Çfarë dreqin kërkojnë Meta e Berisha, në këto momente?

Nga Spartak Ngjela

Korrupsioni i lartë në Shqipëri po lufton me çdo mjet të shpëtojë gjënë e vjedhur.

l.

Që të gjithë të korruptuarit e nivelit të lartë politik në Shqipëri sot janë në hall: ata nuk duan të dorëzojnë pronën e paligjshme që zotërojnë, dhe paratë korruptive që kanë vënë si pushtetarë ose ish pushtetarë të korruptuar, qofshin këta të majtë apo të djathtë.

Por, ndërkohë kryeministri i majtë Rama, po duket se e ka marrë përsipër hallin e tij dhe nuk i ka thënë dot politikës amerikane: “shko në Korenë e Veriut”, ashtu siç i tha Meta para do kohësh dhe që tani ky po vjen vërdallë me një numur aktorësh me të cilët mendon se mund të destabilizojë Shqipërinë.

Aktorët ndoshta kanë të drejtën e tyre për konceptin e kulturës historike në Shqipëri; por Meta e Berisha, çfarë kërkojnë?

ll.

Kur historia individuale e pushtetarëve të rrezikuar nga ndëshkimi penal, nga frika, vjen dhe hyn në një komedi qesharake, individët abuzues me pushtetin politik sillen si fëmijë, sepse e mendojnë kryengritjen popullore si një luftë fëmijësh.

Kjo është arsyeja që edhe Sali ziu ndërkohë po kërkon revolucion. Por, pyetja që ngrihet këtu është kjo: me kë do ta bëjë ky këtë revolucion apo kryengritje? Dhe përgjigjja është vetëm një: Me Lulzim Bashën.

Kurse, pyetja tjetër që vjen menjëherë pas kësaj është: kundër kujt kërkon Saliu që të bëhet revolucioni apo kryengritja – kundër qeverisë dhe mazhorancës socialiste? Jo, nuk e ka me ta. Prandaj ne nuk mund të tregohemi naivë: as Meta dhe as Saliu nuk e kanë me Ramën inatin që i shtyn për të inicuar një kryengritje, por e kanë me Amerikën. Dhe, pikërisht për këtë, prandaj janë edhe qesharakë.

lll.

Shikoheni komedinë!

Meta dhe Berisha duan kryengritje me “shkak historik” prishjen që iu bë nga qeveria godinës së Teatrit Kombëtar, kurse ambasadorja amerikane, që e di se këta nuk e kanë mllefin me godinën e prishur të Teatrit Kombëtar, por më politikën amerikane, as që i pyet fare këta mjeranë. Pikërisht për këtë, ajo shkoi dje te kryeministri Rama, pa thënë asgjë për Teatrin, dhe më pas, vetë iu drejtua shefes së vetingut që zhvillohet kundrejt gjyqtarëve të korruptuar, duke kërkuar prej saj shpejtësi.

Kurse Metë mavria po pret me ankth kryengritjen antiamerikane të Saliut.

Ndërsa, vetë Saliu, nuk e ka ende në formë “heroin prijës të kryengritjes”, sepse Lulzim Basha kuptohet që nuk mund të angazhohet në një kryengritje antiamerikane, ngaqë ai e njeh mirë kërcënimin amerikan.

Pse, kot doli dje ambasadorja amerikane Yuri Kim?

Sigurisht, ajo doli për të treguar se politika amerikane nuk i ha as dokrat e Saliut dhe as dokrat e Metës, prandaj iu kërcënua të dyve me vijimin e shpejtë të reformës antikorrupsion në drejtësi.

Por sot, na duhet të shohim sesi do të sillen Lulzim Basha dhe militantët e Partisë Demokratike në tubimin e thirrur nga Aleanca për Teatrin.

REMOTE_ADDR:[]

19 komente në “Çfarë dreqin kërkojnë Meta e Berisha, në këto momente?”

  1. 👍🏻👍🏻 says:

    Do ta gjejnë atë që po kërkojnê , Avokat.

  2. jopergje... says:

    Pretekstin jua dha vete Rama me prishjen e teatrit para kohe, mnjf kur akoma s’ka gati projektin vendimtar e lere me teknikalitetet e tjera qe nevojiten para se te fillojne punimet. Nje ndertese prishet para se te fillojne punimet. Kjo eshte krize e sforcuar nga te gjitha palet.
    Problemi kryesor ketu eshte qe nuk merret me vesh Kush mbron interesat e shqiptareve. Amerika perplaset me BE~ne, Rusia ka interesat e saja, Turqia, Serbia, Greqia interesat tyre dhe Shqiperia eshte bere si kembet e dhise.

  3. Viktor says:

    Ik ere gjoja avokat…jan treshe qe i bejn gjith gjonat. Reforma jote ne drejtesi kujt po ja tregon reform dvorani agaçi..ik ere se ke rrjedh

    1. Piro says:

      Nuk e kane me Ameriken se nuk bejne dot lufte me te. E kane me Ramen, lojtarin qe s’po e mundin dot. E nisi reformen ngadale, por po e con drejte perfundimit. Kemi kohe edhe nje vit, per te pare hajdutet kur te shkojne para togave te zeza.

  4. @ @ @ says:

    Sh’te te them …! sh’te te levdoje!…..
    Kush eshte ai qytetar qe nuk di se ka korupsion e jane te perfshire pjesa me e madhe ?
    Ku eshte enigma?
    Cilet nuk dihen se jane perfshire ne korupsion?

    Kush nuk e kupton ” lojen e luftes” me topa balte e te koruptuarit vene tellallin ….degjoni o milet………..( kerkojne kryengritje, revolucion, mos bindje)………ata qe shpresojne ( ngacmojne gomarin. ) …ster, ster, ster. ….hia…ha…hia..ha pellasin gomeret ….
    C’ fare u tha?…..c’ fare u be???….(ASGJE)
    Nga kush kan frike te mbrojne gjene e vjedhur dhe parat ( pronen e pa ligjshme dhe parate korruptive)
    Nga ata qe i kane mbeshtetur 30 vjet,
    Nga ata qe ne njefare menyre qe defakto kane nxjere amnistine me parimin bolle u shqepet ikni te vijne dhe te tjeret , ( asnje nuk eshte denuar penalisht) lironi vendin. He per he ky qe emisioni juaj….
    Kaluan 30 vjet dhe keta deklarojne trashegimtare nga ana e vjerit dhe vjeres ku per 45vjet skishin brek e sot dalin me pasuri …po per disa vjet dy gjera do te ndodhi 1- ose do harohen e ti gezojne
    2- ose i kane bere me mund , gjak e djerse dhe prape do ti gezojne. …Te tjerat jan te pa besushme…[email protected]

  5. p.m.p. says:

    Zoti Ngjela !

    Te kuptoj drejt persa flet, por kam kete pyetje:
    1. Çfar “Aleance per mbrojten e Teatrit” ka qene kjo, kur dje, me date 19 maj, lexuam se “Aleance per mbrojten e Teatrit” qenka
    denuar penalisht me vendim gjyqesor per fallsfikim dokumentash? Mundet edhe te mos jete e vertete, por vete “Aleanca per mbrojten e
    Teatrit” dhe ata te tjeret duhet ta bejne te qarte kete, nese eshte apo jo e vertete.
    Kete e them sepse kemi 30-vjet, qe njeres pa Ideale, hajdute e te pa kulture, qe vetem per tu dukur e per te marre ndonje post per te
    vjedhur, na tregohen sikur jane te shenjte si KRISHTI.

  6. Avokat je burre i menqur dhe e di shume mire, se ata duan te djegin Shqiperine, per te shpetuar veten.
    Ti e di shume mire se sa te vegjel jane, sa liliput ata jane, por edhe sa te pa bese dhe xhahil jane.
    Ata kurre se kane dashur Shqiperine meme. Te shkreten meme te shtrire perdhe, si nje grua e perdale.
    Ata jane te pashpirte edhe pse e kan derguar Shqiperine meme ne deregjen e vdekjes kerkojne edhe qefinin tja marrin dhe ta kallin ne dhe lakuriq
    Kam lexuar, pare dhe degjuar shume, por kesi soj sorollopi nuk kam hasur asnjehere. Jane unik ne krimet e tyre, ne maskarallekun e tyre

  7. edi says:

    E dime se cfare jane, po te dime dhe cfare je: je nje kone luksi e Edi Rames. Ti kerkon qe mos te ngrihemi vetem pse jane ata ne krah? Sipas teje kur nje hajdut rreh nje perdhunues pse perdhunon, ne duhet te heshtim ?!

  8. selim rroshi says:

    Po kullat e Rames te teatri si ve hic ne llogari ti.
    Akoma sme mesuar te besh llogari o Kicco Ngjala

  9. edi says:

    Ky eshte delirant dhe I paditur. Veten ne Shqiperi njerezqe e njohin kaq pak politiken amerikane masturbohen me algoritma te diplomacese se larte.

  10. Referendum per arrestimin e koleres sali says:

    Perseritja mema dijes,babai merzitjes
    Sikur na the spaku mund te arrestoj meten e co hajdute…
    Ata po meren me drigaxhinjte dhe me vizat false…
    Se keta ja sollen te keqen vendit

  11. hoti says:

    Ky eshte fishek I radhes I Rames. Asgje me shume

  12. tani says:

    Me jane neveritur keta pinjollet e ish shokeve te Enver Hoxhes. sa poshte jemi!

  13. Tak disidenti says:

    Rama bam e Taku ham.

  14. Rroft pakica shqiptare, se shumica jane si qente e rrugeve te tiranes says:

    Te gjithe juve anti Spartak. Mos u merrni me Takun, se kur ai lexonte libra dhe jo vetem te profesionit te tij, ju hanit fasule 1 dit po, dhe ditet e tjera po gjithashtu hahhaha.
    Spartaku eshte i pavarur o koqe, se per kete vecori te tij beri dhe burgun ne ate kohe, e spordhi as saliun qe i vuri lopthi te gjith “burrat” ne pd, dhe ju tani dilni e thoni qe eshte me Ramen. Hahahhaha. Duket qe jeni koqe, po tamam koqe fasulesh. Hajt shendet o koqe.
    Spartaku futet te ata pak profesionist dhe me kulture.

    1. Shefkiu says:

      Ke harrua tek fjalia e fundit te besh perseri hahahaha, i dashur.

  15. Avniu says:

    BOOO, JA FILLOI PRAPE KY ME SKARIN, sorry SPAKUN.
    po mer taku -si gjithnje , ne burg do vene kto.
    po he pra kur?

  16. Klodi says:

    Avokat nuk e dini ju ç’far kerkon Berisha e Meta?, te dy kerkojne kurban, kerkojne konflikt shqiptar me shqiptare, ashtu sikur ndodhi. Sa te jete Meta dhe Berisha, jashte institucioneve te drejtesise, do kemi rremuja, djegie dhe thirrje per shkaterrim e vrasje.

  17. RROFTÈ HASHIM THAÇI 🇦🇱🇦🇱🇦🇱 says:

    SUPER AVOKAT NGJELA !!! TAKU je NJËSH dhe PAZËVENDËSUESHËM !!! MOS u NDAL i DASHUR AVOKAT NGJELA !!!! BJERU BJERU BJERU HAJDUTËVE , HIENAVE , ÇAKENJËVE dhe SHUSHUNJAVE të Politikës 30 Vjeçare i dashur AVOKAT NGJELA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *