Karmina e shqetësuar për sulmet ndaj Ambasadës së SHBA

Pas sulmeve të një aktivisteje të Teatrit dhe më pas LSI-së, kundër Ambasadës së SHBA, Karmina vendosi të shprehte opinionin e saj, pasi ju duk rast i mirë që të binte në sy, e ndoshta i rikthejnë vizën për në SHBA:

“Pashë një aktiviste që mbronte Teatrin, e cila bëri thirrje të sulmojmë Ambasadën e SHBA.

Ky është një gabim i madh.

Teatri është një godinë e vitit 1938, kurse Ambasada e SHBA një godinë e vitit 1924.

Nëse je dakord të mos prishet një godinë e vitit 1938, si qenke dakord të prishet një godinë e vitit 1924!?

Ky është gabim i rëndë shumë, pasi kështu edhe ne që jemi njerëz të kulturës, zhgënjehemi dhe nuk u shkojmë pas.

Siç ka thënë Merlin Monro, “v vjetra bukurinë nuk e ka tek pamja, por tek shija”, ndaj dhe Ambasada e SHBA fuqinë e ka tek shija që të lë.

Ja për shembull, mua nuk më la shije të mire vitin e kaluar kur kisha ftesë për Kaliforni, tek një nga hotelet që janë sponsorët e mi, dhe më nuk më dhanë vizë dhe as shpjegime.

Por s’ke çfarë i bën.

Nuk mendoj s e ka fajin godina për këtë.

Tani që është ndryshuar ambasadori do provoj sërish, e sërish.

Nuk është e thenë që gjërat të mos ndryshojnë kurrë.

Gjestet nervoze ndaj godinës duhet të shmangen.

Po ashtu, nuk kemi pse shkojmë në ekstremin tjetër, që “nuk na plas për Ambasadën e SHBA”, siç thotë LSI.

Unë dhe Tit Vasili kemi përvoja të hidhura.

Nuk është e lehtë të kesh probleme për shkak të të tjerëve, kur je në kulmin e karrierës, dhe të ta pengojnë atë.

Ndaj do t’u luteshe aktivistëve dhe politikanëve, në emër të njerëzve të kulturës dhe gjithë blogerëve, që të mos sulmojnë as ndërtesën dhe as njerëzit e ndërtesës në Ambasadën e SHBA.

Merlin Monro ka thënë, “femrat durojnë pritjen më shumë se hekuri zjarrin”.”

REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “Karmina e shqetësuar për sulmet ndaj Ambasadës së SHBA”

  1. Pokeristi says:

    z.Mero!
    “Femrat e durojne pritjen me shume se hekuri zjarre”eshte nje shprehje me ngarkese extraemocionale.
    Ne rast se s’eshte e thene nga extraordinarja Monroe,te takon ty titulli:”Extra realist”

  2. Pandemia says:

    Po drejte e ka thene Merlin Monro….Shpesh here eshte me mire te durosh..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *