se, gjoja jemi ne tranzicion, se po bejme reforme ne drejtesi,ne administraten publike,ne sistemin zgjedhor,ne polici,ne pensione,se edhe Roma nuk eshte ndertuar ne nje dite etj,etj dhe me kaq mbyllen pergjegjesite, qe shkaktuan shkaterrimin e shtetit ligjor,rrenimin e administrates publike,shperdorimin e parave te shtetit ne projektimin dhe zbatimin me kosto super te larta te ndertimeve luksoze, ku sot qeverine askush nuk e kontrollon per asgje,sepse vete firmos e vete vulos etj!
    Te gjithe ankohen per vjedhje te votave ne cdo zgjedhje, kur dalin ne opozite, akuzojne mazhorancen ne pushtet per krime pa fund,ndersa kur i “hipin kalit” te pushtetit,as e degjojne fare opoziten me pretekstin se kete te drejte ua ka dhene sovrani dhe se vetem ai e paska te drejten me vote vetem pas 4 vjeteve te ardhshem t’i gjykoje!
    Te gjithe ankohen per kriminalizimin e Kuvendit,se deputete bandite zgkodjen vetem nga kundershtari politik ,qe te vjedhin votat ne zonat e tyre te influences,se deputetet jane shit-blere nga mazhorancat sa here u jane dashur numurat etj,etj!
    Te gjithe ankohen per shpenzime marramendase e te pa deklaruara te partive kryesore ne fushatat elektorale,se jane bere lobime me para te pista nga donatore te fshehte,se jane paguar shuma te medha e te padeklaruara ne KQZ, per takime dhe foto me lideret e ndryshem per qellime propagandistike etj,etj!
    Dhe per 30 vjet populli shqiptar,qe ka ndenjur ne pritje te ndertimit te nje shteti ligjor,te nje administrate publike sherbetore te ligjit e qytetareve,te nje demokracie funksionale,qe ta kete qytetarin ne qender te respektit e te vemendjes ndaj tij, ka marre zhgenjimin dhe ka mallkuar veten pse ka lindur ne kete vend prrallor ,por me pushtetare perbindesha!
    Qe te ndaloje renia ne humneren vdekjeprurese te vendit duhet te goditet nje here e mire me “Shpaten e Demokleut – NYJA GORDIANE”!
    Te mesuar me propagande mashtruese dhe pazare ne interes te mbajtjes se pushtetit,perfaqesuesit e partive kryesore politike,vazhdojne keto dite shfaqjen e tyre kriminale gjoja ne emer te reformimit te sistemit zgjdhor!
    Ndonese pazaret i kane bere ne kulisa,se asnje prej tyre nuk ka bere transparence ne popull ,se cfare i propozojne kundershtarit ,asnje nuk ka zene me goje as ndryshimet Kushtetuese antikemokratike te 2008 dhe as per ndryshimin e sistemit aktual zgjedhor,por jane marre me cic mice me gjera te vogla,qe kurre nuk mund te cenojne verdiktin e popullit !
    Ne se do ishin te sinqerte , ne respekt te qytetareve shqiptare dhe te bindur se shkaku kryesor i deshtimit katastrofik te demokracise e shtetit ligjor ne Shqiperi ne keto 30 vjet ka qene sistemi aktual zgjedhor, partite politike,ose qofte edhe vetem nje prej partive kryesore duhet te dilte me nje deklarate serioze ku te parashtronte para popullit propozimet e saj lidhur me kete sistem!
    Kjo nuk eshte bere dhe as do te behet sepse te dy partite kryesore kane interes dhe jane te sigurte ne fitore, ne cdo zgjedhje vetem me “Sistemin proporcional rajonal me lista te mbyllura”!
    Ky sistem garanton humbjen e sigurte te partive te vogla dhe te kandidateve te pavarur,ku fitoren dy partite e medha e sigurojne jo vetem me premtimet mashtruese per punesim ne administrate,por edhe nepermjet aktivizimit te personave te kriminalizuar me influence ne zonat e tyre zgjedhore,qe ne shumice votojne fshatshe nen vezhgimin e cubave te krimit!~
    Ketu merr fund jo vetem votimi , por edhe fitorja ne zgjedhje ,se per demokracine as qe behet fjale,sic edhe ka ndodhur deri me sot!
    Por si mund te zgjidhet problemi?
    Qe t’u hiqet perfundimisht partive kryesore fitorja ne “tavoline” me sistemin aktual dhe te zhduket deri ne maksimum diktati i kryetareve te partive kryesore per te ndikuar ne hartimin e listes se kandidateve te tyre per deputete, dhe aktivizimi i krimineleve per shit-blerjen e votave ne cdo zone,ne cdo qark,rruga e vetme dhe me e sigurte eshte kjo qe propozoj:
    1- Ne zgjedhjet e pergjitheshme te vendoset -SISTEMI MAZHORITAR KOMBETAR ME LISTA TE HAPURA!
    Ketu ia vlen nje arsyetim:
    -Deputetet zgjidhen si ligjvenes dhe si te tille ata ligjet i propozojne dhe miratojne qe t’u sherbejne te gjithe popullit !
    Pra, si te tille deputetet nuk duhet te votohen vetem nga banoret e nje zone elektorale,apo nga banoret e nje qarku,por nga te gjithe votuesit shqiptare!
    Kjo forme do te beje te mundur,qe deputetet te mos ta ndjejne veten si rrogtare te nje partie,si te interesuar dhe te lidhur me interesa korruptive vetem te nje zone elektorale,por do t’u sherbejne te gjithe qytetareve!
    Vetem keshtu mandati i deputetit nuk do jete prone private e tij,por e votuesve shqiptare,pra keshtu do te zhduket edhe shit-blerja edhe deputeteve sic ka ndodhur rendom keto 30 vjet!
    Ne se deputetet do votohen nga te gjithe votuesit e vendit,as partive,por as cubave shit-bleres te votave ne sherbim te tyre nuk do t’u krijohet mundesia as teorike e sidomos praktike qe te blejne te gjithe elektoratin kombetar!
    Nuk do kete parti ne Shqiperi,qe do paguaje per te blere shumicen e elektoratit ne vend,per cdo deputet dhe partite te shpallen fituese ne baze te deputeteve fitues ne rang kombetar te listave te tyre.
    Se keshtu do marre fund edhe roli korruptiv i deputeteve per investime ne zonat e tyre elektorale sepse do te jene ligjvenes i te gjithe shqiptareve e jo antare te pushtetit ekzekutiv!
    Ne kete menyre,do te zhduket edhe ndarja kriminale si deri me sot e te ashtuquajturatve zona influence te nje partive politike,duke ndikuar edhe ne zbutjen e percarjes ne popull ,qe sot eshte nxitur ne mentalitetin e shumices se shqiptareve ,e cila ka ndikuar vetem ne favor te banditeve politike!
    2-Goditjen me vdekje prurese vjedhjes se votave dhe diktatit kriminal te kryetareve te partive kryesore,do t’ua jepnin vecanerisht pjesemarrja ne votime e te gjithe shtetasve shqiptare kudo ne bote!
    Mdryshe nga votuesit partiake brenda vendit,qe jane te indoktrinuar totalisht ne interes te nje vendi pune ne administrate,shqiptaret jashte atdheut nuk jane fare te interesuar ne kete pike!
    Ata interesohen ne radhe te pare per demokracine ne Shqiperi,per shtetin ligjor,per drejtesine,per mireqenien e popullit etj per me teper, qe duke pare pervojen e qeverisjes atje ku banojne dhe punojne jane me te ndergjegjshem,qe vota e tyre t’i sherbeje te gjithe shqiptareve!
    Per mbi te gjitha votat e tyre kurre nuk mund te blihen nga asnje parti politike duke bere te mundur,qe vota te shkoje atje ku eshte me e mira per vendin!
    Por votat e shqiptareve jashte atdheut do kene vlere maksimale vetem ne se perdoret sistemi mazhoritar kombetar me lista te hapura e jo me sistemin e sotem!
    Jane keto arsyet se pse partite kryesore ne Shqiperi nuk e duan sistemin mazhoritar kombetar me lista te hapura dhe sidomos votimin e shtetasve shqiptare jashte atdheut!
    Ne se ky sistem nuk zbatohet dhe shqiptareve jashte vendit nuk u krijohen mundesite per te votuar,kurre te mos na shkoje ndermend se Shqiperia do u jape shprese shumices se shqiptareve se ky vend mund te behet!
    Vetem nje reagim i forte popullor me mbeshtetje nderkombetare do te detyroje PS dhe PD te detyrohen te pranojne ndryshimin radikal te sistemit zgjedhor ku je jete populli shqiptar ai qe te vendose se kush do ta qeverise!
    Se deri me sot shqiptaret jane thirrur te votojne,por kurrsesi te zgjedhin !

    1. Atdhetar says:

      HAHAHA i ke hedhur shpresat ne nje vend te gabuar. Shqiptaret jashte Shqiperie jane po aq partizan partish sa edhe ata brenda saj. Ata qe kane qene te djathte ne Shqiperi votojne te majtet atje ku jetojne dhe komentet ne facebook i bejne per PD dhe kundra PS. Kurse ata qe kane qene te majte perpara se te linin Shqiperine votojne te djathtet atje ku jetojne dhe komentojne kundra PD dhe pro PS neper rrjetet sociale. Jane shume te rralle ata Shqiptare qe kane nje bindje dhe qasje filozofike ndaj zgjedhjeve ne Memedhe. Sa per sistemin Kanadez as ai nuk eshte i persosur. Trudeau u zgjodh me preteksin se do te nderhynte per ta permiresuar sepse shpesh ndodh qe shumica e Kanadezeve votojne majtas mbi 60% dhe pushtetin e merr e djathta qe votohet vetem nga 30% e popullates. Trudeau ketij premtimi i beri bisht duke u justifikuar se me sistemin aktual i sherbehet me mire demokracise. dmth populli do gjithmone majtas dhe shtet qe ti gjendet per cdo hall por kapitalizmi kerkon rrotacion dhe kete e siguron vetem nje sistem elektoral qe i jep nje shans kapitalisteve qe te vijne ne pushtet dhe te subvencionojne korporatat me taksat e punetoreve.

      1. lavdosh says:

        Atdhetar, mos bej komente per Kanadane. Ne zgjedhjet e fundit PC (Konservatoret) fituan voten popullore (te paret) kurse me shume vende ne Parlament fitoi Turdeau

  7. Fernando says:

    Mjaft u tallet me shqiptaret duke i tundur cdo vit sisteme te ndryshme me emra te bukur si sistemi spanjoll,cek.gjerman,irlandez dhe tani na del ai…KANADEZ!
    Na duhet nje sistem ku te vendose populli shqiptar se kush duhet ta qeverise e jo thesht vetem sa te votoje!
    Se deputetet kane detyre te bejne ligje e jo te punesjojne njerez apo te ndertojne nje ujesjelles!
    Deputeti duhet t’i sherbeje te gjithe shqiptareve e jo nje zone apo partie te caktuar sic eshte sot!
    Deputeti duhet te perfaqesoje popullin e jo partine,sic behet sot,qe deputetet jane te futur ne rresht me te ashtuquajturin Grup parlamentar dhe komandohen si marioneta nga kryetari i partise dhe ai i grupit parlamentar!
    Na duhet nje sistem qe u “pret duart” shit-bleresve te votave,krimineleve dhe cubave te fshatrave qe terrorizojne njerezit pr te vituar ate cfare deshirojne ata!
    Duam nje sistem qe te sanksionoje te drejten per te votuar te gjithe shtetasve shqiptare kudo ku jetojne neper bote e jo vetem ata qe kane mbetur ketu,por qe jane te ndikuar shume [er nje vend pune etj!
    Dhe te gjitha keto krime kunder demokracise dhe popullit shqiptar i zhduk vetem “SISTEMI MAZHORITAR KOMBETAR ME LISTA TE HAPURA?”!
    Ai te zbatohet me nje kusht,qe per asnje arsye te mos shmangen nga e drejta per te votuar e te gjithe shqiptareve kudo ku banojne neper bote!
    Vetem keshtu mund te shporret kjo klase politike banditeske,qe ka mjeruar popullin shqiptar per 30 vjet!
    Te tjerat jane pallavra!
    Loja e felliqur me “Teatrin Kombetar” eshte skenar i PS-PD per te terhequr vemendjen e popullit dhe nderkombetareve nga problemet e medha qe ka sot populli shqiptar!

  8. Mendimi eshte se duhet te jene dy parti PS,PD,´njera e majte´ e ´tjetra e djathte´,PYETJA shtrohet kush ka qeverisur ne keto 30 vjet ?, kush jane kriteret qe plotesojne per te qene e majte apo e djathte-programi i tyre ,statusi i
    perberjes se individve se strukturave drejtues, apo statusi financiar i futuar ne 30 vite?.-Sistemi aktual ka bllokuar daljen e elites se re(parti te reja me individe qe ka studiuar punuar e jetuar ne perendim, me vizion e kulture perndimore),ka bere qe te krijohet mendimi se keta e kane kthyer SHQIPERINE ne prone private, nuk voton shumica dhe votat i hedhin e numerojne vet,per ta baterdisur vet. Sa per te djathten ajo u pushkatua ne 45 dhe u asgjesua ne 1990.

  9. katarakti says:

    Eshte shume e thjeshte saqe nuk ka nevoje ta tjerresh gjate. Ne nje sistem autokratik deputetet i zgjedh kryetari i plotfuqishem i partise. Ne nje sistem demokratik ata i zgjedh populli. Duke i zgjedhur kryetari kemi eunuke dhe debile qe dine te ngrejne vetem kartonin. Ndersa populli ka interes qe ne parlament te jene me te aftet, me te perkushtuarit, ata qe gezojne reputacion si njerez te ndershem dhe me karakter. Boll me Salianjer, Ballinj, Noka, Balla e hickerrkusher te tjere qe nuk i njeh kerrkush. Demokracia sot eshte e kapur rob nga kryetaret e partive, prandaj duhet nderruar urgjentisht sistemi.

  10. Per LLumin says:

    Erdhën në pushtet si qeveria e Rilindjes. Sot janë Qeveria e Riciklimit, të shumëanshëm, Qeveria e Parave të Qelbura. As më shumë as më pak.
    Sot janë makthi i një vendi, i çdo vendi që do kish fatkeqësinë t’i kish sipër kokës. Por me pasqyrën këta njerëz kanë një marrëdhënie të çuditshme; e shohin veten të bukur.
    Kush nuk i sheh kështu është idiot, antishqiptar, naiv, i shitur tek opozita – në më të mirën e rasteve.
    Kush nuk ua bën të lehtë yryshin e gllabërimit, duke i bërë t’u hasë sharra në gozhdë – duke i bërë shumë nervozë – etiketohet si trushpëlarë, i çmendur e epitete të tjera, njëri më me spec se tjetri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *