Ekspertët e shëndetit në Britani: Mburojat plastike të fytyrës nuk të mbrojnë nga Covid-19

Për të krijuar mbrojtje sa më shumë nga koronavirusi, njerëzit tashmë po përdorin edhe mburojë plastike për fytyrën në mënyrë që të ndalojnë përhapjen.

Ekspertët e shëndetit në Britani, thonë se mburoja nuk e ndalon përhapjen e koronavirusit. Linda Bauld, nga universiteti i Edinburgh tha se mburojat nuk janë efikase.

“Për t’u mbrojtur nga virusi duhet mbuloni hundën dhe gojë, gjë që mburoja plastike nuk e ofron,” thotë ajo.
Në krahasim me maskat e zakonshme, mburoja ka për qëllim që t’ju mbrojë nga spërklat e pështymës, por jo spërklat në ajër.

Bauld thotë se duke menduar që këto pajisje janë efektive ju rrezikoni të takoni dikë të infektuar dhe më pas të infektohemi duke menduar që jeni të shëndetshëm.

Komente të pedagoges Bauld vijnë pasi mjekët në Universitetin e Ioëa, muajin e kaluar tregonin se mburojat e fytyrës ofrojnë një numër përparësish në luftimin e pandemisë.

Në një artikull të botuar në Gazetën e Shoqatës Mjekësore Amerikane (JAMA), ata deklaruan se mburojat e fytyrës mund të ripërdoren pafundësisht dhe pastrohen lehtësisht me sapun dhe ujë, ose dezinfektues të zakonshëm shtëpiak.

Gjigandi i teknologjisë Apple muajin e kaluar njoftoi se do të fillojë prodhimin e mburojave të fytyrës për punonjësit mjekësorë, që luftojnë kundër pandemisë.

Shefi ekzekutiv Tim Cook tha që kishte krijuar gjithashtu mbrojtësen e vet transparente mbrojtëse dhe do të filloj prodhimin në masë në fabrikat e saj në SHBA dhe Kinë.

Por deklarata e mjekes mund të bëjë që të mendohen dy herë për t’i nxjerrë në shitje.

REMOTE_ADDR:[]

4 komente në “Ekspertët e shëndetit në Britani: Mburojat plastike të fytyrës nuk të mbrojnë nga Covid-19”

  1. rripitipitytytyrripityty says:

    o gazetar debil, maska plastike mbron masken qe ke ne surrat plus pjese e surratit qe le zbuluar maska e surratit. u dhjefsh ti dhe doktoresha bashke.

  2. rripitipitytytyrripityty says:

    o gazetar debil, maska plastike mbron masken qe ke ne surrat plus pjese e surratit qe le zbuluar maska e surratit. u dhjefsh ti dhe doktoresha bashke..

  3. rripitipitytytyrripityty says:

    o gazetar debil, maska plastike mbron masken qe ke ne surrat plus pjese e surratit qe le zbuluar maska e surratit. u dhjefsh ti dhe doktoresha bashke…

  4. Fredi says:

    Anglia ka 300 punonjes te kujdesit shendetesor qe kane vdekur ne krye te detyres dhe kjo per shkak se nuk kishin mjete mbrojtese. Nga keta 180 mjeke e infermiere dhe pjesa tjeter punonjes te kujdesit ne shtepite e pleqve. Tani nxirreni vete konklizionin a
    duhen maskat apo jo.
    https://www.trendswide.com/spare-me-your-hypocritical-claps-for-the-nhs-prime-minister/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *