Karmina kundër Monikës për t'i kafshuar veshin Edi Ramës

17 Maj 2020, 20:35Antena TEMA

Karmina e përjetoi keq prishjen e ndërtesës së Teatrit të vjetër, dhe vendosi të reagojë si blogere me këtë rast.

Por ndërkohë që po shfletonte librin e Merlin Monros për të gjetur ndonjë citat që e përfaqësonte këtë gjendje, dëgjoi deklaratën e Monikës se ajo do t’i kafshonte veshin Edi Ramës, kur ta takonte.

Kjo e shtyu të reagonte dhe ndaj saj:

“Po reagoj si blogere e njohur dhe po vë në dispozicion imazhin tim për këtë çështje.

Në këto momente të vështira, qytetarët tanë dhe dashamirësit e teatrit, kanë nevojë për ide dhe shpresë.

Nuk jam kurrsesi dakord që Monika, në takimin e parë me Edi Ramën, t’i hajë veshin atij.

Kafshimi i veshit nga një femër për një burrë, është më shumë gjest seksual, se sa hakmarrje.

Ndaj duhet kujdes, që kur bëjnë deklarata të tilla, të konsultohen së paku me blogere, apo njerëz që kanë më shumë eksperiencë në botën shpirtërore.

Siç ka thënë Merlin Monro, “një femër nuk kafshon me dhembë, ajo kafshon me ndjenja”.

Dhe në këtë pikë unë pres që Monika, Luli, Zeni dhe gjithkush tjetër, të kafshojnë pushtetin duke ngjallur ndjenja kundër tyre, jo të përdorin ndjenjat e tyre për të kafshuar pushtetin.

Për më tepër që dhe premtimi nuk është realist, pasi Edi Rama është 197 i gjatë, kurse Monika 165, dhe nuk ka si ja arrin veshin me dhembë, vetëm po e gjeti diku shtrirë.

Kjo duket si mision i pamundur.

Ndaj jam kundër premtimeve boshe në këtë fushë.

Siç ka thënë Merlin Monro, “të kafshosh, do të thotë të ndjesh uri në shpirt”.

Dhe shpirti i teatrit, do ta kafshojë Edi Ramën, por jo Monika.”

6 komente në “Karmina kundër Monikës për t’i kafshuar veshin Edi Ramës”

  1. Pok says:

    Mero,si gjithmone fantastike.

  2. Vertino says:

    O sa kam qeshur Mero i madh jeni me keto pamflete tek antena.Ju per nga ??.

  3. Likja says:

    Mona vetëm atë mikun mund t’i kafshoj Ramës.

  4. limoni says:

    me falni se nuk esht ne edukaten time po me vjen keq qe se kuptoni moniken per cil vesh e ka pasur.behet fjalper veshet posht se ato i arin

  5. Pune qejfi says:

    Ej moj Monik c’na bone!
    Kafshimi dhe lepirja e veshit bene pjese tek top kuality, te dhjefsha seksin!
    Eshte kenaqesi pa fund per mashkullin! Ne ate momednt ai te fal edhe pushtetin! Nuk e di a do ja arrish!
    Fatlum eshte Iliri!

  6. gjeramadhi says:

    zoti rama mos e ler ta kafshojë se do infektohesh se të mahset manalli

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje