FOTOT: Në Tiranë protestohet, në Durrës notohet (hapur edhe lokalet)

Pavarësisht tensioneve në Tiranë lidhur me prishjen e godinës ekzistuese të Teatrit Kombëtar për t’i hapur vendin ndërtimit të një projekti të ri, duket se kjo situatë nuk është ndjerë në Durrës.

Qindra qytetarë kanë nisur plazhin duke u relaksuar në ujërat e detit “Adriatik”.

Ndërkohë, edhe pse masat e vendosura e ndalojnë hapjen e lokaleve, dhjetra bare nuk kanë pritur ditën e hënë por kanë hapur dyert e lokaleve të tyre.

“TemA” po përcjell disa fotografi nga atmosfera e ditës së sotme përgjatë vijës bregdetare. (TemA)

4 komente në “FOTOT: Në Tiranë protestohet, në Durrës notohet (hapur edhe lokalet)”

  1. Taulant says:

    Qysh qenka kthyer Durresi duket si Burkina Faso apo Brazaville. Mrekullia e Dakos e Rames qe shkaterruan Durresin 3500 vjecar.

    1. Mandravellua says:

      Po pra, si e katandisen Durrsin ne kete dehrexhe kta kamunistat.
      Kur ishte Sala kryeminister, Durrsi ngjante mu si Monte-Karlo…..

  2. J-32 says:

    Këto fotografi janë bërë sot apo janë të viteve 90??
    Se ashtu duken.

  3. Roberto says:

    Prap Taulant Muka?? Shkencetari yne??? Po pse mo Taulant keto ndertime qe ti sheh ne foto kush i ka ndertuar Rama???? Ti merresh dhe me “studime” je shkecetar dhe nuk te falet te flasesh brockulla. Hapi letrat dhe do shikosh se kush ka ndertuar me shume dhe kush ka shkaterruar me shume.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *