Pak respekt për fjalët e zemëruara!

Nga Pëllumb Kulla

Sot, në një të djelë të këtij vendi, u konsumua një ngjarje e madhe. Ajo prodhoi tërë larminë e ndjesive njerëzore, që nga trishtimi deri te skaji tjetër, triumfi.

Ia autorizoj vetes të drejtën të nis e të shkruaj duke kërkuar falje nëse lëndoj ndjenjat e shumë miqve dhe ca njerëzve që nuk janë të detyruar, jo të më kuptojnë, por as edhe të nisin t’i lexojnë këto radhë.

Sot u rrafshua ajo ndërtesë e magjishme, tek e cila, dikur,  mezi prisja të mbushja moshën që të lejohesha hyja në të. Se fëmijëve nën 16 vjetë, asokohe nuk u lejohej hyrja. E unë mezi prisja të shihja “Otellon”, “Prefektin”, “Shërbëtorin e dy Zotnive”, “Halilin dhe Hajrien”.

U rrafshua ai tempull i lojës më të vjetër të njerëzimit, teatrit të gjallë, që shkakton lotin e kthjelltë dhe të qeshurën më të zhurmëshme. U zhbë vendi ku hodha hapat e para, ku fitova diplomën e studimeve të larta, të atij sheshi ku konkurova dhe u nderova si aktor dhe regjisor.

Sot kam një dhimbje më të përligjur se shumë të tjerë, por kam qenë deklaruar që ajo ndërtesë, ajo shtëpi e dashur t’i lerë vendin një ngrehine të re dhe madhështore. E deklarimi im i regjistruar nga mediat më vinte për ballë ca miqve që çmoja dhe i çmoj ende së tepërmi.

Kjo përballje ishte më e sikletshmja. Kjo ngriti një mal vreri, një sakrificë njerëzore të zgjatur, më së shumti e mirëkuptuar, në mbrojtje të ndërtesës.

Aty, në atë vatër u prodhua magji, art, rritje dhe shkëlqim talentesh. Aty unë njoha personalitete të pashoq ndoshta dhe në krahasime botërore. Njoha madhështinë e Kadriut, bukurinë skenike të Margaritës, gojtarinë e Prokopit dhe Pitarkës, premtimet e B. Nelkut, mblodha admirimin që shkaktonin me rolet e arritura të shokve të mij të kursit, Ndrenikës, Zhustit, Neta Papapavlit…  Aty kumbuan e shkaktuan gaz e psherëtima fraza të shkruara në pagjumësitë e mia, të interpretuara nga Fatos Sela, Luftar Paja, ime shoqe Xhuljeta, Ilir Bezhani, Hajrie Rondo e të tjerë.

Për të tëra këto, edhe unë duhet të ngujohesha aty, e sot të tërhiqesha për krahësh nga policët, në kët’ mëngjes të dhimbshëm të 17 majit 2020.

Por mendoja ndryshe dhe kjo ndryshe, njihet tashmë.

Unë nuk u pagova të jem kundër atyre miqve që iu përkushtuan një kauze që nuk ishte e qëlluar. Mua nuk më paguan njeri dhe nuk synoj asnjë karierë administrative apo politike me këta 80 vjetët e mi. Kjo moshë e mbështet sinqeritetin tim. Nuk më tërheqin dot Rama dhe Veliaj e ca më pak ata të tjerët, politikisht përballë tyre. Më shumë më tërheq talenti i pastër i Neritan Liçajt, që e kam pëlqyer gjithmonë dhe e shoh kandidat në rolet kryesore, të nja-dy projekteve që ende më shkumbëzojnë.

Unë nuk mund të mos dëshiroj një godinë të re në vend të asaj, që u shemb sot, ku në 70 vjet, nuk erdhi bujtëse asnjë trupë e huaj teatrore dhe ku, për shkak të ofertës tekniko-logjistike mjerane, nuk u zhvillua kurrë një festival europian, bile, as edhe ballkanik!  Përse të mos kishte kryeqyteti ynë një godinë të artit skenik më të mirë se ajo e Korçës,  se ajo e Fierit, e Durrësit, e Shkodrës… e për të mos e zgjatur listimin, që tregon se ajo që u fshi sot, ishte më e papërshtashmja e vendit?! Dhe unë nuk mund të ngre dorën pro për një teatër të madh, të ri, kombëtar me një ndërtesë madhështore në Sauk, apo Laprakë! E përse jo në bash të vendit?! Përse jo, në atë katror qendror, aty ku janë ngritur madhështore katedralet katolike dhe ortodokse, xhamia mbresëlënëse, për të cilat nuk protestoi askush dhe u ndërtuan në një paqë për t’u patur zili! Edhe ne të fesë teatrore e duam një tempull, na duhet një katedrale e atyre përmasave, se feja jonë u bashkohet atyre që përmenda, në promovimin e ndjenjave të bukura, të paqes, mëshirës, të qeshurës, mirëkuptimit dhe mirënjohjes.

Ky mospajtimi ynë do të ishte një votim mes nesh, në fushën e nostalgjisë. Por mjerisht nostalgjia u përvetësua nga mijëra e mijëra të tjerë, ca nostalgjira të një lloji tjetër, që hyjnë në parcelat e politikës.

Kulla apo jo kulla, angazhime private, apo shtetërore, kjo është jashtë shqetësimeve që më përkasin mua.

Unë dua një teatër të ri!

Fyhem kur emrin tim e rreshtojnë me ata që deshin prishjen e teatrit. Unë kurrë nuk kam qenë me ata. Kam qenë vetëm në listën e nderuar të gjithë artistëve, të ngujuar apo të pangujuar, që duan në mënyrat e tyre një teatër të ri dhe madhështor.

Të gjithë ne deshëm një teatër të ri!

Në djall insinuatat, për nxjerrje fitimesh, që në këtë epokë të ndotur bëjnë vaki dhe që djallëzisht, nuk ka dëshirë të mos i hetojë dhe ndëshkojë askush! Me keqardhje, nuk është detyra ime! Unë do të falenderoj për teatrin e ri, siç kam falenderuar për autostradat dhe bukuritë e tjera të pakta por me vlerë, që dyshohen  se kanë gjeneruar korrupsion. Unë falenderoj ata që i kanë ideuar dhe ndërtuar dhe i gëzoj!

Shpesh bukuritë janë bija të mundimeve, të dhimbjeve, të konflikteve. Le ta presim bukurinë e radhës që erdhi pas kaq sakrificave të zgjatura.

Ngjarja e sotme mund të lerë pa ngushëlluar ca nga kolegët tanë. Me keqardhje kam dëgjuar prej tyre kërcënime, ftesa për përleshje. Është zënë në gojë gjaku, vdekja, përfytja. Është tepëruar, miqtë e mi.

Por përsëri këto janë më të pranueshme në krahasim me kërcënimet e stërlodhura të politikanëve. Fjalët e zemëruara, premtimet e bujëshme për vendosjen e drejtësisë në vend, për ndëshkimet e 21 janarit 2011, kërcënimet për mos kaptimin e vijave të kuqe, ato janë të skredituara tashmë dhe nuk kanë lidhje me zemërimet organike e spontane të artistëve.

Ndoqa deklaratën e përbashkët politike të Opozitës. Oh, Zot, çfarë fjalori i lodhur, çfarë zemërimi pa dritë dhe respekt! Si mund të përdoret epiteti kriminal, gjashtë vjet me radhë dhe të mos të vijë turp në vitin e shtatë?! Si mund ta zhdukësh nga fjalori Partinë Socialiste që të ka mposhtur kaq gjatë dhe të fajësosh vetëm kryetarin e saj, si kriminel, si hajdut, mafioz, i pashpirt, antishqiptar e mos të të vijë keq për rraskapitjen e këtyre cilësimeve? Si mund të bësh thirrjen që ta shkulësh këtë kundërshtar “një orë e më parë” dhe kur gjithë këta vite të kanë ofruar qindramijëra orë, për t’i përdorur “një orë e më parë!”

Në mbylljen e ditës me atë deklaratë të Opozitës së Bashkuar që unë do ta fajësoja më shumë se çdo komunitet dhe parti, për këtë odise të dhimbshme, që pati sot këtë fund të trishtë. Sado që do të desha ta mbaroja sa më paqësisht këtë shënim, nuk do të rri dot pa thënë: një fadromë elektorale e vetë të djathtës, duhet ta çlirojë Shqipërinë nga këta burra që pështytën fjalë të lodhura  në mikrofonat e zgjatur aty në shkallët e ndërtesë së PD-së. Dhe kjo dëshirë nuk është aspak në favor të Ramës, por në të kundërt të tij. Një grup kundërshtarësh politikë që mallkojnë donatorët e huaj që ofrojnë aq shumë ndihma për shërimet e plagëve të tërmetit, një grup kundërshtarësh që në ditët e virusit mallkojnë gati-gati hapur ata që nuk vdesin, por lenë shtretërit të shëruar, nuk janë thjesht kundërshtarë politikë…

Janë ca më shumë dhe ata nuk premtojnë asnjë përmirësim.

Nuk mund të jetë “vijë e kuqe’ një konflikt në një ndërtesë të pafajshme dhe të keqpërdorur si ajo që e pamë dje për herë të fundit!

Miqtë e mi të dashur, uroj sinqerisht energji krijuese, paqë të bukur dhe konflikte sa më të ashpër në… fushën e skenës!

 

REMOTE_ADDR:[]

93 komente në “Pak respekt për fjalët e zemëruara!”

  1. Dora says:

    Po Sistina ne Rome megjithse shum e vjeter eshte shembur? Mund te ristrukturohej teatri dhe nderkoh te behej nje i ri si ne gjith qytetet europiane. Po mesa duket vendimarrjet behen nga 1-shi dhe kshtu vec mllef te njerzit do ket. Po cfar mbeti nga Tirana e vjeter mund te ma thoni?? Tani e ka radhen teatri kukullave.

    1. Pato says:

      Kush do ristrukturohej ajo kalbesira qe ra me nje te shtyme te fandromes e tavani ishte llamarine? I pe pamjet ne ekran ti, i ke sy ne balle apo jo? Habitem si kane punu ata njerez aty e su ka rene me koke.

      Sa per tiranen e vjeter nje xhami ka pas qe eshte ende sot dhe pazarin, nje fshat i madh ka qene me shtepi me bajga e kallama . Erdhi Italiani qe ndertoi qytet e me pas Enveri. Tirana nuk eshte nevojtorja, pislleku, e shemtuara pavaresisht se disave u jane mesuar shqitezat e ju ngjall nostalgji era e bajgave.

      1. Zaho says:

        Ti Pato do e kesh patur gjyshin bari dhensh. Tirana filloi të ndërtohej që në kohë të Zogut, madje kishte një plan zhvillimi goxha të mirë. Rrethanat historike e sollën që gjyshi yt të sillte morrat dhe erën e përçit në emër të “çlirimit” dhe Enveri u ndërtoi ca pallate ku të fusnin kokën parardhësit e tu. Gjithmonë nëse nuk ke ardhur nga vitet 2000 në Tiranë. Vazhdo tani, na dërdëllit për bajgat.

        1. Revizori says:

          O ti Kaqol Katunar me emrin Zaho. We nga emri dukesh qe ke urrejtje patologjike prej neandertali dhe nuk.ja vlen te debatosh.
          Por ti nuk e njeh as jete Paton, dhe nuk njeh as Zogun. Ate Zogun e njoh une qe vij nga familje Zogistesh.
          Ne qofte se e quan veten demokrat, duhet te te dhembe zemra sot, Jo per Teatrin, se ai do behet modern (nuk jam fare dakord me arkitekturen moderne), por te te dhembe zemra per PD-ne, qe na e katandisi Saliu ne kete derexhe, qe tall bythen Rama 24 here ne dite.
          Po nuk u reformua PD dhe te heqe qafe komunistin Sali, bashke me prostitutat Gjata, Noka, Paloka, e me radhe, nuk kemi gje ne vije.
          Nuk permenda pupacin Lul me dashje.
          Ky eshte problem Kombetar dhe Jo Teatri. Nje vend pa opozitë perfundon monopartiak, dhe ky nuk eshte faji i Rames. Ky eshte fati i madh i Rames, dhe fati i keq i popullit, sepse ka mbetur ne meshire te Rames. Nuk ka per ke te votoje.
          Por ti nuk e sheh dot te keqen qe te ka zene shtepinë, se e ke mendjen tek shtepia e tjetrit.

          1. Ilir says:

            Kush te tha ty qe Kyle popull nuk ka per ke te votojne dhe na zgjedhka nje te droguar per te votuar demokratet votojne per demokratet dhe me shume se gjysma e popullit eshte demokratet po nje vagabond si Ky kryeminister vodhi votat e popullit nepermjet banda e te droges qe i ka aq shume qejf,koncepti qe populli voto i Ramen se nuk kish ke te votonte eshte genjeshter asnje nuk ka qejf te jetoje ne monizem si sot dhe sikur demokratet shqiptare te mos dine te drejtojne vendin Jane shume here me l’arte se keta horra te dale nga blloku fame keq qe po i shtojne agonine ketij populli

        2. Pato says:

          Zaho debili Zogu pajtoi italianet pasi shiti dhe bythen tek ta e ne fund la dhe breket e ja mbathi.. Zogu ishte analfabet qe gishtin e perdorte per te firmos dhe per te fshire bythen e jo me te kishte vizion apo te kishte haber nga qyteterimi.

          Me 45 erdhen Korcaret ne Tirane i mblodhi Enveri me dhune qe te vinte pak era qytet. Tirana eshte qytet i ri dhe bota qesh me “aristrokatesine” tone analfabete funksional si puna jote o Zaho qe mendon se gjyshin e ke pas me gjak blu dhe ende mban meri me barinjte e 45.. Vete fakti qe nje burdello fashiste ku palloheshin jevgat e Tiranes mbahet si ndertese historike tregon qarte nivelin e kultures shqiptare se sotme.

          1. Tani Durres says:

            Pato.
            Duhet ta kishe S’pato!
            Cfare je to thone mer karafil qe nuk paske tru.
            Zogu s’dinte me shkrujte?
            Mësimet e para i mori në vendlindje nga mësuesit privatë Hysen efendi Çeka nga Elbasani për gjuhën shqipe dhe nga Hafiz Muharremi nga Dibra për gjuhën turke,[7] deri në moshën 13 vjeçare. Më 1903, u largua për në Stamboll me vetëm një shoqërues,[8] Lalë Krosin,[9] dhe filloi studimet në “Numenu Tereki”, e më pas vazhdoi shkollën e oficerëve.[4] Pasi u gradua oficer, ndoqi dhe kreu gjithashtu liceun francez Gallatasaraj në kryeqytetin perandorak

            Sa per Korcaret qe thu se erdhen ne Tirone , ato ishin i tufe spiunash, vlleh dhe maqedonas qe as shqip skane dite.
            Korcaret qe ishin per se mari Enveri i vrau se ato e njifshin ca surrtai kishte.

            1. Avni says:

              Më tregoninu lutem qoftë edhe një fjali të shkruar nga dora e Ahmet Zogut

      2. ana says:

        Ti je kokra e legenit .
        lepin Bythen e Rames se te ka dhene ndonje kocke /
        pse nuk pati asnje plasaritje nga termeti kur ishte kaq e renuar ?!!

        1. shqiptari says:

          KE TE DREJTE ANA, LEGEN E SHKUAR LEGENIT !

          TANI TA MBYLLE GOJEN ME SHTATE BRAVA KY PUTHADORE I PUSHTETIT !

          BOLL ! BOLL ! KARAVIDHE E KOMBIT ! KI PERULESINE QE TANI TA QEPESH !

        2. Ana jam vet says:

          hahahahahahahahah, nje konstruksioni te lehte me tallash apo me kallama termeti nuk i ben gje , po era po! Fakti qe termeti nuk e shembi do te thote qe godina eshte funksionale per te sherbyer si teater? Ndoshta 70 vjet perpara, por kohet kane ndryshuar, jane modernizuar dhe si te tilla edhe ngrehinat permiresohe. Ajo qe eshte me kryesorja ne gjithe kete histori nuk eshte grehina e teatrit por teritori ne te cilin ajo shtrihet, pra toka ose trualli. Edhe shyqyr zotit ai nuk preket. Dhe kjo fale kembenguljes se artisteve “pro qeverise” u arrit qe te mos prekej. Se te ishte per polkitikanet e te dyja kraheve, sot do te kishe ne kete truall nje kulle te larte e ndoshta ne ndonje nga katet e tij nje salle ku edhe mund te luhej teater. Po ti nuk kupton se je cope mishi Ana.

      3. shqiptari says:

        KALBESIRE E TURIRIT TEND TE NDYRE O PATOK TRUSHPELARE PROVOKATOR !

        TURIRI YT I NDYRE, MOS ESHTE RRITUR GJE NE PARIS ?

    2. matteo says:

      O moj Dorë, qe përqas Sistinën me karakatinën! E pe ç’ndërtesë ishte? Si ajo është Sistina? Qetësohu dhe degjo mendimet e atyre qe flasin me mendje te ftohte.

    3. Zigur Qarri says:

      Te krahasosh Sistine Chapel me kapanonin e orgjive te fashos italiane? Vetem nje idiot mund te arrij deri ketu.

      1. Topolino says:

        Ne pergjithesi aty ka pasur kurva Italiane, nese jane kry orgji, por meqense ti qenka kaq i fiksuar, mund te kene qene edhe gjyshja jote, ku i dihet.

        1. Zigur Qarri says:

          “Topolino”,natyrisht flet per perovojen gjyshes se vet perderisa flet per orgji,prandaj edhe perdor indetitetin tim tek “DITA” dhe “Tema”,
          se e njohin.Nuk ka militant”rilindas” te ndershem,perderisa kryetari i tyre eshte nje pevers.

          1. Topolino says:

            E kam degjuar kete pseudo argumentin e tyre edhe disa here te tjera.

            Ndertesa e Teatrit nuk ka qene nje ndertese e tille ne rradh te pare, por edhe sikur, ushtaret Italian ishin ne te drejten e tyre te shkerdhenin kurva Italiane.

            Ndoshta edhe gjyshen e ketij.

    4. Alfred says:

      E reja qe fiton mbi te vjetren-ky ishte slogani famekeq,makaber qe rrenoi,trashegimine shekullore,memorien e kombit,ne fushatat terroriste per 50 vjet tirani! Nuk te tingellojne njesoj si te 67-tes parrullat e sotme nga goja e Ramed dhe papagajve te tij, o Pellumb?!
      Perse gjithe kjo akrobaci fjalesh? Per te dale ne nje qafe me lali hajnin 99-sh?!..Vrasje ndergjegje si e Pons Pilatit!…turp!!!!….

      1. Alo alo says:

        Po ore “Alfred” -e reja mbi të vjetrën. Kështu funksionon bota. Prandaj ke edhe ti emrin “Alfred” se e reja e 1967 triumfoi mbi të vjetrën. Nëse nuk do kishte ndodhur do quheshe “Mahmut” a ndonjë lloj të tillë emri, do ishe akoma në shtëpi qerpiçi e analfabet malarik që një teatër do e shikoje si një vend ku mund të lypje ndonjë kacidhe. Sa herë ke shkuar në teatër ti “Alfred” ? Sa herë ke kërkuar që ti jepet shpërblim sa janë gjallë, Robert Ndrenikës dhe artistëve të tjerë që i dhanë famën teatrit ? Apo nuk e di që artisti i mirë nuk ka nevojë për një teatër, edhe në rrugë të jap shfaqje, përsëri do të ketë shikues ? Artisti bën teatrin dhe jo e kundërta “Alfred”. Por nuk ka gjë, shko merr një llamarinë nga ndërtesa e prishur dhe mbaje kujtim dhe mos harro të shkosh në teatër. Sepse ke akoma “Teatrin Eksperimental” ose “Turbinën” ose “Amfiteatrin” tek Parku i Liqenit, nëse je vërtetë dashamirës i skenës mund të shkosh edhe tek “Skampa” në Elbasan ose ndonjë teatër tjetër akoma më larg…

        1. Alfred says:

          Keshtu flasin e mendojne njerez te rritur ne geto! Ju me qytet,qytetari,progres keni parasysh pallate “madheshtore” dhe asfalt. Ky eshte per ju qyteti! Po e justifikon ’67-ten?!…Zoti te meshirofte! Epilogu I atij aksioni me te cilin ti na mbureesh,ishte eksodi I ’90-tes,ikja e shqiptareve te lebetitur,nga syte kembet! Deti qe u be mal me njerez! Nuk u ngopet?!…me pushkatimet pa gjyq?!…

          1. shqiptari says:

            SA GJYNAH, LERE ALFRED, AI PAGUHET PER TE SHKRUAR ASHTU SIÇ SHKRUAN. TASHME NJIHEN BOTERISHT BRIGADAT E BASHKISE QE PAGUHEN PER TE SHKRUAR BROÇKULLA NGA ATO QE THOTE KRYETARI I SAJ NGA MENGJESI DERI NE DARKE QE NA MERR PER HAJVANE KUR DEL ME KASETAT E TIJ TE INÇIZUARA

            DHE SIDOMOS NE KOHE PANDEMIE, TE MOS BEHEMI SEBEP T’I HEQIM BUKEN E GOJES TE SHKRETIT !

            PO VETEM DIÇKA NUK FALET : PAS KRIMIT TE KRYER,N MINIMALISHT DUHET TA MBYLLIN GOJEN ME 7 BRAVA KETA NDYRESIRA !

            1. Alo alo says:

              Po pse e vendos këtë pseudonim “shqiptari” ? Vetëm ti je shqiptari ? Sa për rrogë bashkie mbase ke marr vet në kohën e ndyrësirës Salih se ju mbushnit sheshet për një sufllaqe. Hipokritë që nuk keni parë kurrë një shfaqje teatrale e keni vënë kujën sikur ju vranë babain. Shiko videot ku soji juaj godet artistin që protestonte pro teatrit vetëm se i tha Monika Kryemadhit që largohu.. Ju jeni qelbësira që e vrisni artistin dhe e qani me lot krokodili. Ju jeni ata që protestuan për parkun e liqenit dhe tani shkoni bëni xhiro, ata që protestuan për stadiumin dhe tani bëni foto për instagram. Ju jeni ata që ndërtuat lokale në Kalatë e vjetra qindra e mijëra vjeçare dhe latë në shkatërrim gjithë Shqipërinë për 30 vite e gjoja ju dhimset një ndërtesë 70 vjeçare e ndërtuar nga fashistët për ti thurur lajka Duçes dhe e përdorur nga komunistët si Teatër Kombëtar. Sa e do demokracinë ti, dukesh kur i thua tjetrit të mbyll gojën, sa për kujtesë-të njëjtën gjë thoshin edhe në komunizëm: mbylle gojën se të preva gjuhën. Ja sa e do lirinë dhe kulturën ti “shqiptari”. Të paktën komunistën ishin të ndershëm në këtë gjë, ato bindje që kishin i kthyen në ligje dhe të gjithë e dinin se çfarë kishin përballë ndërsa ju frikacakë keni 7 fytyra, me të huajtë jeni demokratë, me kriminelët jeni paqësor, me të dobëtit jeni egërsira, me militantët jeni shefa, me shefat jeni dele etj. Ju jeni fatkeqësia e këtij vendi !

          2. Alo Alo says:

            Nuk di te jem rritur ne geto Alfred, se ne radhe te pare nuk ka pasur “ghetto” ne Shqiperi. Tani po, ka tek bregu i Lumit, epilog i nje demokracie 30 vjecare. Iken shqiptaret Alfred se mendonin qe kapitalizmi do i jepte te hanin me luge floriri, iken dhe lane pas pyje, plazhe, male, kodra e lumenj te paprekur, lane pas nafte, gaz natyror, krom, baker, hekur-nikel, bitum, lane pas fabrika, uzina, kombinate,miniera qe mbase teknologjine e kishin te vjeteruar por me pak modernizim ktheheshin ne funksionale, lane pas avione, nendetse, tanke, anije, arme, municione, lane pas fusha sportive, cerdhe, kopshte, shkolla, konvikte, spitale, universitete, Akademi Shkencash etj etj. Te varfer njerezit por jo me borxhe. Dhe mos harro se te gjitha keto pasuri u krijuan ne nje kohe 40 vjecare 1950-1990. Tani kemi 30 vite ne kapitalizem Alfred, si jemi ? Cdo shqiptar\e sapo lind ka 3000 euro borxh, kaq eshte borxhi i shtetit tone, me thuaj cfare u be me pyjet, liqenet, lumenjt, kodrat, malet dhe plazhet ? Po me naften, kromin etj ? Po me fabrikat, uzinat etj ? Po me avionet, tanket, nendetset, etj? Cfare u be me hapesirat sportive, konviktet, spitalet etj ? A i kane me shqiptaret ??? Jetojme me mire se me pare ? Sigurisht ! Do jetojne me mire femijet tane ? Dyshoj, sepse kemi 30 vite qe vetem kemi shitur dhe nuk kemi prodhuar ndaj pasurite po mbarojne e kur te mos kemi me cfare te shesim, atehere kohe e veshtire do jete per femijet tane. Ndaj duhet te fillojme nga e para Alfred dhe kjo fillohet duke cmontuar rrumpallen e deritanishme qe gabimisht e quajme demokraci. Sa per qytete te gjelberta pa pallate “madheshtore”, te kujtoj se ish-ndertesa e teatrit nuk ishte ndertuar ne ndonje truall te gjelber por ne nje zone te betonizuar, ndaj nuk ka asnje ndryshim nga kjo ane.

    5. Miti says:

      Cila Tirane e vjeter? Se Tirana ishte nje qytet sic mund te jete Cerriku sot deri ne 1920. Nje rastesi historike e beri kryeqytet, dhe nuk ishte gje tjeter vecse nje fshat i madh me shtepi me qepriç me mure shtremba-shtremba.
      Nuk te vjen zor qe krahason kryeveprat boterore me nje barake te stermadhe ne mes te kryeqytetit? Opozita e lodhur duhej te merrej me anen korruptive te kesaj ceshtje nese ka nje te tille dhe provat ti conte ne prokurori por mos ngaterrohej si pordha neper breke duke e ngaterruar me peshtjellimet nostalgjike te disa artisteve medioker. Te njejtin gomarllek ka bere kjo opozite ne cdo kauze qe eshte perpjekur te mbroje. Po permend te parafundit nga keto kauza:
      Tek unaza e Re, nuk duhet te protestonin ne unaze bashke me uzurpuesit e prones publike por te conin provat ne prokurori per korrupsionin qe fshihej pas tenderit. Te kerkonin komision Parlamentar hetimi per kete ceshtje dhe nese nevojitej te protestonin para kryeministrise, por gjithnje jo duke mbledhur uzurpatoret e Unazes.
      Opozite shterpe qe i zgjat jeten ne pushtet Edi Rames.

    6. Nik says:

      Mè falni se ndèrhyj Dora por ju krahasoni me Sistinèn teatrin e Tranès?

    7. Petro Thanasi says:

      Kujdes me paralelen. Ku sistina e ku stalla fashiste e Tiranes

    8. Iliria e bashkuar says:

      Urime Dora.

  2. lexuesi says:

    Zoti Pellumb, analize e shkrim me te bukur nuk ka. Nje analize brilante nga nje njeri i ditur dhe i paqme. Nje njeri qe ne jeten e tij dhuroi vetem kenaqesi. Respete, respekte dhe vetem respekt.

  3. qazim says:

    Bukur,shume bukur sic di vec Pellumb Kulla ti thote gjerat.

  4. Olimpia says:

    Bashkohem me Kullen…per qartesine dhe kulturen qe manifeston lidhur me shembjen e teatri,per ngritjen e teatrit te ti.Kam qene absolutisht kunder ndertimit nga privatet.Por gjithmone kam shpresuar se shteti me se fundi do te fillojne te shpenzojme edhe per kulturen.Ky eshte rasti per te pare te verteten.Natyrisht ,megjithese jam ne krahun tjeter politik te Kulles,mendoj se krijimin i nje partire te qendres se djathte moderne europiane eshte nje detyrim urgjente per borgjezine e re shqiptare si dhe per te gjithe liberalet e vertete.Eshte cmenduri qe te rinjte e lindur ne vitet 90 te… 2000 ….te shkojne pas nje kufome politike helmuese si Berisha me ndihmesit e tij primitive Basha ,Meta….Eshte cmenduri te shikosh Jo pak njerez qe ndjekin kriminelet e vertete te kryesuar nga kryekrimineli Berisha qe shkateruan Shqiperine,perzune jashte vendit gjithe burimet me te afta njerezore.Prandaj nje force e re politike e qendres se djathte besoj se do ta shnderrohet PD ne nje grupim te vogel sharlatanesh dhe LSI do ta fshinte nga harta politike.Do te ishte vertet nje konkurente e se majtes…..

    1. shqiptari says:

      KUTLUREN QE MANIFESTON ???????????????????????????????????????????????????????????????????????????????

      HAHAHAHAHA, SA KAM QESH !

      I PE POLICET DJE TI MOJ NDYRESIRE SE SI E TRAJTUAN RININE SHQIPTARE QE THESHT U UL NE RRUGE E PROTESTOI NE MENYREN ME TE BUKUR, ME TE KULTURUAR DHE I TRAJTUAN ASHTU SIÇ NUK KANE TRAJTUAR AS BOSET E DROGES ???????N

      YYYYYYYYYYYYYYYYT, PTUUUUUU FARE E KEQE !

      S’E DUA BERISHEN, POR ESHTE KRIMINALE TE TRAJTOHET ASHTU PJESA ME E DENJE, ME E SHENDOSHE DHE ME E KULTURAUR E KETIJ KOMUI !

  5. Ilir says:

    Bravo z. Pellumb. I paster, i thjesht, i qarte.
    Shembull i njeriut gjithe jeten pozitiv. Shtati dhe truri Yt, nuk ka per tu tkurrur kurr.
    Krenaria jone
    Faleminderit per c’ke bere, bene e do te besh per Shqiperine

  6. dino hoxha says:

    Bravo talent i gjalle renditja e ketyre fjaleve aq te zgjedhura
    jane cekan per dy krahet politik dhe veqenarisht per opziten qe ka humbur rrugen
    dhe ka zgjedhe konfliktin, ne pushtet vihet me vote
    jo me grushta
    Bravo respekt

  7. Xha Bafti says:

    Respekt dhe mirenjohje pa fund per ju Z. Kulla dhe per te gjithe artistet e vertete te ketij kombi qe me penen dhe fjalen tuaj shkruajtet historine e teatrit shqiptar.

  8. DinPak says:

    Bravo! Shkrim shume i bukur, me kulture dhe i ekuilibruar.

  9. Taulant says:

    Shyqyre qe e hodhen kete qelbesire, vetem Monument nuk ishte kjo nevojtore……Nuk e cau njeri bythen qe shkateruan dhe pacelizuan gjithe ate kinostudio,thesar kulture,por ngelen vetem ne protesta per bythen dhe pushtetin qe duan te marrin. Do zoti ta gezojme sa me shpejte teatrin e ri…….

  10. Saranda says:

    Me bene pershtypje se Si nje intelektual munde ta trajtoj kete ceshtje ne kete menyre kaqe te thjeshtuar dhe te percipet
    Nga ju populli prete qe ta sqaroni se Kure dhe Si nje qeveri qendrore apo vendor mundet te beje cfare te doje me pronen kombetare
    Dhe a mundet te quhet Teatri Kombetare prone vetem e Tiranes

    1. XheJ eN Bi says:

      Saranda…
      Javash o burri dheut ,se nuk ju prishën Kino Klubin tuaj në Sarandë.Atë ja vlen mos prishet ,po këtë karakatinë ç’ ta bënin ,se ajo mot do binte vetë dhe do na zinte ndonjë nga këta të thiatros brënda se aktorë nuk ka më.

  11. Brahoo says:

    As respekt per profesionin dhe te kaluaren tende nuk ke o Pellumb. ! Dhe kjo eshte turp se njeriu edhe kur shitet a blihet ka nje minimum etike dhe morali. Turp.

    1. Na mbyten idiotet says:

      Ik o xha Braho, se te iken dhitë. Nuk ke kapacitet ti te gjykosh Pellumb Kullen.

  12. Pac jeten e gjate ,O Pellumb Kulla !

  13. Tani says:

    Te vjetra shume te vjetra ishim edhe kishat manastire e xhamite me pikturat e vjetra ne muret e tyre dhe ne i shembem.Dhe ne kete shembje me siguri flamurtar ka qene edhe Kristaq Rama .Sot I biri shemb godinen e teatrit sepse ishte e vjeter.Meriton te quhet logjike kali.

    1. Na mbyten idiotet says:

      Ty Tani, te hyfte ajo kulla e manastirit nga poshte dhe te te dale nga goja. As vetë Edi Rama nuk.ka goje te flasë per Kristaq Ramen. Shiko Saliun se e ke komunist te devotshem. Debil.

  14. Durrsaku says:

    Nje shkrim BRILANT !

  15. Jimi says:

    Mirenjohje ! Si gjithmon, “Kulle” e artit, e mendimit dhe gjykimit te urte , je e do te mbetesh.

  16. Zigur Qarri says:

    Injoranca dhe servilizmi intelektual,jan dy nga faktoret qe nje komb nuk shkon perpara.Ne radhet e”rilindjes”keto dy habitate perbejn shumicen.Por problemi Qeverise se sotme eshte akoma me i komplikuar,sepse Kryeministri eshte nje i semure psiqik,me 6 vite terapi.
    Shembja e Teatrit nuk ka si qellim vetem miliona Euro perfitim nga Rama,zhdukjen e kultures shqipatare,por edhe zhdukjen e gjurmeve
    te nje afere korruptive kur ishte Edvin D’Rama Minister Kulture.Akuzes se Fatos Lubonjes,peversi D’Rama nuk i eshte pergjigjur akoma!
    “F.Lubonja,dikur mik i Edi Ramës, kujton që kur ky i fundit ishte pedagog i Institutit të Arteve, bashkë me të ngjashmit e tij, dhanë në
    mjediset e këtij universiteti një kioskë me qera, ku në këmbim pronari u jepte drekatdhe darkat falas. Madje siç ndodh rëndom- kujton
    Lubonja- kjoska ku tregtohej paçe dhe fasule, u zbukurua në mure edhe me pikturat e Edi Ramës.Kur u bë ministër Kulture në 1998 dhe
    kishte më shumë në dorë, ai i dha ambjentet e Akademisë si lokal, “House of Arts”, për mikun e tij, sot deputet i PS, Fidel Ylli.Por,
    Lubonja tregon edhe një histori tjetër sinjifikative (të shoqëruar me dokumenta)që zbulon mendësinë e vërtetë të kryeministrit aktual
    : batakçillëkun e tij me Bingo Yllin, e futur në Teatrin Kombëtar, që Rama sot do ta shembëpër të humbur gjurmët. Sipas Ligjit të kohës,
    për sipërfaqet që i kalonin mbi 500 m2, dhënien me qera të njëinstitucioni duhet ta firmoste Ministria e Ekonomisë. Por ç’bëri Rama si
    ministër kulture? Falsifikoi dokumentat, nga 575 m2 në më pak se 500, dhe e nënshkroi vetë kontratën që i lejonte Bingo Yllit të ushtronte aktivitet tek Teatri Kombëtar. Cili qe rezultati? Nga 74 mijë USD në vit që përfitonte teatri, me kontratën e Ramës merrte vetëm 4 milionë
    lek në vit”!Ne nje Shtet normal Rama duhet te ishte ne burg tani,por fatkeqsisht Shqiperia eshte Shtet diktatorialo mafioz,ku ligjet nuk
    fuksionojn,sepse institucionet shtetrore jan marre peng nga nje bande gangsterash.Historia perseritet.

    1. Zigur Qarri says:

      Kur te lexoni shkrimet e mia mos harroni qe jam fuks shqupis salisumlepires qe jetoj brenda citjaneve te Ed Rames dhe per te mos bere zhurem, “biberonin” e tij e mbaj ne goje. Raportimet e mija jane live nga brenda citjaneve.

      1. Zigur Qarri says:

        Hahaha….zagari dekonspiron zanatin e tij!
        Pa indetitet,pa dinjitet!
        Ik ore debil!

    2. taksapaguesi says:

      Paska ende idiot qe besojne shpifjet e Lubonjes.. O I tredhur Bingoja ka qene me vitet 92-96 në një prej dy godinave të TK-së, aty ku sot është Teatri Eksperimental, u instalua një Bingo e quajtur “Ylli”, Pronari i saj, Flamur Reçi, pjesë e strukturave të Partisë Republikane, e morri atë ambient nga miku i tij i partisë, Neritan Alibali, atë kohë drejtor i Teatrit Kombëtar. Rama ne ate kohe ka qene me Paris.

      1. Zigur Qarri says:

        “takspaguesi”,e pe dokumentin tani?Rama paditi Berishen per kollaren,nuk padiska Lubonjen qe e akuzon per nje veper penale!
        “takspaguesi”,shume shqiptare nuk e dijnë qe Fidel Ylli eshte Deputet,dhe ky nuk eshte rasti i vetem.Pyet veten perse?
        Fakti qe ti perdor fjalen “shpifje”,që aq shumë e konsumon supermashtruesi Evin D’Rama,tregon se je viktime(nese nuk je militant)
        i propagandes se tij,qe edhe kur mashtron dikë sy per sy,ja hedh fajin nje tjetri.
        “Çdo popull ka Qeverine qe meriton”.Joseph de Maistre

  17. I drejti says:

    Bravo per shkrimin Z.Kulla. Fjale te zgjedhura, te skalitura qe vijne nga nje personalitet i artit siç jeni Ju Z.Kulla.
    Me vjen shume keq por personalitete si Ju me nje qartesi mendimi te veçante siç themi ne moshataret, jane specie ne zhdukje.
    Sot politika dhe kjo opozite e shkalafitur, antikombëtare pa asnjë ide, e mbushur me injorante dhe pa asnjë lidhje me kulturen na ka kthyer dekada prapa.
    Personalisht mendoj qe zhdukja e asaj karakatine te ndotur do ti lere vendin nje teatri modern e dinjitoz per te gjithe ata qe do te merren me art dhe per shikuesit.

  18. Aristidhi says:

    Te pikelluar jane vetem ata qe mbeten pa orgji dhe u them qe te shkojne ne farmaci e te marrin presevativ te zi per te ngushelluar ato shushkat qe qanin sepse tashme per nje kohe te gjate jane zbuluar e s’kane ku takohen me talentin Neritan Liçi!Po ju ofroj nje godine edhe me te pershtateshme ,shkoni tek PD-ja se atje ka edhe podrume e s’ju sheh njeri!
    Z.Kulla permende ne editorialin e sotem disa emra vertet te medhenj te skenes e nuk lexova asnje emer nga keta qe protestonin ku edhe permendja e Neritan Liçit ishte si ajo e paradisa javeve ku ironizohe humorin bajat te sotem te Agron Llakes ku vetem per te qeshur nuk te ben!
    Vertet u prish ajo ngrehine por vetrat teatrale te Juajat e nderkombetare,aktrimi i plote artisteve te skenes qe edhe Ju permendni nuk shuhen e prishen kurre!Ndaj dhe shumica qytetare bene diferencimin midis Teatrit (regjizore e aktore,skenariste e muziciene)me teatralet se sotem si Neritani,si Moni qe kam pershtypjen qe do kete tentuar te luaj ndonje pjese qe ishte kaq e merzitur dhe Luli qe i erdhi plasja qe s’u ngjit e su ngjit kurr ndonjehere ne skene po mbeti çadrave e me çante domatesh neper tregje!
    Jam i bindur qe keta lakenj qe sot inskenuan e bene kete zhurme sikur iu dogj barku per karakatinen e teatrit neser me paturpesine me te madhe do te rrezervojne biletat ne llozhe per te pare ndonje drame duke para me kete rast edhe se sa larg ka shikuar Shqiperia nga ku e lane Saliu ,Meta,Luli e Monika duke e vjedhur e privatizuar ku u vjen plasja qe si nuk u shkoi ne mendje qe edhe ate truall ta kishin bere kulle me inicialet “SLIM”!E bukur ishte se per tu lehtesuar dhimbjen trupa e teatrit (kombetar) te Prishtines u solidarizuan me dhimbjen e ketyre sharlataneve politike si dikur ushtria e Bujar Bukoshit qe rrihte protestuesit e forces kundershtare duke pyetur njeri tjetrin ku jemi se as rruget nuk i dinin!Aso kohe kam qene ndodhur tek ura e Lanes ku kam kthyer te ndjerin ing.Alfred Paloka,duke i thene qe keta qe nuk flasin shqip po te kerkojne ty por nuk te njohin!

  19. Pesimisti says:

    Sot ne germadhat e teatrit u luajt komedia e radhes nga aktore amatore dhe hajdute profesionestë.
    Eshte qesharak fakti,qe shumica e atyre qe çirren dhe ularesin per zevendesimin e nje objekti te konsumuar (me nje teater modern dhe funksional si i shkon per shtat c’do qyteti,e jo me nje kryeqyteti)dhe eshte per te vene kujen,kur mendon se ç’fare grabitje,shkaterrimi dhe degjenerimi kane shkaktuar ne kete vend.

  20. Artisti says:

    Mirnjohje per ju zoti kulla po nje sygjerim per zerin Licaj political nuk te ben artist vetem skenazy te ben Kryeministri nuk u duk aq I raskapitur por perkundrazi I forte

  21. dhembeli says:

    Pellumb (se dhe ashtu t’a vune emrin) ,…i meriton levdatat dhe urimet jo vetem per ato qe mendon e i thua si ta ndjen ,por sqaron dhe ca “qerratej”.
    Rendon fjala juaj Pellumb!
    Faleminderit!

  22. Shume bukur , te lumte !
    E “Rahur” me pambuk , qe per njeriun ka me shume vlere se e rahura me dru !

  23. Pokeristi says:

    Z.Kulla!
    Gjithmone ke qene dhe mbetesh me sens drejt te bukures,progresives,pozitives,paqesores,jo agresives.Ke qene autor regjisor i te gjithave cilesive pozitive te natyres e karakterit njrezor te ngritura ne nivelin e artit,veçanerisht atij skenik.
    Une personalisht nuk e pertyp dot,m.gj.s.e perligj,konformizmin,oportunizmin,elasticitetin dhe plasticitetin midis miqeve dhe shokeve.
    Nuk eshte ndonje mekat te “godasesh”,te kritikosh edhe miqte edhe shoket qe mendojne ndryshe nga ty,pamvarsisht nga aderimi politik I tyre.
    Mekat do te “ishte “artisti i politizuar,artisti militant,artisti propangandist,artisti qe do te pranonte te perdorej qorazi nga shejtanet politikane.
    Sigurisht te tille artiste ka.Eshte per te ardhur keq.Koha eshte shosha me e mire qe lejon dhe perjashton dallon dhe damkos,artistin e vertete nga pseudoartisti.
    T’a gezoje Theatrin e ri Kombetar,e gjithe bashkesija artistike skenike,fut ketu,autoret,regjizoret,aktoret,personelin teknik eadministrativ,spektatoret artdashes

  24. era! says:

    Ky fare pellumbi ne fakt eshte nje sorre qe perpiqet te mbijetoj tani qe askush nuk do tja dije se egziston .Ky si ballistet e djeshem brockullis ne mbeshtetje te agallareve te pushtetit ne menyre qe neser keta qe ngriten ne piedestal MUT-HAT FRASHERIN ta kene edhe kete kullen (qe ne fakt as plevice nuk eshte) prapa liste ne ndonje rast per ti vene te pakten ndonje rrugice mjerane emrin e tij TE LAVDISHEM………………

  25. rroku says:

    Na vjen keq por Pellumb Kulla paska mbaruar.Te jetosh ne Amerike dhe te te pelqeje ajo STALLE(se salle nuk ka qene asnjehere). aty dhe kur ka qene me e re te cante miu.Cfar veper arti eshte ajo me tallash.Perse te pelqeka Neriani qe e terheq PD nga hunda……Po Budina qe e ka nga inati qe Rama nuk e beri drejtor.Z.Kulla nuk te nderon ky shkrim.Po te ishe ne Shqiperi banesn tende do ta restauroje apo do te rrije me banjen e kohes Enverit.Ajo salle qe ish bere per bordello ish pa pik artitekture dhe e ndertuar me tallash.Nga njerezit e medhenj te artit vetem juve dolet kondra por mos harro qe kokat e artit jane akoma disa gjalle dhe mezi presin qe te shohin nje teater kombetar te ri si stadjumi air albania,si amfiteatri te liqeni,pazari i ri,bulevardi i ri,sheshi te Skenderbeu,liqeni qe eshte bere veper arti ,salla e operes e plot kende lojrash per femije.Na vjen keq z.Kulla qe shikoni me syte e komunistit Sali Berisha.Te krahasosh Lulin qe kur ish kryetar bashkie nuk nguli nje gozhde por vetem vodhi me lali Erin i shkolluar aty ku je ti dhe qe po shkelqen Tiranen eshte turp por me sa duket mosha beka te veten zoti Kulla.Perseri me respekt ju flas por ketu jetojne akoma artiste te moshes tende bile qe kane qene dhe debutet te PD por qe jane distancua dhe mezi presin dhe populli pret qe ti shikoi dhe nje here ne nje skene sic e meritojne.

  26. xoni says:

    Ky Zigur Qarri mbeti rrot k*ri,je nje derr shpellari qe ske per tu bo kurre qytetar.Shiko o qorr ; stadjumun,liqenin,amfiteatrin te liqeni,lodrat te liqeni,bulefardin,sheshin te Skenderbeu,pozarin er ri,opern por shpellaret shpellare mbeten.

  27. NjeQytetarOptimist says:

    E sinqerte dhe briliante..

  28. Simpatizanti says:

    O temen ore,po ti sa vjen e behesh me i mencur o PELLUM KULLA !
    PO TE LUMTE AJO MENDJA BRE DJALKE .E KE QARE FARE ,.
    Shendet e jete te gjate,qe te lexojme sa me shume.

  29. @a. says:

    Zonjush era! Pellumb Kulla nuk ka nevoje per lavdishmeri! Pellumb Kulla vjen nga nje familje me emer , ate emer qe ai nuk e njollosi duke u servilosur per te arritur nje post , por me talentin e tije brilant , jetoje ne thjeshtesine e tije.
    Te uroje jete te gjate! Pellumb Kulla.

  30. Gjeto says:

    Mjeshtër, përgëzime! Jeni një shpresë për ekuilibër.

  31. tropoja says:

    ti je burr i mire dhe intelektual pavaresisht se je komunist edhe kjo te falet se 80 vjeç je

  32. edi says:

    O Pellumb
    Une s’te shoh si autor komedish, nuk kam qeshur kurre me skecet e tua bajate(hapi syte e zese moj etj…),
    Me je neverritur me ” deklaraten e dashurise” per KM,
    Por kjo eshte shume…nje ordiner si ty , banalizon vleresimet e nje historiani dhe esteti si Aurel Plasari,
    te nje arkitekti si Maks Velaj, te nje institucioni plot arkitekte dhe njohes se historise se Europes si Europa Nostra,
    Shut the fuck Up dhe leri te diturit te qajne…
    Je thjesht nje sajim intelektual i Berishes qe te beri ambasador…
    Vertet mendon se Dasma e Malos mund te beje njerezit me shije per te qeshur?

  33. Fiershegani says:

    Kam mendim se nje nga “Puthadoret” “Bytha lepiresit” e cdo lloj sistemi ishe ti. Pellumb Kulla qe u vure dhe ne sherbim te sigurimit ne kohen e qoftelargut ku dole disa here deshmimtar me deklarata dhene hetuesve per miq te tute…!
    Megalloman, karjerist, hipokrit as mish as peshk. Pse nuk dole en shesh te mburave te mbroje ose jo theatrin legen.Distancohu nga shkrimet benzinehedhese, se ti hedh gurin e mshef doren, dhe ne Usa i njejti surat ishe .(I pa sinqerte me miqte ne sy flisje ndryshe paskrahesh me mut)
    Fier_Shegan

  34. ana zaiu says:

    Ti je kokra e legenit .
    lepin Bythen e Rames se te ka dhene ndonje kocke /
    pse nuk pati asnje plasaritje nga termeti kur ishte kaq e renuar ?!!

  35. Qetësusi says:

    Per komentuesit me pagesè ;kur paska qene bordello e ushtareve italoane pse komunizmi i vuri emrin TEATRI KOMBETAR?

  36. Pirro54 says:

    Nga prishja e godines se teatrit, pamvaresisht nga vjetersia dhe domosdosmeria per tu prishur, ndihemi te prekur se jane kujtime te lidhura me ate institucion. Sa here qe shkonim ne teater, prokupim ishte a do te gjenim bileta, a do ishim ne radhet e preferuara, a do te interpretonte ate nate trupa e preferuar artisi i preferuar etj etj… Nuk u kujtuam ne ato vite te thoshim se kjo ndertese u be nga pushtueset, ka shrebyer per ate apo kete qellim, Po ku te linin ata korifej aktoresh e regjizoresh te mendoje per vogelsira te tilla. Diskutimet ishin per pjesen, interpretimin, per regjine, forcen thithese te aktoreve, qe te takonin me Hamletin, Jonuz Bruken, Filimonin, Arturo Ui-ne, Ezopin, Ofeline, Klean, Qemalin , Avniun e qindra personazhe qe na bejne sot te jemi nostargjike e te lidhur me kujime te shumta me ate godine. Dhe nuk mund te mos ndihesh i ndrydhur kur vetem nga insituatat politike te krijuara na hoqen te drejten ta percillnim me respekt shembjen e keasaj godine. A nuk do ishte me e udhes dhe me qytetare qe para se te prishej, populli i Tiranes, njerzit nostargjike, Aktore e spektatore, ta pershendesnin me nje ceremoni lamtumire Godinen e Teatrit duke vene lule ne respekt te kujtimeve dhe kenaqesive qe na ka dhuruar… dhe pastaj mbuluar retherrotul larg nga syte tane, nga brenda fadromat te benin punen e tyre… Na bene te ndahemi nga Godina me keq se ndarja nga te afermit e vdekur ne kohe pandemie….
    Z. Pellumb, faleminderit per shkrimin e ndjere e te bukur. Na lehtesove. Faleminderit!

  37. xhoxhi says:

    Ndërtesën e teatrit e prishën vetë me dorën e tyre artistët të cilët në vend që të mbronin teatrin dilnin sa në të majtë dhe sa në të djathtë.Të gjithë e dinë se ajo ndërtesë ka qenë ajo që mblithte qytetarët por koha e nxori të pa përshtame dhe duhej një teatër i ri.Rama e prishi ashtu siç e pamë die por mundej që ta prishte dhe të mos shahej.Artistët të gjithë pa përjashtim duhet të ishin në një mendje për teatrin.Mund të kërkonin një të ri dhe ajo të mbetej si kujtim,mund të binin dakort të gjithë që të prishej siç u prish etj etj.Ndarja politike e artistëve dhe grushtat midis tyre të prishet ose jo sollën fadromat die dhe atje u bë shesh.Pra njëkomb i vogël është ndarë sipas 100 e ca partive dhe sapo hyn në Shqipëri të thonë:kjo ëagje është demokratë,kjo socialistë,ky pallat demokrat ky socialist.Këto janë ato që nuk e lënë Shqipërinë të ngrerë kokë.Armiku i çdo populli është qeveria dhe si e tillë kundër saj nuk dilet me Bashën dhe Monën por me qytetarët.Po të kishte dalë gjithë Tirana tek teatri nuk do ishte prishur,por të dalin në protesta gjithë qytetarët Rama nuk e shtyn as 24 orë në atë karike,por populli është më shumë majtas se djathtas dhe kështu çdo përpjeke e opozitës është e kotë.Bëhet thirje për të djegur e hequr zvarë Ramën etj etj po kjo është zgjidhje?Ska nevojë të digjet asgjë mjafton gjithë qytetarët të rinë në këmbë dhe mbaron historia.Tirana është afër një milon njerëz dhe kur del opozita në protestë dhe mbleth nga gjithë vendi 5000 vetë atëherë si mund të heqësh zvarë Ramën?Kjo tregon se populli është majtas dhe jo djathtas.U zgjata por gjakrat duhen ulur tetatri të ndërtohet modern dhe të tjerat vitin tjetër në zgjedhje tëmatet burëria.

  38. D... says:

    Me sakte ska ku te veje me….

  39. Kulla e jo Teater or z. Kulla! says:

    Ka nje fakt qe ja rrezon hipokrizine atyre servileve qe donin prishje te Teatrit “te vjeteruar”!
    Termeti nuk i levizi nje fije floku asaj godines se Teatrit!
    Kur paska aq zell e aq perkushtim kjo qeveri per Teater te Ri, mund te ndertonte 10 te tille gjetke! Por jo, nuk eshte aty halli, eshte tek uzurpimi i asaj siperfaqev per interesa personale. Kudo ne bote ndertesat e vjetra simbol RESTAUROHEN or Kulla nuk zevendesohen me Kulla!
    Aty do ndertohen Kulla or z. Kulla, nen fasaden e nje Teatri! Dhe ti e te tjere si ti do kujtoheni jo me per karrierat artistike sa per kete servilizem ndaj nje puishteti degjenerate.

  40. Trotski says:

    Ajo kasollja e Galigatit a ruhet Ende???? Pordhe me Rigon Z.Kulla Tjeter gje eshte vendi si Teater e Tjeter madheshtia e Aktoreve qe kane Luajtur.U pa boterisht qe u shkermoq me nje Goditje te Lehte !!!.

  41. Shqiptari says:

    Pèr “Tani Durres”.
    Ai Zogu yt edhe sikur te kishte kry doktorata nuk ja vlen te hedhesh qyrret. Pse? Sepse ai qen bir qeni,erdhi dhe permysi Nolin( merre me mend). Dhe me kè? Me ndihmen e antishqiptarit Nikolla Pashiqi. Ç’mè duhet mu a beri kete shkolle a ate shkolle. Isa Boletini e disa si ai nuk paten shkolle por u vrane per ate Shqiperi te Zogut,timen,tenden o Tan driteshkurti.

  42. Kledi says:

    Prape ky individi me gjuhe te gjate sa te lepije bythe nga kontinenti ne kontinent?!

  43. Hapi syte e zese moj says:

    Ce nxirrni kete zhaben e Amerikes. Kete ambasadorin qe dilte kunder qeverrise se vete dhe vazhdonte te merrte rrogen. Kete “dashnorin” e kryeministrit. Kete sutorin e skeceve me balliste.Kete “te persekutuarin” qe dekorohej nga Komiteti i Partise. Kete jargavitesin e c’do pislleku te Kryeministrit.
    Pak autore e publiciste ka Shqiperia qe u jepni ze sharlataneve?

  44. Tomori USA. says:

    Zoti Pellumb lezuam nje shkrim briland qe, rall here e kemi pare ne shtypin e shkruar.
    Te marin shembull gjith gazetaret se, si shkruhet, larg politikes, por me dashuri,
    objektivitet, me patriotizem dhe vertetesi, pa asnje anesi politike.
    Per kete editor, zoti Pellumb Kulla, ke mirnjohjen e qendra mijra shqiptaro amerikaneve dhe mendoi edhe neper bote, kush e ka lexuar. Urime, jet dhe shendet edhe per shume vite te tjera.

  45. Illyria-Shqiperia says:

    Faleminderit per kulturen tuaj, z. Kulla! Vetem ta lexosh per te ndjere eren e kultures kete artikull, se na mbyti injoranca e tallavaja.

  46. Nik says:

    Shqipèria ka nevoj pèr mè shumè Pèllumba ! Mè habiti fakti se ndoqa njè regjistrim ku intervistonin Kadaren pèr prishjen e Teatrit,atèhere pyetni Kadaren, Pèllumbin se do tè shkoni nè shtrat me gratè,çfar rrace pyetjesh janè kèto ,i lini njerèzit tè jetojn jetèn e tyre,ka njè qeveri e cila ka fituar votimet pèr katèr vjet lere tè qeveris .Jo çfar mendon Kadareja jo çfar mendon Anshtajni etj etj Shqipèris i duhet si buka e gojès njè Teatèr modern.

    1. joti says:

      Dhe nje qe eshte n’a cau trapin duke ju leprire Rames.

    2. edi says:

      Ashtu e lane dhe Hitlerin, pa referenca me te diturit.

  47. TK says:

    Pellumb sa me dhemb shembja bandite e TK aq me dhimsesh edhe ti me kete shkrijmtore. Nje nder arsyet qe jep per shembjen thua I vogel nuk eshte mundur te behet nje festival nderkombetar apo ardhur trupe nderkombetare, sa e ceket arsyeja por me rendomte llogjika! Po per ty cfare te themi sa skenarist apo shkrojtes pa vlere je se per skenaret e tu nuk ka luajtur Robert De Niro, Stallone, Tomi, Anxhelina, por ka aktruar gruaja jote Luftari komunisti I biri firmosi si keshilltar I ps shembjen e TK. Kjo eshte arsyeja mo derdimen. Tregove moshen nja 80 vjec, mos shkruaj si kjo marezi se po felliq veten dhe ske kohe per ta korrigjuar.

  48. ALBAN DEGA says:

    SEBEPI DHE SIKLETI …TMERRI PER KOKAT E MILIARDAT E VJEDHURA SHQIPTAREVE E SHQIPERISE SHTOJZOVALLE…

    E DUAM SHQIPERINE SI EURO-AMERIKA DEMOKRATIKE APO..

    SI KOBURE PER PUSHTET E CIFLIG SALIKEKRACIE !?

    – Kjo eshte ceshtja!

    “ Beteja donkishiteske” e “Bandes se Gangstereve”se SaLike Floririt dhe per gjoja mbrojtjen e Teatrit eshte sebepi, maska.
    – E duam Shqiperise si Amerika demokratike!
    – E duam Shqiperine si e gjithe Evropa !
    Ishin aspiratat dhe kushtrimi i rinise, popullit e kombit me properendimor e proamerikan ne Bote.
    Ato ishin anakronike… ishin aspirata dhe enderrat e kokepalareve te MonaLikeFloririt.
    SaLikja kembengul dhe lufton per dicka tjeter shume me le perparuar qe e bene realitet per 15 vjetet e sundimit te tyre:
    E duam Shqiperine nevojtore masive!
    E duam Shqiperine Dopolavore !
    Qellimi i vertete i kesaj “ Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit” eshte mbrojtja e pasurive pa fund dhe miliardave te vjedhura shqiptareve nga ata dhe i “ Blloqeve” e “ Qyteteve te Ndaluara” te tyre ne Gjirin e Lalezit, Farkes, Kunes, Bregut, Vslbones..
    Lufta e cmendur e tyre me mullinjte e eres eshte lufta per koken.
    Teatri eshte jo vetem maska dhe sebepi por edhe koburja e tyre per pushtet e sundim.
    Eshte lufta me e eger, sic e ka quajtur Darvini, eshte lufta per ekzistence!
    Teatri eshte maska!
    Teatri eshte sebepi! E verteta eshte lufta per kokat dhe miliardat e vjedhura shqiptareve dhe Shqiperise nga kjo “Bande Gangsteresh” e Mafia krejt jashte kontrollit “
    To be or not to be !
    Dje o vdekje o liri !
    Sot- Ligj e Drejtesi
    Kjo eshte ceshtja!
    Ndaj vellezer e motra mos u genjeni nga kenget e Sirenave dhe mos u trembni nga skemitjet e hienave !

    From: Alban Dega
    Date: May 14, 2020 at 2:11:30 PM EDT

  49. Tani says:

    Nuk te ka hije ta shnderrosh debatin rreth teatrit si nje ceshtje gustosh arkitektonike…Prisja nje sinqeritet te pakten nga nje artist 80 vjecar si ju…
    Teatri ishte me shume sesa thjesht ceshtje gustosh…ti e di fare mire kete Z.Pellumb.
    Ajo qe do mbahet mend ne kete histori eshte,ne cilen ane ishit ju? Ne anen e mire apo te keqe te historise…
    Ju uroj jete e shendet!

  50. Kadi says:

    Ou . Prape Kulla. Po ik kockabrejtes.

  51. Nuri says:

    E kam admiruar z. Kulla…, keqardhje qe edhe nje personalitet i tille degradonka personalitetin ne vitet e fundit te qenies se tij mes te gjalleve.

  52. Gajur says:

    Sa te qete tregoni vet se keni tradhtuar shoket ne kete moshe te jesh aq hajvan e kam pak rende te kuptoj, po te ndertojsh te re nuk eshte patjeter te shkatrojsh te vjetren kaq e thjesht eshte, le te mbetej monument kulture e ne nje vend tjeter le te ndertohej nje i ri.

  53. Zef says:

    Koha ka kene gjithmone ne dispozicion te ndigjohen mendjet e kthjellta. Eshte faji i yne qe vazhdojme te mos I degjojme!.Respekt!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *