Leksione linçimi nga “Loja e luftës” me Teatrin

Nga Mero Baze

Ka së paku tre mesazhe linçimi për kulturën shqiptare, nga skena teatrale politike, e zhvendosur para gërmadhave të Teatrit të shembur.

E para, është linçimi i atyre që duan një Teatër të ri. Shumica e këtyre janë figurat më të rëndësishme të historisë së Teatrit shqiptar. I kemi parë emrat e tyre, intervistat e tyre, madje dhe amanetet e atyre, që kanë qenë kollosë të kësaj skene, e kanë vdekur duke shpresuar të ketë një Teatër të ri.

Ata janë i gjithë ashti i Teatrit shqiptar, që nga Kadri Roshi i vdekur me ëndrrën të bëhej një Teatër i ri, e deri tek Ndrenika, Zhysti, Paja, Kulla etj.

Të gjithë ne kemi shkuar në Teatër prej tyre, jo prej ndërtesës. Ata e prodhuan Teatrin shqiptar çdo ditë, me talentin e tyre, fuqinë e artit të tyre, përkundër ideologjizmit dhe kufizimeve që iu diktonte koha.

Ata na bënë të shkojmë dhe në atë godinë Teatri, pa kushtet e një Teatri. Ata po linçohen nga disa militantë të Partisë Demokratike, që ëndrrën më të madhe kanë, të bëhen drejtora Teatri, pasi nuk u bën dot kurrë aktorë të tij.

Drama reale është se kur të bëhet Teatri i ri, modern dhe komod, kam frikë se nuk do shkoj dot kurrë të shikoj një pjesë, nëse në skenë do ngjiten këta tipa, edhe pse godina do të jetë e mirë. Shumë e vështirë të bindësh një qytetar normal që këta mediokër që janë kthyer në aktorë politikë, të të bindin të shkosh t’i shikosh si aktorë.

E dyta, është linçimi i atyre aktivistëve apo qytetarëve që kanë bindjen, se prishja e një godine të vjetër Teatri, është gabim.

Ndarja normale në këtë qytet duhet të ndodhte mes atyre që kanë nostalgji për Teatrin e vjetër dhe atyre që duan një Teatër të ri.

Dhe kjo ndarje ekziston, është reale. Problemi është se atyre që kanë nostalgji për Teatrin e vjetër, i ka marrë peng një bandë politike, që ka mbetur pa kauzë dhe vrapon si hijenë pas çdo zemërimi qytetar, që të ushqehet.

Kështu bënë me Parkun, me Unazën dhe kështu po bëjnë dhe me Teatrin. Viktimat e para të kësaj bande mbetur pa kauzë, janë pikërisht idealistët e kësaj kauze, ata qytetarë, aktorë dhe aktivistë të shoqërisë civile, që janë në rrugë sot për bindjen e tyre pro Teatrit të vjetër. Ata po rrihen me njëri- tjetrin, pse nuk duartrokasin ardhjen e Lulit, apo pse nuk thanë “Bravo Monika”, kur ajo tha “do ti ha veshin Edi Ramës”.

Kjo tregon kulturën politike të linçuesve dhe tolerancën që ata kanë, nëse kanë pushtet. Janë të njëjtët që më 2007, kur Berisha i dha 6 milionë euro kunatit të tij, ta bënte Piramidën e Enver Hoxhës Teatër, duke e hequr këtë godinë nga objekti i konservuar, duartrokitën apo heshtën.

Berishët hëngrën 6 milionë euro, e lanë në mjerim këtë godinë dhe sot rrahin ata që nuk duartrokasin Berishën në miting. Të njëjtët heshtën kur Berisha u dha Kinostudion klientëve të tij mediatikë, apo kur prishi klubin historik “Partizani” për të bërë 200 mijë metra katror pallate, dhëndrri i tij.

Dhe e gjithë kjo ka të bëjë me hipokrizinë e dy- tre fjalëfolësve në atë tribunë, që i thonë vetes aktorë, por në fakt janë thjesht militantë të PD.

Ata po tradhtojnë qytetarët që vërtet kanë dhimbje për Teatrin Kombëtar, por jo për teatrin politik të opozitës. Ata i kanë prerë në besë qytetarët, duke i thirrur në një miting, ku rrihen po nuk duartrokitën ardhjen e Lulit, Monikës, apo Sali Berishës.

E treta, dhe më e ndyra, është guximi për të linçuar figurat më të rëndësishme të kombit shqiptar, përse nuk bëhen pjesë e këtij teatri politik.

Një konsomolas i PD, E. Kapri, që e përfaqëson PD zyrtarisht, si nëpunës i saj, duke marrë rrogë nga shteti shqiptar, kishte sulmuar me një fjalor barbar Ismail Kadarenë, si “një njeri në buzë varrit”, që nuk po flet për Teatrin.

Të mendosh për një moment që njerëz që gjoja po dalin në rrugë në emër të vlerave kulturore, i urojnë vdekjen, monumentit më të madh të kulturës shqiptare që është ende gjallë, për fat të Shqipërisë, pasaportës kulturore të Shqipërisë në botë dhe simbolit ndoshta të vetëm që na identifikon ne me vlerat Perëndimore në shkallën më të lartë, e kupton se kjo çetë e Haxhi Qamilistëve nuk ka asnjë lidhje me identitetin kulturor të Shqipërisë, me vlerat kulturore të saj, dhe aq më pak me atë të Teatrit.

Ata janë një bandë që duan të marrin peng qytetarët në emër të axhendës së tyre politike, dhe të linçojnë çdo talent, çdo personalitet të Teatrit dhe çdo personalitet të kulturës shqiptare, që nuk e vënë dot në rresht.

Ata mendojnë se dhuna dhe linçimi i atyre që mendojnë ndryshe nga ata, është i vetmi mjet që mund ta bëjë shoqërinë të heshtë dhe t’u hapë rrugë këtyre. Njësoj kanë vepruar në fillim të shekullit të shkuar këmishëzinjtë dhe më pas komunistët .

Të ulërish si  “dashnor” i trashëgimisë kulturore për një godinë tallashi dhe të mallkosh me vdekje nga e njëjta tribunë Ismail Kadarenë, do të thotë të jesh simbol i antikulturës shqiptare dhe një armik i egër i saj (e vetmja amnisti është të jesh budalla).

Të qash për dërrasat e një godine të vjetër dhe të linçosh figurat më të shquara të Teatrit shqiptar, që duan një godinë të re, do të thotë të mos jesh kurrë me trashëgiminë e Teatrit shqiptar, por me idenë se aktorë janë vetëm ata që të shërbejnë ty politikisht.

Në fund, të bësh sikur je aktor, duke qenë një ëndërrues pushteti për t’u bërë drejtor, dhe pastaj të gjithë këtë ta paraqesësh si revolucion kulturor në Shqipëri, është imitim primitiv i revolucionit kulturor kinez, që çonte shkrimtarët dhe artistët në orizore për të lartësuar këta “lejfenët” që mbajnë fjalime politike në skenë Teatri.

Kjo nuk është betejë për Teatrin dhe kulturën shqiptare, por betejë kundër vlerave të Teatrit shqiptar dhe kryevlerave të kulturës shqiptare, që i kanë dhënë identitetin kulturës së kombit shqiptar.

Nuk di çdo bëhet me Teatrin e ri kur të ndërtohet dhe sa i mirë do të jetë, por do të mjaftonte ndonjë prej këtyre fytyrave të ngjitej në atë skenë, për t’i çuar dëm ato lekë. Se kultura shqiptare nuk janë llaçi e tullat, por librat, dramat dhe filmat shqiptarë.

Ato i ka bërë Ismail Kadareja, që po mallkohet e po i çohen fatva, Kadri Roshi, Robert Ndrenika, Viktor Zhysti e dhjetëra të tjerë, që po linçohen në këto tubime politike.

Kulturën shqiptare, identitetin e saj që e kanë prodhuar korifejtë e kulturës sonë, nuk i shemb dot as Edi Rama, as Sali Berisha, as Monika Kryemadhi, ashtu sikundër nuk i ka shembur dot Zogu e Enver Hoxha.

Këta kllounët pastaj që paguhen në PD e luajnë si aktorë në bulevard, as nuk i lexojnë dot, se shumicën prej tyre i zë libri, e jo më t’i linçojnë, siç tentojnë të bëjnë.

REMOTE_ADDR:[]

54 komente në “Leksione linçimi nga “Loja e luftës” me Teatrin”

  1. merr o ler says:

    Sapo te lexosh se autori i nje shkrimi eshte Meruci e kupton se i mban ison labe mbretit tone lakuriq…AFERIM !

    1. Shkodran i Terun says:

      Meruci poston me emer dhe mbiemer. Bej edhe ti te njejten gje qe te shohim se kush je.

      1. Liri says:

        O Mero, pd-ja eshte e mbaruar o mik. Se kuptoj ca merresh me me ta. Luli nuk eshte vec nje zgjatim i rames per te bere rolin e opozitarit. Shih sa agresiv behet kur nuk e do njeri ne shesh, se ngel pa pune e pa leket e rames.

        Nese ka budalla qe vete akoma ne shqup, keta jane te semure mendore e te tille do vdesin; mos harxho kohen me ta. E as mos na lodh ne te lexojme gjera qe i dime sh mire.
        Shkruaj pse nuk ka nje opozite te vertete ne kete vend qe tja vere freret rames se ka marr kot.

      2. Çami says:

        Per nje moment mendova se ishte postderbi partizani-Tirana nuk kish ngel mi selvie dhe xhomlliku pa dal ne mbrojtje te teatrit.Vaj me det teatri se kush po e mro.Urime ekipit kampion.

      3. Dugajte e Reja says:

        Po lene mor Shkodran se keta jane bq te tane, as qe e dine se ku bjen me shtepi teatri pse nder shpellat e Cepanit e te Vicidolit s’ka teatra.

    2. monika e iliri says:

      Merr o ler
      Ti as nje qime bythe e Mero Bazez nuk je
      po vazhdo dhe haj mutin berishes se dhe ai po te len
      keshtu qe ze rradhen ti besh nje gojore rames
      tru peshk shpellar ne 100 brez

    3. Sabriu Pogradec says:

      Babai i Erald Kaprit quhet Iziat Kapri. E kam pas ne pune ne miniere. Eshte spiun i sigurimit te shtetit. Ne 1996 kerkoi te kandidonte per deputet i Ballit Kombetar dhe komisioni i asaj kohe per pastertine e figurave (komisioni Mezini) e ndaloi te kandidonte sepse ishte spiun.

    4. Qytetar says:

      Talibanizmi po e mbyt kete vend , dhe me e trishtueshmja eshte qe flasin ne emer te trashegimise ata te cilet nuk lane gje pa i bere ketij vendi . Mbollen kioska ne cdo kala e ne cdo monument kulture . Flasin ata qe vetem per kulturen dhe trashegimine kulturore nuk jane interesuar ndonjehere !!!paradoksalisht flet per trashegimi kulturore SB i cili ka per trashegimi vetem valixhen e drurit kur erdhi ne tirane i cili imonumentin vetem historik Konsideron shpellen e tij ne vuçitol . Keta mjeran duan te mbajn peng shqiperine ketyre i vret syte cdo drite kulture e perendimi . Zoti i falte por jam i sigurte qe sdo i fali dhe pesoj ja ka rezervuar vendin atje ku e meritojne

    5. JKB says:

      Bravo Mero sahan e bythelepiresi i te gjitha partive qe jane ne pushtet!

  2. teatri says:

    Te lumte pena Mero. Me fjaline e fundit qe nje pjese te atyre qe folen nuk lexojne se i ze libri e ke qare. E ke te qarte Mero se aty ka nga ato qe nuk kane lexuar nje liber ne jeten e tyre. Shikoi ato qe folen vetem nje gje dinin Edi ik, burg per Veliajn, bande e kontrabande.
    Ky ishte fjalori, i ceket aty e ktheu mbrapsh. Sigurisht qe nje pjese pretendojne drejtore, deputete, ministra etj. Ky eshte qellimi dhe mbrojtja e teatrit.

    1. Respekt says:

      Mero botoje apo lere ca dite kete editorial te mrekullueshem ! Eshte thelb aresyetimi brilant, homazh per gjigantet e teatrit dhe krenarin kombetare Ismail Kadare. Ishalla zhduken ca idiot qe na pyesin cdo dite je apo s’je per shembjen e teatrit. Editoriali eshte pergjigja!

  3. PEPJA says:

    DUHEN QERUAR NGA PUNA ATA PALO PROFESOR QE FLASIN PER VDEKJE, SEPSE PAGUHEN NGA TAKSAT TONA, NE QOFTE SE JANE XHELATER TU TREGOHET VENDI.

  4. Shkodran i Terun says:

    Nqs keta bastarde qe therrasin Vdekje,Vdekje perfaqesojne kulturen shqiptare atehere na ka marre lumi si komb. Jane te njetet qelbesira qe protestonin me kobure kunder ndertimit te nje kendi lojrash per femije.

    1. Kristaq says:

      Eh more Mero!
      Te jane mbledhur te gjithe rilindasit ne gazeten tende.
      Si erdhen keto pune keshtu…

    1. kasem gahinji says:

      I qarte si gjithenje. Analizat e tua i lexoj me vemendje ,jane bindese dhe te argumentuara.

  5. altini says:

    Sa kam qeshur…shumicen e ketyre e ze libri,haha sic i ze makina hahhah

  6. lesi says:

    E mjerueshme z.Baze kur konstaton qe ne 2020 keta qe dogjen Shqiperine,qe vodhen ate,qe e privatizuan sot ne 2020 te luajne teater sikur nuk kane qene ata fajtore qe Shqiperia sot eshte ne kete gjendje!Ndoshta ata donin ta rikthenin perseri ne Bingo kete karakatine e ndoshta dikujt i kane premtuar!Sa per te vdekurin pot te pa kallurin Sali Berishen te gjithe kane treguar qe para se te japin shpirt kane nga nje kolpo te tille,ndaj mos ia vini veshin se eshte ne grahamat e fundit te tij!
    Te gjithe ata qe sot ishin aty ,nuk e njohin Ismail Kadarene,Pellumb Kullen,Kadri Roshin,Robert Ndreniken,Viktor Zhystin,Rikard Larjen sepse nuk kane pune me ta pasi nuk u duhet as kultura e as dramaturgjia !

  7. 👏👏👏👏Ky është arsyetimi i shëndetshëm . says:

    BRAVO !!!!!

  8. FAK , FAK ,FAK!!!🖕🖕, ai profesori i ndyrë që kërkojë të FAKOJË NË ATË PRITESTËN ( me hatër). 500- vetëshe !!! says:

    Edhe sentimentin e pastër , e ndyhu politika.
    Nostalgjia është njerëzore,përfitimi që përpiqet më kot të nxjerr politika, është maskarrallëk .

  9. Flutura says:

    O Mero, gjithcka e ke thene per bukuri.
    Por keta te ashtuquajtur artiste nuk do te jene mubnesi te luajne ne ate skene, aty do te luhen vepra dinjitoze ku aktoret qe do te luajne besoj do te futen me konkurs, nuk do te jene te sojit te ketyre qe vetem recitojne pjesen permendesh, pa art. Aty do te rikthehen me konkurs emra te medhenj dhe emra te rinj qe pretendojne te behen dikushi be skene.
    …nuk me pelqen qe nostalgjike per tallashin te jene ca fshatare nga malesia apo Skrapari te ardhur rishtas ne Tiranebdhe nuk i njohin emrat e aktoreve qe permende me lart. Te pakten pamjet qe u shfaqen ne tv te tille njerez tregonin. Nuk eshte per t’i fyer, por keta ishin.

  10. katarakti says:

    Ajo qê vërej unë dhe që më duket me më shumë rendesi sesa ky pamfleti i Ymerit eshte lenia në të gjitha postet e tyre nga Edi Rama i të gjithe militanteve dhe perkrahesve të PD-se dhe LSI-se! Si puna e atij Kaprit! Jo vetem kaq, por edhe në shume poste të rendesishme Rama vendos personalitete tê së djathtes! Kush do ta mbroje dhe ta mbeshtesë atehere Ramen dhe pse?! Edhe ata që votojne per Partine Socialiste votojnë kunder shpellareve dhe jo në favor të Edit. Duke qënë pertej të majtes dhe të djathtes Edi Rama nuk ka më perkrahes as nga të majtet, dhe aq më pak nga të djathtet. Kjo eshte fatkeqesia dhe ky eshte problemi. Pa folur ketu per paaftesine dhe pavendosmerine, per mungesen e guximit dhe të “dores së fortë” nga ana e kkryeministrit. U bene 7 vjet kryeminister dhe asnje “peshk i madh” nuk eshte prapa hekurave. Megjithe vjedhjet, grabitjet dhe vrasjet që kane kryer. Per më shume kjo bande shpellaresh kercenon sot shtetin dhe ulurin vdekje Edi Rames. Kur duhet të ishin 7 pash nen dhé.

  11. Erions says:

    Si gjithmone i qarte dhe i drejteperdrejte ne analize Mero, plotesisht dakort me cdo rrjesht

  12. Ivi says:

    Fantastik si perhere. Asnje fjale nuk te bie ne toke z. Mero. Respekte dhe pena pushke te behet. Asnje politizim, vetem analize faktesh, te domosdoshme per t’i mbajtur ne mend.
    Sa per “merr o ler”, duket qe vjen nga njerezit me veshin ke goja e Monkes dhe nuk ja vlen as te harxhosh frymen per keta tipa qe vendin e shesin per nje cope toke ne shpelle.

  13. Dena says:

    Mero, je i pa arritshëm

  14. Taulant says:

    O MERO po gjithmon pro pushtetit nuk po e kritikon njeher Ramutin . Behu njeher kritik se nuk te gjen gje .
    Ne boten e civilizuar qajne kur ngordh nje mace bje nje tulle nga nje kishe ndertohet Dresdeni apo Warshava prej hirit .
    Tek ne prishet edhe ajo pak histori per disa kulla dhe ti leh si shkrimtar oborri.

  15. Pato says:

    Ketu jane perplasje vlerash e para. Po si ka mundesi qe cdo individ qofte mashkull apo femer me tiparet me negative te njeriut jane ne shumicen derrmuse te PDs pavaresisht se jane nga ojq, aktore, kengetare, gazetar apo edhe ne zanate te tjera te lira. Jo se PS nuk ka pjesen e vet por nuk krahasim. PD eshte fole imoraliteti, horrash e injorantesh dhe sikur mos te mjaftonte kjo moren edhe llumin e LSI mes vetes. Vetem me shkrirjen.e PDs ka nje shanc nje opozite e vertet por do vij vetem kur ti ngordh Saliu. Sot eshte turp te thuash jam me PD prandaj shume maskohen her si artista e here si analista. Nese doni nje shembull shihni si mallkojne e shajne Ndreniken qe deri dje e merrnin per krahu per ta nxjerr ne media sepse ishte kunder e sot si hijenat nxjerrin shkume nga goja. Nuk ka popull qe e merr per hunde llumi i shoqerise. Njoh shume njerez qe nuk duan te prishej por ideja se mund te rreshtohen apo rrine me llumin i tmerron.

    Diku lexova nje koment te nje pensionisti qe i thoshte Budines mos kerko sot simpati per teatrin tend kur ti dhe shoket e tu flaket me rruge me qindra e mijera njerez sapo erdhet ne pushtet e i vute kazmen fabrikave, uzinave, qendrave shendetsore, kulturore e shkencore dhe mijera objekte te tjera ku njerezit kishin dhene jeten , mundin e djeresen e tyre ndersa ti dhe shoket e tu vazhduat te merrni rroge pas 90 dhe nje fjale nuk thate.

  16. analisti i vertete says:

    Mero me dy fjale: JE GJIGAND.

  17. Sabriu Pogradec says:

    Babai i Erald Kaprit quhet Iziat Kapri. E kam pas ne pune ne miniere. Eshte spiun i sigurimit te shtetit. Ne 1996 kerkoi te kandidonte per deputet i Ballit Kombetar dhe komisioni i asaj kohe per pastertine e figurave (komisioni Mezini) e ndaloi te kandidonte sepse ishte spiun.

  18. Lanabregesi says:

    Partia fashiste e Sali qenit per fatin e mire te shqiptareve eshte e diskredituar plotesisht,ata jane ata qe kane qene,nje band kriminale qe nuk duhet prure kurre me ne pushtet.

  19. Jam me ty Mero
    Ju lexoj cdo dite dhe ma perfaqeson ne cdo fjale
    Thank you

  20. suzi says:

    Si gjithmone Mero Baze je fantastik me analiza te perkryera te mbeshtetura ne fakte konkrete. Me qe Saliut dhe Ilir floririt ju mbaruan molotovet per te rezuar Ramen tani po perdorin disa mender artiste si Budina qe nuk i del inati qe Rama nuk e beri drejtor. Shikoni sa posht kane rene do rezojne Ramen ca kurva e fundrina, kjo qe po bejne eshte fundi i tyre. Teatri do te behet gjigand si stadjumidhe keta te ndyre do te vershellehen kur te futen. Sa balte hodhen te liqeni por te pa fytyret i shikon duke vrapuar aty ku donin te shkateronin, nje nga keta ndyresira qe del per dite edhte liliputi Kastriot Islami ose Kac kafka.

  21. Maverick says:

    👏👏👏👏👏

  22. Kapeshi says:

    Na kenaqe o Mero Peshtani.Sakte, drejt dhe plot drite per ata qe duan duan te shohin te verteten

  23. Shefkiu says:

    Fare thjesht:
    1- PD i duhet perkrahja e popullit. Por teatri i ri nuk behet per popullin, ai do ndertohet per eliten e kamur, qe te shkoje atje pasi te kete konsumuar nje vakt te bollshem me ushqime te shumllojshme. Ne vend qe PD te vere ne dukje se Rama po nderton nje teater te ri me parate e popullit per ta gezuar nje pjese e zgjedhur e te vetshpallurve elite, shkon dhe bene kauze vlerat arkitektonike dhe historike te nje barange pupuliti, per te cilen askush nuk ka arsye te ndjeje dhimbje pse e shemben. Do te ndryshonte puna po te prishej teatri “Migjeni” ne Shkoder. Per te besoj do ngrihej i madhe e i vogel nga gjithe Shqiperia dhe ne kembe do shkonin ne Shkoder per ta mbrojtur.
    2. Cila eshte arsyeja, qe PD nuk i bene te qarte popullit, se Partia Socialiste dhe Edi Rama nuk kane per ta bere kurre pjestar njeriun e thjeshte per konsumimin e jetes artistike e kulturore ne vend? Gjithcka behet per zbavitjen e elites se re dhe femijeve te tyre. Xhvatja ne kete rast eshte aq e paskrupullt, sa per ndertimin e objekteve per qejfin e tyre, sic ne kete rast eshte teatri, ata harxhojne parate publike.
    3. Pse nuk ve ne dukje PD, se per “zbavitjen” e mases se gjere, qeveria aktuale po miraton nje ligj per legalizimin e mbjelljes se hashashit, si e vetmja menyre ku populli te kete shprese per nje jete me te mire? Dhe me jete me te mire, kam parasysh nxjerrjen e bukes se gojes, dhe ndoshta mbetet edhe ndonje therrime per te prere nje bilete, jo per te konsumuar shfaqje ne teatrin e ri qe pritet te ndertohet, (nje bilete atje mund te kushtoj sa rroga javore e nje punonjesi) por thjesht per ta vizituar dhe soditur bukurine artistike te objektit; perserisim: te ndertuar per qejfin e tyre me parate e popullit.
    4. Zoti President, me te marre vesh qe qeveria do kaloj nje ligj per legalizimin e hashashit, si nje njeri me nuhatje te holle, nuk vonoi te dale per nje rikonicion ne jug te vendit,rajon i pasur me burime ujore dhe diell, per te percaktuar parcelat se ku do filloje kultivimin. Natyrisht, si nje rrufjan i holle ne gjykime, ai e di mire, se kenaqesia e popullit nuk eshte teatri, por mbjellja dhe kultivimi i kanabisit. Nuk ka per te qene e larget dita, kur LSI te shpalle daten per seminare per kultivuesit e kanabisit, duke shpalosur ne keta seminare nevojen e domosdoshme per njohuri themelore ne fushen e kultivimit te kanabisit. Jo vetem kaq, por une them se aktori i famshem Xhim Belushi ka per tu ftuar per te mbajtur ligjerata, si shembull frymezimi dhe burim i thelle experience ne kete biznes te ri fitimprures per popullin.
    Pra, (se u zgjata shume), ne vend qe PD te orientohet drejt per venien ne jete te deshirave konkrete te popullit te thjeshte, shkon dhe e ngaterron te gjorin njeri ne kauza fare pa kuptim, te destinuara per nje numer te kufizuar njerzish, sic ne kete rast po bene me teatrin, kur duhet nje ore e me pare ti cele driten njerzve te thjeshte per tu marre me ate qe dine me mire te merren.

  24. deda says:

    Mero .populli ynë ka një shprehje të mençur: kush s’ka punë luan derën.prandaj dhe opozita është e pa punë .se punën që i dha populli me bë opozitë në parlament nuk e deshi.dhe tani ka gjetur një punë të re .LUAN DERËN

  25. H says:

    Asnji nga bishat maloke që kërkonin sherr me policinë apo protestuesitbe djeshëm, nuk ka lexuar asnjë libër në jetën e vet anonime, jo më teatër.

  26. Sanije dodi says:

    Shume i sakte Baze, thjesht brilant.

    1. Veshgues says:

      E pate dje intervisten e Dr. Vdekjes te nje rreze ca llamarinave!
      Cfare mashtruesi klasi!
      Justifikonte prishjen qe i beri Kinostudios se gjasme se aty beheshin filma per lejfenit, kurse teatri s’duhej se aty jane luajtur pjeset teatrale botrore!
      Shiheni cfare mashtruesi dhe burre pis!
      Por ta marr vesh se: “Zoti Lam, memeci i errdhi goja!” Zoti Rama! Maxhoranca po kini byth kerkoni hetimin per shkaterrimin dhe Kinostudios nga Qeveria dhe ky delenxhi!
      Mjafte me filozofine votimit te te keqes me te vogel! Ne jemi popull, ne jemi te vjedhur! Por gjeja me e mrekullueshme qe ka Shqiperia!
      I neverise keta politikan bythmuter, keto qenje inferiore dhe te demeshme!
      Shqiperia nuk ka nevoj as per njerin nga ju nevoje! Asaj i duhet te rinje te shkolluar dhe te ndershem! Ndoshta atehere do te behet ky vend!

  27. Trotski says:

    sakte Z.Baze ndersa Ti Mer e Ler dukesh qe je paguar nga Mona baxhella apo Kunati i Lul-Sumkapuçit (se vete Ai nuk e fut ndonjehere doren ne Xhep)

  28. Shqiperia Etnike says:

    Patjeter qe godina duhej rrenuar qe ne themel!
    Eshte nje ndertese tipike e arkitektures kolonialiste fashiste, tejet e shemtuar dhe me nje kryq ne qender si shprehje e dominimit te kishes dhe fashizmit te Romes.
    Edhe ne Itali, nje pjese e madhe e arkitektures fashiste shihet si e shemtuar njesoj si arkitektura komuniste ne vendet e lindjes. Si ne fashizem ashtu edhe ne komunizem arti dhe arkitektura ruajne linjen e dominimit, propagandes, pompozitetit dhe lineares ku gati gjithcka eshte njesoj, ashtu si linjat, njerezit dhe gjithcka te nenshtruar ti bindet pushtetit te diktatures. Ndryshimi mes kolonive te pushtuara dhe arkitektures se Italise fashiste, qendron ne diferencen e cilesise se dobet te materialeve, permasave shume me te vogla dhe prezences se kryqit gati ne gjithe arkitekturen fashiste koloniale por jo ne ate italiane, si shenje dominimi dhe nenshtrimi.
    Nuk duhet asnjehere te harrojme se kryqi i kishes se Romes ne arkitekturen fashiste te kolonive dhe vendeve te pushtuara
    si Libia, Etiopia, Eritrea, Somalia, Jugosllavia etj, u shkaterrua me nje pjese te ndertimeve fashiste ashtu si zvastika naziste dhe cdo forme poshteruese e pushtuesve.
    Ndersa ne planin politik i vetmi kalkolator i kthjellet eshte padyshim Rama. I vetedijshem qe pak njerez frekuentojne teatrin dhe askujt si plas per ndertesen vecse per politike, Rama arriti me lehtesi uleritese te lidhe me zorren e jashteqitjeve te Berishes qe nga politika e kalbezuar opozitare, rrugacet, tribalizmin akademik, sharlatanet deri tek gjitholloget histerike te tallavase mediatike. Pasi i futi ne nje godine qe shembi dhunshem, i sigurte qe as per qurravitjet e aleances se kermave dhe as per mediokritetin e aktoreve tane si plas njeriut, shume shpejt duket se do te shpalose nje ndertese te re moderne qe ka si synim te impresjonoje qytetaret dhe votuesit e Tiranes dhe gjithe Shqiperise.
    Sic thonin dikur arkitektet e Romes; asgje nuk i impresionon me shume masat, se pushteti i shprehur ne arkitekture.

  29. Taulant says:

    Nuk mund te reduktohet problemi kush do apo nuk do qe te ndertohet teatri i ri . Te gjithe duan nje teater modern . Protesta beht kunder menyres dhe cfare fshihet mbas prishjes se teatrit. Qellimi i prishjes se teatrit eshte ndertimi i 6 kullave ne toke publike . Ne Evrope gjendet nje mbishkrim nje tulle 200 vjecare dhe restaurohet per ta ruajtur si veper antike,mesjetare . Ne Shqiperi shpellaret e tipit Edi Rama VangjushDako e Shpetim Gjika shkaterruan Tiranen,Durresin,Vloren vetem per beton. E pate cfare ndodhi me Durresin sa u vrane prej termetit ishte vepra madhore e kriminelit Dako te cilin Amerikanet e denuan Rama drekon me te .
    Prishja e teatrit simbolizon shakterrimin qe i eshte bere SHQIPERIS keto 30 vjet eshte vula qe vendosi psikopati Edi Rama.

  30. Hiq masken mero says:

    Mero ti je llumi i njerzve me shkolle nese ke bere shkolle. Nje injorant, pertac dhe shkrimtar prostitute. Nuk ka me poshte se ty. Je ne nje nivel me mira kazhanin dhe bolinon. Ke kap nje aspekt dytesore te nje proteste kunder talibanizimit kultor ne Shqiperi vetem si diversion. Te te vij turp, po ishe i afte per te pasur turp. Ne mes te nates, jashte ligjit te ndihmuar nga bandit me uniform policie krye talebani edi rama rahu pa shkak, dhunoi dhe denigroi njerez ne te drejten e e zotit dhe prishi pronen tone te perbashket jashte ligji, bazur mbi gjykime personale estetike. Nje akt i turpshem, qe ka precedent vetem prishjen e objekteve fetare ne diktature. Nuk je gazetar, besoj se nuk duhet te te mbroj e drejta qe kane gazetaret per te raportuar neser kur te vijne ne pushtet njerez qe duan te te mbyllin. Temen duhet ta mbyllin dhe tju nisin per shpi. Jeni anti Shqiptare dhe anti Shqiperi. Ke dhjetra vjet qe vetem ndihmon shkaterimin e vlerave europiane dhe demokratike per hir te lekve qe merr nga erdogan jr. Nuk je gazetar je troll interneti, aset spiunazhi.

  31. Tirona says:

    ky shkrim nuk duhet te kufizohet vetem tek lezuesit e temes , por duhet gjetur nje mundesi qe te lezohet nga nje numer me i madh njerzish per te kuptuar te verteten e kesaj ceshtje .Fatkeqesisht nuk e jep nje televizion kombetare qe te ishte i aksesushem per te gjithe . Bravo mero

    1. red says:

      Ky qe ka shkru kete shkrim censuron komentet qe i behen e jo me ta hedhe per lexim gjetke. Eshte ne perdorim vetem per rilindjotet.

  32. cccp says:

    Vertete i ze libri; kam pasur nje shokun tim student: kur donte te flinte, merrte nje liber, e kam si luminal, thoshte.

  33. people says:

    Ka hipokrizi per shembjen e teatrit.Na del Luciano Boci e e disa qe therasin fort. Por kur prishen kinostudion ,po kur prishen kinema Mileniumin ne Elbasan qe kushtonte mbi 9 miljon euuro vetem e vetem per fitime per t`i bere nji pallat 14 katesh pinjolleve te Verlacit pse nuk e ngriten zerin?.Apo nuk ka gje se femijet tane nuk kane nji kinema apo qender kulture ku te argetohen .Ketu ne Elbasan keshtu gjykon populli e ben paralele per qytetin e vet, qe e kane braktisur.Dhe parku rinia eshte shperfyteruar me kanale pa funksione e plehra qe ka kushtuar deri tani 3 miljard leke

  34. BLENDI FEVZIU TALL KARIN ME YMER GELBAZA KELLIRA says:

    Deri sa te ja fut Karin ne pidh shkelzen BERISHA Armina mevlanit,YMER GELBAZA KELLIRA JA FUT KARIN NE BYTH TAULANT BALLES DHE GRAMOZ RUCIT

  35. Saimir says:

    Derisa edhe Mero Baze, nje “intelektual”, nje kryegazetar a ku di une, qe i perket pjeses me “te ngritur” te shoqerise sone te tanishme arrin te shkruaje nje shkrim te tille, atehere kjo do te thote qe ne shqipetaret nuk e meritonim ate teater.

  36. Edi says:

    Mero, ka momente kur dhe nje i pafytyre si ty duhet te hesht. Ke 360 dite te tjera te lehesh per tet zot, jo sot…

  37. Hajdut i vogel says:

    Me xhaxhe e ketij Kaprit po pinim nje kafe ne Pografec Me re fjala e te persekutuarve ai shau Ramen se po i vononte kestine lekeve si i persrkutuar. Kur e pyem pse ishte persekutuarbasi te gjithe i dinimse ishin fis spiunesh ai u pergjigj: Kot fare,isha shofer ne NSHN e Pogradecit dhe po mdertonja shtepine e re Me qe me duhej hekur betonin dhe une makinen e kisha te ngarkuar me hekut per ne Gurin e kuq e shkarkova te shtepija

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *