Karmina nuk është e qartë për Teatrin Kombëtar

Pas protestës së disa aktorëve të PD para Teatrit Kombëtar për të penguar ndërtimin e një Teatri të ri, Karmina vendosi të hyjë në debat.

Për këtë vendosi të kërkojë disa hollësi rreth këtij debati.

Të parin pyeti Zenin.

-Çfarë t’u them fansave të mi, pse nuk duhet një Teatër i ri?

-Ti mba linjën tënde si blogere. Thuaj që Merlin Monro, nuk ka lejuar kurrë të luaj në ndonjë Teatër të ri.

-Ua shumë bukur. Ja të shikoj a ka qenë aktore Merlin Monro.

Pastaj pyeti dhe aktorin Neritan.

-Çfarë t’u them fansave, pse nuk duhet Teatri i ri?

-Bëjua të qartë fansave se nëse ndërtohet Teatër i ri, atëhere ai do quhet Teatër i Edi Ramës dhe asnjë demokrat nuk do shkelë në Teatër.

Kjo do dëmtojë aspiratat kulturore të mbështetësve të PD, që janë njerëz të Teatrit.

-Ua, shumë mirë të shkoi mendja. Si mund të shkojë Mul Noka në Teatrin e Edi Ramës!

Pastaj pyeti Monika Kryemadhin.

-Çfarë t’u them fansave, pse nuk duhet të ndërtohet Teatër i ri?

-Thuj moj goc troç. Ed Rama do ta bëjë tenderin vetëm, do me na lënë pa gjë. Pse, çfarë do hamë ne, bar?!

-Ua, s’më kishte shkuar mendja, i tha Karmina.

Në fund pyeti dhe Qim Pekën, si njeri që ka vizion për Teatrin.

-Pse jemi kundër Teatrit të ri, i tha Karmina?

-Duhet mbrojtur ky Teatër, i tha Qim Peka.

Po u prish ai, e nisi i riu, do jemi nja katër vjet pa Teatër.

Pastaj të rinjtë do detyrohen të marrin të dashurat e të ikin nga Sauku.

Mund t’u ndodhë ndonjë aksident, ndonjë dramë në makinë.

Duhet t’i mbajmë të rinjtë në Teatër, se vetëm kjo e shpëton rininë sot.

-Tani jam e qartë, tha Karmina. Dhe bëri një status:

“Merlin Monro nuk do lejonte kurrë një Teatër të ri.

Ashtu siç ka shkruar në kujtimet e saj, “kush nuk ka shkuar një herë në Teatër, zëre se nuk ka shkuar asnjëherë në krevat”.

REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “Karmina nuk është e qartë për Teatrin Kombëtar”

  1. 🤔 says:

    Si do ndryshonte monologu nqs.Karmina
    nuk do kishte as edhe nje fans??

  2. 🤔 says:

    ….fans nuk beson ne fantazine e Karmines ,si rezultat ajo ndihet vetem pa pjesmarrjen e fansave te saje.

  3. Astrit says:

    Karmina ti je prish me kohe…..Cte duhet Teatri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *