Debati mbi sistemin shmang thelbin; nevojën për reformim

Nga Flamur Kuçi

Ka një tendencë për të argumentuar se mos ndryshimi i sistemit zgjedhor është e vetmja pengesë për të patur një demokraci përfaqësuese funksionale. Pra sipas këtij argumentimi (i cili për mendimin tim është argument banal), nëse do të ndryshonte sistemi, nëse do kishim lista të hapura, atëherë do triumfonte demokracia dhe atëherë demokracia do i zgjidhte hallet e veta…!? Paradoksi është që shpesh herë mbartës të kësaj klithme janë ata që kanë përfituar më së shumti nga keqpërdorimi i listave të mbyllura; kryetarë partish të vogla të futur tinëzisht në listat e partive të mëdha, apo figura anonime që arsyen e vetme të të qenurit në listë e kanë lepirjen ndaj kryetarit.

Debati mbi sistemin është i pasinqertë përveçse defiçent. Nuk ka një sistem prerje të artë apo universal. Sistemet kanë kontekstet e tyre dhe adresojnë aspirata të shoqërive të tyre. Nëse do të kërkohej sinqerisht dhe seriozisht një debat mbi sistemin zgjedhor ai do duhej të paraprihej nga parashtresa analitike që bëjnë profesionistë dhe të shkolluar të fushës të cilët ndihmojnë vendimarrjen më analizën e avantazheve dhe dizavantazheve që prezantojnë zgjedhje të ndryshme dhe me problematikat që adreson secila zgjedhje. Në të kundërt debati kthehet në një banalitet siç e kemi zakon të orjentojmë tema të ndryshme kur vendosim të jemi të gjithë konstitucionalistë popullorë në javën që debatohet mbi kushtetutën, mjekë shkencëtarë popullorë në javën që diskutohet pandemia, urbanistë popullorë në javën që debatohet qyteti, apo trajnerë popullorë të kombëtares së futbollit në muajin e kampionatit European…

Nënteksti ‘me listat e hapura vjen demokracia’ i ngjan pretendimit të një kohe po aq idiote ‘me planin 5 vjeçar vjen mirëqënja’. Ky pretendim budalla po bën dëmin e radhës që një budalla bën zakonisht; shmang vëmendjen nga një diskutim më me rëndësi; Nevoja për reformim e demokraci të brendshme të partive politke.

Partitë politike kanë përgjegjësinë e filtrimit të atyre që kërkojnë të zgjidhen përfaqësues të popullit. Drejtuesit e partive, për shkak se nuk janë e nuk kanë qenë lider, por sundues, e kanë parë jo si përgjegjësi këtë filtrim, por si privilegj. Drejtuesit politikë, për shkak se shpesh herë janë zgjedhur vetë në krye të partive në forma jo demokratike, nuk kanë mbajtur asnjëherë përgjegjësi për çfarë i kanë propozuar popullit për të zgjedhur. Drejtuesit e partive kanë patur shpesh herë kriter të filtrit lepirjen ndaj tyre, agresivitetin ndaj rivalëve të brendshëm, e pse jo, shpesh herë edhe interesin personal financiar duke shitur mundësinë e kandidimit. Drejtuesit nuk kanë patur filtër demkoracinë e brendshme. Për këtë shkak ata ia kanë dalë të mos mbajnë asnjëherë përgjegjësi për kualitetin, në fakt banalitetin, që i kanë propozuar popullit për të votuar.

Ky është thebi i problemit. E këtë thelb synon të shmangë një debat shterp mbi gjoja lumturinë që do na sjellë ndryshimi i sistemit apo listat e hapura. Partitë politike në Shqipëri nuk janë përfaqësuese, nuk janë demokratike, nuk janë funksionale. Ato duhet të mbajnë fillimisht përgjegjësi për çfarë kanë kandiduar. Ato nuk duhen amnistuar duke hapur debate që çojnë uje në mullirin ‘fajin e ka sistemi’.

Jo. Fajin nuk na e ka sistemi. Fajin e kanë drejtuesit e partive politike. Në 2013 ata i propozuan popullit disa përfaqësues të krimit të organizuar që t’i zgjidhte si përfaqësues të tij. Kur u detyruan nën presionin ndërkombëtar t’i nxirrnin disa prej tyre jashtë kuvendit, në 2017 ishin ata drejtues politikë që i propozuan popullit anonimë, analfabetë, injorantë dhe njerëz tipikë apolitikë, në mënyrë që vetë drejtuesit të shkëlqenin mes tyre dhe të siguronin mbijetesën e tyre.

Ky është produkt i mungëses së demokracive të brendshmë, jo produkt i listave të mbyllura. Produkti tjetër mungesës së demokracisë së brendshme janë shizmat apo partitë e reja poltike që dalin nga partia mëmë.

Njësoj, partitë tradicionale janë komode më çdo shizëm që ka prodhuar mungesa e demokracisë së brendshme në parti. Shizmat çlirojnë presionin ndaj tyre, presion që do t’i detyronte të reformoheshin. Partitë nuk janë kompani private. Janë interes publik. Demokracia e brendshme e partisë nuk është ‘çështje e brendshme’. Është interes publik. Është provuar tashmë që shizmat nuk prodhojnë politikë. Partitë e reja që krijohen zakonisht pak para zgjedhjeve nuk adresojnë hallin e publikut për përfaqësim, por veç hallin e kryetarit të partisë së re për t’i bërë pak presion partisë mëmë dhë për t’u futur në listën e partisë. Koha ka treguar madje që shizma të tilla janë rikthyer edhe të ‘penduar në gjirin e partisë’ madje duke u përdorur në luftë ndaj kritikëve. Paradoksi është që shpesh pikërisht këta, në nevojën e tyre të lëpirjes, kanë dhënë edhe dëshmi besnikërie duke konsideruar kritikën e të tjerëve ndaj sundimtarëve si ‘gurë’ që gjuajnë shtëpinë.

Ashtu sikundër ‘listat e hapura’ edhe ‘shizmat’ apo partitë e reja dëmtojnë thelbin e presionit për të reformuar partitë politike, amnistojë sundimtarët e partive në përzgjedhjet e tyre dhe çojnë ujë në interesin personal të këtyre sunduesve duke u pastruar terrenin e sundimit të tyre.

Kjo është arsyeja se pse partitë e mëdha nga njëra anë nuk futen në debatin mbi sistemin e listat e hapura, dhe nga ana tjetër janë të pashqetësuara nga shizmat e krijimi i partive të reja. Sunduesve të partive u intereson që të ‘lulëzojë’ debati mbi sistemin dhe listat. U intereson edhe ‘shkelja e syrit’ apo ‘tolerimi’ i shizmave. Kështu ata shmangen nga presioni që duhet të ushtrojë shoqëria për reformimin e vetë partive politike.

Nëse ka vullnet të sinqertë për forcimin e demkoracisë dhe përfaqësimit fokusi duhet të jetë presioni për reformim të partive. Ky presion nuk jep rezultat të shpejta, por jep rezultat më të saktë. Çdo devijim, vetëm e redukton këtë presion duke i dhënë oksigjen sundimit të drejtuesve të partisë dhe zgjat agoninë e demokracisë sonë.

REMOTE_ADDR:[]

13 komente në “Debati mbi sistemin shmang thelbin; nevojën për reformim”

  1. Zigur Qarri says:

    Ne artikullin e Gazetes Tema 11 Gusht 2019,”Në Tiranë ka debat për pllakadën turke,por në Stamboll këtë gjë bën për Adem Jasharin”,
    nje kometuas komentonte nen emrin tim,”Shqiptare deklarohuni turq dhe votoni Lul Bashen.Vetem Lul Basha mund ta bashkoje
    Ballkanin”.Thash,vari lesht,dava debili pa dinjitet.
    Shikoj rastesisht nje shkrim tek Tema me 5.3.2020 “Një bisedë që nuk do t’i pëlqejë atij që “nderoi” sot në FB Adem Jasharin”,
    nje koment qe ishte nen emrin tim,qe “Tema”nuk duhet ta lejonte.”Hetim në Shqipëri për fyerjet ndaj Greqisë në Facebook”,
    ka qene nje shkrim tek te Gazeta Tema,ku Greqia i kerkonte Shqiperise te hetoje fyerjet ndaj simboleve greke ne Shqiperi,ndersa
    fyerjet antishqiptare ne Gazetat tona tolerohen prej vitesh!
    http://www.gazetatema.net/2020/03/05/nje-bisede-qe-nuk-do-ti-pelqeje-atij-qe-nderoi-sot-ne-fb-adem-jasharin/
    Jan disa persona qe komentojn nen emrin tim.Megjithese nuk eshte dinjitoze te shkruash nen emrin e tjetrit,më së shumti i kam
    injoruar ato komente qe nuk kan pasur fyerje familjare.Por rasti ne fjale eshte tjeter problem,sepse komenti eshte antishqiptarë,
    nxit perçarjen krahinore,urrejtjen ndaj vëllezerve kosovare.Komenti i grekut i faturohet nje shqiptari,metodat e njohura perfide te
    Kishes greke keto.Komentet e mia me temen per Kishen greke kan qenë me mijera,që le te kuptosh se mbas komenteve nen emrin
    tim, jan vetem zagaret e Kishes greke,sepse nuk besoj që nje militant”rilindas”sado divergjenca te kete me mua antirilindasin,te
    arrijë deri aty,sa te zbrazi urrejtje antishqiptare vetem per te më denigruar mua.Tema,adresen time e keni,mos lejoni te pakten
    shkrime antishqiptare nen emrin tim.Ne fakt,nuk duhet te lejoni shkrime antishqiptare nga askush.

  2. ben says:

    Flamur
    Pamvaresisht gjithe cfare ke shkruajtur , qe qendrojne , asnje prej tyre nuk eshte shkak , arsye kryesore apo thelbesore, por pasoje.
    As listat e hapura apo te mbyllura, as demokracia e nje partie nuk ka asnje vlere perballe 1 populli leshko.
    E verteta eshte qe ty cuditerisht te ka shpetuar, se partia me e centralizuar ne shqiperi ku ligjin e ben 1 person i vetem eshte rilindja. Ne rilindje nuk ka as zgjedhje, as presion te brendshem as mendim, asgje vetem bindje. Dhe 1 lloj partie e tille qe funksionon ne kufijte e 1 bande qeveris shqiperine prej plot 7 vjet. E pare nga kendveshtrimi i 1 partie politike i bie qe ky eshte model suksesi.
    Dhe ketu qendron problemi njerzit qe e votojne 1 parti te tille qe nuk ka as program, as strtegji, rezultate 0 dhe negative , e inkriminuar deri ne palce e hashashizuar deri ne fyt e mbytur nga betoni qe mbjell kudo qe mundet tregon vetem 1 gje dhe vetem 1 gje.
    Ne kete vend te mbaruar moralisht ,intelektualisht dhe kuptohet dhe ekonomikisht njerzia eshte kaq llum dhe bageti sa cfardo arsyetimi , fakti te vertete dhe te drejte ne driten e diellit ,keto lloj kafshe e refuzojne.
    Nuk eshte faji i partive, nuk eshte faji i kryetareve , dhe as i edi rames qe 1 popull i tille i vjedhur deri ne qindarken e fundit, ku paguan takse per 1 kg domate por nuk paguan takse kur blen 1 jaht eshte realisht popull i pashprese. Ketu nuk eshte problem politika , ketu eshte problem populli.
    Per aq kohe sa shqiperia do banohet nga dele e kafshe te ngjashme ketu gjithkush do vjedhi dhe do talli trapin , politikan shqiptar ,apo pushtues.

  3. Shaqo says:

    O Flamur pse e ul nivelin e argumentit me: …me planin 5 vjecar vjen mrekullia… Dukesh qe edhe i ke jetuar planet 5 vjecare, nuk sillnin mrekulline si thua ti, se ata ishin plane 5 vjecare te zhvillimit ekonomik, jo per te bere mrekullira, por ty te te conin ne universitet e te te benin kuader duke mos te lene te ngeleshe coban. Mendon se behesh me i besueshem po shave ate kohe? Edhe kundershtaret e asaj kohe e kane kuptuar, dhe ne ditet e sotme, te ndershmit, kerkojne drejtesine e asaj kohe dhe jo maskarenjte e kesaj kohe.

  4. Meti says:

    Siç duket ky eshte kadidati i zgjedhur i Sali Berishes si njeriun me te besiuar ish keshilltar i tij, per tu propozuar ne Keshillin zgjedhor,ndaj edhe “arkitekti i Lul Bashes ” e fillon historine e njerezimit ne 2013 duke perifrazuar Saliun qe ne kete vit eshte bere baterdia ne zgjedhjen e vlerave te deputeteve se vite me pare ka qene perzgjedhja e perkryer!
    Nuk ia kuptoj dot kete hapje dritareje te z.Baze ku ose do kete “njohje te vjetra” ose larg qofte mos te kete dale pozitiv keto dy dite e nuk eshte ne gjendje te shkruaj duke ia lene vendin e editorialit nje keshilltari te Sali Berishes si ky recisti F.K!
    Prisni kur te dale PD me propozim per kete arkitekt ideator Berishist duke e propozuar ose vene kusht qe te jete ne Komisionin Zgjedhor!

  5. Fisniku says:

    Dhe tani na del ky urbanisti Flamur Kuci duke u shtirur si jurist,politolog,gjuhetar,shkrimtar,filozof etj,por qe ne fakjt eshte vetem nje…SOFIST,qe askush nuk e kupton se cfare kerkon te thote pervec mashtrimit!
    Kush e ka thene se ndryshimi i sistemit zgjedhor do sjelle lumturine qe ti derdellit kaq shume?
    Cfare modeli propozon ti qe te lumturohet populli shqiptar,meqwenese te tjeret nuk e paskan gjetur dot para teje?
    Ne se te duket vetja koke e madhe,pse i ke hyre lpjrave te fjaleve me ato “shizmat” e tua abstrakte dhe nuk na arsyeton se ky sistemi i sotem proporcional rajonal me lista te hapura,ka keto anet pozitive apo negative?
    Sa te mendohesh ti,po te them une “popullori” sic tenton te na quash ti,koka e madhe ,gjithashtu prej urbanisti popullor:
    -Se pari,ne Kushtetuten e Republikes se Shqiperise,pjesa e pare,neni 2 saktesohet se,

    -“1.Sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket popullit.
    2.Populli e ushtron sovranitetin nëpërmjet përfaqësuesve të tij ose drejtpërsëdrejti.
    Sipas Kushtetutes,sistemi i sotem zgjedhor eshte antikushtetues,sepse ne fakt sovranitetin ne RSH e kane grabitur partite politike,qe nuk jane sublekt i ketij sovraniteti!
    Se deputetet i cakton kryetari i partise,i voton vetem nje zone e caktuar elektorale e jo i gjithe populli dhe keshtu qe populli nuk zgjedh,por thjesht voton formalisht!
    Ne cdo zgjedhje nuk dikton vullnetin e tij populli,por partite politike,qe keshtu uzurpojne pushtetin,ndersa populli gjithmone rri e pret pas deres se pushtetarit si lypes!
    Fakti qe pas dites se votimit pushtetaret nuk i respektojne fare qytetaret por i trajtojne si kliente verteton se populli nuk e ushtron fare sovranitetin ne Shqiperi!
    Tani me sqaro po munde zotrote,se cfare te mire paska ky sistem kur deputetin e cakton partia,qe nuk e voton i gjithe populli,por vetem nje zone e caktuar,kur deputeti ben ligje per te gjithe popullin,por nuk e njeh i gjithe populli por eshte vetem ne sherbim te nje partie!
    Do kesh degjuar besoj se per te mashtruar opinionin,Rama sajoi “bashkeqeverisjen me qytetaret” ku qytetari pervec “gomarit” qe mban uje nuk luan asnje rol tjeter ne kete vend!
    Provo te ankohesh nje here ne ndonje zyre shteti dhe do kuptosh se je njeri pa vlere ne kete shtet,qe hiqet se “bashkeqeveris” me ty!
    Se sa i drejte eshte sistemi aktual zgjedhor,kete me mire se kushdo nuk e dine ekspertet mashtruesa si ty,qe je urbanist,por qytetaret,qe kane vuajtur mbi supe mungesen totale te shtetit ligjor dhe korrupsionin e zyrtareve te tij,ku te drejten nuk ta zgjidh asdnje hallke e tij,bile as kryeministri,por te tregojne deren e gjykates edhe per nje 200 leksh takse te padrejte vendore!

  6. Vladimir Dushniku says:

    Reformat , shprese apo mashtrim?

    Kemi 30 vjet rresht,qe nga te gjitha mazhorancat fituese te zgjedhjeve degjojme me shume se cdo per gje fjalen “Reforme”!
    Ne se do ishin bere te gjitha reformat sipas pervojave me te mira boterore te pershtatura me realitetin shqiptar,me siguri,qe sot nuk do degjonim me justifikime pas cdo deshtimi se, gjoja jemi ne tranzicion, se po bejme reforme ne drejtesi,ne administraten publike,ne sistemin zgjedhor,ne polici,ne pensione,se edhe Roma nuk eshte ndertuar ne nje dite etj,etj dhe me kaq mbyllen pergjegjesite, qe shkaktuan shkaterrimin e shtetit ligjor,rrenimin e administrates publike,shperdorimin e parave te shtetit ne projektimin dhe zbatimin me kosto super te larta te ndertimeve luksoze, ku sot qeverine askush nuk e kontrollon per asgje,sepse vete firmos e vete vulos etj!
    Te gjithe ankohen per vjedhje te votave ne cdo zgjedhje, kur dalin ne opozite, akuzojne mazhorancen ne pushtet per krime pa fund,ndersa kur i “hipin kalit” te pushtetit,as e degjojne fare opoziten me pretekstin se kete te drejte ua ka dhene sovrani dhe se vetem ai e paska te drejten me vote vetem pas 4 vjeteve te ardhshem t’i gjykoje!
    Te gjithe ankohen per kriminalizimin e Kuvendit,se deputete bandite zgkodjen vetem nga kundershtari politik ,qe te vjedhin votat ne zonat e tyre te influences,se deputetet jane shit-blere nga mazhorancat sa here u jane dashur numurat etj,etj!
    Te gjithe ankohen per shpenzime marramendase e te pa deklaruara te partive kryesore ne fushatat elektorale,se jane bere lobime me para te pista nga donatore te fshehte,se jane paguar shuma te medha e te padeklaruara ne KQZ, per takime dhe foto me lideret e ndryshem per qellime propagandistike etj,etj!
    Dhe per 30 vjet populli shqiptar,qe ka ndenjur ne pritje te ndertimit te nje shteti ligjor,te nje administrate publike sherbetore te ligjit e qytetareve,te nje demokracie funksionale,qe ta kete qytetarin ne qender te respektit e te vemendjes ndaj tij, ka marre zhgenjimin dhe ka mallkuar veten pse ka lindur ne kete vend prrallor ,por me pushtetare perbindesha!
    Qe te ndaloje renia ne humneren vdekjeprurese te vendit duhet te goditet nje here e mire me “Shpaten e Demokleut – NYJA GORDIANE”!
    Te mesuar me propagande mashtruese dhe pazare ne interes te mbajtjes se pushtetit,perfaqesuesit e partive kryesore politike,vazhdojne keto dite shfaqjen e tyre kriminale gjoja ne emer te reformimit te sistemit zgjdhor!
    Ndonese pazaret i kane bere ne kulisa,se asnje prej tyre nuk ka bere transparence ne popull ,se cfare i propozojne kundershtarit ,asnje nuk ka zene me goje as ndryshimet Kushtetuese antikemokratike te 2008 dhe as per ndryshimin e sistemit aktual zgjedhor,por jane marre me cic mice me gjera te vogla,qe kurre nuk mund te cenojne verdiktin e popullit !
    Ne se do ishin te sinqerte , ne respekt te qytetareve shqiptare dhe te bindur se shkaku kryesor i deshtimit katastrofik te demokracise e shtetit ligjor ne Shqiperi ne keto 30 vjet ka qene sistemi aktual zgjedhor, partite politike,ose qofte edhe vetem nje prej partive kryesore duhet te dilte me nje deklarate serioze ku te parashtronte para popullit propozimet e saj lidhur me kete sistem!
    Kjo nuk eshte bere dhe as do te behet sepse te dy partite kryesore kane interes dhe jane te sigurte ne fitore, ne cdo zgjedhje vetem me “Sistemin proporcional rajonal me lista te mbyllura”!
    Ky sistem garanton humbjen e sigurte te partive te vogla dhe te kandidateve te pavarur,ku fitoren dy partite e medha e sigurojne jo vetem me premtimet mashtruese per punesim ne administrate,por edhe nepermjet aktivizimit te personave te kriminalizuar me influence ne zonat e tyre zgjedhore,qe ne shumice votojne fshatshe nen vezhgimin e cubave te krimit!~
    Ketu merr fund jo vetem votimi , por edhe fitorja ne zgjedhje ,se per demokracine as qe behet fjale,sic edhe ka ndodhur deri me sot!
    Por si mund te zgjidhet problemi?
    Qe t’u hiqet perfundimisht partive kryesore fitorja ne “tavoline” me sistemin aktual dhe te zhduket deri ne maksimum diktati i kryetareve te partive kryesore per te ndikuar ne hartimin e listes se kandidateve te tyre per deputete, dhe aktivizimi i krimineleve per shit-blerjen e votave ne cdo zone,ne cdo qark,rruga e vetme dhe me e sigurte eshte kjo qe propozoj:
    1- Ne zgjedhjet e pergjitheshme te vendoset -SISTEMI MAZHORITAR KOMBETAR ME LISTA TE HAPURA!
    Ketu ia vlen nje arsyetim:
    -Deputetet zgjidhen si ligjvenes dhe si te tille ata ligjet i propozojne dhe miratojne qe t’u sherbejne te gjithe popullit !
    Pra, si te tille deputetet nuk duhet te votohen vetem nga banoret e nje zone elektorale,apo nga banoret e nje qarku,por nga te gjithe votuesit shqiptare!
    Kjo forme do te beje te mundur,qe deputetet te mos ta ndjejne veten si rrogtare te nje partie,si te interesuar dhe te lidhur me interesa korruptive vetem te nje zone elektorale,por do t’u sherbejne te gjithe qytetareve!
    Vetem keshtu mandati i deputetit nuk do jete prone private e tij,por e votuesve shqiptare,pra keshtu do te zhduket edhe shit-blerja edhe deputeteve sic ka ndodhur rendom keto 30 vjet!
    Ne se deputetet do votohen nga te gjithe votuesit e vendit,as partive,por as cubave shit-bleres te votave ne sherbim te tyre nuk do t’u krijohet mundesia as teorike e sidomos praktike qe te blejne te gjithe elektoratin kombetar!
    Nuk do kete parti ne Shqiperi,qe do paguaje per te blere shumicen e elektoratit ne vend,per cdo deputet dhe partite te shpallen fituese ne baze te deputeteve fitues ne rang kombetar te listave te tyre.
    Se keshtu do marre fund edhe roli korruptiv i deputeteve per investime ne zonat e tyre elektorale sepse do te jene ligjvenes i te gjithe shqiptareve e jo antare te pushtetit ekzekutiv!
    Ne kete menyre,do te zhduket edhe ndarja kriminale si deri me sot e te ashtuquajturatve zona influence te nje partive politike,duke ndikuar edhe ne zbutjen e percarjes ne popull ,qe sot eshte nxitur ne mentalitetin e shumices se shqiptareve ,e cila ka ndikuar vetem ne favor te banditeve politike!
    2-Goditjen me vdekje prurese vjedhjes se votave dhe diktatit kriminal te kryetareve te partive kryesore,do t’ua jepnin vecanerisht pjesemarrja ne votime e te gjithe shtetasve shqiptare kudo ne bote!
    Mdryshe nga votuesit partiake brenda vendit,qe jane te indoktrinuar totalisht ne interes te nje vendi pune ne administrate,shqiptaret jashte atdheut nuk jane fare te interesuar ne kete pike!
    Ata interesohen ne radhe te pare per demokracine ne Shqiperi,per shtetin ligjor,per drejtesine,per mireqenien e popullit etj per me teper, qe duke pare pervojen e qeverisjes atje ku banojne dhe punojne jane me te ndergjegjshem,qe vota e tyre t’i sherbeje te gjithe shqiptareve!
    Per mbi te gjitha votat e tyre kurre nuk mund te blihen nga asnje parti politike duke bere te mundur,qe vota te shkoje atje ku eshte me e mira per vendin!
    Por votat e shqiptareve jashte atdheut do kene vlere maksimale vetem ne se perdoret sistemi mazhoritar kombetar me lista te hapura e jo me sistemin e sotem!
    Jane keto arsyet se pse partite kryesore ne Shqiperi nuk e duan sistemin mazhoritar kombetar me lista te hapura dhe sidomos votimin e shtetasve shqiptare jashte atdheut!
    Ne se ky sistem nuk zbatohet dhe shqiptareve jashte vendit nuk u krijohen mundesite per te votuar,kurre te mos na shkoje ndermend se Shqiperia do u jape shprese shumices se shqiptareve se ky vend mund te behet!
    Vetem nje reagim i forte popullor me mbeshtetje nderkombetare do te detyroje PS dhe PD te detyrohen te pranojne ndryshimin radikal te sistemit zgjedhor ku je jete populli shqiptar ai qe te vendose se kush do ta qeverise!
    Se deri me sot shqiptaret jane thirrur te votojne,por kurrsesi te zgjedhin !

  7. Diktat says:

    Mulo ! Nuk po të kuptoj mor burrē se nē kë krah tē pret mē mirē llapa ! Qēnke lēpirês specialist ! Dmth.derisa ti ngrihet ramēs e bashēs (nga presioni i shoqērisë) qē tē reformojnē partitē me demek tē dhjerokracohen , ne populli tē vazhdojmē e votojmē pēr ato “qeset me plera” qē nē sekondat e fundafatit, kryetarēt e partive ia hedhin nē derē kqz !.

  8. M says:

    Z.Kuci po na ligjeron duke theksuar se nuk eshte shkak thelbesor sistemi por reformimi i partive .
    Me nder kush te “pjerdh “ti dhe sovranin per reformimin, programin, alternativat e x partie?!
    Kur vet kryetaret zgjidhen duke manipuluar dhe listat i bejne sipas buxhetit e pa asnje kriter tjeter ( ne parlament kan aritur shume kriminela, te karuptuar, te pa shkolluar e te pa formuar me diploma fallco ose te blera etj.etj.)dhe te gjitha keto pasoja i paguan sovrani.
    C’ fare reformin te behet tek partickat pa anetar vetem me kryetare qe futen ne lista te patrive te tjera
    C’fare reformimi do behet kur per cdo deputet i bie te kete nje parti.
    Me kete sistem votohet per te shpresuar ndonje vend pune, per ndonje these me miell , nuk zgjidhet perfaqesusi si person por votohet partia ku neper lista ka parti te tjera qe nuk u dihet as emrat nga votusat e jo me te zgjidhen e te perfaqesojne popullin dhe ky te ushtroje sovranitetin.
    Mendoje se edhe kjo me teatrin eshte loje politike per te genjyer e hequr vemendjen e sovranit.

  9. NjeQytetarOptimist says:

    Shume drejt. Zgjidhja eshte brenda partive ku kandidatet te mbajne zgjedhje partie. Te dyja partite i kane asgjesuar ato. Neqoftese do te mbash lista te mbyllura, reformimi brenda partise duhet te behet me vote. Edi Rama duhet te hapi partine qe anetaret e thjeshte te votojne per listat e kandidateve dhe eliten e partise. KQZ-ja ti raportoj me dokument dhe me raport ato parti qe nuk mbajne zgjedhje brenda partise tek Komisjoni i BE-se, Ambasades Amerikane, dhe te gjitha institucjoneve te jashtme qe ti terheqin veshin lidershipit.. Eshte e rendesishme qe te kemi vetem 2 parti qe jane ne sistem. Sistemi do jete me stabil me 2 parti megjithese keto parti po abuzojne. Lidershipi i partive sic e thua me te drejte nuk eshte personal, por ceshtje e interesit publik. As Rama e as Basha (Jesus really ?!?!) s’duhen lene qe partite te mbyllen dhe mos te votohet me brenda partise..

  10. Flamur dukesh qe me ket shkim e ke siguru emrin ne liste ,d.m,th. ti nuk je per lista te hapura,per propocional kombetar pa prag,qe populli me vote te shpartalloj kete klase te korruptuar qe mban peng demokracine..te votoj kanidatin me emer e ne sherbim te tij dhe jo enuker te partise,te siguroj qe emri yt gjithesi do te jet pas Kac islamit ……

  11. Zdrale says:

    Flamuri, dmth Flamuri, digjet per demokraci…Ky perfaqson brezin tjeter te komunisteve qe u kthyen n demokrat me nje deklarate. Pra, kur prindi te punon ne komiter t partise ti vazhdon i bie demek fyellit per demokraci, thjeshte per t ngjallur konfuzion. E kush t tha qe po t diskutosh per sistemin zgjedhor mund te nos diskutosh per demokracin e brendshme n parti??? Po te kishte pd demokraci t brendeshme ti nuk do mund te ishe keshilltar i kryeministrit… E kupton tani o mjeshter i rromujes urbane???

  12. Zigfrid says:

    O zoti urbanist popullor!
    A nuk na thua se kush qenka thelbi i reformimit te sistemit zgjedhor,meqenese nuk qenka ndryshimi i sistemit?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *