Karmina mahnitet nga debatet për Teatrin

Karmina ishte e mërzitur sot nga rënia e numrit të protestuesve dhe vendosi të shikojë reagimet nëpër televizone.

Në fillim u ndal tek intervista e presidentit Meta me gazetarin Bejdullah.

Pyetja e parë: Si shpjegohet që ju jeni i pamposhtur dhe nuk trembeni nga asgjë?

Ilir Meta: Unë nuk jam i pamposhtur. Jam mposhtur disa herë me dredhi e intriga nga Fatos Nano, Edi Rama e Lulzim Basha, por nuk kalon dy herë miu nën mustqae.

Pyetja e dytë: Po si ja bëni që nuk mposhteni kurrë?

Ilir Meta: E gjej fuqinë në popull, në malet e Shqipërisë, në fusha dhe lumenj, në kodra dhe bregore. Dhe ato nuk mposhten kurrë.

Pyetja e tretë: Teatri u mposht e ju nuk u mposhtët. Si shpejgohet kjo?

Ilir Meta: As Teatri nuk është mposhtur, as unë. Të dy jetojmë brenda njëri- tjetrit.

Këtu Karmina e ndërroi kanalin.

E hapi në një ekran tjetër. Ishte Luli.

Gazetari pyet: Cili është hapi i radhës i opozitës, pas prishjes së Teatrit?

Lulzim Basha: Do prishim tryezën zgjedhore. Ata prishën Teatrin, ne do t’u prishim Reformën Zgjedhore.

Nuk dinë vetëm ata të prishin. Kemi dhe në mjetet tona. Zgjedhjet i falim, Teatrin se falim.

Karmina lëvizi me shpejtësi pultin tek një ekran tjetër.

Ishte Shpëtim Idrizi.

Pyetje: Si e komentoni pjesmarrjen e sotme në protestë?

Idrizi: Dje ishta nata e Kadrit dhe njerëzit kanë qëndruar zgjuar deri vonë.

Plus ora është pak para iftarit. Mendoj që pas të hënës që vjen Bajrami, pjesmarrja do shtohet.

Karmina prapë nuk po gjente qetësi.

Ndërroi kanal dhe e ktheu nga Qim Peka.

Pyetja e tij ishte shumë interesnate:

Zotëri. Ju e patë që qytetarët janë mbledhur në shesh, në Turqi ka plasur skandali i Sinan Idrizit, në Itali është rritur numri i të infektuarëve, Teatri Migjeni ka përkrahur protestën, Ilir Meta ka dal tekë Bejdo Malo, Vjosa Osmai është me Teatrin, Bojken Abazi është i lirë, Edi Rama ka pasur sot shqetësime në frymëmarrje, Erion Veliaj është parë për vrap nga Liqeni… A mendoni se nesër qeveria rrëzohet pas takimit të partive opozitare me Ilir Metën….?”

Aty Karmina u dorëzua.

-O zot sa i zgjuar, si i lidh gjithë këto gjëra, tha.

REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “Karmina mahnitet nga debatet për Teatrin”

  1. Koli says:

    Hahahaha cfare I Ben kesaj teshkretes o Mero, cke me te, buke e kos ha kjo

  2. Malëshova says:

    Sinqerisht, nese pyetja e Cim Pekes, e cila nuk eshte vene ne thonjza per humor por si nje e vertete e pandryshuar, atehere kjo eshte brilante, nje kryeveper. Eshte shume me e bukur se edhe kunderpyetja qe Shvejku u beri komisionit te mjekeve te komisariatit policor, kur e muaren per vizite mjeksore dhe e shpallen “idiot noterik”. Nuk me ndodhet ketu libri, dreqi e mori, per ta cituar ekzaktesisht pyetjen e Shvejkut, por po e them me sa mund t’ me kujtohet: Nje pallat ka shtate baxha, secila baxhe ka nga shtate dritare dhe ne secilen dritare qendroje nga shtate infermiere. Atehere, pyet Shvejku anetaret e komisionit mjeksor per ti vene kapak muhabetit, a mund t’me thote dikush prej jush, se kur ka lindur gjyshi i rojtarit te hotelit?

  3. 🤔 says:

    Eh..!! Kjo lirija e fjales!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *