Përse Ilir Meta po tenton të bëjë “të fortin” e opozitës

19 Maj 2020, 19:56Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Teatri i ri Kombëtar duket se po riformaton dhe opozitën shqiptare. Presidenti Ilir Meta, i cili dukshëm synon të jetë lideri i opozitës së bashkuar, po përpiqet ta trajtojë sfidën e Edi Ramës me Teatrin e ri, përtej problemit emocional dhe nostalgjik, apo debateve ligjore që ka nëpër këmbë ky proces.

Ai po e shikon këtë si një betejë personale, që tashmë po e merr përsipër ai, pasi nuk ja dolën dot dy të deleguarit e opozitës, Basha dhe Kryemadhi.

I gjithë qëndrimi i Ilir Metës dhe e gjithë retorika e tij për Teatrin, është më shumë një pozicion i ri politik dhe një rast për sfidë ndaj Qeverisë, se sa një çështje trashëgimie kulturore apo parregullsie ligjore, siç tentoi ta mbante PD, LSI dhe celulat e tyre në Teatër.

Dhe nuk e ka gjetur keq. Me gjithë atë bagazh pakënaqësie dhe dyshimi që ka mbi Ilir Metën, me gjithë ato histori me akuza ligjore dhe verbale ndaj tij, kauza e Teatrit, është i vetmi moment që atij mund t’i japë besueshmërinë “si më i forti” mes të tjerëve.

Ai po përpiqet ta ushqejë këtë histori. Zërat për nevojën e shkrirjes së PD e LSI, angazhimi i tij personal me një fjalor që tejkalon zyrën e Presidentit, dhe mbi të gjitha objektivi i tij i qartë për një parti të re “indipendiste” nga Perëndimi, janë shenja të qarta që ai ka vendosur t’i vërë gjoksin kësaj beteje, për të startuar karrierën e tij të re.

Kulti i “të fortit” tek Ilir Meta ka nisur në vitin 2000, kur pas ngjarjeve të Tropojës dhe një sulmi mbi komisariat, ku humbi jetën dhe një pjesëtar i familjes Lushaj, ai ndaloi dhe shoqëroi Sali Berishën në Komisariatin e Tiranës, duke e detyruar për herë të pare në historinë e tij, të shqiptonte “Emrin e nënës”, “Emrin e babës”, “Ditëlindjen”, …etj.

Dhe prova i funksionoi. Sali Berishën jashtë derës së komisariatit e priste vetëm Liria me pizhame, pasi dhe ajo besonte që do ta mbanin brenda.

Pas asaj dite, Berisha nuk bëri dot miting deri në zgjedhje më 2001, të cilat po ashtu ja vodhi hapur Ilir Meta.

Ky moment ka krijuar “kultin” e të fortit në politikë për Ilir Metën. Ky kult u zhbë menjëherë kur Fatos Nanon e rrëzoi nga pushteti me një celular në dorë dhe Emin Barçin pas, por u ringrit sërish kur ai ju bashkua një aleance të fshehtë me Berishën, duke e risjellë atë në pushtet më 2005 e duke ju bashkuar pushtetit të tij më 2009.

Ngjarjet që pasuan, kaseta, 21 janari dhe më pas mbyllja e gjyqit, e forcuan idenë se ai është i “fortë” dhe i bën të gjitha. Për të, ndryshe nga çdo politikan tjetër, ekziston standardi i pranimit të korrupsionit si meritë, se është i “fortë”. Po ashtu, ekziston kulti i fuqisë së tij mbi drejtësinë.

Por mbi të gjitha, ekziston kulti i rebelimit ndaj ambasadorëve dhe kancelarive Perëndimore.

Pas bëlbëzimeve të Berishës më ‘97 kundër SHBA, Ilir Meta është i vetmi politikan që i ka dalë hapur SHBA-së dhe BE-së, kundër politikës së tyre për drejtësinë dhe rajonin.

Ai është autor i tezës “Jo republikë e ambasadorëve” dhe frymëzues i një politike të re më “indipendiste” dhe sa më larg ndikimit të Perëndimit në Shqipëri.

Rasti i Teatrit, kur opozita ndjehet e gjunjëzuar dhe e poshtëruar nga fuqia e Qeverisë, është një moment i artë për të, që të shfaqet sërisht si i “fortë”. Është momenti t’u thotë “më keni mua”. Siç bëri Milosheviçi para një serbi që qante në Fushë Kosovë më 1987. Dhe prej aty nisi karrierën e tij.

Ilir Meta po e shikon këtë si orën e tij, për t’i dalë përballë kundërshtarëve si “i fortë”.

Nuk e ka menduar keq. PD dhe LSI janë bërë të pabesueshme në historinë e kërcënimeve dhe revolucioneve. Ilir Meta ka qenë gjithnjë pas tyre, por kurrë në ballë. Tani ka vendosur të prijë. Duket qartë se e ndjen që i “ka ardhur ora”. Por ende e paqartë se për çfarë.

32 komente në “Përse Ilir Meta po tenton të bëjë “të fortin” e opozitës”

  1. ermiri says:

    Fantastik je Mero Baze, Ilir Floririt i ka ardhur fundi, boll vodhi dhe boll vrau. Dy kryekriminela ka ky vend Saliu dhe Iliri se Luli me shoke jane vrases me pagese. Vetem SHBA dhe BE me drejtesine qe po sjellin do ti pastrojne keta kriminele.

  2. Optimisti says:

    Fjala e fundit qe i ka ardhur ora. Po i ka ardhur ora per te shkuar ne burg.
    Ne ka familje me te korruptuar në gjithë Ballkanin eshte familja Meta, ky nje cop fshatari ka vjedhur gjithë pasurinë e Shqiptareve.
    Por e kemi peshqesh nga Rama pasi e ricikloj ….

    1. Saras says:

      S’kishte nevoje te zgjateshe o Mero.
      Vetem fjalia e fundit i thote te gjitha:
      I ka ardhur ora,por…..s’e perse??????????????

  3. BLENDI FEVZIU NE SEMAFOR , says:

    BLENDI FEVZIU DUKE KALUAR ME MAKINE NE SEMAFOR NJE DITE, ISHIN YMER GELBAZA KELLIRA GRAMOZ RUCI DHE SPARTAK BRAHO DUKE PRITUR DHE BLENDI I DETYRUA TE MBYLL DRITAREN E MAKINES SE YMER GELBAZEN KELLIRES I MBANTE GOJA ERE MUT BYTHE

    1. XheJ eN Bi says:

      Blendi. Fevzo…
      Ta qëndis mirë Merua të plagos kaq shumë sa humbet llogjikën .Të ngrihen xixat kur e lexon dhe të vijnë në mënd komentet e mëparshme dhe gjithmon të njëjtat shprehje.
      Burrërore ëdhtë të komentosh me të njëjtën nick mane se dallohesh në koment.

  4. luka says:

    Çfare analize e holle, çfare nuhatje politike qe keni z. Mero! Te gjithe artikujt tuaj, sidomos te koheve te fundit te lejne pa fjale dhe te ndrisin mendjen. Falemnderit!

  5. Pato says:

    Sa here shoh fytyren me Mones e te burrit te Mones ndjej neveri si shumica derrmuse e njerezve. Njerezit lemetiten kur shohin Monen qe vjen me range rover ne miting per ti ngrene veshin Rames dhe ende ke naive qe mendojne se kjo eshte per teatrin.

    Edhe vetvrasje masive te bejne nuk e ngre kush gishtin, perkundrazi do hane kokat e njeri tjetrit sic ben dje. Mendojne se populli eshte budalla e mund ta terheqin prej hundesh disa karikatura qeniesh te neveritshme qe mendojne se demokracia eshte shthurrje,degjenerim dhe vullgaritet mendor e fjalor. NJe tufe te marresh e sharlatanesh qe nuk lene kanal televizive pa nxjerr vrerin e tyre here si artist e here si futbollist, here si analist e here si gazetare. Nje fushate masive teatriale televizive ku cdo lugat do te haje ne kete corben e vullgaritetit. Nje menxyre e vertet thote Kadare.

  6. Artibr says:

    Po cfar ka qen. Po cfar eshte jamoren gruan si leck e ja plasen ne komisariat kur mendon grue presidentit cfar beri ky trimi po struket aty ne presidenc bur legen. Sa per ramen eshte njeriu me i pushteteshem ne planet ku ka trim ti dali rames te gjith e pat aksionin e teatrit te tipit erdogan sic beri me shtypien e protestes ne sheshin taksim pse kot kosultohet rama me babin erdogan nuk i de kush para rames haroeni vetem studentet mund ta rezonin ate pastaj u fut basha kryemalli e mori fund protesta vajten vezet klluke keshtu qe haroheni me sa rezohet erdogani rezohet dhe rama prandaj rini te qet se ai eshte shume her me i fuqishem se saliu ne koh te vet tani flini gjum dhe lereni endrat me te fort dhe me pushtet.

  7. Zigur Qarri says:

    Piramida qe kerkuan te prishnin demokratet,eshte akoma aty,Teatri jo,Kinema 17 Nëntori jo,Kinema Republika jo…..!Berisha ka qene
    diktator ashtu si Rama,prandaj nuk e kishte problem ta prishte naten Piramiden,por nuk e prishi,fakt qe tregon se Shteti funksiononte
    deri diku.Shkatrrimi i kultures shqiptare nga miku serbeve,miku i Vuçiçit,do e paguaj shtrenjt nje dite.Akoma nuk eshte arrestuar Avdjol
    Dobi per aferen korruptive me tenderin e Unazës së Madhe,sikur 20 milion Eurot te ishin nje qime bythe.Harruan keta se protesta e
    21 Janarit 2011 ku u vrane kater persona,shpertheu nga rushfeti i pafinalizur i Ilir Metes per 700 mije Dollare,nje shumë 25 herë më
    e vogel se nje nga qindra aferet korruptive te”rilindjes”?Protesta qe udhehoqi Ilir Meta,ku moren pjese mbi 100 mije persona,tregoi
    se Ilir Meta eshte rehabilituar ne sy te shqiptareve.Nese Meta ose Basha japin kushtrimin per ta permbysur Ramen,brenda nje ore e
    zhdukin nga faqja e dheut,aq shume urrejtje eshte akumuluar per Ramen.Kryeministri mafioz ka krijuar nje situate te tille,qe duhet
    te vjedhesh miliarda si ai,qe t’mos paragjykohesh dhe penalizohesh.Perbaltja e idealisteve te Teatrit,tregoi se eshte helmuar e gjith shoqeria.Perderisa ne krye te Qeverise eshte nje pevers,do te kemi edhe kllonimin e ketij habitati.Dikush eshte i interesuar qe
    shqiptaret te degradojn ne nje popull shkerdhate,pa marol,pa histori,dhe ky eshte Kryeministri yne,nipi Vlashit(xhuxhit) qe u martua
    me dashnoren shtatzene te Ahmet Zogut,djali i Kristaqit,te cilin e paditi se i ka palluar gruan,prandaj nuk njohu atesine e Gregut.
    Supermashtruesi Edvin D’rama ka hyre ne histori si shqiptari më i pabesë dhe më lig i te gjitha kohrave.Egozmi i ketij antishqiptari
    ka shkuar aq larg,sa behet palë me interesat serbe,me Vuçiç, kunder shqiptareve te Kosoves(ashtu si serbofili Esat Toptani)duke nxitur
    edhe perçarjen ndermjet dy aneve te kufirit shqiptaro-shqiptare!Shqiperia eshte i vetmi vend “demokrat”ne Bote me Parlament monist,
    Edvin D’Rama eshte i vetmi Kryeminister ne Bote me televizion privat,eshte i vetmi Kryeminister ne Bote qe akuzohet si perdorues
    droge por nuk ben testin,eshte i vetmi Kryeminster ne Bote qe prish objektet kulturore te popullit te tij,qe historikisht e kan bere vetem pushtuesit!ERTV, kanali televiziv privat i Edvin D’Rames,financohet me Para publike te menaxhuara nga Kryeministri!Edvin D’Rama
    duhet te denohet ne karriken elekrike dhe eshte pak.
    Mashtruesi Rama: Amaneti i Luarasit ishte ndërtimi i një Teatri të ri dhe jo rikonstruktimi i godinës aktuale.
    E verteta me shkrim e Mihallaq Luarasit:Varrmihësit nuk dëgjojnë se nuk duan të dëgjojnë. Ata duan të hedhin lopatat e fundit të
    dheut mbi arkivoline Teatrit Kombëtar. Teatri Kombëtar nuk mund të vritet, sepse këtë krim mund ta bëjë vetëm një armik i jashtëm,
    një pushtues që shtie për të vrarë kombin tonë. Sot për sot ne nuk jemi të pushtuar (dhe asnjëherë mos qofshim), prandaj kjo gjëmë
    është e pamundur’.

    1. Zigur Qarri says:

      Dhe e fundit: une jam kar komplet, nga cafka e flokeve tek thumbi i kokes deri tek gishti i madh i kembes si mishtrishte misri. Rrofshin shqupisat qe jane njesoj si une.

      1. Zigur Qarri says:

        Kush është ai maskara që të ka goditur ty pas kokës?
        Mos harro,bëj shumë të fala Mamit nga Zikja!

        1. Zigur Qarri says:

          Ndjese, nuk flet keshtu per mamane nje shqupis.

  8. Lo says:

    Zigur Shqarthi, hiç asgje me teper se kaq.

    1. Vertino says:

      Ky me nick”zigur qarri”eshte fytyre salduari i gazetes”Albania”Ylli Rakipi keshtu qe ky pis bure nga Barmashi i kolonjes gjithmon mut do nxjere nga goja e tij.I don’t care for him.

      1. Zigur Qarri says:

        @Vertino
        Ke plotesisht te drejte por keshtu na kane keshillar shqupisat, ndryshe na heqin paninen me sallam dhe 5 mij lekshin e dites.

  9. Trotski says:

    Like Hajdutit i ka ardhur Ora te shkoj “Me Pushime” ne Rec te Shkodres.Boll Ma.I ka ardhur miletit shpirti ne Maje te Hundes per kete Delenxhi qe ka Uzurpuar Presidencen

  10. SULEJMANI says:

    Po per burg.per c’fare.apo nuk ka material per te.po me duket se arrestimin e ka mareper siper DEA

  11. @Zigur says:

    Qeni zagar e ndjen qe i vjen ora per tu lidhur me zinxhir , behet trim dhe i sulet te zotit qe e ushqen .

    Corba e prishur e ka bere gurin e zi te qarit te semur pixik ,perserit here pas here te njejta fraza dhe thashetheme, dikush.mund te thote eshte papagall me pagase, eshte injorant, hipokrit, agresor , vulgar, ..
    6 milio € te pirmides
    Godinen e kinostudios
    2000m2 pallate te partizanit
    Akuza e R. Qoses per te dhenat e ushtrise kosovare Dik Martines.
    Kontrabanda e armeve dhe naftes gjate luftes se kosoves me Miloshevicin
    Vrasjen e uck qe vinin ne Shqiperi
    Shkaterimin e fabrikave, uzinave, 400 NB- ve, mbrojtes, minierave, bujqesi , frutikultur, e blektorise,
    Shkateri, djegia, vrasjet( 3800) vetane 97, 98, 2001,2011Gerdeci, 21janari
    Afera me rrugen e kombit 400.000.000
    Shitja e teritorit shqiptar( deti)
    Ceshja e cezit ……..etj..etj..
    Zgjidhen nga drejtesia e nuk behet biografia familjare si ne monizem.

  12. Qerimi says:

    Thone se gjarperit kur i vjen ora del ne mes te rruges dhe e shtyp makina.

  13. Arber iliri says:

    Berisha e Meta jane vec te tjerash edhe oranizatore e urdherues vrasjesh.Saliu eshte edhe urdherues aktesh terroriste.Nuk di cfare duhet yjeter per keta plehra qe te largohen e shkojne para drejtesise.

  14. Zigur Qarri says:

    Do te flasim troç,hapur fare,ju drejtua Rama militanteve”rilindas”;pa korrrupsion nuk ka zhvillim,prandaj mbyllini syte,qepeni gojen,
    ose ja ku eshte dera,per ata qe nuk jan dakord.E patë vetë se çer i bona Majkos kur nuk votoi ligjin per shembjen e Teatrit!Ne i kemi
    premtuar ndryshe popullit,tha nje militant i ndershem,nga ata te gardes së vjeter,nga ata naivet qe besojn akoma ne idealet socialiste.Erion,thirri Rama zagarin e vet,Veliajn,qe e kishte ne krah,shpjegoja pak ti,se nuk kam nerva te merrem me kto toçat.Ka dy
    opinione per pushttetaret dhe militantet qe na ndjekin pas,tha Veliaj,budalla nese je i ndershem,shkerdhate nese je i korruptuar.
    Doni te humbisni vendin e punes qe e keni jo konform ligjeve,por vetem se jeni zagarët tanë?-tha Veliaj.Jo,ishte pergjigja.
    Atehere,cilin opsion do te zgjidhnit ju,shkerdhata apo budallenj?-shkerdhata,ishte pergjigja njëzëri.Ju lumte tha Veliaj,qe me
    kuptuat kaq shpejt.Dhe qe tani e tutje o shkerdhata,ju do te jeni zagaret tane,dhe do te lehni kur t’ju urdherojm un dhe rama,do te
    suleni vetem atehere kur t’ju ndersejm ne.Rrofte Edi Rama.

  15. Naimi says:

    I forte,i forti i kolitikes eshte vertet Ilir Meta.Por i forti mbi te gjithe te fortet ne politiken shqiptare eshte Edi Kristaq Rama. Keshtu e ke shitur edhe ti Mero.Me propogande te mirrefinancuar e keni bere Edin si supermen.Por edhe Edi juaj,jo i shqiptareve,nuk qenka ky qe duket.Hokatari,trimi,i drejti lideri e te tjera e te tjera virtute qe i keni sajuar.Ngjarjet e fundit treguan se ai eshte tinzar,i lig,i pabese,hileqar,idhnak.Por e nuhat parane qe larg,si dhelpra koqet e dashit,i erren syte dhe nuk pyet as ligj e as maliq.Po nderton struktura te dhunes me te cilat ndeshkon kedo qe i del perpara.Ka prane vetes vegla te bindura si Lleshaj e Veliaj qe vihen ne levizje kur shefi ngre gishtin.Prandaj zoti Mero sot e keqja ne shqiperi nuk eshte Mete megjithe hamendesimet e tua,as opozita qe besoj se po konsolidohet si e tille pavaresisht dobesive qe ka.E keqja eshte tek pushteti.Ne Shqiperi po vritet e ardhmja .P.s.Po mundet publikoni edhe ndonje mendim ndryshe nga i juaji se Rama nuk merret me to.Ai e ka mendjen tek PPP ku del ndonje Euro jo tek budallalleqet e gazetave.Respekte per ju!

  16. arvanitasi says:

    I dashur Mero, analize e sakte si gjithmone, por kam nje vrejtje, duhet thene troce vella, se ky popull nuk duron me, reforma ne drejtesi duhet te filloj me KOKE lopen dhe te mbarojpo me ate, (me te te tjeret jane cironka), populli shqiptar po nuk pa pranga ne duart e tij dhe bazhelles se tij, po nuk pa sekuestrim te gjithave pasurive te tij ne Tirane, Lalez dhe Londer, nuk behet ky vend. Kete e dine te gjithe. jepi cdo dite vidiot e Dritan prifit ne televizione, flisni te gjithe hapur, sepse me hapur po flet ambasada amerikane se televizionet shqiptare.

  17. Lekuresioti says:

    Mire e ka menduar por, kur politikani filling ben si iforte mer te tatpjeten.

  18. Patrioti cam i M...Bazes says:

    Maej kabull nje pyetje or patrioti im Mero Baze te kam rixha –
    Like hajduti, Ilir floriri, Meta vrases e urdherues vrasjesh, Meta gjarper etj. etj….por kur u be Ilir Meta i ketille para apo pasi e dergoi me vota Rilindjotesh Timonieri Rama ne Presidence?

  19. @zigur says:

    Jo…..JO..JO …SHikoni..ketu…..tju them nje gje.! (thote vicidoli)
    Keta…qe gjetet k’tu neper qytete ,duan tju bejne me zore te kulturuar ….
    He..u thashe une ,kur ju solla nga shellat se do keni veshtiresi ..menyra e vetme per ju ashte ose te kapni sapunin dhe dhe quheni bythqira, ose te beni mos bindje …qe te te vidhni, digjni, vrisni, shkateroni e te largojme kete klike njerezore , ose rruga tjeter eshte te ktheheni qenie njerezore prehistorike dhe tju quajne shpellar…
    K’ shu..ose tu nenshtroheni k’tyre e te qyteteroheni
    K’shu… ju drejtohem juve. ….mos tregoni qyteterim beni ” revolucion” cilen do zgjidhni ?.

    Te gjithe njezeri……Te TRIA bashk…
    Kryetaret ..pas mbedhjes …
    Kemi kapur qe kemi kapur sapunin ..kete e kemi zakon deri te te jemi gjall…edhe shpellen e kemi vlere historike …bejme mos bindje qe te tregojme kulturen ton.

  20. Lulzim says:

    Respekte , analisti me profesinist dhe me realist , miku im shpirteror Mero Baze ??✍✍✍✍✍✍✍

  21. Astrit says:

    Eshte turp i madh ,te jete ky mafioz President.Ky e ka vendin ,e pakta ne burg,per vjedhjet dhe krimet qe ka bere.Populli duhet te ngrihet kunder ketij mafiozi,qe po e shkaterron kete vend.Do ti vjellesh te gjitha o vjedhes i floririt…

  22. USA says:

    duroni SPAK fillon punen ne Shtator me urdher te amerikaneve Meta eshte nje nga ata te paret qe do haje telin ne byth..ky trim i cartun nga Cepani i skraparit

  23. Pelioni says:

    olike,like floriri
    sa shpejt po të lë fiqiri
    sdi se çbën
    e sdi se çthua
    je bërë si gratë në krua
    thirrë ditë
    e thirrë natë
    pse ke frikë o i ngratë
    se çke bërë i ke harruar
    gjë nuk ngelet pa ndëshkuar
    o nga ligji o nga zoti
    haka do vej tek i zoti
    mos u trëmb o like trimi
    se ti je dhe pjellë krimi
    je hajdut e tradhëtar
    popullin quan kokë pa larë
    ti druvari i çepanit
    i merr të ligat dhe hajvanit
    o pjellë e keqe e skraparit.
    të erdhi fundi ske ku shkon
    drejtësia të kërkon
    burgu i reçit të përqafon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje